Në
parathënien e librit “150 vjet, fotografi shqiptare”, kritikja Suzana
Varvarica Kuka shprehet: “Qerim Vrioni është studiuesi që e ka lidhur
jetën e tij kërkuese e intelektuale me gjithçka që ka afërsi me
fotografinë shqiptare, me autorët e saj, me fotot, me personazhet,
përmbajtjet, temat, subjektet dhe objektet që kanë fotografuar, me
faktet patriotike, natyrore, mjedisore, urbane dhe psikologjike nga jeta
e tyre”. Qerim Vrioni është studiues i fotografisë dhe fotograf.
Në
vitin 2005 ka botuar librin “Fotografia - një grusht diell” që është i
pari për fotografinë në historinë e kulturës shqiptare, kurse në vitin
2009 botoi “150 vjet - fotografi shqiptare”. Ka shkruar me dhjetëra
analiza e studime për fotografinë shqiptare e atë të huaj, në shtypin
shqiptar, në Republikën e Kosovës, SHBA, Rumani, Greqi, Angli, Maqedoni,
Itali, Mal i Zi etj. Pjesëmarrës me fotografi i disa edicioneve të
konkurseve kombëtare “Marubi” në Tiranë dhe “Gjon Mili” në Prishtinë.
Është bashkautor në albumin fotografik “50 years of the University Of
Tirana in 100 photos” dhe organizator më 2008 në Tiranë, Vlorë dhe
Prishtinë, veprimtarinë: “150 vjet- fotografi shqiptare”, të shoqëruar
me materialin historik me videoprojektin e rreth 70 fotove më të vjetra
shqiptare dhe pjesëmarrës në Ekspozitën e Mesdheut në korrik 2009, të
organizuar në Romë (Itali), ku përfaqësoi Shqipërinë me gjashtë foto. Në
këtë bisedë tejet interesante dhe me vlera qytetare, intelektuale,
kombëtare e historike, studiuesi i fotografisë dhe fotografi Qerim
Vrioni rrëfen kriterin kronologjik të fotografisë në historinë e
kulturës shqiptare.
-Kam
shfletuar dhe lexuar me interes të veçantë dy librat tuaj
-“Fotografia-një grusht diell” dhe “150 vjet - fotografi shqiptare”.
Sinqerisht jam ngazëllyer nga mjeshtëria e kulturës profesionale dhe
thelbi i fotografisë së mrekullueshme artistike. Cila ka qenë
eksperienca juaj e parë me fotografinë?
Kam
nisur të fotografoj me një aparat amatorësh, rreth 20 vite më pare,
pamje të Gjirit të Vlorës, një nga vendet më panoramike të Shqipërisë.
Sidomos, perëndimet e diellit aty, janë të magjishëm, në mund të
shprehemi kështu. Atje, dielli dhe deti shkëmbejnë nuanca ngjyrash duke
shtuar ndërsjelltasi mrekullinë pamore të secilit, natyrisht, edhe të
gjithë pamjes. Të veçantë janë në atë hapësirë, Karaburuni, Sazani dhe
Kepi i Treportit, që e bëjnë mjaft tërheqës peizazhin, sidomos i pari që
ndonëse zë një pjesë të madhe të horizontit, nuk e rëndon atë,
përkundrazi. Më pas përdora një aparat më profesional. Ndoshta magjia e
Gjirit të Vlorës më nxiti të fotografoj e, më vonë t’i përkushtohem
sidomos studimit të saj.
-Ju vendosët të studioni artin e fotografisë, krahas studimeve të tjera? Si kini arritur ju të procedoni “në udhëtimin tuaj”, të jeni kreativë rreth portreteve, peizazheve, kompozimeve, madje edhe kumteve në fotografi?
Për studimin e fotografisë shkak u bë një foto e Kel Marubit e botuar në albumin “The Photo Book” (Londër,1999). Aty ishin përmbledhur 500 foto nga gjithë kohrat, të përzgjedhura nga një komision i posaçëm i Shtëpisë Botuese Phaidon, më e njohura në botë për artet pamore. Fotoja kishte titullin “Kapiteni Mark Raka dhe Bajraktari i Shalës” (1922). Komenti i shkurtër shoqërues thoshte ndër të tjera, se fotoja ka dramaticitet, teatralitet, por nuk kuptohej se çfarë po ndodhte. Kjo më shtyu të kërkoj rreth saj e, u nisa nga viti 1922. Në Historinë e Shqipërisë (1965), gjeta se atë vit qeveria kishte bërë çarmatimin e popullsisë civile. Me njëherë i vura titullin “Dorëzimi i armëve”. Botova një shkrim mbi të në revistën XXL, ishte shkurti 2001, diçka rreth një formati A4. Më pas mësova të dhëna të tjera historike rreth fotos. Sot ajo përgjithësisht, botohet me titullin që e botova unë në revistën XXL, ndonëse në regjistrin e Fototekës Marubi shënohet “Kapiteni Mark Raka dhe bajraktari i Shalës”. Duke hulumtuar mbi këtë fotografi, botova pas disa kohësh, shkrimin e përfunduar, rreth dy faqe në “Gazetën Shqiptare” (2 maj 2002). Kjo më shtyu të shihja me tjetër sy foto të tjera të Marubëve e, t’i analizoj ato. Ndërkohë, shkrova një artikull edhe për foton “Pikaso duke vizatuar me dritë“(1949), të fotografit amerikan me origjinë shqiptare Gjon Mili, gjithashtu e përfshirë në albumin e sipërpërmendur. Në këtë sipërmarrje, t’a quajmë kështu, më ka ndihmuar edhe një farë njohje që kisha për pikturën të përftuar edhe nga shoqëria me piktorë.
-Duke u fokusuar në librat tuaj, “Fotografia - një grusht diell”, “150 –vjet fotografi shqiptare, apo “Shqipëria në ekspozitën fotografike ….”, ka një shtrirje të gjerë të fakteve dhe ju bashkëngjitni një vlerë të madhe edukimit kuptimplotë të vetëdijes njerëzore, kombëtare e të natyrës, në pikëpamje të kulturës në të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Pse zgjodhët shekullin e kaluar si fokus i një libri mbi fotografinë? A mund të na jepni disa mendime rreth tyre?
Zgjodha shekullin e kaluar, më saktë, gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe të parën e qindvjeçarit ‘900, pra rreth njëqind vjet, sepse në atë ndërkohë, fotografia shqiptare ka hedhur jo vetëm hapat e para, por dhe ato të sigurta në një veprimtari që do hynte edhe në artet pamore. Fotografët nisën të kristalizojnë individualitet e tyre në gjini të ndryshme, si peizazhe, portrete, kompozime etj. Kel Marubi, ndoshta është më i suksesshmi, sepse përveç fotos së trajtuar më sipër, ka lëvruar me arritje të dallueshme disa gjini të fotografisë. Gjithashtu, përmendim se fotografia jonë në kapërcyell të shekujve XIX dhe XX, ka mbështetur Lëvizjen Kombëtar për pavarësi, duke i bërë jehonë përpjekjeve të çetave patriotike që luftonin pushtimin otoman. Një gjini tjetër të fotografisë e lëvruar në atë kohë, ishte dhe peizazhi me të cilën njiheshin shqiptarët, por edhe të huajt, me bukuritë natyrore të vendit. Nuk i kanë shpëtuar syve të fotografëve të njëqindvjeçarit të parë, edhe njerëzit të cilët kishin kontribuar për lartësimin e Kombit në fusha të ndryshme. Kështu, Vani Burda përjetëson Ismail Qemalin, Petro Dhimitri përngrin në letër Isa Boletinin, mbretin Ahmet Zogu e fotografon Kel Marubi, Kristo Shuli ndeh në fotografi portretin e pikturuar të Naum Veqilharxhit, portreti i Migjenit realizohet nga Gegë Marubi, për të përmendur vetëm fare pak syresh. Gjithashtu, edhe ngjarjet e ndryshme me rëndësi historike janë përfshirë në opusin e fotografëve shqiptarë të njëqindvjeçarit të parë, p. sh. Ngritja e Flamurit në Kalanë e Rozafës, më 1914, pas largimit të pushtimit malazez, fotografohet nga Kel Marubi, festimet e Përvjetorit të parë të Shpalljes së Pavarësisë i përkasin aparatit të Petro Dhimitrit, Shkolla e Parë shqipe në Korçë, foto e Kristo Shulit, heroizmi i Gjashtë Dëshmorëve të Ormën-Cifligut (1911), frymëzon Vani Burdën për fotopllakatin për ta etj. Me rëndësi të madhe edhe për mbajtjen lartë të frymës së Rilindjes Kombëtare pas 28 Nëntor 1912, patën edhe kartolinat e fotografëve shqiptarë. Ata, i krijonin ato duke përdorur foto të figurave të shquara të Kombit, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Pashko Vasa, Ahmet Zogu etj, e, i lidhin këto me simbole të shqiptarizmit. Po ashtu, në kartolinat paraqiteshin edhe ngjarje historike si psh. Ngritja e Flamurit në Kalanë e Rozafës (1914), festimet e Përvjetorit të parë të Pavarësisë. Në këtë lëmë, janë dalluar më shumë Kel Marubi dhe Vani Burda, më të shquarit e atyre të cilët mund të quhen “Fotografët e Rilindjes”.
-A mund të na tregoni pak për procesin e kërkimeve studimore e shkencore në librin enciklopedik “150 vjet-fotografi shqiptare”? Shënimet tuaja nënkuptojnë bashkëpunimin tuaj të ngushtë me një sërë burime dhe arkiva të ndryshme. A keni hasur në vështirësi nga këndvështrimi i një protagonisti në gjetjen e tyre?

Libri
“150 vjet - fotografi shqiptare” është një botim jubilar, ndonëse
njëkohësisht përbën, si të thuash, historinë e parë të fotografisë në
vendin tonë. Libri erdhi pas një veprimtarie që organizova në Galerinë e
Arteve në Tiranë, me rastin e 150 vjetorit të fotografisë së parë
shqiptare (2008). Lënda kryesore e librit përbëhet nga artikujt e shumtë
që kam botuar për fotografët më të njohur të vendit. Në Shqipëri nuk ka
pasur ndonjë libër kushtuar fotografisë deri në vitin 2005, kur botova
përmbledhjen “Fotografia një grusht diell”. Për këtë libër, kisha
shfletuar në Bibliotekën Kombëtare çfarë ishte shkruar në shtypin
shqiptar për fotografinë, nga viti 1912 deri më 2000, rreth 180
materiale, përgjithësisht informacione e jetëshkrime fotografësh.
Fatkeqësisht, nuk gjeta asnjë studim për ndonjë fotograf a fotografi.
Burime të dhënash për librin e dytë mbi fotografët e vjetër shqiptarë e
për punimet e tyre, kam gjetur edhe në libra të ndryshëm me karakter
historik. Një ndihmë për librin “150 vjet…”, më kanë dhënë dhe pasardhës
të fotografëve, p. sh, mbesa e Vani Burdës, vajza e Jani Ristanit, nipi
i Thimi Racit, për të cekur pak syresh. Natyrisht kam hasur edhe
vështirësi, ndonjë fotograf me vlera, por dhe me ngrefosje të tepruar,
s’ka pranuar të më flas e tregoj diçka nga punimet e tij, gjithsesi unë e
kam përfshirë në libër, natyrisht jo të plotë. T’ju përmend parimin
bazë timin, unë punoj “pa përfitim, pa detyrim”, shkruaj për gjera që më
tërheqin pa asnjë interes të mëpasëm. Fotografitë e hershme, ende nuk
trajtohen me vlerën që kanë, kështu mendoj se mjaft foto të çmuara
artistike, historike, dokumentare, etnografike etj, ndodhen në pronësi
të njerëzve që janë në padijeni të përmbajtjes së tyre. Kjo ka sjell që
shumë syresh të humbasin, prishen dalëngadalë prej lagështisë së
mjediseve të papërshtatshme ose e keqja më e vogël, të qëndrojnë në
“errësirë“, larg syve të publikut, po me shpresë se do vijë një ditë do
t’u dalë fati e do nusërojnë në salla ekspozitash a faqe albumesh.
-Shumica e fotografive përfshijnë subjekte, ngjarje, portrete, vende, njerëz, histori, gjeografi, traditë, muzikë, jeta social-kulturore, trashëgimia kulturore, d.m.th kultura shqiptare e transmetuar në tërësi. Cili ka qenë motivi tuaj për të përfshirë këto fotografi dhe pse vendosët të dialogoni përmes tyre apo kjo erdhi si një reflektim i brendshëm?
Fotografia nga vet natyra e saj është dokumentim (përjashtim, ndoshta, fotografia e artit) i një ngjarjeje, njeriu a vendi që edhe pse nuk janë më, mund të nxisë fantazinë për të përfytyruar për to, çastin e shkrepjes, por sidomos, ato para shkrepjes e pas saj, mendimet e fotografit a bisedën e tij me individin që po fotografon. Kur kam shikuar portretin e Ismail Qemalit (me gjasë në Rumani) realizuar nga Vani Burda, imagjinata ime u bë shumë kureshtare për fjalët e shkëmbyera ndërmjet tyre, para dhe pas shkrepjes. Shkak për këtë ishte siguria e patundur se të dy, Plaku i Vlorës dhe fotografi korçar, kanë qenë përball njeri-tjetrit e, natyrisht s’kanë qëndruar gojë-mbyllur. Kjo gjë mund të thuhet edhe për foto ngjarjesh a vendesh që tashmë nuk mund t’i kesh përballë. Tjetër, në kulturën shqiptare mendoj se fotografia zë një vend të veçantë për fillimet e saj të saktësuara kohore, por edhe për nivelin zanafillor të përafërt me atë të fotografisë botërore, çka nuk mund të thuhet për pikturën dhe skulpturën shqiptare. Me fotografinë mundësohet njohja e kulturës material dhe shpirtërore të qytetit dhe fshtatit, të etnografisë, shikohen objekte ndërtimore të zhdukura. Janë disa foto ( ndër to më e plota e Kel Marubit) që paraqesin Urën e Vezirit mbi lumin Drin, të ndërtuar nga Bushatllinjtë e Shkodrës (shekulli XVII-XVII) në afërsi të Kuksit, thuhet e shkatërruar nga ushtria serbe më 1915. Ajo ishte një vepër e veçantë arkitekturore që po të mos ish prishur, mund të linte në hije Urën e famshme të Mostarit në Bosnje si vend tërheqës për turistët. Marubi i mesëm, kish udhëtuar nga Shkodra në Kukës për ta fotografuar, mund të kish parë edhe ndonjë foto të Nopçës a tjetërkujt, por donte ta prekte vet me aparatin e tij atë mrekulli shqiptarësh. E, mbase kur ka dalë përpara saj, ka mbajtur frymën dhe fjalën e është kredhur në mendime. Ndoshta. Shkodrani nuk ka lënë pa fotografuar dhe rojen e urës që ashtu gjysëm-shtrirë është në krye të detyrës. Meqenëse po përmendim Urën e Vezirit, shtoj se është një fotografi e fillimviteve ’40, që paraqet çka kish mbetur nga ajo, 3-4 këmbë të palidhura me njëra-tjetrën në mes lumit dhe zallit. Fotoja është realizuar nga Ismail Qamil Vlora, nipi i Ismail Qemal Vlorës. Përfytyrojmë keqardhjen e tij para shkrepjes së aparatit, që ishte përzier me akuzën për ata që prishin ura, por dhe për ata që nuk i mbrojnë ato. Një nga detyrat e fotografisë (më tepër asaj dokumentare dhe historike), mendoj se është vetëdijesimi opinionit publik për të risjell të shkuarën e, njëkohësisht duke thërritur me të madhe për mospërsëritjen e prishjeve. Më ndryshe, fotografia ndikon që lista e asaj që me të drejtë publicisti i njohur Ylli Polovina e quan “Shqipëria e humbur”, të mos shtohet me humbje të tjera. Objekteve të vjetra, me kalimin e kohëve, u shtohet ndjeshëm vlera. Këtu, e kam fjalën për ato me vlera arkitekturore, historike dhe sidomos, shoqërore. Shkurt, motivi i trajtimit të objekteve të hershëm, në këmbë ose shtrirë, në fotografi dhe në studimin e saj, lidhet me dashurinë si çdo qytetar tjetër për vendin nga kemi rrënjët e që na jep emrin.
-Ju keni një karrierë gjithashtu në publicistikë. Me këtë dëshiroj të di se si ju harmonizoni aktualen mbizotëruese historike, sociale e politike, në kurriz të pavarësisë tuaj intelektuale. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj në artikujt publicistikë?
Jo, nuk kam ndonjë karrierë të gjatë në publicistikë, janë vetëm disa shkrime për ngjarje, persona e dukuri. Natyrisht, pavarësia e mendimeve edhe aty është elementi bazë, këtë e respektoj prore e me kënaqësi. Shtysën për ndonjë shkrim e kam marrë nga fotografia si p.sh. “Zeri i Nolit dhe një fotografi e vjetër”, në një rast tjetër, shuarja e prof. Ramadan Sokolit, një miku im i nderuar, më nxiti që nga mijëra kilometra larg, të zëvendësoja “grushtin e dheut” mbi vendprehjen e tij, me shkrimin-homazh, “Lamtumirë profesor Ramadan Sokoli”, ose të kujtoj një shkrim që e kam veçanërisht për zemër, “Po afron 100-vjetori i Pavarësisë”, që u botua rreth dy vite më parë, u ngjiz nga meraku (me shumë gjasa i drejtë, këtë po e tregon koha) për festimin siç i takon “Një shekulli Pavarësi”. Ky, është botuar së pari në Tiranë (1000 ditë para 28 Nëntor 2012), në Prishtinë dhe diasporë, në të dytat është pritur më ngrohtë se në kryeqytetin amë. Pra, përmenda vetëm tre syresh, po nuk janë shumë sa për të krijuar karakteristikë.
-Kush janë fotografitë tuaja më të preferuara? Kritika e kohës si e ka trajtuar fotografinë tuaj?
Fotografia ime më e dashur është, “Një grusht diell”, një rastësi e jashtëzakonshme, “të çoi Zoti”, më thoshte një miku im i ngushtë, Aleksandër Babe. Pamja e fotografuar ka zgjatur vetëm pak sekonda e, unë u ndodha me aparatin ato çaste aty…Fotoja është ekspozuar në Konkursin “Marubi” (2003), “Gjon Mili”, Prishtinë (2004), në Ekspozitën e Fotografëve të Mesdheut (Romë, 2009), si dhe riprodhohet në ballinat e dy librave, të librit tim të parë, që i ka dhënë dhe emrin, “Fotografia një grusht diell” (2005) dhe të shkrimtarit Kujtim Dashi, “Në muajin e nëntë“ (2009). Një kopje e zmadhuar e kësaj fotoje (50×70 cm) i është dhuruar para 3-4 vitesh Kryetarit të Akademisë së Shkencave që e ka vendosur në murin e zyrës së tij. Një foto tjetër e zgjedhur është ajo me titull disi ironik, “Hotel me pesë yje”, ku paraqitet një shtëpi fshati me dërrasa, në fasadën e së cilës janë vendosur horizontalisht pesë yje të mëdhenj e, mbi gardhin e oborrit qëndron një samar kafshe pune. Është realizuar në një fshat të thellë mbi Pezë me emër të veçantë, Gjysulkone. Ndonjë djalosh nga fshati i kthyer nga mërgimi ekonomik, ka dashur të “jetojë“ ëndrrën e parealizuar për jetë fatlume dhe ka zgjedhur simbolin e hoteleve më të shtrenjta, për ta plotësuar të paktën shpirtërisht atë. Po samari i kafshës së punës mbi gardh, kumton të kundërtën e pesë yjeve, madje i jep një ton humori, për të mos thënë, ironie a sarkazme fotos. Kjo foto, bashkë me të parën dhe katër të tjera, po të mijat, janë paraqitur në Ekspozitë e vendeve të Mesdheut të hapur në Romë (Itali), në korrik 2009, ku përfaqësuan Shqipërinë. Fotoja “Hotel me pesë yje” ishte zgjedhur nga organizuesit të vendosej ne flet-palosjen, ku çdo pjesëmarrës përfaqësohej vetëm me një foto. Të dy fotografitë m’i ka dhuruar çasti, por dhe unë kam qenë në gjah të tij. Përgjithësisht, aparatin e mbaj me vete përherë. Foto e mësipërme, në një farë mënyre janë peizazhe, po prej tyre mund të përthithet edhe ndonjë kumt social e filozofik. Ndoshta, një peizazh quhet i arritur, kur përveç ndjesive estetike pamore, ngërthen edhe diçka filozofike e të zhyt në përsiatje.
-Ç’mund të na thoni për fotografin me origjinë shqiptare, Gjon Mili?
Fotografi amerikan me origjinë shqiptare, Gjon Mili, është një figurë që e nderon kombin tonë në botën e jashtme. Kam shkruar rreth 14-15 shkrime studimore për foto të veçanta të tij, për jetën e veprimtari të ndryshme ku ka qenë pjesëmarrës, për talentin e tij në kinema e në të shkruar etj. Vet ruajtja, për rreth 60 vjet e emrit Gjon, thellësisht shqiptar, edhe pse i natyralizuar amerikan e, në një vend ku nderimi i emrit të të ardhurve është një praktikë e njohur, flet për një lidhje shpirtërore të vazhdueshme me vendin e të parëve të tij. Gjon Mili përmendet vazhdimisht në botimet e reja si dhe periodikët mbi fotografinë, sidomos në SHBA. Edhe në shtypin shqiptar, elektronik dhe letër, botohen shkrime për të, por, fatkeqësisht shumica janë përsëritje dhe kopjim i artikujve të të tjerëve. Shkruhet nganjëherë me epitete që nuk i takojnë, si psh. quhet ”shqiptari gjenial”ose “ai që shpiku dritën stroboskopike”, çka nuk përputhet me të vërtetën. Cilësimi i parë, është një përkthim i gabuar i nofkës miqësore të dramaturgut irlandez, Sean O’Casey, “shqiptari zemërbardhë“, ndërsa dritën stroboskopike e ka shpikur, Harold Edgerton, Mili e zbatoi me frymëzim të veçantë në fotografi arti. Para rreth gjashtë vjetësh, nëpërmjet Galerisë së Arteve në Tiranë, i propozuam Bashkisë së Korçës përjetësimin e emrit të Gjon Milit, në ndonjë rrugë, shesh a shkollë, por deri tani nuk është bërë gjë. Nuk më duket e udhës që një qytet të mos nderoj njeriun që e bënë t’i përmendet emri në mjaft libra të ndryshëm në botë. Para 3-4 muajsh, në SHBA, u vërejt një vlerësim i ri për Milin. Në albumin lluksoz, “75 years of LIFE, the best of the best” (75-vjetori i LIFE, më të mirat e më të mirave), fotoja e parë, si të thuash simbolikja e të tjerave që pasojnë, ishte “Lindy Hop” (1943) e Gjon Milit. Fakti ka ngjyrë të veçantë sepse kjo foto ka të bëjë me artin e fotografisë dhe jo me foton e shtypit, siç ishte natyra e albumit, ose si ishin të gjitha të tjerat, që përfaqësonin arritjet më të mira të fotogazetarisë në revistën LIFE, gjatë 75 viteve të jetës së saj. Gjithsesi, duhet të përmend se në vitin 1992 (28 nëntor), Gjon Milit iu akordua (pas vdekjes) nga Presidenti i Republikës, titulli i lartë “Artist i Popullit”, por sërish nga institucionet përkatëse bëhet pak për vendosjen e tij në atë vend që i takon në kulturën shqiptare.
-Të largohemi paksa nga tema; kush është Qerim Vrioni? Jetoni në Detroit Michigan, çfarë ju lidh me Vlorën?
Familja është me origjinë nga Berati, unë jam lindur në Tiranë dhe kam jetuar mbi 40 vjet në Vlorë…. Prej 15 vitesh jam kthyer sërish në vendlindje. Ka nja 4-5 vjet që disa muaj të vitit i kalojë në SHBA, ku jeton njëra nga vajzat me të shoqin dhe dy djem. Kur kthehem në Shqipëri, kohën e ndaj midis Tiranës dhe Vlorës. Në qytetin bregdetar, kam kaluar fëmijërinë, rininë, atje jam bërë prind, pra një pjesë e madhe me pika kulmore i takon jetës atje. Në Vlorë kam shokë e miq të vjetër të lagjes, të shkollës dhe të punës, kënaqem kur takohem e pi kafe bashkë me ta. Dihet se, miqtë janë si puna e vjetërsisë së verës.
-A ka ndonjë gjini tjetër që ju e lëvroni dhe do të dëshironi ta provoni?
Hëpërhë, nuk mendoj të lëvroj gjini tjetër, përveç studimit të fotografisë, fotografimit e, më pak të ndonjë shkrimi publicistik me sfond historik, politik e shoqëror. Në këto mund të hyjnë edhe përçapjet e mija për të përuruar ndonjë fotograf të vjetër a për të hapur ekspozitë gjithpërmbledhëse të tij, etj.
-Mesazhi tuaj për fotografët, enciklopedistët e rinj, dhe inteligjencën shqiptare andej e këtej Atlantikut?
Duke folur për ata që kanë pasion fotografinë, duhet të përmend se në Shqipëri janë shumë, madje dhe mjaft të talentuar. Kjo vihet re edhe në paraqitjen e fotove të tyre në rrjetet sociale, Facebook, Twitter e blog-et vetjake. Po ashtu, edhe në shtypin e shkruar shihen shumë kapje dhe trajtime interesante të subjektit nga fotografët, por botohen ende pa autorësi, më ndryshe “jetime”, çka nuk sjell pahtësime të individualiteteve në lëmë të fotogazetarisë. Një punë të mirë në shpërfaqjen e talenteve në artin e fotografisë, mendoj se kryen revista (ende virtuale) “Fotopasion”, që publikon krijime me nivel të kënaqshëm artistik. Mangësi në publikimin e duhur të fotografisë, është edhe mungesa e një shoqate fotografësh, që do bashkërendonte dhe institucionalizonte veprimtaritë fotografike në vend, si hapje ekspozitash vetjake e të përbashkëta, botim albumesh, marrëdhënie me revista dhe shoqata homologe të huaja, propozime për vlerësime fotografësh, për organizmin e work-shop-eve etj. Fatkeqësisht, paaftësinë e fotografëve më të vjetër (atyre që kanë fotografuar edhe para 1991) në drejtim të organizmit, po e shfaqin edhe fotografët e rinj, ndonëse këta janë me hapësira veprimi e njohuri shumë më të gjera bashkëkohore.
-Duke ju falënderuar për këtë bisedë dhe duke ju uruar punë të mbarë e suksese në të ardhmen, dëshiroja t’iu pyesja për projektet tuaja dhe me çfarë tematike do të merreni në të ardhmen?
Në të ardhmen, siç u shpreha dhe më sipër, do vazhdoj të merrem kryesisht me studimin e fotografisë, me fotografimin dhe, diçka me publicistikë. Mendoj të rihedh në qarkullim dy librat e mi. Të parin vetëm rishtypje, ndërsa të dytin, ndoshta me zgjerime, plotësime burimore dhe saktësime, pra ribotim. Por, t’ia lemë kohës.Intervistoi: Raimonda Moisiu (Ne foto..)

No comments:
Post a Comment