Monday, November 26, 2012

SHBA: Në qytetin Waterbury u mbajtë manifestimi për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë


BEQIR SINA, New York
 WATERBURY CONNECTICUT :  Në kuadrin e veprimtarive që po mbahen gjithëandej në SHBA, në  kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në qytetin Waterbury -(Uareberi) të Connecticut, u bë ngritja e falmurit kuq e zi - në shtizën e Bashkisë së Qyetit. Në ndërkohë që një shqiptari të vjetër të këtij komuniteti në shenjë nderi iu bë " Majori Dite i Qytetit - "Mayor of the Day" i Waterburyt 


     Kjo veprimtari u organizua në bashkëpunim me dy Komunitetet Shqiptare - Bashkësia Kulturore Shqiptaro-Amerikane "Hasan Prishtina" e Connecticut-it (Konektikat) dhe komuniteti fetar për të kremtuar e Ditën e Flamurit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Komuniteti shqiptarë i këtij qyteti është një ndër komunitetet më të më dhat  e Wareburyt dhe numëron rreth 20 mijë shqiptarë.




      Manifestimi festiv për nder të 28 Nëntorit, të Ditës së Flamurit, nisi kur në njërën prej rrugëve kryesore që të çojnë tek ndërtesa e Bashkisë së Waterburyt, rrugën Grand Street, parakaluan disa qindra shqiptarë, duke valëvitur flamurin kuq e zi me shkabën  të zezë, dykrenore. Ndërkohë, që nga edhe makinat e tyre të stolisura me flamurin shqiptarë dhe shoferët që bnin borijeve dhe thërrisinin USA USA - ALBANIA ALBANIA, i kishin "ndezur" atmosferën vetëm kuq e zi..

     Grupi i këngëve dhe valleve të këtij komuniteti "Vala e Drinit" - veshur me kostumet folklorike këndoi dhe vallëzoi në sheshin para Bashkisë, duke luajtur muzikë tradicionale shqiptare - këngë e valle nga të gjitha trevat.

       Çasti më solemn ishte kur në shtizën e lartë në frontin e ndërtesës së Bashkisedhe kryetari i saj Neil M. O'Leary, dhe veprimtarët e komunitetit ngritën Flamurin kuq e Zi me shkabën dykrenore . Dy skuadrone me nga 12 ushtarak qëndronin gaditur - njëri me uniformën e policisë dhe tjetri me atë të zjarrëfikësve, duke bërë me këtë rastë roje nderi në egzekutimin e dy hymneve kombëtare; atë të SHBA dhe Shqipërisë, ndërsa flamuri po ngrihej për tu valvitur për një javë në shtizën e Bashkisë së qytetit Waterbury.


   Me këtë rast një banor i qytetit, shqiptari i Amerikës,  Jonuz Kulla - u nderua duke marrë titullin "Kryetar Dite i Bashkisë - "Mayor of the Day", duke u bërë kështu për një ditë kryetar parë shqiptar e qytetit për atë ditë, në nderim të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.


     Adi Kulla i bri i tij pranoi titullin e nderit "Mayor of the Day" i qytetit Waterbury për babain e tij, Jonuz Kulla e gjatë kësaj ceremonie në City Hall në Waterbury të premten, mbasi babai i tij Jonuz Kulla nuk mund të marrë pjesë në këtë ceremoni për arsye shëndetësore., teksa Komuniteti shqiptar ishte mbledhur para Bashkisë për të festuar 100 vjet të pavarësisë së Shqipërisë.


     Në faqen e tij të Facebookut, Majori i Qytetit të Waterburyt Neil O'Leary shkruan sot se :"Në përkujtim të Ditës së Pavarësisë shqiptare, Qyteti i Waterbury me krenari të madhe bëri nderimin e një qytetari të saj - njeri që ka bërë kontribute të shumta në emër të komunitetit Shqiptaro-Amerikan. Jonuz Kulla, thotë O'Leary u lind më 5 maj 1943 në Korçë, Shqipëri nga një familje shumë patriotike që luftuan kundër regjimit komunist në Shqipëri. Babai i tij u ekzekutua si rezultat i besimit të tij perendimorë. Më pas, Jonuzi dhe familja e tij u detyrua të largohej nga shtëpia e tyre në një fshat aty pranë kufirit qysh në moshën 23 vjeç.
 

    Edhe pse gjatë gjithë jetës së tij ai u përball me shumë pengesa, ai kishte forcën dhe kurajon për të kapërcyer ato. Së shpejti, ëndrrat e tij gjatë gjithë jetës ishin gati të bëhen realitet. Në shkurt të vitit 1997, Jonuz Kulla emigroi në Waterbury. Menjëherë pas kësaj, gruaja e tij dhe fëmijët u bashkuan me atë dhe atë që njihet si "American Dream" që të bëhej së shpejti një realitet edhe për familjen e Kullave. Dy djemtë e tij dhe vajza e ndoqën kolegjin dhe u bënë anëtarë të suksesshëm të shoqërisë, amerikane. Verën e kaluar, Jonuz dhe familja e tij udhëtoi për në Shqipëri, për të pranuar një çmim nderi në emër të babait të tij të ndjerë, nga Presidenti i Shqipërisë. Ky ishte një nder i madh dhe si një "borxh" të shtetit mëmë ndaj patriarkut të Kullave.

Edhe pse jeta Jonuz Kullës nuk ka qenë e lehtë, por se me punë dhe këmbëngulje, ai arriti çdo qëllimi dhe e bëri atë që mund të arrihet. Kryebashkiaku i qytetit Waterbury O'Leary e ka shpallur  23 nëntor 2012 një ditë të veçantë të njohjes për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe Jonuz Kullën e nderoi me titullin Mayor of the Day". Ai theksoi  me këtë rastë rëndësinë e vazhdimit të traditës dhe kulturës shqiptare të brezit të ri të sotëm, duke i përkujtuar ata që gjithmonë të jenë krenarë për trashëgiminë e tyre.


 Ne kuadrin e kësaj veprimtarie për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipëris, u luajt një pjesë artistike - nga drama "Nëntori i Dytë"


    Aktori Agim Rugova luajti rolin e këshilltarit politik të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqi dhe lexoi Deklaratën e Pavarësisë gjatë skicës teatrale performuar për publikun e pranishëm. Në skenë ka performuar edhe aktori mga Kosova, Shaban Lajqi i cili luajti rolin e Ismail Qemalit dhe rapsodi Tom Gjergji i cili luajti rolin e Isa Boletinës dhe rikrijuar skenën e Pavarësisë 1912, i shoqëruar nga Gjergjë Dedvukaj nga Ansambli Bashkimi Kombëtar dhe në rolin e Marigonës duke qëndisur flamurin Mimoza Rizvani.



    Në cilësinë e kryetarit të Bashkësisë Kulturore Shqiptaro-Amerikane "Hasan Prishtina" e Connecticut-it (Konektikat) foli z.Fluturim Rizvani . Jemi tubuar sonte, u shpreh Rizvani për të manifestuar 100 vjetorin - Ditëlindjen e Nënës Shqipëri duke ia uruar këtë ditë Nënës tonë  Gëzuar! , duke kujtuar të gjithë ata që ranë për këtë ditë që ky 100 vjetor do të na gjente të ribashkuar, por nuk ndodhi ashtu si ëndërruam ! psenë?, do t'ja lëm kohës dhe historianëve që ta vlerësojnë e gjejnë atë!.

        Zoti Rizvani tha se "Amaneti i dëshmorëve,  duhet të shkoi në vend tani tha duke vijuar se sot ne jemi duke përkujtuar edhe një datë të rëndësishme ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jasharit . Gjithashtu, tha ai edhe 104 vjetori Kongresit të Manastirit ose si quhet ndryshe " Jerusalemin e shqiptareve", aty ku u themelua alfabeti i gjuhës sone. Nuk mund ta lem pa përmendur edhe faktin se sot kombi ynë është në një situatë më të mire se asnjëher që e mban mend historia, mbasi sot kemi Kosovën e pavarur dhe duke marshuar për ribashkim kombëtar kemi aleat dhe mikun tonë të madh SHBA" Në fund zoti Rizvani e ka mbyllyr fjalën e tij me bekimin  Zoti e bekoftë popullin shqiptar! Zoti e bekoftë SHBA Gezuar pavarësin, Gëzuar ditën e alfabetit!



   Më pas pati edhe fjalë rasti, dhe kumtesa të cilat u shoqëruan me një program artistik, muzikë nga të gjitha trevat. Qindra shqiptarë, kryesisht çifte, dhe fëmijë të rinëj e të reja erdhën të veshur solemnisht me ngjyra dhe simbolet tona kombëtare, ku binin në sy ngjyrat kuq e zi Ndërkohë që pjesëmarrësit  kishin zënë vendet në të dy anët e sheshit, të stolisur me flamuj dhe balona kuq e zi. Mbi kokën e ndonjë mërgimtari pak më të moshuar - por edhe tek të rinjët binin në sy plisi i bardhë dhe tundja e flamujve shqiptarë.

No comments: