Thursday, February 28, 2013

Rama, batuta për “dashurinë” e Fevziut me Berishën


Rama ne opinion



Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i ka kthyer përgjigje aludimeve të Ministrisë së Brendshme, e cila përmes zëdhënësit tha se kreu i opozitës kishte takuar dy javë më parë të dyshuarin si vrasës të kryekomisarit Dritan Lamaj dhe kishte ndërmend ta bënte deputet. Rama ka ironizuar edhe alibinë e drejtuesve të policisë për takimin me Frrokun. “Pse Leo Messi është ky Agron Kuliçi, që duan të bëjnë foto me të? Historia e këtyre alibive tregon se diçka shumë e rëndë fshihet pas këtyre alibive. Unë nuk e njoh personin fare, s’e kam takuar fare”, theksoi Rama në intervistën për emisionin “Opinion”. Tensionit të Fevziut, Rama i është përgjigjur me batuta shpesh. “Ti e do Doktorin”, i thotë Rama. Kurse moderatori Fevziu iu përgjigj: “Çështjen e dashurisë mes burrave nuk e di zoti Rama”. “Kjo nuk është dashuri mes burrash, është dashuri mes doktorit dhe pacientit”, iu përgjigj Rama. Shefi i selisë rozë nuk ka lënë pas me batuta edhe kryetaren e Kuvendit. “Në fakt qetësimi i zonjës Topalli mund të ishte një kontribut i vlefshëm për këtë vend, por nuk ka “melhem” për atë eksitim…”, tha Rama kur u pyet për votimin e tre ligjeve.


Zoti Rama, në kohën kur PS ishte në pushtet, sa policë janë vrarë?
Unë kam llogari tjetër. Në vitin kur Partia Demokratike ka ardhur në qeveri evidentoheshin 8 mijë e ca krime, në këtë vit evidentohen 20 mijë e ca krime. Kjo është përrallë, nuk ka asnjë statistikë për krahasimet që bëni.

A është ultimatum?
Opozitat në gjithë botën vetëm këtë gjë bëjnë. Një qeveri e dalë nga vjedhja e votës nuk i jep popullit asnjë mundësi që të qeveriset ashtu siç populli e meriton. Përkundrazi i tregon popullit një qeveri që nuk ekziston. Por, në 23 qershor kjo histori banale do të mbarojë.

Këtë parrullë kemi 21 vite që e dëgjojmë zoti Rama?
Nuk ka 21 vite, sepse nëse jini krenar për mënyrën sesi përfundoi mandati presidencial i Berishës, ky është problemi juaj. Nëse jeni krenar për mënyrën sesi qeveris Berisha, ky është problemi juaj. Problemi im është se sot qeveria është bërë gazi i botës. Që të vijë Sekretarja Amerikane e Shtetit dhe t’i drejtohet parlamentit të Shqipërisë, në 100-vjetorin e vendit dhe të thotë: “Ju lutem bëni zgjedhjet të lira…”

Klinton tha se nëse doni të shihni demokraci funksionale shkoni në Shqipëri?
Nuk është fare kështu siç thoni ju. Që zgjedhjet janë problemi më madhor në Shqipëri, përgjegjëse nuk është opozita. Por përtej përgjegjësisë ka dhe një pasojë, është shkatërrimi i çdo elementi sigurie. Ndaj shqiptarët janë të pambrojtur. Nuk ka polici që e mbron, është e gjitha përballë krimit që ka marrë yrysh. Një oficer i lartë policie më ka shprehur të vërtetën e hidhët. Në ’97-n, tha: “Mbaheshin vetëm rrugët e Shqipërisë, sot krimi ka marrë edhe rrugët”.

Si i llogarisni këto të dhëna për krimin?
Ju kështu do të thoni patjetër, se edhe po se thatë ju e thotë kryeministri. Në bazohemi tek komunikimi me publikun dhe në sondazhet tona që janë tërësisht profesionale.

Sondazhe tuajat?
Po të kujt të Saliut, apo të INSTAT-it?! Edhe vetë INSTAT-i nuk arrin ta ndjekë Saliun në përpjekjen e gënjeshtrave. Sa polici ka shteti? I keni numëruar ju?

Po. Janë katër. Ju keni thënë që ka dhe polici ujore…
I keni numëruar gabim. Kur kam folur për polici ujore kam bërë ekzagjerime metaforike. Të gjithë ata janë një lukuni trupash që shkojnë pas njerëzve dhe që janë vetëm për t’u futur njerëzve duart në xhepa. Shteti funksionon vetëm me një polici. Italia le të ketë polici sa të dojë. Pas 23 Qershorit do të ketë vetëm Policinë e Shtetit Shqiptar. Lëre policinë e burgjeve, ushtarake. Unë po flas për trupa që janë ngarkuar për kontroll të territorit, një inspektorat ndërtimor, një lukuni. Të gjitha këto nuk do të ekzistojnë. Të gjitha këto funksione do t’i marrë Policia e Shtetit. Nuk do ndodhë që dikush merr sharron pemën, polici i rendit thotë nuk e kam unë, e ka ai i mjedisit.

Këto janë për barsoletë?
Nëse ka konkurs barsoletash, e fiton Qeveria e Saliut.

Shumë njerëz që kini angazhuar në programin për rendin janë përjashtuar nga forca e policisë për shkelje?

Këta kanë zaptuar institucionet dhe nga dritaret e institucioneve bëjnë opozitën e opozitës. Opozita nuk shpif asgjë. Unë nuk shpif. Ne japim të dhëna të cilat janë të verifikuara nga sondazhe serioze.

Ju thoni 70 për qind e shqiptarëve janë të kërcënuar?
Nuk është shpifje, është shifër e nxjerrë nga sondazhet. Është plotësisht e vërtetë se 70 për qind e shqiptarëve thonë se ndjehen të kërcënuar për jetën dhe pasurinë.

Ju nuk mund të flisni në emër të shqiptarëve?
Ju jeni mësuar të flisni në emër të një njeriu dhe mendoni se unë s’kam të drejtë të flas në emër të shqiptarëve. Ju s’keni pse ankoheni se flas në emër të shqiptarëve.

Ministria e Brendshme ju akuzoi se keni darkuar me të dyshuarin për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj?

Një reagim monstruoz ndaj një qëndrimi të qartë dhe konkret tonit. Qëndrimi im ka qenë ky, problemi këtu nuk është fakti që një numër drejtuesish kryesor të policisë janë në foto me një njeri të akuzuar për vrasje, foto ka kudo. Problemi është historia që trajtojnë këta. Nuk e njoh tha, po pse kush është ky Agron Kuliçi, Leo Mesi, që erdhi ai të bënte foto me këta. Pastaj, tjetër çështje ky që bën foto dhe ja vendos në “Facebook”. Historia e këtyre alibive tregon se diçka shumë e rëndë fshihet. Përtej këtij fakti, nuk e njoh personin dhe as e kam takuar.

Nuk do e kandidoni?
Kjo është teknika, t’i neverisim njerëzit që përballë çdo fakti të dukemi njësoj. “Foto me një të akuzuar ne, darkë këta për ta bërë deputet.” E kuptoni çfarë poshtërsie është kjo?!
Ju folët për vrasjen e komisarit të ndjerë? Fola për faktin që e di e gjithë Policia e Shtetit. E dinë të gjithë njerëzit që sakrifikojnë dhe janë të tradhtuar nga kupola drejtuese, e cila është organizata më e rrezikshme kriminale në vend… Merreni raportin e DASH-it dhe shikoni sesi flet për lidhje të zyrtarëve të lartë të shtetit me krimin e organizuar. Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë kanë njëmijë mëkate, por nuk besoj se kanë lidhje me krimin e organizuar. Policia e Shtetit është tradhtuar nga elita drejtuese e cila është e lidhur me kanalet e kontrabandës, dhe dekonspiron operacionet kundër krimit. Se ti e do doktorin!
Çështjen e dashurisë mes burrave nuk e di, zoti Rama.

Kjo nuk është dashuri mes burrash, është dashuri mes doktorit dhe pacientit.

A ka qenë kjo polici që arrestoi 15 banda në 2005?
PS kurishte në qeveri bëri çfarë diti dhe çfarë mundi dhe për ato që nuk bëri apo i bëri keq doli në opozitë. Jemi tetë vite pasi këta erdhën në qeveri për të qeverisur me “duart të pastra”.

Cili është qëndrimi për varrosjen në varrezat e dëshmorëve të dy ish punonjësve të SHIK të vrarë në ’97-n?
Farsë, farsë, farsë!

Dy policë të vrarë duhen nderuar?
Dy punonjës të vrarë në detyrë mund të jenë viktima të një dhune, por jo çdo punonjës i shtetit i vrarë në kushte të caktuara mund të shkojë në Varrezat e Dëshmorëve. Para se të çojnë në varrezat e dëshmorëve, dy punonjës famëkeq të SHIK, të çojnë në Varreza të Dëshmorëve punonjësin e vrarë në Kukës. Varrezat e Dëshmorëve janë varrezat e atyre që janë vrarë për akte heroike në krye të detyrës. Por të ndërtosh një alibi të gjithë, për të treguar se po varrosim në varrezat e dëshmorë heronj që i rezistuan rebelizmit komunist, ky është turp.

Ata i varrosi shteti?
Ku ka shtet këtu?! Këtu ka pushtet. Ata ishin në varret e tyre, shkojnë i nxjerrin dhe sajojnë një histori për të thënë që ishte një rebelim komunist, kur në fakt ishte një revoltë pas grabitjes, ditën për diell nga presidenti i asaj kohe.

Për të treguar frymën e bashkëpunimit një herë ishte reforma zgjedhore…
Reformën zgjedhore e kemi mbaruar që vitin e kaluar…(qesh)
Çështja është që duhen kaluar tre ligjet me konsensus. Ligji i rregullores mund të kalojë me shumicë të thjeshtë, por mazhoranca po pret ju…
Jo nuk është e vërtetë, se ju keni dhe komunikim të drejtpërdrejtë me dhomën kryesore dhe çojani këtë mesazh…
Ju nuk jeni radarë që të përcaktoni komunikimet e mia…
Jo mo, e kam në kuptimin e mirë të fjalës. Rregullorja është bërë sistematikisht, edhe në vitin 1996, 1997, 2001, 2005 me konsensus…
Çfarë ju pengon ju t’i votoni këto ligje që të qetësoni dhe zonjën Topalli që mërzitet gjithmonë në parlament?
Në fakt, qetësimi i zonjës Topalli mund të ishte një kontribut i vlefshëm për këtë vend, por nuk ka “melhem” për atë eksitim…
Zoti Rama keni bërë negociata me LSI-në?
Jo.
A do të bëni?
Vetëm nëse LSI braktis qeverinë dhe pranon të bëhet pjesë e programit te rilindjes.
Zoti Rama, gazetari Bejtja po më pyet, po me ngjyrën e selisë ç’patët?
Se ç’pata unë me ngjyrën e partisë e kuptoj, por nuk kuptoj ç’pati TV Klani me ngjyrën e partisë sonë?

No comments: