Thursday, February 28, 2013

“Laura Vorpsi më ka shprehur konsiderata marramendëse, tani dhunon personalitetin e saj”


laura-vorpsi

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë emisionit Opinion, ka nisur të komentojë deklaratat e përditshme të zëdhënëses së PD, Laura Vorpsi, për pasurinë e të shoqes, duke treguar një takim me të.
Rama tha se ishte takuar me një djalë që kërkoi të bënte një foto me të në aeroportin e Milanos. Ai ishte i fejuari i Laura Vorpsit.
“Laura më shprehu konsiderata marramendëse. “Zoti Rama, nuk ka burrë më fisnik dhe më të edukuar se ju”. Kjo është histori e jetuar bashkë me Lindën, rrugës duke u kthyer nga Milano,” tha Rama, duke shtuar se përgjatë gjithë udhëtimit
kishte dëgjuar komplimente pa fund nga Laura për të dhe për Lindën.
“Ajo që bën Laura është një stazh partie. Këta të rinj dhunojnë veten, dhunojnë personalitetin e tyre, nxjerrin fjalë rrugaçërore. Kjo është një mënyrë të folure që ç’edukon një shoqëri të tërë. Asnjë familje nuk e edukon fëmijën të flasë kështu.
Kjo është historia e dhimbshme e karrierës në PD, e dhunimit dhe shkatërrimit në thelb, në moral e njerëzve.
Një vajzë e re detyrohet që të arrijë në një gjendje të mjerë, sa duket si një qenie e zënë në një kurth mizerabël,” tha Rama.
Rama tha se leja për ndërtimin e të afërmve të Linda Bashës është marrë nga një KRT-ja e drejtuar në shumicë nga demokratët.

No comments: