Te nderuar Klerike,
Te nderuar Miq dhe te Ftuar,
Zonja dhe Zoterinj,
Sot kur flamuri yne legjendar eshte shpalosur ne cdo vater Shqiptare.
Sot kur pulsi i cdo Shqiptari rreh me ritmin e Himnit Kombetar.
Sot kur te gjithe Shqiptaret dhe miqte e Shqiperise e kane kthyer veshtrimin nga Shqiperia.
Sot kur Ballkani eshte tundur nga termeti Kuq e Zi.
Te nderuar Miq dhe te Ftuar,
Zonja dhe Zoterinj,
Sot kur flamuri yne legjendar eshte shpalosur ne cdo vater Shqiptare.
Sot kur pulsi i cdo Shqiptari rreh me ritmin e Himnit Kombetar.
Sot kur te gjithe Shqiptaret dhe miqte e Shqiperise e kane kthyer veshtrimin nga Shqiperia.
Sot kur Ballkani eshte tundur nga termeti Kuq e Zi.
Sot me 28 Nentor 2012, jemi mbledhur te gjithe se bashku ne kete festim madheshtor popullor, per te vendosur nje gur te madh kilometrik ne rrugen e gjate te histories sone. Ky eshte guri kilometrik i shekullit te Shqiptareve, i 100-vjetorit te madh jubilar te pavaresise. Sot eshte dita te festojme arritjet dhe sukseset e perbashketa kombetare. Sot eshte dita te perkulemi ne menyre solemne perpara heronjve dhe martireve te kombit, perpara vepres dhe sakrifices se tyre.
Zonja dhe Zoterinj!
Historia e Shqiperise eshte po aq e lashte sa historia e Kontinentit Evropian.
Historia e Shqiperise eshte po aq e vjeter sa historia e Gadishullit Ballkanik. Paraardhesit tane Ilire qe popullonin gjeresisht Ballkanin jugperendimor krijuan dhe kontribuan ne historine e ketij territori te Kontinentit Evropian po aq sa kontribuan fqinjet tane Romake dhe Helene ne territoret e tyre respective. Paraardhesit tane Ilire ishin po aq punetore, prodhimtare, artizane, arkitekte dhe luftetare sa Romaket dhe Helenet. Do te ishte pozicioni gjeografik ai qe do ti ekspozonte dhe vendoste territoret tona natyrale perballe pushtuesish dhe zaptuesish kalimtare afatshkurter dhe afatgjate, nga lindja dhe nga veriu, duke kerkuar te na impononin identitete fetare, etnike dhe administrative jashte vullnetit kombetar te Shqiptareve.
Identiteti dhe integriteti yne kombetar dhe territorial eshte testuar shume here pergjate historiese sone te lashte, por ajo qe i parapriu shekullit te pavaresise se Shqiptareve do te ishte Kruja e Skenderbeut dhe pikerisht kur me 28 Nentor 1443, prijesi te gjithe shqipetareve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, do te valviste te lire per 25 vjet flamurin e kuq me shqiponjen e zeze dykrenare, flamur i cili do te kthehej ne simbolin me dritherues per te gjithe Shqiptaret.
Nga kalaja e Krujes, pergjate perpjekjeve 5 shekullore te luftes per ekzistencen kombetare, pikerisht ne agimin e shekullit te pavaresise se Shqiptareve, ne Decic te Malesise trime, do te ishte heroi dhe patrioti i madh Dede Gjo Luli, i cili ne vitin 1911 do te ngrinte edhe njehere tjeter te lire flamurin kuq e zi.
Dhe do te mbrinim ne Vlore me 28 Nentor 1912, kur patrioti, intelektuali dhe diplomati Ismail Qemali do te nginte Flamurin e Skenderbeut, ne diten e Skenderbeut dhe do ta shpallte Shqiperine etnike nje vend sovran, te lire dhe te pavarur, si dhe do te vendoste akrepat e historise ne kohen zero, per te filluar keshtu shekullin e Shqiptareve 1912-2012.
Nepermjet Kuvendit te Vlores, Shqiptaret te bashkuar dhe me unanimitet te plote deshmuan vullnetin e madh historik te shtet-formimit dhe vete-qeverisjes se pavarur.
Rruajtja e identitetit te perbashket kombetar dhe territorial, dhe perpjekjet per shtet-formim, do te ishin dy sfidat me te medha historike te shqiptareve gjate ketij shekulli. Keto dy sfida do te sherbenin si dy shinat e medha neper te cilat do te rrugetonte treni Shqiptar i ketij 100-vjecari qe kurrorezojme sot me 28 Nentor 2012.
Deklarata e arte e paveresise, e dale nga kuvendi historik i Vlore do te ishte edhe akti i pare themeltar ligjor i nje kombi qe vendos te marre ne dore fatet e tij.
Nderim perjete firmetareve te pavaresise:
Nderim perjete delegateve dhe luftetareve Shqiptare te te gjitha krahinave dhe trevave Shqiptare.
Shqiptaret e 1912-es, e filluan shekullin tone te bindur se ne jete te jeteve Shqiperia do te roje dhe perparoje e pavarur dhe krenare dhe se dy kembet e forta mbeshtetese: rruajtja e pandare e trojeve te te pareve, dhe deshira dhe vullneti per te bere shtetin Shqiptar do te vazhdonin te mbeteshin po aq te dashura dhe te shtrenjta per Shqiptaret gjate gjithe shekullit ne vazhdim. Keto do te mbeteshin edhe shtyllat e prosperitetit dhe perparimit kombetar.
E verteta historike eshte se nje vit me vone u copetuam dhe u gjymtuam ne gati gjysmen e territoreve, por asnjehere nuk u dorezuam. E verteta historike eshte se aleati yne me i madh historik do te ishte Amerika dhe Presidenti Wilson, i cili do te deklaronte ne Konferencen e Paqes ne Paris ne 1918, se kombet e vogla kane te drejte te ekzistojne dhe perparojne ne paqe perkrah kombeve me te medha. Ky konceptim Amerikan i paqes nderkombetare, sidomos pas Luftes se pergjaakshme te Pare Boterore, do te bente qe territoret e cunguara te trungut Shqiptar te mos vazhdonin te kenaqnin me tej orekset teritiriale te fqinjeve tane grabitqare.
Megjithe vuajtjet dhe shkaterimet e Luftes se Pare Boterore si dhe luftes se Vlores se 1920-es kunder pushtuesve italiane, Shqiperia me sforcim dhe e prapambetur do te hynte ne periudhen e Monarkise se Mbretit Zog, periudhe e cila vleresohet persa i takon perpjekjeve te shtet-formimit dhe ruajtjes se teritorit zyrtar te Shqiperise se mbetur pas copetimit, por qe kritikohet se duhej te kishte bere me teper per demokratizimin dhe presperitetin ekonomik te vendit.
Sakrificat dhe vuajtjet e Shqiptareve do te vazhdonin gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore dhe sidomos me periudhen e komunizmit, periudhe e cila per fajin e vete Shqiptareve do te vete-izolonte dhe do te prodhonte armiq te jashtem dhe te brendshem, reale dhe fiktive, si dhe do te ngadalesonte zhvillimin ekonomik dhe social te Shqiptareve. Nga ana tjeter megjithse republikane ne formen e regjimit, ne thelb regjimi komunist mbetej nje monarki bolshevike e diktatit te nje partie, nje ideologjie, dhe fatkeqesisht nje individi me kult dhe status te genjeshtert.
Ne dallim nga monarkia, periudha e komunizmit ne formen e nje vete-izolimi absurd, ruajti me fanatizem territoret e mbetura por deformoi ne ekstrem konceptin e shtetit Shqiptar.
Do te mbrinim ne 20 vitet e fundit te 100-vjecarit te Shqiptareve, kur Shqiptaret ne te gjitha trevat e tyre etnike do te arrinin me shume rezultate dhe suksese sesa kishin realizuar ne 6 shekujt te marre se bashku.
Ky 20-vjecar i fundit na ben krenare sepse:
1. Sot kemi rifituar Kosoven si shtet Shqiptar te lire dhe te pavarur.
2. Jemi krenare sepse kemi gritur zerin, dhe kemi nderkombetarizuar ceshtje e pazgjidhur Came, si dhe ceshtjen e te drejtave te Shqiptareve etnike nen administrimin e Malit te Zi dhe Maqedonise.
3. Jemi krenar sepse: Sot kemi dy shtete Shqiptare demokratike dhe te ndertuar mbi parimet perendimore, te cilet jane nje faktor madhor gjeografik dhe politik ne Ballkan.
4. Jemi krenar sepse: Nga frika e copetimit dhe aneksimit te fillim shekullit, sot Shqiptaret jane krenare te behen pjese integrale dhe paqsore e Kontinentit te vjeter Evropian ku kane bere pjese ne shekuj.
5. Jemi krenar sepse: E filluam shekullin me 1912 me luftetare te hipur mbi kuaj, ndersa sot kemi nje ushtri modern antare te Natos.
6. Jemi krenar sepse: Nga izolimi dhe komleksiteti komunist i mesit te shekullit, sot kemi nje Shqiperi te hapur me boten, siguria dhe ekzistenca e se ciles eshte nje ceshtje kolektive e aleances me te fuqishme ushtarake te botes: Aleances se Atlantikut Verior.
6. Jemi krenar sepse: E filluam shekullin me ndihmen modeste te Amerikes se madhe, dhe e mbyllem ate me aleancen dhe miqesine me te madhe ne historine e politikes se jashtme te te dyja vendeve.
Megjithate, nje pjese e madhe e territoreve tona etnike vazhdon te jene nen administrimin e fqinjeve sipas traktatit te padrejte te 1913-es. Shume Shqiptare ende vazhdojne te jene te ndare, ose fqinje me Shqiptaret pa qene e arsyeshme dhe pa qene e nevojshme.
….por shekulli qe po vjen do te jete shekulli kur patjeter ….do te vije nje dite qe kufiri do tretet, dhe per te gjithe Shqipetaret nje atdhe do te mbetet. Shqiponja do gdhendet ne cdo shkemb e gure, Do valoje ne shekuj vetem nje flamur!
Gezuar shekullin e pavaresise se
Shqiptareve!
Zoti i bekofte Shqiptaret dhe Shqiperine Etnike!
Zoti e bekofte Ameriken!
Zoti i bekofte Shqiptaret dhe Shqiperine Etnike!
Zoti e bekofte Ameriken!
Faleminderit,
EDUART ALIKO
No comments:
Post a Comment