Saturday, April 20, 2013

Tinguj Lufte

Arion Sulo
Kronologjia e pesë ditëve që futën në krizë zgjedhjet e 23 qershorit. Skenari Rama-Meta për  të ulur në tryezë Berishën dhe çfarë synojnë me dorëheqjet e orkestruara në KQZ. Arsyet e indiferencës së Kryeministrit dhe lobimi i dy kampeve për të tërhequr pas vetes ndërkombëtarët
Me forcën e arsyes apo me arsyen e forcës?! Ca muaj më parë, kur flirtonte me sms me Ilir Metën, pa arritur ta bindte plotësisht të ndahej nga Berisha, Edi Rama e kishte shprehje të parapëlqyer. Do të fitonte zgjedhjet e 23 qershorit me forcën e arsyes. Mbrëmjen e të martës, ka

Wednesday, April 17, 2013

Presidenti i PPE dënon bojkotin e KQZ nga anëtarët socialistë

Presidenti i Partisë Popullore Europiane dënon bojkotin e Komisionit Qendror të zgjedhjeve nga anëtarët socialistë, dhe shpreh mbështetjen për Partinë Demokratike dhe kryemnistrin Berisha. 
 
“Kam ndjekur nga afër zhvillimet më të fundit në Shqipëri që nga largimi i partnerit të vogël të majtë të koalicionit LSI për tu bashkuar me opozitën. Në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme të qershorit, KQZ duhet të reflektojë koalicionin qeverisës,” ka nënvizuar presidenti i PPE. 
 

Dorëhiqet Albana Shtylla, PS pa përfaqësues në KQZ

Edhe Alban Shtylla iku nga KQZ. Dorëheqja e anëtares së KQZ-së propozuar nga Partia Socialiste pason atë të Denar Bibës. Motivacioni është i njëjtë.
“Akti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e njërit prej anëtarëve të KQZ, ka cënuar integritetin, pavarësinë dhe profesionalizimin e çdo anëtari, si dhe garancitë për ushtrimin e plotë të mandatit të tij.
Zbatimi i ligjit, integriteti profesional dhe

KQZ, SHBA sqarime Ambasadës në Tiranë. Meta-Mooro: Pseudo-mazhoranca ka futur në ngërç KQZ

Vendimi i mazhorancës për të shkarkuar anëtarin e KQZ-së të propozuar nga LSI, ka vënë në lëvizje Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka dërguar në Tiranë Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore. Zyrtari i lartë i DASH-it dhe ambasadori Arvizu zhvilluan sot një takim në selinë rozë me liderin e opozitës Edi Rama, ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi si dhe kreun e LSI, Ilir Meta

Denar Biba: Dorëheqja jo produkt i marrëveshjes PS-LSI, akt personal

Ish-nënkryetari i KQZ-së Denar Biba ka sqaruar në rubrikën ‘Opinioni’ në News 24 arsyet e dorëheqjes së tij nga ky komision. Biba u shpreh se vendimi është një akt personal, produkt i një ngjarje të shëmtuar, sic e quajti ai, shkarkimin e anëtarit të KQZ-së Ilirian Muho.

“Nuk dështova në misioni tim, nuk ishte pamundësia ime personale ishte një vendim për të treguar që ka ca limite, një profesionist nuk mund të shkojë përtej tyre”, tha ai.

Ndër të tjera ai bëri me dije se dorëheqja e tij dhe ajo e Albana Shtyllës sot, nuk ishin të koordinuara dhe as pjesë e marrëveshjes PS-LSI.

Libri i Bombajt, Berisha: Kur isha fëmijë ëndërroja të bëhesha kritik letrar

Kryeministri rrëfehet në “Papafingon” e Leonard Bombajt.
Berisha: Kur isha fëmijë, ëndërroja të bëhesha kritik letrar ose filozof.
“Unë kam qenë i pasionuar pas kalit. Nuk kam qenë njeri që kam luajtur shumë me shokët e mi”
Që nga dëshira e hershme për të shkruar, te hipizmi, fëmijëria mes natyrës së ashpër të Tropojës, marrëdhënia me prindërit, lidhja e ngushtë me motrën… Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, është rrëfyer në “Papafingon” e Leonard Bombajt. Kreu i qeverisë është një nga 22 të intervistuarit e librit më të fundit, me autor Leonard Bombajn, ku personazhe nga bota e politikës, artit, mjekësisë, shkrimtarisë… u përgjigjen pyetjeve të një adoleshenti. Berisha ka pranuar pa mëdyshje t’i përgjigjet “gazetarit” të vogël, Bonit, duke treguar për vete, jashtë politikës.

Tuesday, April 16, 2013

Si mund te zgjidhet kriza e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

 Artan Fuga
Ditët e fundit, politika dhe analistët e mediave po debatojnë me orare të zgjatura se si do të bëhet kompozimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe i komisioneve të tjera zonale.
Nga lindi ky debat që dukej se nuk do të kishte pasur rastin të bëhej meqë u duk sikur partitë ishin marrë vesh që do ta organizonin Komisionin sipas përbërjes politike të anëtarëve të tij?
Dalja e LSI nga koalicioni me Partinë Demokratike dhe lidhja e një aleance të re me Partinë Socialiste bëri që anëtarët e komisioneve elektorale të mos përfaqësonin më raportin aktual të partive në garën e tyre elektorale.

Libri i Bombajt, Edi Rama rrëfen sekretet që nga vitet e fëmijërisë: Nga humbja e babait te sëmundja e djalit

VIP-at rrëfehen si fëmijë në “Papafingon” e Leonard Bombajt.
Artisti boton librin me intervista të 22 figurave publike.
Berisha, Rama, Gjebrea, Gaçe u përgjigjen pyetjeve mbi adoleshencën, drogën, dashurinë, Zotin.
Kreu i PS-së, Edi Rama tregon sekretet nga vitet e fëmijërisë.
“Ngjarjet më të rënda, humbja  e babait e sëmundja e Gregut”
Im bir asnjë privilegj si bir politikani, gjatë verës e çova të punojë në Ndërmarrjen e Gjelbërimit të Bashkisë”

Bizhga kërcënon Islamin, Arvizu pas votimit: Nuk rritet besimi i zgjedhësve

Diplomati i SHBA kundër ndryshimeve në KQZ, takon dhe Berishën.
Arvizu reagon pas votimit: S’kemi ndryshuar qëndrim.
“Votimi në Parlament nuk rrit besimin e votuesve te procesi”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës reaguan mbrëmë pas votimit në Parlament të shkarkimit të anëtarit të LSI-së në KQZ.  Ambasadori Aleksandër Arvizu reagoi dje me një SMS në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në TV Klan ku shprehet se “qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar.

Monday, April 15, 2013

Nicolas Maduro po pranon urimet me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Svetllana Kallmikova 
Në zgjedhjet presidenciale, që përfunduan në Venezuelë, fitues u bë Nicolas Maduro. Ai arriti të sigurojë në mbështetje të vet 50.66 për qind të votave të zgjedhësve. Ky rezultat është i mjaftueshëm për t'u bërë president i vendit.
Urimet e veta Presidentit të sapozgjedhur të Venezuelës ia shprehën tashmë Presidenti rus Vladimir Putin, udhëheqja e Kinës dhe liderët e vendeve të Amerikës Latine. Kandidati i

Champions League, Low vë bast për Dortmundin

Joachim Low, trajneri i përfaqësueses së Gjermanisë, mendon se Borussia Dortmund do të jetë një skuadër edhe më e fortë tani që nisin gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Në një intervistë për ‘Die Weld’, tekniku i kombëtares theksoi se kualifikimi i vuajtur i verdhezinjve në çerekfinalet ndaj Malaga do e bëjë skuadrën e Jurgen Klopp edhe më solide.

Ambasadori Arvizu pas takimit me kryeministrin Berisha shkon ne Kuvend

Kryeministri i vendit Sali Berisha priti mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15 kreun e prezencës së SHBA në Trianë Aleksandër Arvizu.

Takimi i cili u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë për rreth 45 minuta, ndërkohë mësohet se në qendër të diskutimit të tyre është Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pas situatës së krijuar me anëtarin e LSI-së, Ilirjan Muho.

Kuvend, miratohet shkarkimi i anëtarit të LSI në KQZ, në vend të tij Klement Zguri

Pas orë e orë debatesh, Kuvendi i Shqipërisë miratoi të hënën në mbrëmje me 74 votat e maxhorancës kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilirian Muho. Ndërkohë, pro shkarkimit votave te maxhorances iu bashkuan edhe 3 ish-deputetë të PS-së, Gjovalin Kadeli, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani.