Saturday, July 17, 2010

Katër hapa praktike për të larguar stresin

Ajo të thotë: “Jo sonte i dashur, kam dhimbje kokë”, atëherë ka ardhur momenti të vësh në punë duart. Bëji një masazh të lehtë në kohë, pasi ai sipas specialistëve shërben si një terapi mjaft efektive.

Ndiq me kujdes hapat e mëposhtëm dhe përpiqu t’i zbatosh me kujdes. E para kërkoi partneres tënde të shtrihet me shpinë në shtrat, me kokën drejtuar nga tavani. Ulu përkrah saj dhe me anë të mollëzave masazho pjesën e tëmthave, që mendohet se janë edhe muskujt e stresit.

Hapi i dyti, që është po kaq i rëndësishëm kërkon që të kthesh kokën e partneres nga e majta. Përpiqu të masazhosh me kujdes zonën e qafës duke rrotulluar gishtërinjtë deri në zonën e veshëve, më pas zbrit në ekstremet e saj, afër shpatullave.

Hapi i tretë është i ngjashëm me të dytin, ndiq më kujdes të njëjtën procedurë dhe mos harro që niveli i qafës të mos jetë i ndryshëm nga ai i mëparshmi.

Hapi i fundit konsiston në rrotullimin e lehtë të qafës dhe muskujve të saj, tendosjen e tyre dhe më pas tërheqjen me anë të gishtave tregues, në mënyrë që lëkura e tkurrur të rikthehet në gjendjen e saj ideale.

Ndiq me kujdes hapat e mësipërm dhe do të shohësh se stresi do të zhduket brenda pak minutash. /Telegrafi/

No comments: