Thursday, January 17, 2013

Reagim në shkrimin me titull” Do të hyjmë në luftë me Serbinë” të publikuar në gazetën “Zëri” e dt. 14.01.2013

Reagim dhe pak më shumë
Armata Kombëtare Shqiptare
Nr.02/2013 dt.15.01.2013
Prishtinë 
Reagim në shkrimin me titull” Do të hyjmë në luftë me Serbinë”
të publikuar në gazetën “Zëri” e dt. 14.01.2013

Një fjalë e vjetër popullore thuhet”Qeni i keq ta bie ujkun në torishtë” ose”Mos lejo të hysh në penallti, se ta fusin hallku gol”. Kjo është e vërtetë. Pamjet e shfaqura në programet televizive të njerëzve me maska të ashtuquajtur AKSH- nuk janë të lejueshme dhe nuk është AKSH-ja
e vërtetë, këto janë grupe apo ti quajmë fraksione që kanë shkelur urdhrin dhe rregulloren – Kodin penal për pjesëtarët të AKSH-së, ndaj të cilëve do të merren masa disiplinore, natyrisht në rast se konstatohet se të maskuarit kanë qenë(janë) pjesëtarë të AKSH-së së vërtetë.
Të gjithë ata që janë të involvuar dhe në një mënyrë apo një tjetër e kanë ndihmuar këtë grup-fraksion të AKSH-së që të paraqet skena të tilla për AKSH-në, me ç’rast e ka dëmtuar rëndë imazhin dhe besueshmërinë e AKSH-së së vërtetë do të përgjigjet. Është ngritur Komisioni hetues për të hulumtuar rastin, opinioni me kohë do të informohet për këtë skandal.
Armata Kombëtare Shqiptare vazhdon të veprojë e lidhur ngushtë me interesat kombëtare Shqiptare, me një disiplinë dhe sinqeritet të plotë.
- Edhe më tutje do të respektohen vendimet për mos veprim të AKSH-së në zona të caktuara duke mos dashur që veprimet e saja të mos cilësohen si të bandave dhe të ekstremistëve.
-Vëllezër dhe motra, AKSH-ja duke mos dashur që të dëmtojë vlerat e UÇK-së të arriturat Politike të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë londineze dhe prestigjin e arritur në rrafshin ndërkombëtar është përmbajtur nga veprimet ushtarake, mirëpo kontributi i AKSH-së për njohjen e Pavarësisë së republikës së Kosovës është i pa krahasueshëm, kush bënë një analizë më të hollësishëm, sigurisht e kupton.
- Gjithmonë kemi pasur kujdes dhe maturi, me maturi kemi vepruar në terren që veprimet e AKSH-së të mos merren pretekst për bisedime ndërkombëtare në aspektin negativ.
- Ju e dini shumë mirë se mundësit tona kanë qenë se nëse nuk mundem diçka më tepër për të bërë në dobi të vendit, me siguri nuk jemi të interesuar për të destabilizuar vendin, gjë që për këtë mundemi në çdo kohë, por kjo nuk është në interes të vendit.
- Ju bëjmë me dije edhe autorëve të shkrimit edhe opinionistëve, medieve të caktuara se nuk jemi dhe nuk kemi qenë kurrë bandë dhe organizatë terroriste, prandaj ju lutemi të keni kujdes me kualifikime.
- AKSH-ja është populli vetë, është shpirti dhe zjarri i pashuar kombëtar pavarësisht grupeve dhe fraksioneve që janë paraqitur ditëve të fundit. Ne vlerësojmë si normale pasi gjërat dhe veprimet të tilla të mos bindjes dhe pa dëgjueshmërisë ka çdo kund.
- Kërkojmë urdhër të prerë që të gjithë pjesëtarët e AKSH-së së vërtetë të përmbahen urdhrit të mëparshëm, të datës 10 01.2013 dhe planit për të cilin janë të njoftuar të gjithë pjesëtarët e AKSH-së.
Zotëri Rexhep Selimi, Preshevarëve nuk u duhet asnjë “skeç” qesharak por u duhet përkrahje vëllazërore shqiptare madje shumë të sinqertë, prandaj vlerësimi i juaj për skenat e AKSH-së-citoj: ‘kjo që pash mbrëmë më tepër mu duk si një skeç qesharak që i duhet preshevarëve në këtë kohë”  është shumë tendencioz dhe tekanjoz nga një person i frustruar.
            Përpjekjet dhe luftërat për liri nga shqiptarët kur nuk janë ndalur, ngjarjet janë zhvilluar në periudha të ndryshme kohore, dhe çdo kohë ka trimat e vetë, duke filluar që nga Skënderbeu e gjerë te komandanti legjendar Adem Jashari.
            Pra dashuria për atdhe dhe patriotizëm nuk matet me kandar dhe kurrë nuk mbaron, varësisht prej kohës, momentit dhe ngjarja që zhvillohet.
            Edhe pas Adem Jasharit do të ketë trima atdhetar që do të fillojnë vetëm për idealin e tyre, historia vlerëson përmasat e heroizmit dhe ndikimi i aktit në rrjedhat historike kombëtare që i kthehen në favor të vlerave kombëtare.
Zotëri Rexhep Selimi , veprimtaria atdhetare patriotike, flijimi për vlerat kombëtare nuk trashëgohen dhe nuk është i rezervuar vetëm për një kategori njerëzish siç pretendoni ju. Ky lloj patriotizmi “Sugenerisë” është absolutisht qesharak dhe i pa kuptimtë.
Të tjerët sipas jush nuk kanë të drejtë të merren me idealin e tyre, të punojnë për atdhe dhe për komb.!!!

15 01.2013                                                                Shefi i SHP të AKSH-së
                                                                                    Kol. Sokol Deliu

No comments: