Spiunia më e famshme e Koresë së Veriut, e cila vendosi një bombë në një avion, duke i marrë jetën 115 udhëtarëve, foli në një intervistë të rrallë për një program australian.
Kim Hyun-hee, qe ishte mesuar tea dhuronte Kim Jong-il si një Zot, tentoi disa herë të vriste veten pas arrestimit. Ajo më pas u ekstradua në Korenë e Jugut, ku u dënua me vdekje, por jo vetëm që nuk u ekzekutua, ajo u fal dhe tashmë bën një jetë të zakonshme dhe është nënë e dy fëmijëve.
Historia e pabesueshme e jetës së 51-vjeçares, u rrëfye për herë të parë në “Australian Broadcasting Corporation”. Në vitin 1987, e shoqëruar nga një agjent tjetër, pasi një programi disa-vjeçar “shplarje truri” në vendin e saj të origjinës, Hyun-hee vendosi një bombë të sofistikuar në një avion, gjatë udhëtimit nga Europa në Bahrein.
Bomba, e programuar për të shpërthyer në pjesën e dytë të fluturimit, nga Bahreini në Korenë e Jugut, i mori jetën 115 udhëtarëve.
Atentati u krye me urdhër të diktatorit të atëhershëm Kim Jong-il, i cili dëshironte të dekurajonte turistët, për Lojrat Olimpike të Seulit, në vitit 1988.
Në Bahrein, spiunia u arrestua së bashku me “babain” për falsifikim dokumentash. Të dy tentuan të vetvriteshin me cigaret e cianurit që kishin me vete, por ndërsa partneri i saj ia doli, Kim u kap në kohë dhe u pengua që të vriste veten.
Më vonë, ajo u zhvendos në Korenë e Jugut, ku u dënua me vdekje, por duke gjykuar nga gjendja e saj dhe duke vlerësuar se urdhri kishte ardhur direkt nga diktatori Jong-il, gruaja u fal dhe u lirua.
Sot ajo është e martuar me dy fëmijë dhe bën një jetë të zakonshme në Seul, por çdo ditë ngrihet me frikën se spiunë koreanoveriorë mund të mbërrijnë për ta vrarë.
”Isha mësuar që lideri ynë, Kim Il-sung, themeluesi i kombit, ishte Zoti mbi tokë. Në mësonin se ai ishte babai ynë i vërtetë dhe detyroheshim që të luteshim që në fëmijëri, duke thënë “Faleminderit Lider i Madh” për gjithçka. Edhe një gjest i vogël kundërshtimi, të çonte në kampet e përqendrimit, nga të cilat nuk del më gjallë”, rrëfeu ish-spiunia.
”Korea e Veriut nuk është një shtet, por një kult. Një ditë, një makinë e zezë ndaloi përpara shkollës sime. Brenda ishin disa anëtarë të Komitetit Qëndror të Partisë dhe më thanë që më kishin zgjedhur. Nuk pata kohë t’i thosha mirupafshim familjes dhe shokëve të mi. Ishte viti 1980 dhe më dërgua në një shkollë elitare spiunazhi në një zonë malore të Koresë së Veriut”.
Me një identitet të ri, pas shtatë vitesh trajnimi, fizik, politik dhe psikologjik, Kim u urdhërua që të hidhte në erë avionin koreanojugor. “Në Bahrein misioni u vonua dy ditë. Ndieja një ankth të tmerrshëm. Duhet të realizonim misionin, ose ndryshe do të na merrnin në pyetje, torturonin dhe ekzekutonin. Agjenti tjetër ishte i moshuar. Në mirëbesim, më tha: “Sa e re, më vjen keq për ty”, kur më dha cigaren me helmin e cianurit, që duhet të përdornim për të vrarë veten nëse binim në duart e autoriteteve. Kur misioni përfundoi me sukses, ishte një çlirim, ndonëse më pas u arrestuam për punën e dokumentave, përpara se të zbulohej aktiviteti ynë i vërtetë”, tha Kim në intevistë.
No comments:
Post a Comment