Friday, October 24, 2014

"Loro Boriçi" i rikonstruktuar pret përballjen Shqipëri-Serbi më 2015.Le te presim...!!!!


Për gati një vit stadiumi  i Shkodrës "Loro Boriçi" do jetë i përfunduar. Ndërsa pak kohë më parë kryeministri Edi  Rama premtoi se do të vihet dorë dhe në këtë stadium, ai sot theksoi se ndeshja e radhës Shqipëri-Serbi do të luhet pikërisht në këtë stadium.

Si “shenjë hakmarrje” për Serbinë, shefi i qeverisë tha

Tuesday, October 21, 2014

Akuza e UEFA -s kundër Shqipërisë, më e rënda

Juristi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Envi Icka, e quan më të rëndën akuzën që UEFA ka ngritur ndaj Shqipërisë për braktisjen e ndeshjes me Serbinë. Në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ku po diskutohej për mbrojtjen që po përgatit Shqipëria për t’u përballur me Komisionin e Disiplinës së UEFA -s, ai tha se Shqipëria ka nenin më të rëndë të Rregullores. Sipas tij, me refuzimin për të luajtur,

The Independent: Çfarë fshihet pas një ndeshje futbolli

Kori i fansave serbë thërriste “Dhoma gazi për shqiptarët”. Shqiptarët u përgjigjën: “Ne jemi më hajdutë dhe ju q… motrat”. Kjo ndodhte në një ndeshje futbollit në Shkup, në vitin 1999: konflikti në Kosovë ishte ndezur dhe ndjenjat ishin të larta. Përleshjet vijuan në rrugë.
Në atë kohë isha në Maqedoni me gazetarë të tjerë për të ndjekur fluksin e refugjatëve shqiptarë që vinin nga përtej kufirit, ndërsa ne prisnim ta kalonim atë me focat e Nato-s për në tokën e luftës. Një marrëveshje u arrit me Beogradin dhe dhuna u kufizua në disa

Monday, October 20, 2014

Shtet huliganësh

Arbana XHARRA
Nuk u mjaftuan brohoritjet e sjelljet e mbi 30 mijë tifozëve huliganë “vritni, vritni shqiptarët, derisa të zhduken të gjithë”, thirrjet fashiste dhe bashkëveprimet e tyre me kordonin policor, në mesin e të cilëve na doli të ketë pasur edhe prej atyre që flisnin shqip (serbë të Kosovës), gjithçka e përcjell me deklarata ultra-nacionaliste të

Rama gaboi që shtyu vizitën!

Nga dy eventet e javës ka mbetur vetëm, një. Vendimi i UEFA – s për ndeshjen Serbi – Shqipëri do të jetë ngjarja më e madhe e ditëve në vijim. Tjetri, që priste të dominonte jetën politike shqiptare, ka mbetur në mes. Ose është shtyrë për disa koha. Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Serbisë nuk do takohen më 22 Tetor, por pak javë më pas, në 10 nëntor. Nuk duket ndonjë vendim i rëndësishëm, thjeshtë një spostim në kohë.

Saturday, October 18, 2014

Dinamo Zagrebit – Crvena Zvezda, pasditja përpara përmbytjes

“Nuk pashë më nga sytë. Ju afrova një polici dhe i ulëriva: “Të keni turp. Po masakroni fëmijët!”. Ai më goditi dy herë, po duke ulëritur: “Bir kurve, je si të gjithë të tjerët!”. Në atë moment pata një reagim instiktiv. I theva nofullën me një goditje me gju.
Sapo kish mbushur të 21 vjetët, djaloshi Zvonimir Boban kishte fituar tashmë meritat e kapitenit të Dinamos së Zagrebit dhe në një intervistë të pesë viteve më pas

Thursday, October 16, 2014

Përse Platini mendon si serbët

Nga Kevin Sinani
“Imagjinoni sikur droni të kishte bombë”, u shpreh presidenti i UEFA-s Michel Platini gjatë kohës që po komentonte incidentet e ndodhura në ndeshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë. Një deklaratë aq sa qesharake por edhe aq serioze për të ardhmen e vendimit që institucioni i drejtuar nga francezi do të marrë në lidhje me dhunën në stadiumin e Beogradit.
Platini nuk komentoi dhunën ndaj lojtarëve shqiptarë,

Tensionohen marrëdhëniet me Serbinë, Tirana notë proteste

Një ndeshje futbolli po tensionon marrëdhëniet diplomatike mes Serbisë dhe Shqipërisë…kjo jo vetëm për dhunën që shpërtheu në fushën e blertë të Beogradit, por për reagimet politike që erdhën pas saj. Ministria e Jashtme shqiptare i kërkoi Serbisë të tërheqë qëndrimet e saj raciste ndaj Shqipërisë. Në një deklaratë për shtyp ftohen udhëheqësit e lartë të Serbisë të dënojnë dhunën patologjike, sipas këtij institucioni, ndaj kombëtares shqiptare. Ndërsa ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ka dorëzuar ditën e sotme notë-protestën ambasadorit serb në Tiranë,

Sunday, October 12, 2014

Euro 2016

Tuesday, September 30, 2014

Ja lista me 150 emrat e Këshillit Kombëtar të PD-së

Partia Demokratike bëri të ditur dje emrat e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të cilët u zgjodhën pas votimit të 7500 delegatëve. “Partia Demokratike vjen sot me një energji si asnjëherë më parë për t’iu përgjigjur kërkesave, nevojave, shpresave dhe ëndrrave të qytetarëve për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe Europiane”, u shpreh zëdhënësja e PD-së Oriela Nebiaj. Ajo që bie në sy është lista, ku pjesë e saj janë disa ish-deputetë të PD-së, por edhe dy këshilltarë të Presidentit Nishani. Pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së është zgjedhur edhe kryetari i komunës së Lazaratit Dasho Aliko

Sunday, September 28, 2014

Komunizmi, si e shpalli “kombin ateist”

Nga Veli HAKLAJ

Raporti që ndërtoi pushteti komunist në Shqipëri me besimin në tërësi solli si pasojë një valë represioni të paparë ndaj klerikëve të të gjitha besimeve në vendin tonë, veçanërisht ndaj udhëheqësve shpirtërorë të besimtarëve katolikë.
Që në gusht të vitit 1945, Partia Komuniste ndërmori një numër masash për të kufizuar vep-rimtarinë e fesë dhe ndikimin e saj në popull. Kjo i acaroi marrë-dhëniet midis qeverisë dhe institucioneve fetare, veçanërisht me ato katolike. Në këto kushte, me angazhimin e priftërinjve Giovanni Fausti, Padër Daniel Dajani, Padër Gjon Shllaku etj., në Gjimnazin Jezuit dhe në Seminarin Françeskan në Shkodër u krijuan respektivisht grupi “Bashkimi Shqiptar” dhe grupi “Demokristian”.
Në nëntor të vitit 1945, ato u bashkuan në një organizatë të vetme “Bashkimin Shqiptar”, duke synuar që të çlironin Shqi-përinë nga diktatura komuniste. Në janar 1946, organizata u zbulua

Saturday, September 27, 2014

Mashtrimi publik i karrierës nga Niko Peleshi

Nga Elvi Fundo 
Zv/Kryeministri i qeverisë Rama, në pak kohë po del një gënjeshtar dhe mashtrues. Këtë ai e bën publikisht edhe në faqen zyrtare kryeministria.al. Në këtë faqe të gjithë ministrat kanë nga një përshkrim të jetës së tyre dhe nuk mungon as përshkrimi i jetës së Niko Peeleshit. Por çuditërisht tek përshkrimi i tij konstaton gënjeshtra dhe mashtrime publike.
Midis rreshtash shkruhet 

Wednesday, September 24, 2014