Nga Endir Bushati, Diten e ekzekutimit te Tan Santos, ne kishim shume
per te menduar e analizuar. Te shokuar nga ekzekutimi mafioz,
konstatuam se “nuk kemi shtet”, se vrases me pagese, te hipur ne motorr
pa targa, te veshur me te zeza, terheqin vemendjen e kalimtareve te
rruges, por jo te policise; “shetisin” per nja 50 min nga njeri cep i
Tiranes tek tjetri pa u shqetesuar nga askush; mesuam gjithashtu qe ne
zonen me perqendrimin me te madh te Policise se Shtetit, Gardes se
Republikes, rojeve private dhe kamerave gjithandej, dy persona me te
zeza paten kurajon dhe ftohtesine jo vetem te ekzekutonin Tan Santon
por dhe te na sfidonin te gjitheve duke ikur qete qete, edhe pse me 200 km/ h.
Ekzekutimi te enjten, komunikata zyrtare e policise te shtunen!
Ne gjithe kete gjunjezim dhe nenshtrim tonin para se keqes, mbase pak veta u kushtonin rendesi teksteve te ngushellimit te zyrtareve te ndryshem. Por jo pak veta fiksuan tekstin e Kryeministrit. Qe Kryeministri yne me shume lodhet per te gjetur batuten apo foton e dites sesa per te bere ndonje pune ne zyre, kete e dinim! Por qe ne tekstin e statusit ne facebook te asaj dite, te na shfaqej kaq i vertete e i sinqerte, pak veta e mendonin! Ne perpjekjen e tij te mundimshme per t’u duk gjithmone “i lezetcem”, ai na shfaqi psiqiken e tij, qendrimin e tij, te verteten e tij! Ne nje fjali te vetme, kryeministri na beri ndarjen e shqiptareve. Shqiptaret sipas tij ndahen ne: cuna Tirone, cuna Tirone prej verteti dhe te tjeret! Eshte e kuptueshme qe ai veten e kategorizon cun Tirone prej verteti, madje me shume sesa prej verteti: ai eshte prijesi i cunave te Tirones prej verteti, eshte creme de la creme!
Keshtu, nga teksti i tij, kuptuam qe “cun Tirone prej verteti” eshte nje cilesi, dekorate, titull, me ane te te cilit ai (cuni) ka te drejta me shume se te tjeret! Nje “cun Tirone prej verteti” nuk mund kurrsesi te urdherohet nga “te tjeret”, madje as nga nje “cun Tirone” i thjeshte! Po te ndjekesh gjuhen e kryeministrit tone, i vetedeklaruar dhe i vetkenaqur si “cun Tirone prej verteti”, nga 1990-2013, Shqiperia ka vuajtur dhe shkaku ka qene qeverisja nga “te tjeret” dhe tashti do te rilinde, sepse ne krye ka Ate, ka Ate qe i ka munguar shqiptareve qe nga koha e Ismail Qemalit, ka ne krye “nje supercun Tirone prej verteti”! “Te tjeret” (plebenjte) jane te pagdhendur, flasin ashper, sillen eger, “vrasin per nder”, ndersa “cunat e Tirones prej verteti” flasin embel, nuk nervozohen kollaj, martohen shume here, burrat e ish- grave i marrin ne pune e plot e plot cilesi te tilla!
Nje “cun Tirone prej verteti” mund ta kete pasur baben ekzekutor te “armiqve te popullit”, torturues ne hetuesi a burg apo spiun sigurimi, por ai, “cuni i Tirones prej verteti” eshte i nevojshmi, i domosdoshmi, i pazevendesueshmi per demokracine. Ne 90′ ishte koha e injorances te “te tjereve”. “Te tjeret” sulmuan Tironen, vendosen rregulla te reja, miratuan Lex Plebiscitum dhe “cunat e Tirones prej verteti” nuk kishin c’te benin, duhet te duronin kushtet e reja. Tani rregulli mbizoterues ishte rregulli i shumices! Dhe shumica ishin ata, “te tjeret”. Por, nuk vonuan shume dhe ia moren doren dhe situates se re! “Te tjeret” harrojne dhe merziten shpejt! Madje harrojne dhe “cunat e Bllokut prej verteti”!

No comments:
Post a Comment