Friday, November 22, 2013

Betimi yt Sokol, është edhe betimi ynë

Nga Lulzim Basha
“Këtu ku sot jemi mbledhur, për ti dhënë përshëndetjen e fundit Sokol Olldashit, do të donim të mos vinim kurrë.
Në këtë humbje kaq tragjike dhe kaq të parakohshme, të gjesh fjalët e duhura për mikun, për shokun dhe liderin e shumë betejave politike dhe njerëzore, është shumë e vështirë.
Sepse sot, të gjithë së bashku, jemi duke jetuar një makth të tmerrshëm dhe të pabesueshëm.

Çfarë më mbetet nga Sokoli

Ruben Avxhiu

Na lidhte mosha, këndvështrimi i botës, muzika që dëgjonim dhe librat që kishim lexuar. Na ndante vetëm koncepti themel për raportin e gazetarisë me politikën.
Unë besoja dhe besoj në mitin e një gazetarie apolitike, e cila ia ka për detyrë lexuesit që të shohë me mosbesim të gjithë politikanët pa dallim.
Ai besonte se gazetaria mbetet pashmangshmërisht politike dhe ia ka për detyrë lexuesit që t’i thotë se cili politikan është më i miri. Sokoli ishte po aq njeri optimist sa isha unë pesimist.

Amaneti i Sokolit

Astrit Patozi
Fjalimi në ceremoninë mortore të deputetit Sokol Olldashi nga miku dhe kolegu I tij deputeti Astrit Patozi.
“Të dashur familjarë dhe miq të Sokol Olldashit. Çfarë do që të bëjmë dhe çfarëdo që të themi ne sot, në këtë ditë  zie, do të ishin të pamjaftueshme për të nderuar dhe respektuar si duhet Sokolin. E unë, ndoshta më shumë se kushdo tjetër, e kam të vështirë të gjej fjalët. Sepse pata fatin e mirë, por edhe të keq, për shkak të kësaj gjëme, të jem një ndër miqtë e tij të afërt, për gati 20 vjet.

Lamtumirë Koli!

Nga Arben Vata
Kur edicionet tona informative të televizioneve dhe faqet e gazetave mbushen përditë, për fat të keq, me njoftime për aksidente automobilistike me pasojë vdekjen, dhimbja është njerëzore dhe e njëjtë si kur vdes një fëmijë, i ri, i moshuar apo edhe një politikan apo njeri tjetër publik. Por ndërsa në rastet e para dhimbja është familjare dhe e shpërndarë në një rreth të caktuar shoqëror dhe miqësor, në rastet kur viktimë e një aksidenti bëhet një politikan apo njeri me profil të lartë publik, edhe dhimbja është më e gjerë dhe e thellë.

MARIGLEN MULLA 22 Nentor 2013 - 08:35 Aksidenti i Olldashit, Dëshmia: Pashë makinën të rrokullisej

“Dritat e makinës u rrokullisën tatëpjetë. Era po tundte fort pemët, tendat e lokalit dhe ç të gjente përpara. Nuk u dëgjua ndonjë zhurmë e fortë frenimi, por vetëm kërcitjet e ferrave”.

Ky ishte imazhi i parë me të cilin u përball Haki Sallufi, rreth 45 vjeç, pronari i bar “Kiu”, as 20 metra nga vendi

Dyshimet për aksidentin e Olldashit

Shtohen dyshimet, kontradiktat dhe pikëpyetjet rreth aksidentit fatal të deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili u përcoll dje në banesën e fundit. Sokol Olldashit i është dhënë dje lamtumira e fundit, në një ceremoni të ngarkuar emocionalisht, por shumë mister ka lënë pas vdekja e tij. Një ditë pas ngjarjes tragjike, ndërsa pritej të qartësohej gjithçka, ka ndodhur e kundërta

Ekspertiza: Momentet e fundit të Sokol Olldashit

Nikoleta Kovaçi
-Ekspertiza e aksidentit fatal që i mori jetën Sokol Olldashit mbrëmjen e së mërkurës, ka ofruar përfundimet paraprake. Vendi i aksidentit, Krraba është kthyer ditën e djeshme në vëmendjen e ekspertëve të cilët për orë me radhë janë marrë me shenjat dhe dinamikën e ngjarjes.
Ekspertët 
Sokol Olldashi, ka humbur jetën nga plagët e shumta

Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e Igli Carës

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me indiciot e përhapur, se në makinën e Sokol Olldashit ka pasur edhe një person të dytë, i cili ka shpëtuar pa shumë dëmtime. Ekspertiza ditën e djeshme ka shpjeguar shkaqet e vdekjes së deputetit të PD-së, Sokol Olldashi.
Pak të dhëna që janë vënë në dispozicionin e hetuesve të çështjes nga personat që kanë patur dijeni rreth atij momenti fatal për jetën e Sokol Olldashit,

Thursday, November 21, 2013

Vajza që u përfol se u vra bashkë me Olldashin, reagon në FB

Ish-zëdhënësja e Sokol Olldashit, Arminda Qylafku, ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, ku ka konfirmuar se ajo është gjallë, pas sot disa media bënë me dije se ajo kishte humbur jetën dje bashkë me deputetin e PD-së.
Qylafku është një nga emrat më të përfolur orët e fundit

Homazhe në nder të Sokol Olldashit, i jepet lamtumira e fundit

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nder të ish-ministrit Sokol Olldashi. Ndryshe nga herët e tjera, sot Kuvendi është mbuluar nga zija. I mbushur me lule të bardha, të afërm, miq, qytetarë e kolegë dhe nën tingujt e muzikës funebre, po i jepet lamtumira e fundit deputetit Sokol Olldashi. Në Kuvend janë parë të hyjnë edhe dy djemtë e deputetit të ndjerë, të cilët përpiqeshin

Kush ishte Sokol Olldashi

Shkruar nga Rexhep Polisi
Sokol Olldashi ishte një figurë e nderuar e Partisë Demokratike.
Ai u përfshi me lëvizjen e dhjetorit në vitin ’90, ku që në atë kohë ai u bë anëtar i Partisë Demokratike si dhe anëtar i mbledhjes themeluese të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Nga Maji i vitit 2002 deri më Shtator të 2007-ës, Olldashi mbajti postin e Kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Wednesday, November 20, 2013

Hamit Matjani para gjyqit special: Amerikanët më hodhën diversant

Nga Fatos Veliu
PJESË TË NXJERRA PROCESVERBALI I DEPONIMEVE TË DIVERSANTIT HAMIT MATJANIT I SPIUNAZHIT AMERIKAN, I HEDHUR MË AEROPLAN MË DATËN 1. 5. 1953
Kur mbërrita në Athinë, takova Asim Jakovën dhe disa amerikanë, të cilëve iu komunikova se si kishte ngjarë puna jonë. Mbas dy-tri muajsh, në muajin gusht mua më thirri Asimi dhe disa amerikanë e më njoftuan futjen time përsëri në Shqipëri së bashku me Fetab Xhiken, Bido Kotorin, Naum Sulen, Lek Martinin.
Kësaj radhe na ngarkuan për mbledhjen e informatave dhe të krijonim baza në popull, si mbas fjalës që kishim në Athinë, në drejtim të Grabovës do të nga zbarkonte aeroplani amerikan një radist.

Fjala e Sali Berishes para gazetarve...

Ata qe deshirojne, me poshte mund te lexojne fjalen time te mbajtur ne bashkebisedimin me gazetaret.
"Ku shkojmë? Është pyetja e përjetshme e njeriut që ecën drejt pasigurisë, është pyetja që i shtrojnë vetes sot jo vetëm politikanët, analistët, gazetarët, por në tërësi shqiptarët, si ata që votuan kundër Edi Ramës, por çdo ditë e më shumë edhe ata një milion shuplaka, siç i quan ai ata që votuan pro tij. Madje dhe njerëz afër me të. Përgjigja e gjithanshme dhe e pashmangeshme është vetëm një: Po ecim jo më drejt konsolidimit të shtetit ligjor dhe integrimit europian, por mjerisht po ecim drejt shtetit policor, mesa duket rrugës dhe modelit të vetëm që njeh e ka në gen dhe adhuron Edi Rama.