Tuesday, January 15, 2013

Perëndimi ia lë në dorë Francës ndërhyrjen në Mali

Përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s janë shprehur pozitivisht mbi ndërhyrjen e njëanshme ushtarake të Francës. Por pjesëmarrjen në një mision luftarak në Afrikën Perëndimore nuk e dëshiron askush.
Komisioni Evropian me sa duket është befasuar nga ndërhyrja ushtarake franceze në Mali, por e mbështet atë tani. Pyetja e një gazetareje, se çfarë qëndrimi mban këtu Komisioni, e hutoi disi zëdhënësin e Përfaqësueses së Politikës së
Jahstme të BE-së, Catherine Ashton, Michael Mann, të hënën (14.10.2013): "Ne natyrisht i mbështesin veprimet e shteteve tona anëtare", tha Mann në një formë çuditërisht të përgjithësuar.
Ka detyra të ndryshme për vendet e ndryshme evropiane dhe organizatat në rajon. Dhe në misionin e planifikuar nga Bashkimi Evropian për stërvitjen e ushtarakëve në Mali nuk do të ndryshojë asgjë. "Ai mbetet relevant. Asgjë nuk ka ndryshuar, përveç se fillimi i misionit është bërë edhe më i domosdoshëm."
BE nuk do të ndërhyjë ushtarakisht
BE vendosi vjeshtën e kaluar të dërgojë në Mali 200 trajnerë, për t'i aftësuar trupat qeveritare dhe ushtarët e Komunitetit ekonomik Afrikanperëndimor (ECOWAS), që t'i sprapsin vetë sulmet e kryengritësve dhe të rimarrin veriun e vendit. Misioni i trajnimit, sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian, Michael Mann, do të fillojë "në fund të shkurtit deri në fillim të marsit". Kjo nënkupton një përshpejtim të lehtë të planeve aktuale: Më parë ishte menduar të fillohej nga "fundi i shkurtit, ose në mars".
Gjermania do të marrë pjesë në këtë mision me Bundeswehr-in (suhtria gjermane). Në muajin nëntor ministri i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere, përmendi në Bruksel si kusht se: "ekziston një ndarje e qartë në mes të trajnimit nga ana e Bashkimit Evropian, përfshirë Gjermaninë, dhe misionit luftarak të afrikanëve". Qeveria gjermane përjashtoi tani sërish pjesëmarrjen gjermane në një mision luftarak. Dhe këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Komisionit, Michael Mann, për BE-në. Megjithatë BE-ja me shumë gjasa do të ndihmojë në financimin misionit luftarak të trupave afrikane.
---
2013_01_14_Mali_Seperationsbewegung.psd
Vizita e presidentit të përkohshëm të Malit anulohet
Vetë zyrtarët e lartë të BE-së ishin shumë të vetëpërmbajtur këtë të hënë. Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, heshti po ashtu si edhe shefja e Politikës së Jashtme, Catherine Ashton. Zëdhënësja e Barrosos, Pia Ahrenkilde, tha se pavarësisht nga ngjarjet e fundit në thelb nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e Barrosos të shprehur të premten e kaluar (11.01.2013). Sipas tij situata në Mali kërkon "demonstrimin e aftësisë sonë për t'i ndihmuar Malit për të rifituar sovranitetin e tij, për të rivendosur kontrollin mbi territorin e tij dhe për të arritur rivendosjen e rendit kushtetues."
As nga kryetari i parlamentit Martin Schulz nuk u dëgjua gjë të hënën (14.01.2013). Vetëm Presidenti i Këshillit i BE, Herman Van Rompuy, e ka ngritur çështjen në një takim në Kajro me presidentin egjiptian, Mohamed Mursi. Eshtë e rëndësishme, tha Van Rompuy në një konferencë shtypi në prani të Mursit, "që qeveria e Malit të rimarrë kontrollin e plotë mbi territorin e vendit dhe që procesi i mirëkuptimit në vend të ecë përpara." Deri para pak ditësh ishte parashikuar që të enjten (17.01.2013) të zhvillohej një vizitë e presidentit të përkohshëm të Malit, Dioncounda Traore, tek Van Rompuy në Bruksel. Por kjo vizitë është anuluar.
Franca dëshiron ta kryejë misionin e vetme
Ashtu si BE dhe NATO e sheh me dashamirësi, por në mënyrë pasive, ndërhyrjen e njëanshme franceze në Mali. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, e përshëndeti faktin se Franca "ka vepruar shpejt, për të sprapsur ofensivën e grupeve terroriste në Mali." NATO shpreson, "që këto përpjekje të ndihmojnë për rivendosjen e sundimit të ligjit në Mali."
Por vetë NATO nuk ka në plan të marrë pjesë në mision. Dhe Franca gjithashtu nuk duket se ka interes për këtë. Gjenerali francez i NATO-s, Jean-Paul Palomeros, tha në një konferencë shtypi në Bruksel, se bëhet fjalë për një aksion thjesht francez, që nuk ka të bëjë me NATO-n. Ai vetë është "shumë krenar që Franca merr përsipër plotësisht përgjegjësinë e saj, për të luftuar në këtë pjesë të botës kundër terrorizmit."/DW/

No comments: