Monday, January 14, 2013

Një aleancë me Partinë e Topit, e rrezikshme për palët

Ngjela i kërkon Metës të largohet nga qeveria
Ngjela, ish deputet i PD, thekson se një aleancë e mundshme me partinë e ish-presidentit Bamir Topi është e rrezikshme si për PS-në ashtu dhe për PD-në, ndërkohë që as i takon kërkesave të aleatëve të PS-së ai shton se nuk mund të ketë kërkesa pa fituar zgjedhjet e qershorit

Spartak Ngjela tha për median se kreu i LSI-së Ilir Meta nuk ka rrugë tjetër veçse të largohet nga qeveria, pasi kjo e fundit humbi për të 3-tën herë shansin që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat në BE. Sipas Ngjelës kriza politike zgjidhet me largimin e LSi nga koalicioni qeveritar me PD-në.


“Meta nuk ka rrugë tjetër, e vetmja rrugë të rrëzojë këtë qeveri. Jo për kaprico, por këtë domosdoshmëri e solli historia. Kjo për shkak të krizës së rëndë që ka përfshirë vendin, përballë humbjes së integrimit për faj të Berishës. Pra duhet të vijë shkëputja e tij . Nëse se bën këtë shkëputje do të jetë tepër vonë në të ardhmen. Sepse këtë anomali që sjell kodi zgjedhor , këtë krizë të rëndë e zgjidh vetëm Meta duke u larguar nga koalicioni”, thekson Ngjela.

Ngjela thekson se një aleancë e mundshme me partinë e ish-presidentit Bamir Topi është e rrezikshme si për PS-në ashtu dhe për PD-në, ndërkohë që as i takon kërkesave të aleatëve të PS-së ai shton se nuk mund të ketë kërkesa pa fituar zgjedhjet e qershorit.

“Bamir Topi nëse kalon majtas krijon rrezikshmëri edhe për PS dhe për PD, sepse nëse opozita s’do ndërmarrë iniciativa , atëherë ato do i ndërmarrë Topi, çfarë do e kthejë në King Maker, gjë që nuk e do as PS dhe as PD. Aktualisht opozita nuk e ka iniciativën , por besoj do e marrë së shpejti. Opozita duhet ti tregojë vendit se si do qeverisë vendin , tani ka ardhur koha që të fillojë kjo fushatë , të takohen grupet e interesit , të përfundojnë betejat e vogla, dhe të dilet në beteja të mëdha”,- thekson Ngjela.

Ngjela thekson se një aleancë e mundshme me partinë e ish-presidentit Bamir Topi është e rrezikshme si për PS-në ashtu dhe për PD-në, ndërkohë që as i takon kërkesave të aleatëve të PS-së ai shton se nuk mund të ketë kërkesa pa fituar zgjedhjet e qershorit

No comments: