Nga Elvi Fundo
Zv/Kryeministri i qeverisë Rama, në pak kohë po del një gënjeshtar dhe mashtrues. Këtë ai e bën publikisht edhe në faqen zyrtare kryeministria.al. Në këtë faqe të gjithë ministrat kanë nga një përshkrim të jetës së tyre dhe nuk mungon as përshkrimi i jetës së Niko Peeleshit. Por çuditërisht tek përshkrimi i tij konstaton gënjeshtra dhe mashtrime publike.
Midis rreshtash shkruhet
“Ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera, duke marrë titullin inxhinier elektronik. Në vitin 1989, ka përfunduar Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë, me Medalje të Artë”. Faqja www.kryeministria.al
Njeriu që mban nr. 2 në qeveri gënjen hapur për diplomën e shkollës së lartë, duke fshehur edhe faktin se diploma e tij është e paligjshme. Sipas Peleshit, ai ka mbaruar shkëlqyer studimet për elektronikë, por harron të theksojë se shkollën e lartë e filloi dhe e mbaroi pas 11 vjetësh. Fillimi është viti 1989 dhe përfundimi 2001. Niko Peleshi fillon shkollën dhe më pas largohet në emigracion për një periudhë të gjatë.
Me ligjin e atëhershëm të Arsimit të Lartë, shkolla duhet të përfundohej në një afat kohor jo më shumë së dyfishi i viteve të studimit. Pra, fillimi i Universitetit nga Peleshi në vitin 1989 dhe përfundimi me një vit stazh për çdo vit shkollë duhet ta përfundonte në vitin 1999. Në fakt, ai e ka përfunduar në vitin 2001. Pra, diploma e tij është thjesht e paligjshme. Ai gjithmonë e ka justifikuar kalimin e afatit si përgjegjësi të dekanatit dhe rektoratit, të cilët i kanë vendosur edhe 10-ta, por nuk harron në tryeza të ngushta të tregojë edhe kostot e diplomës, e cila ishte jashtë çdo afati ligjor. Pra, diploma e tij e pavlefshme, ka bërë që zv/kryeministri të fshehë vitet e studimit dhe të na tregojë shkollimin e tij të plotë.
Më tej, duke lexuar përshkrimin e Peleshit konstatojmë një tjetër mashtrim të turpshëm publik, që flet për një biznesmen të suksesshëm që drejtoi Dhomën e Tregtisë Korçë në vitet 2001-2004. Këtu ka një të vërtetë dhe një gënjeshtër, ai ka qenë kryetar i Dhomës për de fakto ishte dikush tjetër, që e komandonte dhe është ai personi që e zgjodhi. Këtë ta thonë lehtësisht biznesmenët në qytetin e Korçës. “Niko shiste kompjutera të vjetër që i sillte nga Gjermania, nuk ishte biznesmen, kishte një qoshe përballë kinemasë. Por, miqësia me një tjetër biznesmen, i cili kishte dhe lidhje politike e çoi Peleshin në krye të Dhomës”, shprehet një biznesmen nga Korça. Pra, Peleshi s’ka qenë kaq biznesmen i suksesshëm, i vetmi sukses i tij ishte miqësia me biznesmenin që e përzgjodhi dhe që në fakt ishte dhe kryetari i vërtetë i Dhomës së Tregtisë në Korçë.
Një tjetër mashtrim i turpshëm i Nikos është dhe pjesa, kur ai flet për fillimet në politikë apo aktivizimin e tij në një forcë politike. Në faqen kryeministria.al shkruhet “Karriera politike e Z. Peleshi fillon në tetor të 2004-ës, kur emërohet Prefekt i Qarkut Korçë dhe e ushtron këtë funksion për rreth një vit. Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bashkie i Korçës, për t’u rikonfirmuar edhe njëherë si Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 2011-ës. Prej vitit 2012 është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste”. Faqjawww.kryeministria.al
Një gënjeshtër të tillë nuk e beson asnjë, as socialist, as demokrat apo i paparti në Korçë. Karriera politike e Niko Peleshit fillon në Korçë me FRPD (Forumi Rinor i Partisë Demokratike). Niko Peleshi ka qenë anëtar kryesie, kur organizata e të rinjve demokratë në Korçë drejtohej nga Gj.D dhe A.M.
Më pas, Niko Peleshi angazhohet në strukturat e Partisë Republikane, ku bëhet dhe anëtar kryesie. Më tej, ai së bashku me kryetarin aktual të PD në Korçë Aldo Mano, biznesmenin Servet Feka dhe disa persona të tjerë, ketu mund të përmendim edhe deputetin aktual të PS-së, Ilir Pëndavinji, themelojnë PDR-në në Korçë. Dyshi i qeverisë së sotme më pas në vitin 2003 i suportuar edhe nga biznesmeni që e çoi në drejtimin e Dhomës së Tregtisë, kërkon të kandidojë nën siglën e PD për Bashkinë e Korçës. Kjo lojë në fakt vinte nga suportuesi i tij, i cili ishte prishur me kryetarin e Bashkisë në detyrë, të cilin e kishtë suportuar tek Fatos Nano dhe e majta.
Pas disa shkrimesh kritike ndaj tij, në mars të vitit 2003, me Niko Peleshin kam zhvilluar një takim me kërkesë të tij tek Vila “Korça”. Në takim ka qenë edhe një person i tretë i quajtur E.J. “Unë jam me PD, jam i djathtë, e bashkë kemi miqësi familjare, ato që shkruan te gazeta “SOT” nuk janë të vërteta, unë nuk sponsorizohem nga askush”, më thonte Peleshi. Shkrimet janë botuar në ato kohë te gazeta “SOT”, ku punoja si gazetar dhe redaktor i rubrikës sociale, materialet gjenden lehtësisht në bibliotekë.
Pra, Niko Peleshi asnjë nga faktet e mësipërme nuk i përshkruan. U propozua në disa seksione dhe faktikisht kishte mbështetje edhe nga disa eksponentë lokalë të PD-së. Ai nuk u kandidua për Bashkinë, por ishte një nga njerëzit që punoi hapur kundër PS-së, për interesat e mikut të tij dhe për të rrëzuar kryetarin e atëhershëm të Bashkisë, Gjergji Duro, i cili kishte dalë nga “kontrrolli”. PD fiton Bashkinë dhe Peleshi fillon punën për t’u bërë kryetar i degës të PD në Korçë. Por kryetari në detyrë kishte një mandat dhe Peleshit i duhet të priste gjatë. Menjëherë, ai tregtohet nga miku i tij, tek Ben Blushi, atëherë deputet dhe kryetar i grupit të deputetëve për Qarkun Korçë.
Për të shmangur një rival jo pak problematik nga PD-ja në zgjedhjet e 2005, ku pritej që Niko Peleshi të ishte një nga njërzit e PD në garë, Ben Blushi hyn në lojë dhe i ofron postin e prefektit.
Blushi ndërhyn lart dhe pas pak kohësh, Niko Peleshi, nga idealist dhe kontribues i të djathtës bëhet prefekt në qeverinë socialiste, duke ju dhënë garanci e plotë për kandidimin për Bashkinë në vitin 2007, ku shënon një fitore me rivalin Papa dhe me pas në 2011, me mikun dhe ortakun e tij Andrea (Aldo) Mano, sot kryetar i PD Korcë. Fitore që në fakt në të dy rastet ishin me mbi 2 mijë vota.
Në përshkrimin e tij në faqen zyrtare të qeverisë, Niko, nuk jep asnjë detaj apo të tregojë fillimet e tij politike, por ashtu si me shkollën dhe Dhomën e Tregtisë, ai thotë datën që i intereson në sytë e opinionit publik, duke fshehur vitet e shkollës dhe diplomën e pavlefshme, duke gënjyer si biznesmen i suksesshëm, kur ishte hiç, dhe në fund, duke fshehur dhe mashtruar publikisht për aktivitetin dhe karrierën politike.

No comments:
Post a Comment