Sunday, December 22, 2013

INTERVISTA /Besnik Mustafaj: Pse hoqa dorë nga politika, zgjodha letërsinë

NGA: FATMIRA NIKOLLI
TIRANE-"Të kesh apo të mos kesh shkrimtarë në Lindje". Artikulli i botuar nga Besnik Mustafaj në gazetën franceze "Liberation" më 1995, rrekej të shpjegonte se përkushtimi ndaj politikës, e cila është kthyer tashmë në mundësi për pushtet, po e lë Lindjen ish-komuniste pa shkrimtarët e vet më të mirë. Atëbotë, ai solli shembullin e Vaclav Havel, President i Republikës Çeke, por vetë, i qe nënshtruar së njëjtës torturë: mëdyshje mes shkrimtarit

Berisha: S’rikthehem kryetar i PD, Ilir Meta donte të bëhej president

Nga: ÇIM PEKA
 Ish-kryeministri Sali Berisha ka ashpërsuar akuzat ndaj ish- aleatit Ilir Meta, për të cilin mbrëmë në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka në UTV News tregoi se i kishte kërkuar indirekt që të bëhej president i vendit. Sipas tij, nuk mund ta pranonte një gjë të tillë, pasi kreu i shtetit i takonte PD-së. Berisha foli edhe për opozitën e re, si po e drejton atë Lulzim Basha, roli i tij në politikë dhe premtimi se nuk do të kthehet më kurrë në krye të PD-së

Saturday, December 21, 2013

Një propozim publik për liderët politikë Rama e Basha

ZEF PREÇI

  Po ndjek me kërshëri profesionale dhe deri diku me shqetësim qytetar debatet mediatike dhe retorikën politike post-shtyrjes së marrjes së ftesës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në fakt, shtetet mosbesuese ndaj “udhëheqësisë” së vendit tonë janë jo vetëm disa nga shtetet kryesore të BE, gjë që e bën shumë serioze të ardhmen e këtij procesi, por edhe ndër vendet që mbajnë peshën kryesore të mbështetjes së derisotme financiare dhe teknike ndaj vendit tonë. Kjo do të thotë se tingëllojnë të pabaza si deklarimet e “nivelit të lartë”

Fajtorë ne dhe ata!

BLENDI FEVZIU

  Shqipërisë i është refuzuar për të disatën herë statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian! Skepticizmit të Holandës dhe Danimarkës, këtë herë i është bashkuar Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe! Në fakt, më shumë se lajmi i rëndë në vetvete (i paralajmëruar nga votimi i Parlamentit holandez), ajo që të bën përshtypje është paaftësia e shoqërisë dhe politikës shqiptare për të bërë një analizë

Aktorët, këta minatorë të artit…

TEODOR LAÇO

  Nga të gjitha fjalët që përcjellin vdekjen e një njeriu, për artistin ajo më e gjetura është: “U shua”. Shuhet një dritë. Territ i shtohet një zgavër. Por nuk është një pus i thatë. Gjithkush që do të hedhë kovën në të, do të nxjerrë ujë qelibar. Më shpesh se kushdo, këtë “fat” e kanë aktorët. Sall për shkak të shpikjes së madhe të imazhit në celuloid. Brenda pikëllimit për ikjen gjendet ngushëllimi i mosharrimit.

Ashpërsimi i tejskajshëm kërkon drejtësi të paskajshme

ARTUR ZHEJI

  Ndërsa po lexoja shkrimin më të fundit të Fatos Lubonjës, ose më saktë letrën e tij të hapur për prokurorin e Përgjithshëm, zotin Llalla, në lidhje me tritolin e zbuluar nën shasinë e veturës personale të zotit Dervishi, aktualisht prefekt i Vlorës, e gjeta tërësisht të drejtë shqetësimin e tij. Për të mos përsëritur dhe cituar mërzitshëm letrën e kolegut,

Marrëveshjet e Ramiz Alisë me drejtuesit e Lëvizjes së Dhjetorit ‘90


Libri “Padersytë e bardha”, fillimi i zhvillimeve demokratike.

Marrëveshjet e Ramiz Alisë me drejtuesit e Lëvizjes së Dhjetorit 1990

“Presidenti i fundit komunist synonte realizimin e tranzicionit sipas një skenari pa dhunë dhe pa viktima”

Letër e drejtuesve të degës së PD-së në Përmet, shkurt 1991
Shfaqja e frikshme e “Vullnetarëve të Enverit”

Wednesday, December 18, 2013

Jamambër Malltezi: Greva e Dhjetorit, Edi Rama u fsheh në Greqi

Një prej studentëve të grevës së urisë në dhjetor 1990, Jamarbër Malltezi,  flet  per kete levizje te studenteve, si lindi greva, roli i  Berishes, i Alise dhe Edi Rames ndaj levizjes studentore.  Ai shprehet se në atë grevë urie ishte edhe e bija e njërit prej drejtuesve kryesorë të komisionit nismëtar të PD-së, Argita Berisha, qe me vone do te behej bashkeshortja e tij. 
(Intervistë për librin “Pardesytë e bardha” me autore gazetaren Luljeta Progni)

Saturday, December 14, 2013

Dy dhjetorët e Arben Imamit

Nevila Perndoj
Në dhjetor të vitit ‘90 ata ishin miq. Të dy ishin pedagogë në Institutin e Lartë të Arteve, kur iu bashkuan lëvizjeve të vitit 1990 kundër diktaturës komuniste. Arben Imami do t’i kërkonte asokohe mikut të tij Edi Rama që të qëndronte në PD-në e sapoformëzuar. Vetë Rama do të largohej pa hyrë ende mirë, për shkakun kryesor, “Berisha”, të cilin asokohe ai e cilësonte “komunistin tipik” e për pasojë jo të duhurin për të drejtuar partinë e parë opozitare. Vite më pas asaj ngjarjeje, Imami në një rreth miqsh do të pohonte se “nëse më 8 dhjetor në Tiranë do të ishin dhe dy miqtë e mi, Edi Rama dhe Artur Zheji, (të dy jashtë shtetit, njëri në Greqi dhe tjetri në Itali) historia e PD-së do të ishte ndryshe”.

Intervista/ Basha: Qeveria po e çon vendin në recension ekonomik

Kryetari i PD Lulzim Basha në një intervistë për analistit Janus Bugajski në televizionin AS bën një tablo të detajuar të pikpamjeve të opozitës për të gjitha hapat e qeverisë së re. Basha merret kryesisht me ekonominë dhe taksat duke thënë se me rritjen e taksave dhe me mosmenaxhimin e situatës ekonomike po rrezikon ta kthejë vendin në një “Greqi” të dytë. Ndërkohë kreu I PD-së thotë

Monday, December 2, 2013

Akte të padenja albanofobie.

Të dashur miq, Festën e flamurit, 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, jo të gjithë shqiptarët e festuan ne qetësinë dhe dinjitetin e merituar.

Kështu, fëmijët e fshatrave të Preshevës, në prag të festës tonë kombëtare, u terrorizuan për disa ditë nga policia serbe, e cila në aksionin kundra abetareve iu mori vogëlushëve brutalisht nga çantat abetaret e gjuhës shqipe.

Akt i rende antikushtetues i qeverise Rama - Meta.

Te dashur miq, kryepolici, kryehetuesi etj etj, pra kryekreu Edi Rama, ne nje akt te mirfillte antikushtetues, me nje urdher te Lei Fenit te tij Tahiri, nuk lejon daljen jashte shtetit te qytetareve qe jane gjobitur per kundravajtje per makinen e tyre dhe nuk kane paguar gjoben. Ky urdher i Edi Rames, unik ne llojin e tij ne historine e nje vendi te lire, i firmosur nga Lei Feni Tahiri, eshte nje dhunim flagrant i nenit 38, pika 2 e te cilit thote se askush nuk mund te

Sunday, December 1, 2013

Kush ka frikë në PD nga hetimi i dosjes Olldashi?

Deputetja kurajoze e Partisë Demokratike, Mesila Doda, lëshoi akuza të forta ndaj kupolës blu. PD kërkonte komision hetimor për “shkulje veshi” dhe nuk kërkon për aksidentin e dyshimtë të deputetit Olldashi?
Pas vdekjes