Friday, January 25, 2013

Liljana Kondakçi: Mezi kam pritur të jem e lirë, do rikthehem në skenë

Jonida Hitoveizi
Derën e hap vetë. Nuk ka ndryshuar thuajse fare nga këngëtarja që jemi mësuar të shohim në ekran prej shumë vjetësh. Duket sikur gjurmët e asaj që ka kaluar i ka fshirë sapo ka ardhur në Shqipëri. Tregohet e dashur dhe buzëqeshja e saj të krijon një ndjenjë komoditeti si fillim. Nuk është nevoja t’i prezantohemi si gazetarë, pasi në fillim të bisedës thotë se tashmë shumë prej tyre kanë trokitur në derën e shtëpisë së saj. Nuk mund të rrijë gjatë dhe as të ulet në një vend më komod, pasi direkt shpjegon: “Jam shumë e zënë dhe kam bashkëshortin sëmurë. Tani po fle” , dhe ul zërin ndërsa nga dera duket ambienti i shtëpisë së saj. Në shtëpi ndodhet edhe nusja e djalit të saj, e cila jeton në këtë hyrje së bashku me Liljanën. Liljana Kondakçi është bërë gjyshe dhe kjo është një lumturi tjetër e këngëtares pas gjithë sfidave që ka kaluar. Emocionet duken qartë tek ajo dhe fjalët që na thotë arrijmë t’ia shkëpusim me vështirësi.

Thursday, January 24, 2013

Gani Kodra e Ali Çeno kundër Kadri Hazbiut e Feçor Shehut: Mehmeti ju besoi vrasjen e Enver Hoxhës

Gjyqi i Kadri Hazbiut, seanca e 19

“Secili anëtar i grupit bënte detyrën e caktuara. Synimi ishte vrasja e Enver Hoxhës, rrëzimi i pushtetit dhe vendosja e Mehmetit në krye”
Pas Llambi Ziçishtit, janë Gani Kodra e Ali Çeno ata që me deponimet e tyre, rikonfirmojnë ‘Veprimtarinë puçiste e terroriste të grupit agjenturor’, duke rënduar më tej pozitën e drejtuesve të këtij grupi, përkatësisht Kadri Hazbiut e Feçor Shehut. Në seancën e 19-të të gjyqit, ata sjellin dëshmitë rreth veprimtarisë së kryer ndër vite, duke kundërshtuar këmbënguljen e Kadriut e Feçorit se ‘nuk kemi kryer aktivitet armiqësor në grupin e poliagjentit Mehmet Shehu’….
Seanca e 19-të

Monday, January 21, 2013

“Në kërkim të zgjedhjeve të humbura”

Nga Preç Zogaj*
Në thellësi të korridorit pashë Spartakun që po vinte drejt meje i ndjekur nga një duzinë njerëzish. I vrullshëm si gjithnjë, por edhe i irrituar më tha se kishte folur jashtë para mediave. -Masakër, kjo është masakër. Duhet t’u ngremë moralin njerëzve. Berisha duhet të japë dorëheqjen!
Ishin pak a shumë termat e prononcimit që sapo kishte dhënë.

Saturday, January 19, 2013

Inati dhe poshtërsia na mbajnë gjallë

Nga Minella ALEKSI Me arsyetim të qetë zoti Vehbiu duhet ta kuptojë mirë se një shkrimtar që shkruan të tilla gjëra nuk mund të jetë komunist, nuk mund të jetë në shërbim të diktaturës. Këto zvarritje të përshkruara me fantazinë e talentit përpara 30 vjetësh shkrimtari Kadare identike i pa realisht kur turmat tërhiqnin zvarrë statujën e diktatorit me “Saurel”përgjatë bulevardit.
Me që po peshojmë mëkatet, sipas A. Vehbiut “mëkati” i shkrimtarit serbo-boshnjak, Andriçit, i cili inspiron në një tekst shpërbërjen e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, qenka ku e ku shumë më i vogël, i pakonsiderueshëm krahasuar me “mëkatin” e Kadaresë, “marrëdhëniet e tij me Enver Hoxhën dhe shtetin totalitar”.

Rrëfimi i ish-aktivistit të Partisë Demokratike në Shkodër, Arben Çokaj

Erion Habilaj
Arben Çokaj është ish-aktivist i njohur i Partisë Demokratike në Shkodër dhe në këtë intervistë për gazetën DITA rrëfen se çfarë të ndodh në qytetin e madh verior nëse i del kundër klanit Topalli. Kanë tentuar ti shkatërrojnë edhe jetën private me skenarë që të kujtojnë një tjetër kohë… “Zina” e quan Çokaj, me përbuzje Topallin dhe thotë se ajo po u kujton njerëzve në Shkodër përditë e më shumë, Lenka Çukon e dikurshme.

Arben, ju jeni ndër personat, që u morët intensivisht me fushatën e PD-së në Shkodër, pse jeni larg kësaj partie tashmë?
Në Shkodër, unë bashkë me disa të tjerë, ish-pjesëmarrës të lëvizjes së Dhjetorit ’90-të, ndihmuam me sukses në 2005-n kandidatin e PD-së,

Thursday, January 17, 2013

Zoi Themeli: Më 1956, Kadri Hazbiu u dorëzoi jugosllavëve gjithë agjentët tanë kosovar, Tito i vrau

Gjyqi i Kadri Hazbiut. Seanca e 17-të
“Shumë nga këta agjentë u ekzekutuan nga Tito, të tjerë u vunë me dhunë në shërbim të UDB-së. Ndërkohë, ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë nisi një valë e re genocidi”
Në seancën e 17-të të gjyqit ndaj Kadri Hazbiut e bashkëpunëtorëve të tij të akuzuar për ‘Tradhti të lartë ndaj Atdheut nëpërmjet spiunazhit”, një nga të arrestuarit, Zoi Themeli akuzon Hazbiun për ‘shitjen’ tek UDB-ja të agjentëve kosovarë që punonin për Shqipërinë, gjë e cila solli eliminimin e tyre dhe një dëm të madh për popullsinë shqiptare në Kosovë. Në deponimin-përballje të kësaj seance, Zoi Themeli debaton ashpër me Kadri Hazbiun për këto akuza….
Seanca e 17-të

Reagim në shkrimin me titull” Do të hyjmë në luftë me Serbinë” të publikuar në gazetën “Zëri” e dt. 14.01.2013

Reagim dhe pak më shumë
Armata Kombëtare Shqiptare
Nr.02/2013 dt.15.01.2013
Prishtinë 
Reagim në shkrimin me titull” Do të hyjmë në luftë me Serbinë”
të publikuar në gazetën “Zëri” e dt. 14.01.2013

Një fjalë e vjetër popullore thuhet”Qeni i keq ta bie ujkun në torishtë” ose”Mos lejo të hysh në penallti, se ta fusin hallku gol”. Kjo është e vërtetë. Pamjet e shfaqura në programet televizive të njerëzve me maska të ashtuquajtur AKSH- nuk janë të lejueshme dhe nuk është AKSH-ja

Shfaqet Armata Kombëtare Shqiptare, fton të rinjtë në mobilizim

PRISHTINË - Pas komunikatës për media të Armatës Kombëtare Shqiptare, “Koha Vizion” ka siguruar edhe pamje filmike të një takimi të pjesëtarëve të saj diku në Kosovë. Situata e krijuar në Luginë të Preshevës dhe në pjesën veriore të Kosovës janë pikat, të cilat diskutohen nga njerëz që e quajnë veten eprorë të AKSH-së.

Me një vendim të prerë, AKSH-ja kërkon mobilizim të të gjithë pjesëtarëve, që të jenë të gatshëm të mbrojnë trojet shqiptare. Ata deklarojnë, se kanë armatimin më modern të kohëve të fundit dhe e prezantojnë më shumë nëpërmjet fotografive.

Liljana Kondakçi përfundon dënimin në Itali, kthehet në Shqipëri

TIRANE - Liljana Kondakçi, një prej yjeve të muzikës shqiptare, ka përfunduar dënimin e saj me 2 vite dhe tetë muaj burg në Itali për trafik droge dhe është riatdhesuar në Shqipëri. Lajmi është publikuar nga “Gazetadelasudd” në Itali.

E cilësuar si “Mina e Shqipërisë”, Kondakçi u arrestua në Selanik në vitin 2010, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe u ekstradua më pas në Itali. Mediat në shtetin fqinj shkruajnë se

Tuesday, January 15, 2013

Perëndimi ia lë në dorë Francës ndërhyrjen në Mali

Përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s janë shprehur pozitivisht mbi ndërhyrjen e njëanshme ushtarake të Francës. Por pjesëmarrjen në një mision luftarak në Afrikën Perëndimore nuk e dëshiron askush.
Komisioni Evropian me sa duket është befasuar nga ndërhyrja ushtarake franceze në Mali, por e mbështet atë tani. Pyetja e një gazetareje, se çfarë qëndrimi mban këtu Komisioni, e hutoi disi zëdhënësin e Përfaqësueses së Politikës së

Monday, January 14, 2013

Një aleancë me Partinë e Topit, e rrezikshme për palët

Ngjela i kërkon Metës të largohet nga qeveria
Ngjela, ish deputet i PD, thekson se një aleancë e mundshme me partinë e ish-presidentit Bamir Topi është e rrezikshme si për PS-në ashtu dhe për PD-në, ndërkohë që as i takon kërkesave të aleatëve të PS-së ai shton se nuk mund të ketë kërkesa pa fituar zgjedhjet e qershorit

Spartak Ngjela tha për median se kreu i LSI-së Ilir Meta nuk ka rrugë tjetër veçse të largohet nga qeveria, pasi kjo e fundit humbi për të 3-tën herë shansin që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat në BE. Sipas Ngjelës kriza politike zgjidhet me largimin e LSi nga koalicioni qeveritar me PD-në.

Sunday, January 13, 2013

Dita e Emigracionit. Imzot Perego: të luftojmë kundër çdo forme dhune dhe intolerance

“Emigracioni: shtegtim feje e shprese”. Kjo është tema, që Papa Benedikti XVI ka zgjedhur për mesazhin e Ditës së 99-të Botërore të Emigracionit 2013, e cila kremtohet sot. Kujtojmë se mesazhi i Atit të Shenjtë është publikuar më 29 tetor 2012. Argumenti shkakton akoma debate plot pasion në të gjithë botën. Nga njëra anë, emigrantët, që me të drejtë, duan të jetojnë aty ku gjejnë kushte më të mira, nga ana tjetër, shtetet mikpritëse, që në vështirësi për të zgjidhur problemet edhe për popullsinë e tyre, vendosin rregulla e norma për t’ia prerë rrugën, ose për ta kufizuar këtë fenomen.

Berluskoni, kreu i koalicionit të djathtë me 7 aleatë

ROMË – Ish-kryeministri, Silvio Berluskoni, është shefi i koalicionit të qendrës së djathtë për zgjedhjet politike të shkurtit të ardhshëm, me emrin e të cilit janë të lidhura simbolet e Pdl së Angelino Alfano, Lega Nord (Lidhja e Veriut) e Roberto Maronit, Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë) së Ignazio La Russa dhe Giorgia Melonki, Grande sud-Mpa respektivisht e Gianfranco Miccichè-s, lista e Pensionistëve, Intesa Popolare (Marrëveshja Popullore) e Vittorio Sgarbit