Rush
Dragu
“Salla
plot,mbi 1200 shqiptarë kanë festuar me 28 nentor 2012,nga të gjitha krahinat e
Shqipërisë etnike,pa dallim feje,krahine dhe ideje”
Ishte
lajmëruar me kohë nga pronari i “The Imperial House” që festa e 100 vjetorit të
Pavarsisë së Shqiperisë për të gjithë
ata që do të ishin të pranishem në atë natë do të ishte falas. Vertetë ashtu u
bë,falas hyrja,ushqimi,pijet alkolike dhe freskuese,askush nuk pagoi per
muzikën dhe pse u vallzue deri pas mesnate.
Salla
e Imperialit vertete është e madhe por me 28 nentor 2012 ishte plotë.Ishte
plotë me shqipetarë nga të gjitha
krahinat e Shqiperisë Etnike,Ulqini,Kraja,Malësia,Plave e Guci,Preshevë e Medvegjë,Kosovë,
Iliriada maqedonase,Çameria dhe shqiptaret e shtetit amë.
Si
radhë ndonjë herë në aktivitetet e shqiptarve që jetojnë në shtetin e
Michiganit e bile thuhet se jetojnë mbi 100 mijë,kishte aq shumë perfaqesues
nga shteti amerikan. Ishin të pranishëm por edhe moren fjalën,përshendeten me
fjalë të ngrohta dhe me simpati për shqiptaret
dhe Shqipërinë. Ishin përfaqesues nga Kongresi Amerikan,Senati,nga
Macomb Caunty ( Qarku) ku ka veprimtarinë biznesmeni Ndue Ftoni, përfaqesues
nga zyra e thesarit e Michiganit, Kryetari i Bashkise se qytetit Sterling
HTS,qytet i cili jetojnë më së shumti shqiptarë,kryetari i dhomës së biznesit
të ketij County (Qarku) e biznesmen dhe biznesëomene.
Ishin
të ftuar të gjithë nga pronari Ndue Ftoni dhe kjo ishte hera e tretë që ky burrë
dukagjinas shtronte darka të ketyre permasave me kaq pjesëmarrës e falas, e në
ketë natë erdhen dhe e ndjenë veten si në shtepinë e tyne,shumë aq sa një fjalë e popullit thotë “se nuk ke
ku hedh as kokrrën e molles”, edhe vete i zoti i Imperialit ua perseriti disa here
të pranishmëve që ta ndjenë vetin si te shtepia e tyne.
Nga
përfaqesuesit amerikan që morën fjalën ne podiumin e festes ishin
Nga
zyra e Senatorit Carl Levin, Steve Nelson
Nga
Zyra e Kongresmenit Sander Levin, James V. Jackson
Nga
zyra e Kongresmëomenes Candis Miller
Nga
zyra e Kongresmenit Gary Pitters,Enisa Malile
Nga U.s Department of Commerce ,drejtori Richard
Corson
Nga
zyra e Thesarit të Macomb County, Ted Ëahby
Mayor
of Sterling HTS Richard Notte
Nga,
Macomb First Alliance John Jonson
Nga,
CEO of “ITC” Jim Yung
Moderator
i gjithekohes kurë perfaqesues të shtetit amerikan moren fjalën dhe
përshendeten shqiptaret e pranishem me rastin e festes kombetare ishte,
Ing.Dedë Beleshi,aktualisht pronar i kompanise telefonike “Iliria
Telecom”kompania e veteme shqiptare ne amerike me shebime, local,long e
international distance.
Mbrëmja
ishte e ideuar në dy pjesë,në atë cermoniale dhe spektakli muzikor-letrar.
Moderatoret
e cermonisë zyrtare,Rita Gjelaj dhe Zef Pergega pasi bënë prezantimin zyrtar të
festes për të pranishmit,ftuan hymjen cermoniale të flamujve kombetar shqiptar
të shoqëruar me ata amerikan. Flamujt mbaheshin në duar nga shqiptar të veshur
me costume kombëtare nga të gjitha krahinat e Shqiperise dhe drejtoheshin nga
veprimtari i vjeter i komunitetit shqiptarë Vasel Ujkaj.
Fjalën e parë ja dhanë njeriut të njohur në botën
shqiptare për krah Anton Çetes për pajtimin e gjaqeve,Ndreke Pjetri i cili edhe
pse i thyer në moshë kishte udhetuar nga Toronto e Kanadase për të marrë pjesë
në këtë manifestim madheshtor e përkrah Shoqatës “Dukagjini” e cila me
kryetarin e saj Nikolin Shyti ishin përkrahësit e biznesmenit të tyre Ndue
Ftoni.
Udhetimi
i flamurit ishte i ideuar edhe me rastin e marrjes së fjalës nga të pranishmit
e për ketë i takoi të parit Joseph Dedvukaj si përfaqësues i Malësise së Madhe
dhe si pjestar i familjes së legjendes Dede Gjo’Luli,por edhe si përfaqësues i
asaj treve që për herë të parë pas 500 vjetesh kishte ngrite Flamurin e
Skenderbeut në Bratile të Hotit.
Pastaj
foli, gazetari dhe aktivisti i njohur Agim Vuniqi i cili jo vetem se foli por
edhe aktroi historine e kosoves martire,fjala e të cilit u ndërpre nga të
pranishmit disa herë.
Nga
shqiptaret e Maqedonisë foli autori i shumë librave studimor ,Fejzullah
Abdullahu i cili shkurt ashtu siç ja kishte lajmruar protokolli i
mafinistimit,solli urimet dhe prespektivat e Shqipersisë Etnike.
Ndërsa
,kryetari i shoqates “Çamëria” Arjan Rexha,pasi kujtoj se Çeshtja Çame nuk
është zgjidhur ala,vitet që po vinë janë prespektivë edhe për ketë popullsi të
diskriminuar dhe mohuar nga fqinji ynë jugor dhe e drejta nderkombëtare.
I
vetmi perfaqesues nga institucionet fetare shqiptare në Michigan të cilat edhe
pse ishin thirrë zyrtarisht,të gjitha, për të marrë pjesë në festen mbarë shqiptare
pa dadhim feje krahine e ideje, i pranishem ishtë Drejtuesi i Qëndrës Fetare
Myslimane Shqiptare në Michigan ,Imam Shuaip Gerguri,të cilit protokolli i
rezervoi minutazhin me të madh ,pse fjala e tij ishte nje “aksiome matematike”
për shqiptaret kudo që janë ,punojnë e jetojnë. Ai bëri thirrje që shekulli i
ri i shqiptarve ti gjëje të bashkuar në një Shqiperi Natyrale ,në Shqiperinë
tonë Stergjygjerore.
Ndërsa
pronari i “The Imperial House” ,Ndue Ftoni,pasi falenderoi zotin për mundesinë
që i ka dhënë për të krijuar atë biznes dhe të gjithe të pranishmit për
përkrahjen që i kanë bërë në vazhdimësi,falenderoi dhe miqet e nderuar amerikan
për pjesmarrjen e tyre në festën e madhe të shqiptarve,falenderoi mikun e madh
Amerikan që tash 100 vjet e kanë pase në krah e bile edhe ateherë kurë politika
e mbrapesht shqiptare deshi ta mohoi.
Ai
sqaroi të pranishmit se pse pikrisht ai e kishte bërë ate aktivitet
falas.Jo,pse i ka tepruar pasuria,jo se dua te dukem ose të ule kontributet e të
tjerve por se e quaj si detyrim para të gjithë ju të pranishmeve që në saje të
perkrahjes tuaj kam arrite keto që kam,jo se kam dashte të prish biznes apo
pasuri të tjeter kujt,jo se kam dasht të mohoj kontributet e shoqatave
,institucioneve,intelektualeve,bisneseve e individeve te veçantë por edhe pse
ky popull e do një ditë kredi nga ata për të cilët punohet çdo ditë, çdo kohë e
aq më shumë kurë të japin respektin dhe nderin-tha Ndue Ftoni në fjalën e tij
përshëndetese.
Aq
sa e ndjej vetin krenar dhe të privilegjuar se u kam sonte ketu të gjithëve nga
të gjitha krahinat e vendit tonë,të të gjitha besimeve e ideve, moshave dhe
profesioneve aq e ndjej edhe mungesen e
disa të ftuarve për ketë natë shume të rëndësishme për ata, aq sa edhe për
ne-tha Ndueja në fjalën e tij.
Ndreke
Guri,ish kryetari i Shoqates “Dukagjini”në Michigan i uroj nga zemra të
pranishmit po ashtu edhe për Ndue Ftonin pati shumë falenderime pasi darka të
ketij lloji nderojnë jo vetem atë si biznes por edhe shoqatën dhe krahinen prej
ka kanë ardhe.
Fjalën
kryesore në takim e mbajti Prof.Eduart Aliko i cili beri një kronologji
historike të faktorve që çuan në shpalljen e pavarsisë së Shqiperisë.Rrugen e
pëngesat,miqet dhe armiqet tane në shekuj. Po ashtu Aliko nuk la pa përmëndur
edhe vietet pas pavarsise deri në vitin e 100-të,Perveç fjalës së tij ai ishte
dhe autor i një videoproduksionit historik të pjesëzave nga më të rendesishme
që ka kaluar historia e kombit tonë.
Spektakli muzikor u moderua nga artistet e njohur ne
komunitetin shqiptarë Ndue Gjeka dhe Manjola Tershana-Dega.
Në atë spektakel kënduan ,këngetret Prelë Marku. Ndue
Buçi e Gjeke Dushaj, Fran Gjoka,Perparim Mefaja,grupi polifonik i ardhun nga
OHIO etj.
Megjithëse
kishte më pak se hera të tjera pistë vallzimi pasi salla ishte e mbushur me
tavolina prapë deri pas mesnate u këndua,kercye dhe vallzua nën ritmin e
muzikës shqiptare.
Aktiviteti u ndoq nga të gjitha mediat shqiptare në
shtetin e Michiganit dhe përfaqësues të Channel 4 dhe Channel 7 të Detroit
No comments:
Post a Comment