Nga Alda Butka, Aman se po vdes per nje pale zgjedhje ! Sa me pelqen
ajo e ndenjura kot neper zyra. Kapja nje shkrese me dore : “ohu, ku
eshte ministri per firme!”, vinte nje qytetar me u anku “du me taku
ministrin, ku osht ?”. Ne mendje kisha “ne te s`emes”, se vertet andej
nga zona e vet ishte per fushate…Gjithe bisedat rrotulloheshin “kush do
fitoje?” “kush do na vije ?” , “c`thuhet ndonje gje ?” Qe nga mengjesi
deri ne dreke…..
Altoparlantet ne lagje, u ca qejfi ! Ne kete lagje koti, te qete (prandaj eshte koti), altoparlantet kane lezet ! Hyjne e dalin njerez tek qendra elektorale.
Ca gra te vjetra, sycakerritura, vigjilente mos u grise kush posterat, e kandidatit..,. Ca cupka te reja, edhe ato sycakerritura dhe po aq vigjilente, mos u gjuan kush kandidatin, se u duhet per vete, per me tutje…..
Ca burra pantallonavarur, te dobet, qe enderrojne te shendoshen, kur te kapin ndonje pune me shume para. Ca cuna qe presin te behen drejtora, qe per nje vit te kene karriere, para dhe dashnore….
Me shume ngordh per flamurkat….ngjyra ngjyra, te varura si rrobat e banjes ne Golem, mu ne rruge..
Pjesa me intelektuale e fushates eshte ne shtepi, Dy veta- kater televizore ndezur, se mos na shpetonte ndonje premtim pa e degjuar mire..
-Ulja zerin, se s`dua ta degjoj ate hajdutin..
-Hajdut eshte ai joti, ky eshte zotni….
Tri dite nuk flisnim. Pajtoheshim ne dreke dhe ziheshim e shaheshim prape ne edicionin e darkes. kesaj rradhe jo per kandidatin , por per forcen qe e kishte kandiduar.Edhe darke hanim vec e vec. Secili para televizorit te vet, me te dashurin e zemres, dmth me te dashurin e partise.
Gjithe kohen une : “ai qorri i ketij, maskarai, rrugaci, komunisti, kelyshi i Nexhmijes”.
Ai : “ai maloku i kesaj, skizofreni, ekstremisti, ai qe mbushi Tiranen me egersira pylli, kelyshi i Enverit”. E fillonim nga dy skajet e largeta, por e mbaronim brenda se njejtes familje.. Njeri ishte i Nexhmijes, tjetri i Enverit…
Nejse .. ne nxirrnim stresin e javes…
Une mezi i pres zgjedhjet. Une shkrihem fare kur votoj. Uh qe s`me ha mortja !

No comments:
Post a Comment