Basir Collaku
Pak dite me pare, nje miku im me kujtoi nje ndodhi te
bukur, teksa habitej me emerimet e deputeteve te bera nga Rama ne
foltoren e partise se tij, si dhe me kthesen e udhetimit pajtimtar mes
Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Per ngjizjen e
se shkuares plot mllef e urrejtje e interesit individual te Edi Rames,
dale ne plan te pare per liderin e opozites, tashme si qender e lemshit
politik, e konkretizuar publikisht diten tradicionale te 1 prillit.
“Dikur, shume mote te shkuara, –me tha miku im, i urte dhe i mencur,-
teksa zhvillohej nje gjyq, nen hijen e nje peme ne nje livadh (per
mungese infrastrukture institucionale), sekretarit te gjykates i bie te
fiket dhe gjyqtari vendos ta nderroje, per te mbaruar ate seance e per
te marre nje vendim. Gjyqtari, pasi sheh nga turma dhe tutje nga fundi
gjen dike me kollare, e therret dhe e urdheron te ulet ne vendin e
sekretarit. Kundershton menjehere i befasuar dhe aspak dakord prokurori,
duke i thene zotit gjykates, se njeriu me kollare nuk eshte i
autorizuar, nuk ka kontribut e as pervoje. Rojtari i ligjit pa e trazuar
cehren fare, e keshillon te rrije urte, se atje mes turmes, mundet te
gjeje dhe nje njeri tjeter me kollare per ta zevendesuar..” Keshtu ben
dhe Rama me emerimet ne lista, por pa lene menjane kusuret e aleances me
te re te lajmeruar vetem dy muaj e gjysme larg dates se zgjedhjeve
parlamentare te 23 qershorit 2013. Aksionet intensive mediatike ne nje
balance te prishur, sic ndodh shpesh ne favor te te majteve, bene qe me
date nje prill te buroje lajmi se Rama dhe Meta kane mberritur ne nje
marreveshje parazgjedhore, duke plotesuar kushtet e njeri-tjetrit dhe
duke prishur ato te partnereve te tjere. Pra, kryesocialisti pasi
shperndau lajmin, mblodhi per disa ore ne darke te tijte, edhe ata jo
fort qejfmbushur, pastaj serish kryesine per te formalizuar kerkesen,
pendesen, ftesen, ku PS e LSI, do te ishin pjese e nje koalicioni
parazgjedhor. Nuk eshte se kjo ngjarje perkon me alarme te
Nostradamusit, apo paragrafe ardhmerie si ato te fisit Maya, por
reflekton veshtiresite ne rritje ne kampin e opozites, edhe pas
formatimit te ri. Meta dhe Rama, kane ndare mendjen te jene bashke si
drejtues subjektesh, por shenjat tregojne se nuk kane marre miratimin,
vendimin, dakordesine e ekipeve, votuesve, duke sjelle corientim jo te
paket. Po plani “Berisha”, ne perballje me kete organizim te ri ne
kampin e opozites, a ka nisur te konturohet dhe marre permasa? Sigurisht
qe po dhe nuk ka ndonje zbulim te ri, te cilin mund ta shpall une,
sepse eshte e dukshme tek ajo cka kreu i mazhorances, zoti Berisha, ka
shpalosur ne perditshmerine e komunikimeve te tij me elektoratin, me
qytetaret, me votuesit, me mbeshtetesit, me mbare shqiptaret,
pavaresisht nese ata jetojne ne Shqiperi, apo vende te tjera fqinje me
ne, si dhe shtete te tjera te planetit. Te majtet, nuk kane mundur te
konsumojne pushtet me Edi Ramen, duke dale humbes ne thuajse te gjithe
garat elektorale perballe mazhorances se drejtuar nga kryetari i Partise
Demokratike, Sali Berisha. Punesimi, ulja e taksave, mbeshtetja e
sektoreve te energjise, arsimit, turizmit, bujqesise, industrise se
Teknologjise se Informacionit, jane disa nga prioritetet, boshte te
programit te panderprere te mazhorances. Keto jane indikatore te
permiresimit te ekonomise, te klimes se biznesit dhe sipermarrjes,
thithjes se investimeve te huaja, projekteve te Bashkimit Evropian.
Infrastruktura rrugore, ndertimi shkollave, spitaleve, qendrave
shendetesore, ujesjellesve, njeh permbushje thuajse te plote. Jane para
dhe investime, te cilat projekti “Berisha” do t’i shnderroje ne
mireqenie per qytetaret, duke bashkebiseduar me shqiptaret dhe duke
shpjeguar “perbene” e nje mandati te trete. Jo per ate cka eshte, bere,
por per ate qe do te behet, per ate qe kapercen me tregues, te
deritanishmen. Ne kete kuader te mbajtjes se premtimeve, projekti
“Berisha” do te thoja se ndahet ne dy etapa, ne dy bashkesi te cilat
jane shfaqur prej disa muajsh. E para, ekonomia, ku Shqiperia do te jete
nje vend i zhvilluar dhe jo nje vend ne zhvillim. Kjo do te thoja se
eshte kontrata e brendshme e Berishes me qytetaret, programi konkret i
perkthyer ne me shume para per xhepat e qytetareve, cka do te thote me
shume endrra te realizuara prej tyre. Se dyti, ajo cka Berisha ka
projektin madhor, eshte integrimi, bashkimi i mbareshqiptareve ne
Bashkimin Evropian, duke formesuar per te paren here, berjen bashke te
interesave madhore te perfaqesimit, prejardhjes, identitetit dhe te
ardhmes se shqiptareve ne nje projekt te vetem. Ne nje projekt, ku
Brukseli si qeverisje evropiane nen udheheqjen e Berishes, po behet me
shpejtesi kryeqyteti i dyte i shqiptareve, duke e anetaresuar Shqiperine
ne Bashkimin Evropian. Duke qene njeheresh mbeshtetes, ze dhe
bashkudhetar, ne Republiken e Kosoves ne vazhdimesine e integrimit te
saj drejt BE. Duke qene faktor i kontributit te jashtezakonshem te
shqiptareve te Maqedonise, ku serish kufiri i shqiptareve eshte mes
shqiptareve dhe kjo sjell ndikim shume pozitiv, per integrimin e vendit
fqinj, po ne Bashkimin Evropian. Duke prodhuar paqe, stabilitet,
projekte per shqiptaret e Ballkanit Perendimor drejt barazise se tyre,
duke ofruar garanci stabiliteti per gadishullin, gjejme projektin
“Berisha” nisur prej kohesh, per te marre force e realizim ne mandatin e
tij te trete qeverises. Askush nder politikane shqiptare ne pese shtete
ku jetojne shqiptaret, nuk ka potencialin, besueshmerine dhe
vendosmerine e Berishes, per t’ia dale. Keshtu, pavaresisht etjes per
pushtet te Edi Rames, aleances se tij te ngutur per te fshire memorien,
te shkuaren, e gjithe rropullite qe do ciflosen shume shpejt, ketij
koalicioni PS-LSI, formesuar vetem teorikisht deri me sot, Sali Berisha
prej kohesh i pergjigjet me nje plan, te cilin ka nisur ta zbatoje. Arti
i Humbjes, ose ndryshe z.Rama, do te bindet pas 23 qershorit, se
Berisha ka pasur, ka dhe do te kete gjithnje nje plan.
No comments:
Post a Comment