Xhaxhai i saj është George W. Bush, Presidenti numër 43 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa gjyshi i saj është.George H. W. Bush, presidenti numër 41. Bashkëshorti i saj është David,
djali i Ralph Lauren, stilisti më i famshëm amerikan. Duke bërë shaka
mund të themi se Lauren Bush ka një ADN dhe më shumë “upper class” dhe
“made in USA” se kaq nuk mund të ketë. Një ish-modele, e diplomuar në
antropologji dhe një master në fashion design, buzëqesh dhe nënvizon se
kjo përkthehet në dëshirë për të përballuar gjithçka me një impenjim më
të madh.
Pikërisht ky projekt e bën atë të jetë ndryshe nga pasaniket amerikane që shkojnë nga një festë në tjetrën dhe bëjnë sikur merren me bamirësi. Që prej vitit 2006, ajo krijon dhe shet çantat “Feed” të bëra prej kartoni organik: kush blen një “u jep” për të ngrënë edhe fëmijëve të vendeve të varfra. Më shumë se 60 milionë vakte janë shpërndarë rreth e qark botës nga “Feed”, që prej vitit 2008 mbështetet edhe nga një shoqatë bamirësie.
E lindur në Kolorado, por e rritur në Teksas, tani Lauren Bush jeton në Nju Jork me bashkëshortin David, 41 vjeç me të cilin u martua shtatorin e kaluar. “E kam pasur gjithmonë të qartë që dy mbiemrat e mi mund të jenë si ndihmë ashtu edhe pengesë. Por në fund ato që më japin shtysën janë puna dhe pasioni për atë që bëj”, tregon.
Si ju erdhi në mendje ideja e “Feed”?
Studioja antropologji në Princeton dhe isha shumë e interesuar për ndihmat për zhvillimin e vendeve të varfra. Kështu nisa të punoja për Programin Botëror mbi Ushqimin të Kombeve të Bashkuara, në veçanti me projektin për shpërndarjen e ushqimit nëpër shkolla: për shumë fëmijë ajo që hanë në shkollë është i vetmi vakt i ditës, dhe një shtysë më tepër për të mos humbur një ditë mësimi. Kam udhëtuar shumë në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine. Kam kuptuar se ushqimi është i rëndësishëm jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për të pasur dinjitet. Tani uria vret më shumë se sida, se malaria dhe tuberkulozi të bëra së bashku.
Ku e ke marrë frymëzimin për çantën e parë “Feed”?
Doja të gjeja një mënyrë për t’i bërë njerëzit të kuptonin se uria në botë është diçka që mund të luftohet, një problem i tmerrshëm, por i menaxhueshëm. Nëse e menaxhojmë si duhet rezultatet do të jenë mbresëlënëse. Kështu vendosa të inkorporoj koston e vaktit të një fëmije në shkollë për një vit në çmimin e një produkti konsumi, në një çantë. Për ta dizajnuar u frymëzova nga çantat me racione ushqimesh që OKB ka shpërndarë në të gjithë botën.
Shoqëria juaj “Feed Projects Llc” është cilësuar si një sipërmarrje sociale për përfitimin. Çfarë do të thotë kjo?
Do të thotë që është e organizuar si një biznes i vërtetë për t’i bërë mirë botës, jo vetëm për të maksimizuar fitimet e aksionerëve tanë. Kur një sipërmarrje tregtare funksionon dhe në të njëjtën kohë kontribuon për t’u bërë mirë njerëzve, atëherë ky është modeli ideal. “Feed” po bashkëpunon edhe me një organizatë bamirësie për të mbledhur fonde dhe për të mbështetur programe për organizatat. Domethënë, ndjekim të gjitha rrugët e mundshme për të arritur qëllimin tonë.
Kush i prodhon çantat?
Kujdesem unë personalisht për raportet me artizanet nga e gjithë bota. Ato kanë gjithmonë produkte interesante shpesh të realizuara me materiale shumë ekologjike, një tjetër çështje që e kam për zemër. E nisëm punën me disa grupe grash në Kenia. Ato po bëjnë një punë të mrekullueshme, madje për t’i realizuar janë angazhuar edhe disa studente të një shkolle lokale për të shurdhrit. Dhe për më tepër kur një objekt bëhet me shumë dashuri, duke përdorur teknika të vjetra dhe tradicionale, rezultati është gjithmonë i veçantë.
Ambientaliste dhe filantrope: kur i zbulove këto prirje?
Që e vogël. Për shembull jam bërë vegjetariane që në moshën 4- vjeçare kur kuptova se mishi vinte nga kafshët. Që atëherë nuk vura më mish në gojë.
Ju bashkëpunoni me shumë firma të mëdha për të krijuar dhe shitur çantat “Feed”, si “Gap”, “Kenneth Cole”, “Forever21” dhe “Ralph Lauren Rugby”?
Për mua është e rëndësishme që sa më shumë njerëz t’i bashkohen këtij projekti, sepse kështu do arrijmë të kemi më shumë ushqim për fëmijët në nevojë. Ëndrra ime është të shoh çantat që krijoj në duart e njerëzve që mund të na ndihmojnë për të zgjidhur këtë problem të madh global.

No comments:
Post a Comment