Kur ishte gjallë nuk mendova kurrë të publikoja një bisedë me të edhe
pse mediatikisht ja vlente, por tani që nuk është më mes nesh, Lunch.com
i detyrohet një bisede të fundit që ka brenda shumë të tilla me Hysni
Milloshin.
Ishte një ditë vjeshte kur tek OraNews, Auloni (gazetar në Rtv Ora News) më lajmëroi se poshtë te kafja ishte Hysni Milloshi që më kërkonte.
- Eshtë daja im, i thashë kolegut, i cili mbeti i befasuar nga ky informacion.
Sa herë që biseda gazetarësh shkonin tek emri yt, unë nxitoja për të thënë se ti ishe daja im i preferuar.
E bëja me kast dajë, sepse ti gjithmonë më këshilloje të mos e them këtë, se me gjasë do më pushonin nga puna, ose do më flaknin nga ëndrra për të bërë gazetaren, ngase isha mbesa e atij komunistit, atij të "mallkuarit" që flet shumë ndershëm dhe që deliron se komunizmi dhe Enver Hoxha janë shpëtimi i Shqipërisë. Ku ta dije ti dajë se kapitalizmi një ditë do përgjunjej para kokëfortësisë tënde, e cila në zgjedhjet e fundit pa dashje u bë bukë e ujë për kundërshtarët e tu politik më të mëdhenj, të djathtët.
Më kujtohet si sot që më prisje me cigaret e tua të pafundme, ulur në kolltukun e madh dhe nëna ime që është motra jote, lëvizte nëpër shtëpi e shqetësuar për fjalët që po dëgjonte lart e poshtë dhe cigarët e shumta që pije duke të dëmtuar shëndetin.
- Eh moj mbesë, nuk është ashtu si po flitet, por jam mësuar unë me përbaltje. Vendimet nuk i marr vetëm, por me shokët e partisë.
Ai ishte i nxehur me Ramën dhe disa të tijtë. Por nuk e kishte vetëm me të, kishe një mllef 20 vjeçar me Partinë Socialiste, po aq të madh edhe me Nanon e të gjithë me rradhë.
- Kanë 20 vite që më injorojnë! Nuk bëhem kurrë me Berishën edhe pse ai është komunist në të vërtetë, por është nga ata komunistët si Nexhmija e Ramizi, thoje, me atë mënyrën tëndë të qetë dhe dorën që kish nisur të dridhej tek tymosje.
S'di pse ai nuk pati kurrë marrëdhënie me familjen Hoxha. Enveri thoshte, nuk i ka bërë ato krime që dalin sot në dritë. Janë punët e servilave dhe lakejve.
-Pastaj s'e ke parë ti që sot komunistët që vranë në diktaturë, por mbysin në kapitalizëm, më kthehej e më thoshte shpesh.
Jemi ndalur jo rrallë unë dhe ai tek realiteti shqiptar. Një ditë më zure mat kur më pyete:
- Më thuaj sa njerëz kanë vdekur në këto 20 vite? Sa tragjedi kanë kapluar familjet shqiptare. Sa janë burgosur, sa kriminelë rrinë rrugëve sidomos nëpër zgjedhje. Shumë më shumë, e thoje duke e zgjatur zanoren U.
-Po, të përgjigjesha unë, por njerëzit janë të lirë të zgjedhin rrugën e tyre. Nuk ka përsosje në asnjë sistem. Por ti këmbëngulje madje me argument të më bindje se Shqipëria mbetej në kurthin e maskarenjve dhe pazarxhinjëve. Madje nuk u kursyen edhe për ty shifrat e majme dajë, se gjoja mijëra euro kishe futur në xhep në zgjedhjet e 8 majit që të dëmtojë të majtën.
Kur humbe jetën në spital, ne u çartisëm, sepse në shtëpinë tënde të varfër, veç fotografisë së gruas tënde të ndjerë, Antonetës, të cilën e deshe përgjithnjë si në një histori filmash dhe një portreti të Enver Hoxhës, figurë të cilën e mitizove ndoshta prej faktit se në këto 20 vjet e keqja e trembur shpërtheu si kolera (më thojë ti shpesh) nuk ka asgjë tjetër.
Eshtë një shtëpi e mbushur me letra, librat që shkruaje së fundmi mes tyre një biografi për Enver Hoxhën që ma solle atë mbrëmjë vjeshte tek puna dhe më the duke nënqeshur:
- Mos lexo vetëm Fevzon, por lexoje edhe këtë librin tim.
- Dajë unë nuk kam lexuar asnjërin, sepse si shumë të tjerë më s'kam ngasje për atë kohë. Lufta me kolerën e sotme është bërë më e ethshme se e shkuara që se kam jetuar.
Poezitë e tua dajë, i lexoj e rilexoj me dashuri. Ke shkruar bukur sepse brenda teje ti ishe një qytet i madh perëndimor.
Më thoje shpesh që duhet të jetoj e lirë dhe të dashuroj e ridashuroj sa herë të jetë e mundur. Grindeshe shpesh më motrën tënde (nënën time) për ashpërsinë që ajo kishte për jetën e një gruaje. Nuk ishe fanatik siç ndokush mund të besoj.
Më kanë motivuar bisedat me ty sidomos kur më thoje se duhet të lexoj, të shkruaj, dhe të bëj jetën time pa menduar për gjykimin e botës.
- Bota këtë punë ka. Nëse do veprosh siç do ajo, do të mendojë se ke bërë detyrën dhe do të injorojë si njeri pa palcë kurrizore. Nëse nuk do pyesësh për të ajo do nxehet me ty dhe do tentojë të të marr fitoret dhe të ngërdheshet me humbjet e tua. Bota është e mjerë kur është shumë e lirë. Ajo vret, të lë pa bukë.
- Ja shiko kapitalizmin se ku po shkon. Del kryeministri e përmend Kinën, madje thotë se gjuhë zyrtare do e bëjmë. Pse ç'bëri Enveri më shumë?! Ai më pak! Kinezçe nuk mësoj njeri përvecse i vuri në punë dhe ju shfytëzoj kapacitetet sybishtëve.
Nuk kishe sens humori, por zotëroje një ironi të hollë dhe ishe tolerant. Shpesh jam ndjerë e hidhëruar kur gazetër të ndryshëm, gjoja pandehnin se po të vinin në lojë për mentalitetin e vjetër. Më thoje që e dije se kush e bënte dhe nuk ta hante qeni shkopin por ti më shumë se kushdo, besove në lirinë e medias. I respektoje gazetarët, sepse thoje që ishin e vetmja shpresë e këtij vendi. Mbi të gjitha e dije fuqinë e ekranit dhe gazetës që blihej në mëngjes te tezga. Por mua sërish më ka dhembur kur ti falje kaq shumë sepse jam përballur me të qeshura dhe batuta të ndryshme, por s'do ta bëj më, sepse tani e kuptoj sa shumë ke qeshur ti me këta koleraxhinjtë, humorxhinjtë që natën flenë mbi dyshek me pupla, por në shpirt kanë një mal me gozhdë.
Vitet e fundit opinioni për ty u transformua. Ndërsa fytyrat e demokracisë zhvishnin maskat një e nga një, disa të reflektuar nisën të thonë se je i ndershëm dhe se atë "Kasollen e Galigatit" e kishe bërë bukur. I kam ndarë me ty shpesh edhe këto opinione, por ti ishe gjithmonë i njëjti. Kurrë nuk u bëre palë as me ata që të lavdëronin e puthnin dorën në rrugë dhe as me ata që larg të rrinin.
Dajë, si nuk të dëgjova një herë të shash dikë! E çuditshme ti nuk kishe mllefe, por kritika, qëndrime dhe besoje në një vlerë që ndoshta mund të mos jetë e kohës, mund të mos jetë as vlerë, por ti kishe aftësinë e idealistit, i cili ushqehet me cigaret e tij. Kam parë jo vetëm unë këto kohë që figura të dashura të kombit që i besojmë idealistë, janë bërë fatkeqësisht, pragmatikë. Shkruajnë reagime, bëjnë reklama, kur ju ofrohet një punë për vajzën apo djalin. Heshtin kur ju kanë shëruar gripin e rëndë, ose kur diçka ju kanë në dorë. Ty të patën në dorë vetëm ndërshmërinë! Dhe shumë më beso, shumë janë gajasur me të. Një zë më thotë se ti si mohikani i fundit po ikën nga ne. Je një humbje më e madhe sesa një burrë, një poet, apo një komunist.
I ndershmi i fundit na dha lamtumirën. Duhet të ketë qënë e mundimshme të mos shitesh, të mos ulesh në gjunjë, të zgjohesh pa gruan e dashur në mëngjes dhe të telefonosh Gjergjin (djali i vogël) për ti thënë se sot je më mirë dhe se s'duhet të shqetësohen për të. Zemra më thotë se i bëre të gjitha në këtë jetë sidomos ato që nuk bëre ishin më të fismet se gjithçka.
- Shko, Antoneta duhet të të ketë përqafuar tashmë. Sa shumë e ke pritur këtë moment dajë...
P.S Hysni Milloshi ka lindur në Macukull të Matit.
Ka shkruar Poezi dhe tekste këngësh ku ka marrë çmime të para, të dyta dhe të treta. Vdiq i varfër, por jetoi si i pasur.

No comments:
Post a Comment