Kandidatura e Nanos për të qenë president është komentuar si serioze
dhe pozitive nga Ambasadori Amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, pas
një takimi të tij me ish-Kryeministrin Fatos Nano kandidat i
vetëshpallur për President. “Sikurse për shumë shqiptarë, një nga
programet e mia të preferuara
është “Zonë e Lirë”, zoti Çani po ju ndjek edhe ju gjithashtu dhe çdo
javë. Është interesante të shoh listën e kandidatëve që ai ka 12 apo
disa të tjerë. Qartazi disa kandidatë janë më seriozë se të tjerët dhe
zoti Nano është në këtë kategori ndaj është e rëndësishme të vazhdojmë
diskutimet tona”, u shpreh Arvizu. Më tej ai shtoi se se nuk po flitet
për emërimin e një ministri, por për Presidentin e Republikës së
Shqipërisë, kështu që kërkesat janë të qartësuara në Kushtetutë, “duhet
të jetë një proces kushtetues, por sërish bëhet fjalë për Presidentin
dhe këtë Kryeministri dhe çdo shqiptar e kupton shumë mirë”, tha ai.
Arvizu e mbylli fjalën e tij duke thënë se Shqipëria ka nevojë për një
lidership pozitiv dhe theksoi se shumë nga këto gjëra pozitive janë të
mbledhura te Fatos Nano.
Ndëkohë nga ana e tij Nano tha se ky takim ishte në vazshdën e atyre që po bën ai për kandidaturën dhe zgjedhjen e presidentit duke thënë se në vazhdën e takimeve të tij përfaqësuesit ndërkombëtar nuk mund të përjashtohen dhe “mbi këtë bazë shtoi se në takim u dhanë arsyetime të njëjta për një klimë më të frytshme si dhe për sfidën e ardhshme presidenciale”.I pyetur për deklaratën e Kryeministrit Berisha se Presidenti do dalë nga radhët e Partisë Demokratike, Nano tha: “Kryeministri është kryetar i maxhorancës dhe drejtuesi i partisë më të madhe, kështu që ai po bën mirë detyrën e tij. Ai ka treguar në mjaft raste se nuk është politikan i rekordeve të pjesshme dhe unë nuk mund ta marr Kryeministrin në mënyrë kaq të pjesshme si deklaratat e ditës. Kjo është një pjesë e të vërtetës të cilën unë e vlerësoj me vështrim kritik, unë mund të bëj vetëm avanca dhe jo kërkesa për tërheqje”.
Fatos Nano tha se se ka një përgjigje pozitive nga e majta duke theksuar se do ta riaktivizoj mbështetjen e së majtës së shprehur hapur dhe heshtur për liderin historik të saj. Kandidati për President përfundoi fjalën duke thënë: “Unë nuk kam ardhur për të ndërprerë axhendat e zhvillimit normal të politikës dhe punëve në Shqipëri. Është jashtë natyrës së traditës dhe qëndrimeve të mia politike që gjithçka që unë kam provuar nuk mund të shkaktoj një krizë, kam avancuar dhe do vazhdoj të avancojë me politika që zgjidhin probleme”.

No comments:
Post a Comment