Ne kuader te zgjedhjes per kreun e shtetit, Fatos Nano, i vetëkandiduari
për President të Shqipërise vijoi takimin e radhes me kreun e PS, Edi
Rama.
Nano njohu sot Ramën dhe Rucin me platformën që ka përgatitur, kurse selia rozë u shpreh zyrtarisht me anë të njoftimi për shtyp se procesi i zgjedhjes së presidentit është proces politik që kërkon dialog gjithëpërfshirës dhe konsultime të gjera, madje dhe me publikun.
Takimi nisi sot në orën 11:00 tek selia e Partisë Socialiste, ku Nano ka munguar që prej kohëve kur e drejtonte këtë parti.
Pas përfundimit të takimit qe zgjati 2 ore, Partia Socialiste zbardhi me anë të një njoftimi për shtyp takimin Rama-Nano.
Sipas PS, Nano sot në selinë rozë takoi Ramën kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruci të cilët i bënë të ditur ish kreut te socialisteve se, PS do të angazhohet për një proces me dialog konstruktiv, ku të mos ndjehen të përjashuar jo vetëm partitë politike, por dhe publiku.
“Dy përfaqësuesit më të lartë socialistë kanë dëgjuar me vëmendje gjithë çfarë dëshironte t’u përcillte zoti Fatos Nano, lidhur me platformën e tij për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës mbi palët e jashtë palëve politike. Nga ana e tyre ata i kanë thënë zotit Fatos Nano se Partia Socialiste synon krijimin e kushteve për një proces politik, ku publiku të mos ndjehet i përjashtuar dhe ku të gjitha palët parlamentare të përfshihen në një dialog konstruktiv. Socialistët do të jenë të angazhuar për t’i dhënë Republikës sonë një President me votat e më shumë se një pale, si edhe vetë Shqipërisë një argument bindës në mbështetje të kërkesës për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Europian”.
Më tej sqarohet se për Partinë Socialiste është shumë e qartë se nga një proces sa më gjithëpërfshirës duhet të shkohet drejt emrit të Presidentit të ri të Republikës.
“Prandaj edhe Partia Socialiste do të kontribuojë për këtë proces të domosdoshëm duke vënë mbi gjithçka interesin e vendit. Partia Socialiste do të aktivizohet së shpejti publikisht përmes kryetarit të saj Edi Rama dhe drejtuesve të tjerë të mandatuar nga forumi më i lartë i PS, për të komunikuar drejtëpërdrejt me palët e tjera parlamentare pa dallim”.
Sipas PS, dialogu i gjerë ka si qëllim eksplorimin e të gjitha mundësive për një proces politik dobiprurës, në funksion të kalimit të provës shumëplanëshe ku e ka vënë Shqipërinë dhe politikën shqiptare si e tërë zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës.
Nano: Konsultime të dobishme për zgjidhjen e sfidës presidenciale
Pas 2 orësh bisedime me dyer të mbyllura në selinë rozë, Nano në orën 13:00 në një prononcim për mediat theksoi se do vijojë konsultimet për zgjidhjen e asaj që ai e quajti, sfida presidenciale.
“Gjendja e konsultimeve me aktorët kryesore politikë në vend për të folur nga afër, jo vetëm për platformën dhe ofertën që kam paraqitur publikisht për një zgjidhje të sfidës presidencial në përputhje me kërkesat e vendit, atdheut, 100 vjetorit të pavarësisë, vecanërisht në funksion të një dinamike më prodhuese të punës që bën klasa politike dhe institucionet për detyrën e Shqipërisë. Unë vlerësoj dhe mirëkuptimin në zhvillim dhe me PS, sic konstatova dhe më z Meta dhe vlerësoj faktin që nga një proces që do të vazhdojë është e dobishme që të vlerësohet roli i PS si forca kryesore e opozitës në përballimin me pozitivitet në detyrat e integrimit”.
I pyetur se cfarë rezultati apo përgjigje mori nga ky takim i sotëm me Ramën, Nano tha “Unë ju ftoj të bëni durimin e nevojshmë për të kuptuar se ky produkt nuk mund të jetë ende në xhepin e askujt në rast se nuk i shërben askujt dhe një klime politike të vendit”.
Më tej, Nano theksoi se ai dhe krerët politikë do impenjohen deri në zgjidhjen e sfidës presidenciale.
“Unë , kreu i PS, kreu i LSI dhe kryeministri Berisha si dhe krerë të tjerë të politikës do të vazhdojmë të mbështesim me impenjim zgjidhjen e sfidës presidenciale në përputhje me kërkesat për integrim”.
Para disa ditësh në një emision, Nano u veteofrua te kandidohet për President të Shqipërisë.
PS-ja nuk ka ende një kandidat të saj në zgjedhjet për presidentin, por as PD.
Ne emisionin '5 pyetje nga Babaramo', kreu i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruci deklaroi se Nano nuk arrin te zgjidhet President vetem me votat e PS.
Në një takim të mëparshëm Nano pati dhe me kreun e qeverisë, Sali Berisha, por zyrtarisht u konfirmua se nuk u bisedua për cështjen e Presidentit, si dhe një takim me ambasadorin amerikan në vendin tonë, Alexandër Arvizu.
Nano ka njoftuar se do të kryejë takime dhe me kryetarë të tjerë të partive në Shqipëri.
(d.b/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment