Vladimir Karaj
Ilir Meta vetëm buzëqeshi kur drejtuesi i emisionit “360 Gradë”, Artur Zheji i tha se për nga numri i mesazheve që kishin ardhur, ai mund të kishte pasur më shumë ndjekës televizivë se sa lideri i koalicionit opozitar me të cilin Meta u bashkua së fundmi, Edi Rama, që në të njëjtën kohë ndodhej në “Top-Story” i ftuar nga Sokol Balla. Dy liderët e së majtës që pas shumë “peripecive” kanë marrë përsipër të
përmbysin në zgjedhje mazhorancën e djathtë, u vunë dje edhe pse ndoshta pa dashjen e tyre dhe stafeve të marrëdhënieve publike në një “rivalitet” audiencash, ndërsa shpjegonin arsyet që i shtynë të bëheshin bashkë pas një historie konfliktuale që zgjati të paktën 4 vjet, por dhe që dukej se nuk ishte mbyllur përfundimisht.
Me apo pa dashjen e tyre, emisionet e djeshme mund të jenë edhe parathënia e një “beteje” tjetër brenda “betejës” së madhe për të sjellë të majtën në pushtet, atë të caktimit të liderit të kësaj të majte. Ilir Meta dha garanci dje se ai nuk kishte ambicie, të paktën për momentin, për kryeministër. “Rama ka eksperiencën e duhur në ekzekutiv, përfaqëson një forcë politike që ka qenë në qeveri. Nuk besoj se duhet kthyer në çështje individësh”, tha Meta i pyetur nëse kishte një diskutim mbi atë që do të ishte kryeministri nëse vendi votonte të majtën.
Në fakt, dy personazhet të shumëpërfolur në ditët e fundit për marrëveshjen që pak pritej deri ditën që u shpall, kanë shkëmbyer njëherë vendet në krye të së majtës. Vite më herët Ilir Meta ishte kryeministër dhe kandidati kryesor për të sfiduar Fatos Nanon në krye të PS, ndërsa Edi Rama de fakto vartës i tij dhe një nga mbështetësit kryesorë në luftë kundër Nanos, ende nuk kishte shpallur ambicie për t’u bërë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Socialiste. Ishte për më shumë beteja Nano vs Meta dhe largimi i këtij të fundit që i hapi më pas rrugën Edi Ramës, roli i të cilit në këtë pikë është ende i pazbardhur, të merrte drejtimin e PS pas humbjes që kjo pësoi në zgjedhjet e 2005.
Nga ana tjetër, në “Top Story” me Sokol Ballën, Edi Rama u angazhua më gjatë të shpjegonte arsyet pse u bashkua me LSI, ku themelore sipas tij është ajo shmangies së mundësisë së manipulimit të votave, ndërsa në fjalën e tij vuri theksin se kapërcimi i ndasive mes palëve nuk ishte aq i madh sa ai që kishin bërë Gjermania dhe Franca pas Luftës së Dytë Botërore apo ai që u duhej të bënin palët në Lindjen e Mesme. “Edhe një herë, njeriu është po ai, edhe në Gjirin e Lalzit, edhe në Gjirin Persik, por problemi nuk është të bëjmë krahasime, por për teknikat e negocimit, për teknikat e fundit dhe që funksionojnë njësoj si në Qarkun e Fierit, ashtu dhe në SHBA”, tha Rama në intervistën e gjatë ku sidoqoftë vijoi tu qëndronte mjaft deklaratave që shkojnë përkundër me qëndrimin e LSI. Nga ana e tij Ilir Meta zbuloi se do të kërkohej një zgjedhje tatimore ndryshe nga “taksa progresive” deri më tani një prej pikave me të cilat PS ka bërë opozitë. “Do merren vendimet më të mira, për të garantuar drejtësi sociale siguri të biznesit dhe më shumë vende pune”, tha Meta duke këmbëngulur në të njëjtën kohë se vendi nuk ishte në prag të katastrofës sikur dhe pretendonte në të njëjtën kohë në krahun tjetër drejtuesi i opozitës së bashkuar. Për kreun e LSI ashtu sikur edhe për kryeministrin Berisha me të cilin ai qeverisi këto katër vjet vendi nuk është në recesion, megjithëse Meta e sheh këtë qëndrim si vetëkënaqësi dhe flet nga ana tjetër për një “balancim të ri”që do të rigjallëronte vendin.
Nga ana tjetër megjithë gjuhën e kujdesshme as Meta as Rama nuk dukeshin të sinkronizuar në pjesën më të madhe të përgjigjeve dhe çështjeve, veç asaj për të përmbysur Berishën të cilën sidoqoftë e “shqiptojnë” në tone krejt të ndryshme. Koalicioni duket se do dojë kohë të “unifikojë” qëndrimet për çështje si 21-janari, privatizimet dhe koncesionet (në të cilat LSI ka pasur një dorë dhe që për opozitën kanë qenë të paligjshme). Ndërkohë askush nuk mund të thotë se ndryshimet do të zbuten mes palëve. Ato mund të heshtin sidoqoftë për hir të fushatës, por mund të riaktivizohen sapo të hapet beteja e fjetur për të majtën.
Në dy gjëra sidoqoftë dy drejtuesit e partive kryesore të koalicionit të majtë ishin me të njëjtin intonacion. Rreziku i “vënies dorë” mbi zgjedhjet nga ana e kryeministri Sali Berisha dhe tentativa e tij për të përmbysur raportet në KQZ të cilat anojnë tashmë në krah të opozitës fryt i një “hileje” taktike që duket edhe përfitimi i parë prej koalicionit të ri. Në këtë pikë qoftë Rama qoftë kreu i LSI i mëshuan faktit se anëtarët e KQZ nuk mund të ndryshohen dhe nuk mund të lirohen dhe se ata janë jopolitikë duke theksuar të dy se tentativa e Berishës e nëse ai do e vazhdonte këtë mund të rrezikonte zgjedhjet. “Anëtari i KQZ mund të hiqet vetëm kur kryen një vepër penale apo vdes. Askush nuk ka vdekur, ajo që ka vdekur është vetëm pushteti i Saliut”, tha ashpër Rama. Në “360 gradë” Meta shkoi më tej duke thënë se Berisha në këtë rast duhej të ishte i qetë, pasi ishte në njëfarë mënyre i shkarkuar prej “çdolloj akuze” për zgjedhjet dhe duhej të kryente vetëm detyrat e qeverisë “për rendin, sigurinë”. E dyta pikë e përbashkët ishte garancia për fitoren. Meta e garantoi atë me 200 mijë vota më shumë se rivalët e drejtuar nga Berisha, kurse Rama përmendi si garanci “100 mijë vota të verifikuara” me të cilat siç tha “Rilindja” bëhet qeverisëse. Për momentin askush nuk mund të thotë nëse do të ketë një “betejë” brenda së majtës, ndërsa nuk do të ketë as fitues të rivalitetit të djeshëm televiziv.

No comments:
Post a Comment