Monday, June 16, 2014

Dëshmitrari: Rama i tha Krastës, je bythëq..., Krasta i tha, psikopat e paske marrë kokainën sonte

Portali “Ekspres.al” ka zbradhur detaje të reja të sherrit mes Ramës dhe prezantuesit të mirënjohur, Adi Krasta.
Sherri ka shkuar gati deri në konfrontim fizik mes Ramës dhe Krastës për shkak të ofendimeve të lëshuara nga Rama në drejtim të Krastës. Krasta, as nuk e ka pritur një mënyrë të tillë reagimi, por ai edhe nuk ka pasur asnjë mundësi që t’i ikë një kryeministri të sëmurë, i cili sapo ka hyrë në restorantin “Padam” ka nisur ulërimat në drejtim të Krastës. Ulërima e parë e Ramës në drejtim të Krastës ka qenë “Je tradhëtar. Hodhe poshtë miqësinë dhe u bërë këlysh i Berishës”. Krasta
ka mbetur i befasuar nga histeria e Ramës dhe ka shtangur i gjithi, për më tepër që ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja. Por ky ka qenë vetëm fillimi i kryeministrit të sëmurë psiqik të shqiptarëve. Rama ka vazhduar më tej duke e qujatur “b...q... anglez që kujton se ka ardhur nga Anglia dhe ka shpikur gazetarinë”. Duke parë situatën e krijuar, Krasta fillimisht ka ruajtur qetësinë duke shpresuar se kryeministri i sëmurë do të kalonte krizën dhe do të kthehej në normalitet. Mirëpo kur kjo histeri ka vazhduar për minuta me radhë, atëherë edhe Krasta i është përveshur Ramës: “E paske marrë dozën e kokainës sonte” ka qenë reagimi i parë i Krastës për të vazhduar duke debatuar me tone të forta dhe me fjalor edhe më të ashpër: “Je një pederast i sëmurë dhe i çmendur”- ka vijuar më tej Krasta. Një nga dëshmitarët okularë të ngjarjes ka treguar për “Ekspres.al” momentet e tensionit të Ramës ndaj Krastës, “Për një moment na u duk se ai u drejtua nga Krasta për t’a kafshuar. Hapi gojën dhe po afrohej shumë afër. Ne menduam se Krasta do dilte me ndonjë vesh të prerë, por për fat të mirë shpëtoi se edhe Krasta i’u përvesh dhe më pas tentoi të ndërhyjë Ministrja e Kulturës” shprehet një nga dëshmitarët e ngjarjes. Dëshmitari tregon dhe reagimin e Ramës ndaj Ministres së Kulturës si dhe ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola, e cila edhe ishte afruar që të qetësonte shefin e burrit. “Ato i’u afruan që t’a qetësonin Ramën dhe t’a ndanin nga konfrontimi fizik me Krastën. Mirëpo Rama reagoi përsëri si i çmendur dhe filloi që t’iu bërtasë edhe atyre njëlloj siç po i bërtiste Krastës. “Ju jeni prostituta të dyja që më keni sjellë këtu në tavolinë këtë plehrë. Ato nuk reaguan fare kur Rama i quajti prostituta. Ulën kokën dhe sikur prisnin që dikush t’i ndihmonte. Ne menduam se do të ndërhynte burri i asaj Ajolës që është ministër, Veliaj, por ai nuk guxoi fare dhe e gëlltiti me heshtje kur shefi i tij i’a quajti gruan “prostitutë”. Ajo çfarë kemi parë atë ditë, na ka shastisur fare. Kishim dëgjuar se Rama nuk është normal, por nuk e kishim menduar që të arrinte deri në atë fazë”, vijon më tej dëshmitari.

Sherr me pjata dhe pirunj mes Ramës dhe Adi Krastës tek restoranti “Padam”

Rama i është rikthyer skandaleve në publik duke shfaqur doza të forta të skizofrenisë. Dy ditë më parë disa qytetarë të Tiranës janë bërë dëshmitarë të një sherri që ka ndodhur në një ambient publik dhe mjaft të frekuentuar në Tiranë. Kryeministri Rama dhe prezantuesi i mirënjohur i spektakleve, Adi Krasta kanë debatuar dhe më pas kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit me çfarë kishin mbi tavolinat e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në restorantin “Padam”, i cili ndodhet përballë ish-godinës së INSTAT-it në Tiranë dhe fare pranë Radio Televizionit Shqiptar. Si Rama edhe Krasta kanë qenë të ftuar për të marrë pjesë në një darkë që ka organizuar Ministrja e Kulturës, Kumbaro në nderim të një prej personaliteteve të kulturës, i pranishëm në darkë.
Prania e Ramës ka qenë si Kryeministër, ndërsa Krasta është ftuar aty, pasi bashkëshortja e tij është këshilltare e Ministres së Kulturës. Krasta ka mbërritur në restorant i shoqëruar nga bashkëshortja e tij shumë minuta para se Kryeministri të arrinte në të njëtin restorant. Ndërkohë që çifti Krasta është ulur në tavolinë, ka hyrë edhe Kryeministri me bashkëshorten e tij. Sapo Rama ka parë Krastën është vërsulur drejt tij në mënyrë agresive.
Rama ka nisur të përdorë një fjalor banal në drejtim të Krastës duke e ofenduar dhe sharë atë, pasi sipas Ramës ai e kishte kritikuar publikisht. I gjendur nën breshërinë e ulërimave prej psikopati të Ramës, Krasta nuk ka qëndruar duarkryq. Ai i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë. Kur psikopati Kryeministër ka parë se Krasta i është kundërpërgjigjur, gjë të cilën ai nuk e ka pritur, atëherë e ka gjuajtur Krastën me lugë, ndërsa përgjigja ka qenë me mjete rrethanore Krastës me pirunj dhe pjata. Situata është zgjidhur pas ndërhyrjes së të fuarve dhe kamarierëve që kanë mundur të ndalin psikopatin Kryeministër në sulmin fizik ndaj prezantuesit të mirënjohur të spektakleve, Krasta.
Dëshmitarët e ngarjes kanë qenë të shumtë, jo vetëm pjesë e stafit të restorantit të njohur në Tiranë, por edhe shumë të pranishëm që kanë qenë duke darkuar në atë lokal. Ata kanë parë me sytë e tyre gjendjen e rëndë psiqike të Kryeministrit, ndërsa të lemeritur nga agresiviteti i Ramës janë detyruar që të lënë lokalin.
Krasta ka mbajtur një qëndrim pro ndryshimit të qeverisë përpara zgjedhjeve të 23 qershorit.
Mirëpo vetëm pak muaj më pas, ai ka kritikuar një sërë fenomenesh negative të qeverisjes në televizonin “Agon”. Kjo si duket, nuk i ka pëlqyer Ramës dhe ka menduar se duke e sharë dhe rrahur Krastën mund t’i mbyllë atij gojën. Kjo është sjellja reale që një Kryeministër psikopat demonstron ndaj të gjithë kritikëve të tij. Rasti i sherrit në restorantin “Padam” e dëshmon këtë.

 

No comments: