Një
ndeshje futbolli po tensionon marrëdhëniet diplomatike mes Serbisë dhe
Shqipërisë…kjo jo vetëm për dhunën që shpërtheu në fushën e blertë të
Beogradit, por për reagimet politike që erdhën pas saj. Ministria e Jashtme
shqiptare i kërkoi Serbisë të tërheqë qëndrimet e saj raciste ndaj Shqipërisë.
Në një deklaratë për shtyp ftohen udhëheqësit e lartë të Serbisë të dënojnë
dhunën patologjike, sipas këtij institucioni, ndaj kombëtares shqiptare. Ndërsa
ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ka dorëzuar ditën e sotme notë-protestën
ambasadorit serb në Tiranë,
Miroljub Zaric, lidhur me ngjarjet në Beograd.“Shqipëria nuk është përgjegjëse për faktin se e kaluara mund të ndikojë në ndërgjegjen dhe gjendjen emotive të zyrtarëve të lartë serbë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Vetëm gjashtë ditë para vizitës së kryeministrit shqiptar në Serbi, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç replikoi me Ramën duke e quajtur të rrezikshëm për rajonin projektin e Shqipërisë së Madhe. Por gjuhë e ashpër është përdorur edhe nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç sipas të cilit pala shqiptare duhet t’i kërkojë falje Beogradit zyrtar, për një provokim të paramenduar sipas tij, me ngritjen e flamurit me hartën e Shqipërisë së madhe mbi stadiumin “Partizani”.
Për kryeministrin Rama, në reagimin e tij të fundit, Shqipëria pa drejt integrimit, ndërsa Serbia zgjodhi urrejtjen. Përballja në fushën e blertë të Beogradit mes kombëtares sonë kuqezi dhe Serbisë, sipas kryeministrin Edi Rama la mënjanë sportin, dhe u kthye në një arenë urrejtjeje raciste etnike, të papranueshme.
Ndërsa për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhuna në fushën e blertë serbe dhe mungesa e tolerancës ishin zhgënjyese! Në reagimin e sotëm të zëdhënëses të departamentit amerikan të shtetit vihet theksi pikërisht mbi dhunën e tifozëve, si elementin kyc që coi në ndërprjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri, të vlefshme për eliminatoret e kampionatit Francë 2016. Edhe pse ky element, pra dhuna ndaj lojtarëve shqiptarë, është lënë jashtë objektit të hetimit nga ana e UEFA-s!
"Reston" Serbisë duket se ia ka dhënë deputeti kristian demokrat gjerman, Stefan Shwares, i cili tha sot se me një racizëm të tillë, Beogradi zyrtar kurrsesi nuk mund ta ketë vendin në Bashkimin Europian.
Deklarata e Ministrisë së Jashtme
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë hedh poshtë me vendosmëri baltosjen politike të ndërmarrë nga udhëheqësit kryesorë të Serbisë kundër popullit dhe shtetit shqiptar.
Deklaratat e zyrtarëve më të lartë serbë bien ndesh me etikën më bazike të marrëdhënieve diplomatike dhe reciprocitetin e mirësjelljes, vetëpërmbajtjes dhe respektit midis shteteve sovrane. Për më tepër, ato nuk dëshmojnë lartësinë e një vendi kandidat për anëtarësim në BE.
Ftojmë udhëheqësit e lartë të Serbisë të kthjellohen dhe të tregojnë maturi duke dënuar aktet antishqiptare që ndodhën para, gjatë dhe pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, si bllokimin në aeroportin e Beogradit të gazetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë që shoqëronin ekipin kombëtar, djegien e flamurit shqiptar në stadium, thirrjet për 40 minuta për vrasjen e shqiptarëve dhe dhunën patologjike të ushtruar mbi sportistët e kombëtares shqiptare.
Historia e vjetër dhe e re e Ballkanit nuk e njeh Shqipërinë si destabilizuese e rajonit dhe as si agresore kundër popujve liridashës, që kërkojnë pavarësi. Shqipëria nuk është përgjegjëse për faktin se e kaluara mund të rëndojë në ndërgjegjen dhe gjendjen emotive të zyrtarëve të lartë serbë.
Shqipëria si vend anëtar i NATO-s dhe kandidat në BE, ndjek besnikërisht politikën e bashkëpunimit, të fqinjësisë së mirë dhe të stabilitetit demokratik në rajon, sepse i përmbahet pikëpamjes se integrimi euroatlantik është rruga e përbashkët e popujve dhe shteteve në rajonin tonë.
Falë perspektivës Europiane, sot kemi mundësinë të ndërtojmë një rajon ku mbizotëron paqja dhe prosperiteti, jo ndasitë dhe ksenofobia.
Rama: Fusha serbe, arenë urrejtje raciste. E padurueshme!
Në një intervistë telefonike për France 24, kreu i qeverisë shqiptare thotë se urrejtja e shfaqur nga Serbia është e papranueshme dhe e padurueshme.
Sipas Ramës, qeveria seerbe zgjodhi të bëhet palë me tifozët huliganë të cilët dhunuan në fushë lojtarët tanë të kombëtares…dhe kjo vetëm se mbi stadium u valëvit flamuri kuq e zi me hartën e Shqipërisë së Madhe, përmes komandimit me dron.
Kryeministri e la të hapur edhe mundësine e vizitës, por pa përjashtuar as anullimin e vizitës, duke e lidhur me reagimin e palës serbe.
Me pas i pyetur për akuzat e ngritura nga media serbe për përfshirje të vëllait Olsi në lëshimin e mini dronit, kryeministri Rama sqaron se janë trillime dhe pretendime tërësisht të pavërteta.
Për pretendimin serb se gjithçka u shkaktua nga një flamur, Rama merr shembull stadiumet në Europë, ku sipas tij tifozët respektojnë miqtë. Ndërsa në Beograd ata këndonin në kor vdekje shqiptarëve.
Intervista e kryeministrit Rama per France 24
Z, Kryeministër, shumë faleminderit që pranuat t’i përgjigjeni pyetjeve tona në “Paris Direct” sonte. Vëllai juaj është përfshirë në këtë incident. A ka pasur ai apo jo një rol në gjithë këtë?
Në radhë të parë duhet të theksoj se është qesharake që njerëzit të kapen pas një flamuri, i cili fluturoi mbi një stadium ku valëviteshin mijëra flamuj serbë dhe ku nuk kishte asnjë tifoz shqiptar, sepse na u ndalua që tifozët shqiptarë të ishin të pranishëm, pikërisht për të evituar që ndeshja të degradonte. Dhe, mbi të gjitha duhet theksuar, gjithashtu, se deri në atë moment, kishin ndodhur dhe shumë gjëra të tjera, dhe unë kam parë gjithnjë që kur në Europë kur këndohet himni i një kombi mbahet qetësi, ndërsa në stadium himni ynë u shoqërua nga thirrjet “vdekje shqiptarëve”.
A mund t’i përgjigjeni direkt pyetjes sime nëse vëllai juaj ka qenë direkt i implikuar në këtë histori.
Unë u përgjigja duke thënë që kjo është absolutisht qesharake dhe vëllai im ndodhej aty me rreth 50 shqiptarë të tjerë të pajisur me bileta të rregullta nga Federata Shqiptare e Futbollit, të cilët ndiqnin ekipin. Ai ndodhej në tribunën VIP të stadiumit. Ata u kontrolluan në aeroport, u kontrolluan dhe në hyrje të stadiumit dhe nuk kishte asnjë shans që të mund të fusnin aty brenda një dron dhe ta telekomandonin. Gjithë kjo është pjesë e një tentative të dëshpëruar për t’ia vënë fajin Shqipërisë, kur ndërkohë fatkeqësisht ajo ndeshje futbolli u transformua në një arenë urrejtje raciste etnike të papranueshme dhe të padurueshme.
Në 22 tetor Ju do zhvilloni një vizitë historike në Serbi. A është e kompromentuar kjo vizitë tani?
Mua më vjen keq për gjithçka ndodhi në stadium, sepse i takonte autoriteteve serbe të përgjigjeshin për sigurinë në stadium gjatë gjithë zhvillimit të ndeshjes, dhe më vjen akoma më keq që, në vend që të dënonin dhunën dhe të distancoheshin nga ky spektakël i papranueshëm për Evropën, qeveria serbe zgjodhi me retorikën e saj që të ndjekë tifozët serbë dhe të atyre që shkatërruan imazhin e futbollit dhe imazhin e vendit të tyre. Kurse ne zgjodhëm rrugën tjetër, rrugën e të sjellit si europianë, zgjodhëm të mos i përgjigjeshim retorikës nacionaliste dhe brutale, zgjodhëm që të vazhdonim rrugën tonë drejt së ardhmes dhe që të vazhdojmë punën për paqen, kooperimin dhe për dialogun midis gjithë vendeve të rajonit ku mbas 100 vitesh, është në vitin e saj të parë pa asnjë konflikt. Ndaj dhe ky kthim mbrapa është i papranueshëm ashtu sikurse këto diskutime të ngritura nga hiçi të një flamuri që provokon nderin e një kombi.
Z. Kryeministër, ju falënderoj shumë për përgjigjen tuaj dhe është e kuptueshme që vendimi juaj në lidhje me vizitën në Serbi do varet nga reagimi i autoriteteve serbe.
DASH: Ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre nga dhuna e intoleranca
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar incidentin e ndodhur në stadiumin Partizani të Beogradit. Zëdhënsja e DASH ndërsa u pyet nga gazetarët në konferencën e përditshme tha se është për të ardhur keq që u ndërpre ndeshja. Jen Psaki ka thënë se mungesa e tolerancës dhe dhuna ishin zhgënjyese, por Ambasada Amerikane nuk ka pasur asnjë përfshirje në këtë incident.
Sipas Paskit, shkak për ndërprerjen e ndeshjes dhe nisjes së trazirave ishte dhuna dhe mungesa e tolerancës e shfaqur në stadiumin e Beogradit.
Daçiç: BE të mos heshtë për Shqipërinë etnike, na kërcënon!
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç i është përgjigjur deklaratës së kryeministrtit Edi Rama se Shqipëria dhe shqiptarët janë një model frymëzimi për të ardhmen, duke thënë se modeli i Shqipërisë së madhe jo vetëm që nuk është projekt frymëzimi, por një kërcënim serioz për rajonin. Në një intervistë për median serbe B92, Daçiç ironizon deklaratën e dhënë nga kryeministri shqiptar Edi Rama se “Shqipëria është model frymëzimi për të ardhmen”.
“Nuk di që projekti i Shqipërisë së Madhe të jetë model për të ardhmen e rajonit. Ky mund të jetë një projekt i dëshiruar nga politikanët shqiptarë, por për BE-në, Shtete e Bashkuara dhe të gjitha vendet e rajonit, kjo përbën rrezik për destabilizim e konflikteve në Ballkan”, thotë ministri i Jashtëm serb, duke theksuar qëndrimin se synimi për një Shqipëri etnike është rrezik jo vetëm për Serbinë Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë, por edhe gjithë Evropën.
Kreu i diplomacisë serbe tha se Evropa nuk duhet të heshtë përballë një kërcënimi të hapur për stabilitetin e rajonit, duke shtuar se “heshtja mund të shihet si mbështetje”.
Schwarz: Serbia kurrë në BE! Nuk duam pasardhës
të Millosheviçit!
Deputeti kristian demokrat gjerman, Stefan Shwarz ka hedhur akuza ndaj Serbisë për sjelljen e saj për ngarjet dhe dhunën në stadiumin e Beogradit, duke theksuar se një vend me të tillë racizëm nuk mund ta ketë kurrë vendin në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, deputeti gjerman shprehet se thirrjet e vazhdueshme raciste “Vritini shqiptarët” nuk kanë vend në një shtet që aspiron të bëhet pjesë e BE-së. Sipas tij, kjo nuk ka të bëjë më me çështjen e flamurit, që sipas autoriteteve serbe ishte një provokim i hapur. Schwarz bën një paralelizëm duke u shprehur se një Bashkimi Evropian nuk e do një pasardhës të Millosheviçit në BE.
Bushati: Serbia zyrtare të tërheqë gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve
Ministri i Punëve të Jatshme Ditmir Bushati nga foltorja e Kuvendit me një gjuhë të drejtëpërdrejtë dhe të qartë, i kërkoi Beogradit zyrtar të tërheqë çdo deklaratë urrejtjeje ndaj Shqipërisë.
“Dje kemi pasur një përshkallëzim nga ana e autoriteteve serbe, presidenti, kryeministri e ministri i jashtëm federata serbe, grupime të ndryshme gazetaresh, duke pasur një emërues të përbashkët, një gjuhë urrejtje ndaj Shqipërisë.
Kemi konstatuar dhe kemi bërë me dije, presim distancim të autoriteteve serbe sa i përket akteve të provokimit dhe dhunës. Aktet që bien në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare. Kemi tentuar dhe vazhdojmë të themi fort se duam ta ndajmë sportin nga politika. Çka është e UEFA-s është e saj, e pastaj pjesa tjetër i përket Serbisë, respektimi i mikut, apo respektimi i himnit kombëtar. Hedhim poshtë dhe përbuzim çdo lloj iniciative që i bën shqiptarët si kërcënues”, tha Bushati.
Me këtë deklaratë, kryedioplomati shqitpar i referohet reagimeve që dhanë Vucic, Daçiç, dhe Nikoliç, krerët e politikës serbe që me fjalët e tyre bënë fajtore Shqipërinë duke thënë se valëvitja e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” mbi stadium, ishte një provokim i paramenduar.
Nga salla e parlamenti shqiptar, Bushati i bëri apel të gjithë shqiptarëve të mos bien pre e provokimeve dhe të tregojnë të njëjtën mature që kobmëtarja jonë e ftubollit shfaqi në fushën e blertë serbe ndërsa u dhunua nga tifozët huliganë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Një ndeshje futbolli po tensionon marrëdhëniet diplomatike mes Serbisë
dhe Shqipërisë…kjo jo vetëm për dhunën që shpërtheu në fushën e blertë
të Beogradit, por për reagimet politike që erdhën pas saj. Ministria e
Jashtme shqiptare i kërkoi Serbisë të tërheqë qëndrimet e saj raciste
ndaj Shqipërisë. Në një deklaratë për shtyp ftohen udhëheqësit e lartë
të Serbisë të dënojnë dhunën patologjike, sipas këtij institucioni, ndaj
kombëtares shqiptare. Ndërsa ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ka
dorëzuar ditën e sotme notë-protestën ambasadorit - See more at:
http://www.shqiptarja.com/home/1/tensionohen-marr-dh-niet-me-serbin--tirana-not--proteste-246277.html#sthash.2XdSczNo.dpuf

No comments:
Post a Comment