Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky muaj është shumë më tepër se thjesht agjërim. Më poshtë jepen 10 gjërat që ju ndoshta mund të mos i dini rreth muajit të Ramazanit. Për shembull dhe pse mendohet se në Ramazan mund të dobësohesh, në fakt është e kundërta. Pavarësisht agjërimit të përditshëm, Ramazani është i njohur si muaji i shtimit në peshë. Një tjetër fakt është që sunitët dhe shiitët e përfundojnë agjërimin në kohë të ndryshme. Ndërkohë
që një tjetër fakt interesant është agjërimi ka ekzistuar shumë më parë se Islami. Lexoni specialen e revistës amerikane e përshtatur nga gazeta “Tirana Observer” dhe mësoni më shumë për muajin e Ramazanit.
1 – Nuk është vetëm: “Mos hani”
Është “mos pini” gjithashtu: Myslimanët nuk pinë asnjë gllënjkë ujë nga mëngjesi në mbrëmje. Përveç faktit se nuk duhet të hanë dhe të pinë gjë gjatë gjithë ditës, ata duhet që gjatë kësaj periudhe të heqin dorë nga cigaret dhe marrëdhëniet seksuale. Megjithatë, pavarësisht agjërimit, Ramazani në pjesën më të madhe të vendeve myslimane është një kombinim miks ndërmjet rregullave strikte dhe festimit. Ndërkohë që ata heqin dorë nga shumë gjëra gjatë ditës, pas perëndimit të diellit, familjet dhe miqtë shpesh vizitojnë njëri tjetrin, duke mbushur rrugët e qyteteve kryesore me ushqim dhe të qeshura deri në orët e para të mëngjesit.

2 – Hurmat janë ushqimi i parë që “thyejnë” agjërimin
Hurmat kanë qenë tradicionalisht ushqimi i parë që hahej për të përfunduar agjërimin, më pas lëng ose jallab – një pije e ëmbël e prodhuar nga hurmat, ujë trëndafili dhe acacia e bardhë, që zakonisht shërbehet me fara pishe dhe rrush të thatë. Në Egjipt, hurmat, një ushqim tradicional gjatë muajit të Ramazanit, korren në ferma dhe oaze të ndryshme të vendit, por importohen dhe nga Afrika e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Hurmave më të mira shpesh u vihen emra tërheqës nga shitësit e tyre, që ndihmojnë në shitjen e tyre. Në 2006, pas luftës së Izraelit kundër Libanit, hurmat më të mira quheshin Hasan Nasrallah, sipas liderit të Libisë. Në 2009, pasi presidenti i ShBA vizitoi Kajron, hurmat më të mira u quajtën Obama.

3 – Njerëzit i quajnë djemtë e tyre Ramazan / Ramadan
Emrat fetarë që u vihen fëmijëve nuk janë të pazakontë në asnjë prej feve botërore; gjithsesi, kur katolikët e devotshëm zgjedhin që besimin e tyre fetar ta reflektojnë tek emrat e fëmijëve të tyre, ata shpesh zgjedhin emrin e shenjtorëve, si Mari, ose emërtime virtyti. Do të befasoheshit shumë nëse do të dëgjonit që një fëmijë është quajtur Lent (Kreshma e Madhe). Ky nuk është rasti për emrin Ramazan/Ramadan, pasi ritet, festat, fetare janë bërë emra të zakonshëm që mund t’u vihen fëmijëve, djemve myslimanë. Ndërkohë që ky emër ishte shumë më i përhapur në 1990 se në ditët e sotme, emri Ramazani mund të rikthehet prapë në traditë. Sipas faqes së internetit BabyCentre, popullariteti i emrit ka filluar të rritet sërish që pas 2005.

4 – Disa nga devijimet gjatë agjërimit
Muaji i Ramazanit kërkon që myslimanët të heqin dorë nga ushqimi dhe pijet nga mëngjesi në darkë, çdo ditë. Por ka disa situata që bëjnë që dikush të lejohet ta lërë agjërimin. Sipas Kuranit, njerëzit që janë të sëmurë, të vjetër, që udhëtojnë, janë shtatzanë ose ushqejnë foshnjën me gji, ashtu si dhe fëmijët nën moshën e pubertetit, mund të mos agjërojnë nëse ai ndikon negativisht në shëndetin e tyre. Për më tepër, agjërimi mund të anullohet për arsye të tilla si menstruacionet apo rrjedhjet e gjakut pas lindjes, vjelljet e qëllimshme dhe, sigurisht, thyerja e agjërimit për të ngrënë apo pirë. Në të gjitha këto raste, Kurani kërkon që besimtarët të mbajnë një qada fast – që do të thotë të kompensosh ditët e humbura të agjërimit.

5 – Sunitët dhe Shiitët e përfundojnë agjërimin në kohë të ndryshme
Pasi agjërojnë përgjatë ditës, myslimanët sunitë mund të ndalojnë agjërimin në momentin që fillon Lutja e Akshamit, që ndodh kur dielli nuk është më i dukshëm në horizont (edhe pse qielli mund të jetë i ndriçuar). Shiitët presin më gjatë, duke besuar se agjërimi i tyre ditor nuk mund të mbarojë deri në momentin që rrezet e fundit të dritës zhduken nga qielli. Shiitët besojnë se hadithi nuk mund ta kundërshtojë Kuranin, ndaj ata ushqehen kur qielli bëhet i errët, sepse kështu thuhet në Kuran. Sunitët besojnë se mund ta kundërshtojnë Kuranin, kështu ata e ndërpresin agjërimin atëherë kur tradita e thotë atë. Variacionet fetare mund të zbatohen në të dyja këto degë të Islamit, edhe pse ky nuk është një dallim absolut.

6 – Data ndryshon çdo vit
Ramazani bazohet në kalendarin hënor dhe fillon me hilalin, fjala arabe e përdorur për daljen e “hënës së re”, në muajin e nëntë të çdo viti. Por duke qenë se cikli hënor lëviz prapa në mënyrë periodike krahasuar me kalendarin Gregorian, Ramazani, data e tij afrohet çdo vit. Gjatë muajve të verës, ditët janë më të gjata dhe më të nxehta, duke e bërë agjërimin më të vështirë. Gjatë fundit të muajit, myslimanët festojnë Laylat al – Qadr. Ky është përvjetori i natës në të cilën Allahu i prezantoi Kuranin për herë të parë Profetit Muhamad. Ndërkohë që tradita të ndryshme e festojnë këtë natë në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit, data e 27 – të e këtij muaji është me e festuara, kur Kurani thotë, “Nata e Madhe është më mirë se një mijë muaj.”

7 – Ramazani është i mirë për rritjen e shikueshmërisë televizive
Ramazani është një sezon paraprak interesant televiziv. Çfarë janë ekzaktësisht emisionet televizive mbi Ramazanin? A bëhen ato me tendencën për t’i bërë njerëzit besimtarë, apo është thjesht një skemë për të fituar para? A ndiqen këto programe sepse njerëzit duan të mësojnë diçka, apo sepse duan të kalojnë kohën? Shtëpitë prodhuese arabe dhe turke, punojnë gjatë vitit për të krijuar 30 episode të shkurtra, miniseri – një për çdo natë të muajit – me shpresën për të tërhequr teleshikues, marrë përfitime monetare dhe mundësinë për të thënë që seritë e tyre ishin më të ndjekurat. Megjithatë gjërat nuk shkojnë njësoj çdo vit. Sipas gazetës Saudi, në 2011, prodhimet u reduktuan me 35% në sajë të trazirave Arabe.

8 – Agjërimi paraprin Islamin
Agjërimi ka ekzistuar shumë më parë se Islami. Në fakt, dëshmi të abstinencës nga ushqimi dhe pijet mund të gjenden në Biblën e Hebrenjve dhe në Testamentin e Ri, ku të dyja i paraprijnë ekzistencës ë Profetit Muhamad (që ka lindur në 570 pas Krishtit). Në një rast të gjetur në Bibël, mbretëresha Ester i kërkon hebrenjve që të agjërojnë për tre ditë para se ajo të viziojë bashkëshortin, mbretin, që të mund t’i kërkojë atij që të mos i vrasë ata. Dhe në Testamentin e Ri, Jezusi agjëron në shkretëtirë për 40 ditë; prandaj në deri në ditët e sotme Kristianë të caktuar mbajnë Kreshmën e Madhe. Agjërimi në vetvete është gjithashtu i ndryshëm gjatë ramazanit, ku myslimanët që agjërojnë teknikisht mund të hanë çdo ditë, por ata nuk mund të konsumojnë asgjë gjatë gjithë ditës.

9 – Agjërimi nuk është një dietë ushqimore
Pavarësisht agjërimit të përditshëm, Ramazani është i njohur si muaji i shtimit në peshë. Arsyeja kryesore është sepse agjërimi dhe aktivitetet e pakta gjatë ditës bëjnë që njerëzit të hanë më shumë gjatë natës. Sjellje të tilla rezultojnë në një cikël më të ngadaltë metabolik që bëjnë që trupi në vend që të djegë yndyrnat, t’i ruajë ato. Për më tepër, vaktet e iftarit – vakti i mbrëmjes që shërbehet kur muslimanët ndalojnë agjërimin – janë zakonisht të rënduara, të larta në karbohidrate dhe kanë mungesë vlerash ushqimore. Në mënyrë që të mbahet një peshë e shëndetshme gjatë muajit, muslimanët inkurajohen të pinë shumë ujë, të kenë një dietë të pasur ushqimore me fruta, perime dhe proteina dhe të zgjohen çdo mëngjes për vaktin suhoor, që ndodh para lindjes së diellit.

10 – Muaji i Ramazanit është një muaj i madh për bamirësi
Bamirësia është shumë e rëndësishme për Islamin, dhe akoma më shumë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Një nga shtyllat kryesore të Islamit është detyrimi që të pasurit duhet tu dhurojnë një shumë të caktuar, monetare apo ushqimore, të varfërve. Në Islam, të gjitha veprat e mira shpërblehen më shumë kur kryhen gjatë muajit të Ramazanit. Si rezultat, pjesa më e madhe e njerëzve vendosin që të japin pjesën e tyre të dhurimeve gjatë këtij muaji. Një pjesë tjetër mund të dhurojë sasi më të mëdha se ajo e caktuar, me qëllim që të maksimizojë shpërblimin Ditën e Gjykimit. Xhamitë dhe organizatat e tjera fetare, çdo mbrëmje ofrojnë falas vakte iftari për të varfrit.

No comments:
Post a Comment