Mesditën e së hënës është hedhur në ambjentet e FSHF-së shorti i
Superligës për sezonin 2014-15. Siç dihet në kampionatin e ri, do të
marrin pjesë tashmë 10 ekipe. Në bazë të këtij shorti, në ndeshjen e
parë Vllaznia do të presë në "Loro Boriçi" ekipin e Kukësit, ndeshje kjo
që do të luhet më 23 gusht.
Pas kësaj jave, në të dytën shkodranët do të udhëtojnë drejt Durrësit
për të luajtur me Teutën, në të tretën do të presin Tiranën, më pas do
jenë mysafir në Vlorë ndaj Flamurtarit.
Saturday, July 12, 2014
Thursday, July 10, 2014
Në të s’ëmës….. kur po vjen fusha elektorale
Nga Alda Butka, Aman se po vdes per nje pale zgjedhje ! Sa me pelqen
ajo e ndenjura kot neper zyra. Kapja nje shkrese me dore : “ohu, ku
eshte ministri per firme!”, vinte nje qytetar me u anku “du me taku
ministrin, ku osht ?”. Ne mendje kisha “ne te s`emes”, se vertet andej
nga zona e vet ishte per fushate…Gjithe bisedat rrotulloheshin “kush do
fitoje?” “kush do na vije ?” , “c`thuhet ndonje gje ?” Qe nga mengjesi
deri ne dreke…..
Altoparlantet ne lagje, u ca qejfi ! Ne kete lagje koti, te qete (prandaj eshte koti), altoparlantet kane lezet ! Hyjne e dalin njerez tek qendra elektorale.
Altoparlantet ne lagje, u ca qejfi ! Ne kete lagje koti, te qete (prandaj eshte koti), altoparlantet kane lezet ! Hyjne e dalin njerez tek qendra elektorale.
Tuesday, July 8, 2014
Ja ku ndodhet sot makina e blinduar e Enver Hoxhës
Enver Hoxha ashtu siç do diktator tjetër në botë ka menduar shumë për
sigurinë e tij personale. Një prej makinave që ka përdorur Hoxha gjatë
kohës që ishte në krye të Shqipërisë ishte edhe kjo Skoda e blinduar.
Pavarësisht vendit të varfër të cilin ai drejtonte, Hoxha nuk i kursente
vetes të udhëtonte me një prej makinave më të mira të kohës.
Sot automjeti me të cilën udhëtonte diktatori gjendet e braktisur në një servis makinash./Mapo
Sot automjeti me të cilën udhëtonte diktatori gjendet e braktisur në një servis makinash./Mapo
Sunday, July 6, 2014
Zgjedhjet në PD, prapaskenat e luftës politike
Çfarë po ndodh në zgjedhjet e brendshme të PD dhe cilët janë hierarkët e rinj demokratë që po zgjidhen këto ditë në krye të degëve. Mesazhet e Bashës dhe lufta për pushtet mes konservatorëve dhe prurjeve të reja. Roli i Berishës dhe dallimet me liderin e ri
Ditën e zgjedhjes në krye të PD-së, thuajse një vit më parë, Lulzim Basha do ta përqendronte angazhimin e tij politik tek vizioni i ri dhe qëndresa
Top Channel ka rrëzuar shtetin
Nga Endira Bushati, “Askush, as mediat, nuk kanë imunitet nga
rreziqet; pushteti i medias, si çdo pushtet, mund të keqpërdoret: tregu i
dobët e vështirësitë financiare, kostot e larta për teknologjitë e për
të drejtat e transmetimit, shmangia ndaj detyrimeve fiskale, ndikojnë në
pavarësinë e besueshmërinë e tyre, i shtyjnë t’i bëjnë “koncesion”
politikës, për të përfituar suportin e saj edhe kur shkelet ligji, duke u
vetëpërdorur ndërsjelltas, apo potencialisht të rrezikohen nga presioni
i krimit.
Zbatimi i ligjit, plotësisht, pa mëdyshje e pa diskriminuar
Zbatimi i ligjit, plotësisht, pa mëdyshje e pa diskriminuar
Thursday, July 3, 2014
Fjala në seancën plenare dt 3/7/2014 mbi rezolutën e Kuvendit për raportin e Prokurorisë për krimin!
“Zoti kryetar i seances,
Zonja deputete,
Zotërinj deputetë,
Të dashur qytetarë dhe qytetare,
Sot, në këtë sallë bosh nga mazhoranca, ne diskutojmë problemin më themelor, më shqetësues, më të rëndësishëm për jetën tuaj, të fëmijëve tuaj, të pronave tuaja, të veprimtarisë suaj të përditshme, për sigurinë tuaj.
Mungesën e mazhorancës në këtë sallë
Zonja deputete,
Zotërinj deputetë,
Të dashur qytetarë dhe qytetare,
Sot, në këtë sallë bosh nga mazhoranca, ne diskutojmë problemin më themelor, më shqetësues, më të rëndësishëm për jetën tuaj, të fëmijëve tuaj, të pronave tuaja, të veprimtarisë suaj të përditshme, për sigurinë tuaj.
Mungesën e mazhorancës në këtë sallë
Wednesday, July 2, 2014
Çun blloku prej vërteti
Nga Endir Bushati, Diten e ekzekutimit te Tan Santos, ne kishim shume
per te menduar e analizuar. Te shokuar nga ekzekutimi mafioz,
konstatuam se “nuk kemi shtet”, se vrases me pagese, te hipur ne motorr
pa targa, te veshur me te zeza, terheqin vemendjen e kalimtareve te
rruges, por jo te policise; “shetisin” per nja 50 min nga njeri cep i
Tiranes tek tjetri pa u shqetesuar nga askush; mesuam gjithashtu qe ne
zonen me perqendrimin me te madh te Policise se Shtetit, Gardes se
Republikes, rojeve private dhe kamerave gjithandej, dy persona me te
zeza paten kurajon dhe ftohtesine jo vetem te ekzekutonin Tan Santon
Forbes: Ja kush janë 100 VIP-at më me ndikim në botë
Me 115 milionë dollarë të fituar në një vit është Beyonce mbretëresha e showbiz-it
Më e pasur se Oprah Winfrey, më e fuqishme se burri i saj, Jay-Z, më e famshme se LeBron James: është Beyonce mbretëresha e showbiz 2014. Me 115 milionë dollarë të fituar në 12 muaj është në vendin e parë në listën e përvitshme të Forbes të yjeve më me influencë në botë. Në një vit ylli i muzikës ka fituar pothuajse dyfish më shumë se sa vendi i dytë në klasifikim,
10 fakte që duhet t’i dini mbi muajin e Ramazanit
Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky muaj është shumë më tepër se thjesht agjërim. Më poshtë jepen 10 gjërat që ju ndoshta mund të mos i dini rreth muajit të Ramazanit. Për shembull dhe pse mendohet se në Ramazan mund të dobësohesh, në fakt është e kundërta. Pavarësisht agjërimit të përditshëm, Ramazani është i njohur si muaji i shtimit në peshë. Një tjetër fakt është që sunitët dhe shiitët e përfundojnë agjërimin në kohë të ndryshme. Ndërkohë
10 filmat më të famshëm që janë bazuar tek CIA
Rastet kur Hollivudi ka ngritur në piedestal ose njollosur organizatën sekrete
Shpeshherë mund të keni vënë re që shumë filma kanë në qendër të tyre institucione investigative amerikane si CIA apo FBI. Central Intelligence Agency (CIA) (Agjencia Qendrore e Inteligjencës) është një agjenci zbulimi e qeverisë së Shteteve të Bashkuara Amerikane, përgjegjëse për përftimin dhe shqyrtimin e njoftimeve
Legjenda “të zeza”. Klishetë që njollosin historinë e Kishës
Që nga Inkuizicioni i Shenjtë, tek gjuetia e shtrigave, klishetë dhe gënjeshtrat që edhe sot njollosin historinë e Kishës. Vatikani ka fajet e tij, nuk ka asnjë diskutim. Në të kaluarën ka bërë padrejtësi të mëdha dhe krime të tmerrshëm. Por faktet duhet të shihen gjithmonë në perspektivën e tyre historike. Gjë që të bën të zbulosh, ndonjëherë, që janë zmadhuar apo madje edhe sajuar
Sunday, June 29, 2014
Shtëpitë publike në Tiranën e ‘38-ës, gratë që dëfrenin pasanikët
NGA: FATMIRA NIKOLLI
TIRANE-Ato, qenë femrat që argëtonin bejlerët e Tiranës: ‘koketat’ e dëshirueshme, gjithnjë të pëlqyeshme, prehja e pasanikëve. I tërhiqnin lehtësisht drejt mëkatit, i ftonin në çaste të hareshme, i nënshtroheshin fuqisë së tyre e i nënshtronin me përkëdhelitë e veta. Ato, qenë ‘mantenutat’ me damka turpi që ditën përgojoheshin sokakëve e natën iu gëzoheshin kënaqësive erotike.
TIRANE-Ato, qenë femrat që argëtonin bejlerët e Tiranës: ‘koketat’ e dëshirueshme, gjithnjë të pëlqyeshme, prehja e pasanikëve. I tërhiqnin lehtësisht drejt mëkatit, i ftonin në çaste të hareshme, i nënshtroheshin fuqisë së tyre e i nënshtronin me përkëdhelitë e veta. Ato, qenë ‘mantenutat’ me damka turpi që ditën përgojoheshin sokakëve e natën iu gëzoheshin kënaqësive erotike.
Monday, June 16, 2014
Dëshmitrari: Rama i tha Krastës, je bythëq..., Krasta i tha, psikopat e paske marrë kokainën sonte
Portali “Ekspres.al” ka zbradhur detaje të reja të sherrit mes Ramës dhe prezantuesit të mirënjohur, Adi Krasta.
Sherri ka shkuar gati deri në konfrontim fizik mes Ramës dhe Krastës për shkak të ofendimeve të lëshuara nga Rama në drejtim të Krastës. Krasta, as nuk e ka pritur një mënyrë të tillë reagimi, por ai edhe nuk ka pasur asnjë mundësi që t’i ikë një kryeministri të sëmurë, i cili sapo ka hyrë në restorantin “Padam” ka nisur ulërimat në drejtim të Krastës. Ulërima e parë e Ramës në drejtim të Krastës ka qenë “Je tradhëtar. Hodhe poshtë miqësinë dhe u bërë këlysh i Berishës”. Krasta
Subscribe to:
Posts (Atom)










