Nga Veli HAKLAJ
Raporti që ndërtoi pushteti komunist në Shqipëri me besimin në tërësi solli si pasojë një valë represioni të paparë ndaj klerikëve të të gjitha besimeve në vendin tonë, veçanërisht ndaj udhëheqësve shpirtërorë të besimtarëve katolikë.
Që në gusht të vitit 1945, Partia Komuniste ndërmori një numër masash për të kufizuar vep-rimtarinë e fesë dhe ndikimin e saj në popull. Kjo i acaroi marrë-dhëniet midis qeverisë dhe institucioneve fetare, veçanërisht me ato katolike. Në këto kushte, me angazhimin e priftërinjve Giovanni Fausti, Padër Daniel Dajani, Padër Gjon Shllaku etj., në Gjimnazin Jezuit dhe në Seminarin Françeskan në Shkodër u krijuan respektivisht grupi “Bashkimi Shqiptar” dhe grupi “Demokristian”.
Në nëntor të vitit 1945, ato u bashkuan në një organizatë të vetme “Bashkimin Shqiptar”, duke synuar që të çlironin Shqi-përinë nga diktatura komuniste. Në janar 1946, organizata u zbulua
nga strukturat e Sigurimit të Shtetit. Pasi u arrestuan, anëtarët e saj dolën para gjyqit në shkurt 1946. Tetë veta prej tyre u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan më 4 mars 1946. Disa muaj më pas do të fillonte vala e dytë e goditjeve ndaj përfaqësuesve të klerit katolik në Shkodër, me gjykimin dhe dënimin e gjashtë klerikëve të tjerë.
Valë të tjera persekutimi ranë mbi përfaqësuesit e fesë në Shqipëri, por goditja përfun-dimtare u dha në maj të vitit 1967, kur mbi dy mijë institucione fetare që kishin mbetur u bënë pre e vandalizmave, shkatërrimeve apo transferimeve në objekte të tjera. Ndër to ishin 740 xhami, rreth 600 kisha e manastire ortodokse, 530 objekte fetare bektashiane dhe 327 objekte fetare katolike. Gjatë gjithë vitit u organizuan mbledhje masive për të demaskuar fenë dhe klerin. Njerëzit u detyruan të dorëzonin kryqet, ikonat, Biblat, Kuranet dhe objektet e tjera fetare. Përveç institucioneve të tjera, regjimi komunist mobilizoi Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve për stigmatizimin e fesë në krijimet e tyre. Revista “Nëntori” shpalli në numrin e saj të shtatorit 1967, se rinia kishte “krijuar kombin e parë ateist në botë. Këto veprime ishin në vazhdën e atij persekutimi që, siç është bërë publike në studime të ndryshme, gjatë 45 viteve të regjimit komunist në Shqipëri patën për pasojë 5 557 burra dhe 450 gra të ekzekutuar, 26 768 burra dhe 7 367 gra të dënuar për politikë, 988 burra dhe 7 gra të vdekur në burgje, 308 vetë me aftësinë mendore të humbur, 48 2017 burra dhe 10 792 gra të internuar, 7 022 vetë të vdekur në internime.
Fati që pësuan klerikët katolikë
Pasojat e këtij genocidi në Shqipëri ranë më tepër se në çdo shtresë te përfaqësuesit e klerit katolik në vendin tonë. Dr. Pjetër Pepa, në veprën e tij monumentale “Tragjedia dhe lavdia e kishës katolike në Shqipëri” (Tiranë, 2007), ka bërë një përshkrim të thellë dhe thuajse tërësor të kësaj tragjedie. Në vijim po japim për lexuesin e “Gazeta Shqiptare” një pasqyrë përmbledhëse të këtij genocidi.
19 klerikë të vdekur në ankth dhe terror
Padër Agostin (Zef) Glaznoviqi, Padër Anton Kiri, Atë Anton Saraçi, Dom Ast Koka, Padër Engjëll Sopaj (Paliq), Padër Frano Kçira, Imzot Gaspër Thaçi, Papa Kristo Trebicka, Padër Ludovik Kiri, Imzot Luigj Bumçi, Padër Mark Temali, Dom Mikel Lezhja, Dom Pashko Zojzi, Padër Pashko Bardhi, Padër Simon Mikeli, Padër Tomë Bicaj, Padër Zef Gici, Padër Zef Mesi dhe Atë Zef Saraçi.
28 klerikë të
pushkatuar
Padër Anton Harapi, Dom Alfons Tracki, Dom Anton Zogaj, Padër Bernard Llupi, Padër Ciprian Nikaj, Atë Daniel Dajani, Dom Dedë Maçaj, Dom Dedë Malaj, Dom Ejëll Kovaçi, Imzot Frano Gjini, Imzot Gjergj Volaj, Atë Gjon Fausti, Padër Gjon Shllaku, Dom Lazër Shantoja, Padër Lekë Luli, Padër Leonard Tagaj, Dom Luigj Pici, Dom Luigj Prendushi, Dom Marin Shkurti, Dom Mark Dushi, Padër Mati Prendushi, Dom Mikel Beltoja, Dom Ndre Zadeja, Imzot Nikoll Deda, Dom Nikoll Gazulli, Imzot Nikoll Nogaj (Tusha), Dom Zef Bici dhe Dom Zef Marksen.
30 klerikë mbytur
me tortura
Dom Aleksandër Sirdani, Dom Anton Doçi, Dom Anton Muzaj, Padër Bernardin Palaj, Dom Dedë Plani, Dom Ejëll Deda, Imzot Ernest Çoba, Imzot Frano Gjuraj, Padër Gaspër Suma, Dom Jak Bushati, Atë Josif Papamihali, Imzot Jul Bonati, Padër Karl Serreqi, Imzot Kolec Prendushi, Dom Lazër Jubani (hematisur), Dom Lazër Sheldija, Dom Mark Bicaj, Dom Mark Gjani, Dom Matish Lisna (hemlatisur), Dom Ndoc Suma, Dom Nikoll Laskaj, Dom Nikoll Shelqeti, Padër Pal Doda, Atë Papa Pandi, Padër Pashko Gjadri, Dom Pjetër Cuni, Dom Preng Cafalija, Padër Serafin Koda, Dom Zef Shtufi dhe Imzot Vinçenc Prennushi.
Burgosur, 88 klerikë
Padër Agostin Ashiku, Padër Aleks Baçli, Padër Alfons Çuni, Atë Anton Luli, Imzot Bernardin Shllaku, Padër Bonë Gjeçaj, Padër Ciril Cani, Padër Dioniz Maka, Padër Donat Kurti, Dom Ejëll Gurakuqi, Dom Ernest Troshani, Padër Filip Mazrekaj, Atë Florian Berisha, Imzot Frano Ilia, Padër Frano Kiri, Dom Gaspër Gurakuqi, Padër Gegë Lumaj, Dom Gjergj Haberi, Dom Gjergj Simoni, Atë Gjergj Vata, Atë Gjon Karma, Dom Gjon Kovaçi, Dom Injac Gjoka, Atë Jak Gardini, Dom Jak Zekaj, Padër Klement Miraj, Dom Kolec Toni, Padër Konrad Gjolaj, Dom Lazër Dedi, Dom Lazër Blushaj, Dom Lec Sahatçija, Dom Lekë Dredhaj, Padër Leon Kabashi, Padër Leonard Shajaku, Dom Loro Nodaj, Dom Luigj Gashi, Dom Luigj Kçira, Padër Marin Sirdani, Dom Marjan Arta, Atë Mark Harapi, Dom Mark Hasi, Padër Mark Papaj, Dom Mark Shllaku, Dom Martin Trushi, Dom Mhill Çuni, Padër Mhill Miraj, Dom Mhill Troshani, Dom Mikel Koliqi, Dom Ndoc Ndoja, Dom Ndoc Nikaj, Dom Ndoc Nogaj, Dom Ndoc Sahatçija, Dom Ndre Krroçi, Dom Ndre Lisna, Dom Ndre Lufi, Dom Ndre Simoni, Dom Ndue Soku, Dom Nikoll Bushati, Dom Nikoll Dragusha, Dom Nikoll Gjini, Dom Nikoll Kimza, Padër Nikoll Kola, Dom Nikoll Luli, Dom Nikoll Mazrreku, Dom Nikoll Sheldija, Imzot Nikoll Shllaku, Imzot Nikoll Troshani, Padër Pal Çurçija, Dom Pal Gjini, Dom Pashko Muzhani, Padër Pashko Prelaj, Atë Petraq Isaku, Imzot Pjetër Dema, Dom Pjetër Gruda, Atë Pjetër Meshkalla, Atë Pjetër Tuci, Dom Pjetër Tusha, Dom Prekë Nikçi, Dom Rrok Frisku, Padër Rrok Gurashi, Padër Rrok Vataj, Padër Sebastian Deda, Dom Simon Jubani, Dom Zef Gila, Dom Tome Laca, Padër Zef Pllumbi, Imzot Zef Simoni dhe Dom Vlash Muçaj.
Internuar, 3 klerikë
Padër Ferdinand Pali, Padër Marjan Prela dhe Padër Viktor Volaj.
Kaluan në kriza deri në çmendinë 5 klerikë
Padër Bonaventur Gjeçaj, Imzot Jul Bonati, Dom Ndre Lufi, Atë Florian Berisha, Dom Lekë Dredha dhe Frano Kiri.
Mbetur jashtë, 10 klerikë
Padër Anton Ashiku, Padër Engjëll Vjerdha, Dom Injac Perolli, Padër Jak Salci, Padër Jakob Marlekaj, Padër Leon Ashiku, Dom Loro Cakaj, Imzot Nikë Prela (burgosur), Padër Paulin Margjokaj dhe Dom Zef Demiri.
Arratisur, 13 klerikë
Padër Ambroz Martini, Padër Bernard Serreqi, Padër Daniel Gjeçaj, Dom Frano Karma, Dom Frederik Kalaj, Padër Ndrekë Nargaj, Dom Nikolin Pergjini, Padër Pjeter Stajka, Dom Prek Ndrevasha, Imzot Zef Gjinali, Imzot Zef Oroshi, Dom Zef Shestani dhe Dom Zef Shllaku.
Larguar, 12 klerikë
Padër Anselm Bujgri, Padër Dedë Markolaj, Padër Egjid Gilaj, Dom Gaspër Gjini, Dom Gjeto Radi, Padër Lekë Filiq (Filaj), Padër Lorenc Tomaj, Dom Mac Shestani, Dom Mark Kolovic, Dom Nikoll Mini, Imzot Simon Filipaj dhe Padër Vinçenc Malaj.
Përjashtuar nga misioni, 15 klerikë
Imzot Antonin Fishta, Padër Benedikt Dema, Padër David Pepa, Padër David Pici, Dom Injac Dema, Dom Jak Gazulli Dom Jak Jakaj, Padër Justin Rrota, Dom Kolë Shkoza, Padër Kornel Pistulli, Padër Kostandin Pistulli, Dom Mati Fishta, Dom Ndoc Volaj, Padër Robert Ashta dhe Padër Silvester Hilaj.
Larguar urdhrit ose suspenduar, 3 klerikë
Padër Fabian Miraj, Pjeter Stajka dhe Dom Mark Shirqi.
Shkollimi
Për t’u përgatitur dhe formuar si klerikë u deshën 920 vite shkollore universitare, në 54 universitete të 10 shteteve të botës (Austri, Belgjikë, Bosnje, Francë, Gjermani, Holandë, Itali, Kroaci, Slloveni dhe SHBA). Kurse për t’u asgjësuar u ndëshkuan me 155 vite hetuesi dhe 1 232 vite burg.
Krimet ndaj klerit ortodoks
Vala e persekutimit ra edhe mbi përfaqësuesit e klerit ortodoks në Shqipëri. Studiuesi Elmaz Leci sjell për lexuesin shembullin e prillit 1967, ku të dyzetë priftërinjtë ortodoksë që jetonin në afërsi të Delvinës i mblodhën së bashku për t’i demaskuar publikisht, pastaj ua rruajtën me forcë mjekrat, kurse rrobat ua hoqën e ua pështynë. Më 1967, kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare, Damian Konobnesi u arrestua dhe u burgos. Ai vdiq në nëntor të vitit 1973, në moshën 80-vjeçare. Viktima të tjera të këtij besimi, gjatë diktaturës komuniste mund të përmendim: kryepeshkopët: Atë Visarion Xhuvani, Atë Irene Banushi dhe Atë Kristofor Kisi; peshkopët: Atë Dhimitër Leka, Atë Gjergj Suli, Atë Kosta Kole, Atë Kostandin Bosdo, Atë Limon Tomini, Atë Thoma Verlani, Atë Grigor Zografi, Atë Ilia Zoto, Atë Kristo Raci, Atë Gjergj Dedi, Atë Jorgji Kosta etj.
Persekutimi i klerikëve islamë
Persekutimi komunist edhe për klerikët e fesë islame ishte mjaft i rëndë. Mjafton të kujtojmë vuajtjet e sakrificat e Hafiz Ali Korçës, Hafiz Ismet Dibrës, Hafiz Ali Krajës, Hafiz Sabri Koçit, Hafiz Ibrahim Dalliut, Hafiz Sherif Lengut, apo Hafiz Mustafa Varoshit që varroset në të njëjtën gropë me Imzot Vinçenc Prennushin; si dhe burgosjet e ndëshkimet e Hafiz Dërgutit, Hafiz Bakallit, Hafiz Myrtës, Hafiz Muhamet Bekteshit, Vexhi Buharajt, Sheh Ali Pazarit, Sheh Reis Umi Sinanit, Sheh Qazim Hoxhës, Sheh Karbunarës e shumë e shumë të tjerëve, për të kuptuar se diktatura komuniste nuk fali askënd, por luftoi gjithkënd, ku shihte rrezikun, kulturën dhe besimin e vërtetë.
Persekutimi i klerikëve bektashianë
Të pamëshirshëm u treguan organet e diktaturës komuniste edhe ndaj sektit bektashian, që pa dyshim, mbas katolicizmit pësoi genocidin më të madh. Ja një tablo përmbledhëse e persekutimit të këtij sekti:
Baba Zylfo Turani, Baba Murat Frashëri dhe Dervish Ali Qoroshi vriten më 1943; Baba Qamil Gllava, Baba Ali Tomorri, Baba Shefqet Kopstani dhe Baba Bedri Cakraj pushkatohen me gjyq më 1948; Dede Kamber Prishta dhe Baba Mustafaj (Muço) vdesin në burg; Baba Myrteza Kruja vdes në hetuesi; Baba Islam Leskoviku, Baba Bajram Mahmutaj, Baba Sami Kamthi, Baba Muharrem Kreshova, Baba Hilmi Shemerdhenji, Baba Paja Tomorica, Baba Qazim Devolli dhe Dervish Halim Adilaj u burgosën; Baba Mehmet Zyka, Baba Halim Therepela, Baba Jonuz Greshica, Baba Dule Malaj, Baba Tahir Kuçi, Baba Sula, Dervish Nderi Ibrahim Hasanaj dhe Dervish Hysni Malaj u dënuan me burgim dhe internim; Dede Ahmet Myftari dhe Dervish Reshat Bardhi, internim dhe dëbim; Dervish Nebi Shenëpremtja, Dervish Mete Verleni, Dervish Zenel Çobani, Dervish Teki Plashniku, Dervish Neki Dushku dhe Dervish Aliu Korça, internuar; Baba Hajro, pasi dëbohet, vetësakrifikohet etj.
I gjithë ky persekutim erdhi si rezultat i zbatimit në praktikë të teorisë ideologjike marksiste–leniniste, ku enverizmi e çoi këtë në ekstremin e një barbarizmi të pashembullt.

No comments:
Post a Comment