Tuesday, January 8, 2013

Julia Timoshenko deklaroi mbi aktin e mosbindjes civile

Udhëheqësja e opozitës ukrainase Julia Timoshenko, e cila ndodhet aktualisht në burg, ka deklaruar mbi aktin e saj të mosbindjes civile. Për këtë ajo njoftoi përmes një letre të hapur, e cila u lexua në një konferencë për shtyp në Kiev nga mbrojtës i saj, deputeti Sergei Vllasenko.
Në letrën e saj Timoshenko deklaroi se që nga ky moment ajo refuzon të flasë me prokurorët dhe hetuesit. Ajo gjithashtu nuk ka ndërmend të paraqitet

6 misteret e Ismail Qemalit

Si u mundua Ismail Qemali të shtonte delegatët në Konferencën e Paqes në Paris? Pse nuk u realizua ky plan? Jeta e Ismail Qemalit u mbyll me një mister të madh. Askush deri me sot nuk ka arritur të shpjegojë në mënyrë të detajuar për vdekjen e kryeministrit të parë të Shqipërisë. Në janar të vitit 1919, në Paris do të zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila do të diskutonte edhe për fatet e vendit tonë. Për këtë arsye Ismail Qemali ishte shumë i shqetësuar për fatet e vendit. Gjithë sakrificat që ai kishte bërë për vendin e tij donte që të kurorëzoheshin me sukses. Ai hartoi strategji që të kishte mundësi të influenconte në vendimet e konferencës. Për të arritur këtë qëllim, ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinë, e cila duhej të mundësonte që me delegacionin shqiptar, në konferencë të shkonin së paku edhe tre apo gjashtë delegatë më shumë. Këta delegatë do të ishin nga trojet shqiptare, të cilët do të bashkoheshin me ata që vinin nga Amerika.

Sunday, January 6, 2013

Si të fshihet përgjithmonë llogaria e Facebook-ut

Nuk mundesh më ta durosh llogarinë në Facebook? Ju mundeni ta fshini llogarinë tuaj të Facebook-ut, me pak durim.
Së pari, duhet të bëjmë të qartë dallimin midis “deactivating your account” dhe fshirjes së vërtetë. Çaktivizimi i llogarisë së Facebook-ut është një proces mjaft i shpejtë e i lehtë, por kjo mënyrë do të fshehë vetëm profilin dhe informacionet vetjake, por jo fshirjen nga serverët e Facebook-ut.

Shteti, pushteti dhe shqiptari!

Sot, mosha deri në 25 vjeç, nuk e ka idenë e qeverisjeve të mëparshme. Ata kanë fatin e mirë të mos kenë jetuar një absurd politik dhe ekonomik, por kanë fatin e keq, që kanë jetuar vetëm post absurdin komunist, pa hyrë në kohën e vërtetë të praktikës demokratike si në politikë dhe padyshim ekonomi. Nuk janë krejtësisht më me fat se sa ne, që kemi avantazhin e të jetuarit në dy kohë... absurdi... në fakt! Po është një “fat i madh”, të jetosh në një kohë kur shtetin e ke armik, kur ai të mbyll në qelinë e madhe të diktaturës dhe të ushqen për të mbajtur vetëm frymën dhe këtë ta merr në punë, e po nuk more vesh

Itali, Monti shpall koalicionin

Kryeministri italian Mario Monti, ka shpalosur aleancën që do të çojë përpara në zgjedhjet parlamentare në muajin shkurt. 69-vjeçari, i cili zëvendësoi Silvio Berluskonin në postin e kryeministrit  në nëntor 2011, njoftoi javën e kaluar se do të garonte për një mandat të dytë.
"Sot po ju njoftoj konfigurimin e forcave politike dhe sociale që synojnë të bashkohen për tu paraqitur zgjedhësve për një ofertë të re politike", deklaroi Monti. Studimet e fundit kanë treguar se deri në 50 % e elektoratit do të abstenojë ose është i pavendosur për zgjedhjet 24-25 shkurtit. 

Saturday, January 5, 2013

Neonazistët në klubet e sportit

"Sporti është më i miri në shoqëri dhe në klube", thonë shumë ekipe. Sporti duhet të sjellë lojë dhe kënaqësi. Politika s'ka çfarë të kërkojë në sport, por ekstremistët e djathtë dhe neonazistët mendojnë ndryshe.
Futbolli dhe ekstremizmi
Ekstremistët nuk janë si më parë.

Winfriede Schreiber, shefe për mbrojtjen kushtetuese në landin në Lindje të Gjermanisë Brandenburg, ka kërkuar të mërkuren (2.1.2013) prej shoqatave dhe klubeve të sportit që të mos ta injorojnë këtë problem. „Sporti e ka pasur një kohë të gjatë shumë vështirë, sepse është trajtuar si jopolitik“, thotë Schreiber, e cila paralajmëron se neonazistët po influencojnë jetën e

Gerard Depardieu u bë shtetas rus

Natalia Kovalenko

Aktori i famshëm francez Gerard Depardieu ka marrë nënshtetësinë ruse. Dekreti përkatës u nënshkrua ditën e enjten (më 3 janar) nga Presidenti rus Vladimir Putin.

Mbi ndryshimin e shtetësisë së vet Depardieu deklaroi pasi Presidenti francez François Hollande, i cili u zgjodh në postin e kryetarit të shtetit në vitin 2012, njoftoi mbi aplikimin në

Wednesday, January 2, 2013

Historia e pasaportës shqiptare të Albert Ajnshtajn në gazetën gjermane Die Welt

“E vërteta është se Albert Ajnshtajn në vitin 1935 iku në SHBA me një pasaportë shqiptare, që e kishte marrë pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri – dëshmon një profesore hebreje e mbijetuar

Para disa muajve publicistja dhe intelektualja e njohur Brunilda Ternova për të njoftuar lexuesin italian me vepra shqiptare, pat përkthyer në italishte një artikull të zotit Fahri Xharraj, ku thuhej se Einsteini kishte shpëtuar jetën me një pasaportë shqiptare. Qesh skeptik dhe kjo ishte arsyeja pse bëra disa kërkime.  Gjeta një artikull tek gazeta e madhe gjermane “Die Welt”. Një artikull nga Stefanie Bolzen të publikuar më 27.01.2011. Intelektuali i shquar dhe publicisti, zoti Fahri Xharra si dhe Zonja Brunilda Ternova kishin të drejtë, ja arsyet:

Rusia po zhvillon lloje të reja raketash ndërkontinentale

Vasili Kashin

Rusia dhe Kina kanë ndërmend të modernizojnë forcat e tyre strategjike. Megjithatë ato kanë zgjedhur qasje të ndryshme përkatësisht zëvendësimit të raketave të tyre kryesore të rënda.

Rusia është duke zhvilluar aktualisht së paku dy lloje krejtësisht të reja të raketave balistike ndërkontinentale. Një nga këto dy projekte, sipas njoftimeve të mediave ruse, është raketa gjigande me karburant të lëngshëm “Sarmat” (russ. «Сармат»), e cila do të zëvendësojë kompleksin sovjetik “RS-36M” (russ.“РС-36М”) "Vojevoda" (russ. «Воевода»), i njohur më mirë sipas klasifikimit perëndimor me emrin "Djalli" (russ. «Сатана»).

Tuesday, January 1, 2013

Kryeqytetet e kulturës evropiane - Si lindi ideja?

Me kryeqytetin e kulturës Bashkimi Evropian (BE) do të bëjë të njohur larminë e kontinetit. Ideja lindi përpara 26 vjetësh. Por çfarë qëndron pas kësaj ideje?
Në fillim të vitit 1985 ministrja greke e Kulturës,  Melina Mercouri, dhe homologu i saj francez, Jack Lang,  kalonin kohën gjatë tranzitit në njërin prej aeroporteve evropiane duke pritur avionin për të vazhduar udhëtimin. Gjatë bisedës impulsive me francezin ish-këngëtarja Mercouri luante me idenë të zgjidhte çdo vit një qytet në Evropë, si kryeqytet të kulturës.

SHBA - Arrihet kompromisi për buxhetin

Pas rrëzimit të "fiscal cliff", SHBA mund të bjerë relativisht shumë më butë. Por, demokratët dhe republikanët ranë dakord në Senat që të bëjnë kompromis në konfliktin për buxhetin.
Kompromisi midis dy kampeve, që dominojnë politikën e SHBA-së, parashikon që shtresa e mesme amerikane të mos rëndohet më me rritje taksash. Kurse ekonomitë shtëpiake me të ardhura mbi 450 mijë dollarë si dhe personat e veçantë që fitojnë mbi 400 mijë dollarë do të

Po sikur Napoleoni të fitonte në Rusi?!

Gjatë gjithë vitit rusët festuan dyqind vjetorin e fitores së armatës perandorake mbi ushtrinë më të madhe të kohës, të udhëhequr nga Napoleon Bonaparti. Por një autor rus mendon ndryshe nga ata që festojnë. Sipas tij, viti 1812, kur ndodhi beteja e Borodinos, ishte një moment historik unikal për Rusinë e kohës. Në atë çast, ky vend humbi mundësinë që t’i bashkohej civilizimit europian 
Mund të ngrihet edhe sot një hamendje e madhe,

25 portrete që gdhendi 2012-ta

Ja që edhe botës tonë nuk i erdhi fundi... Megjithëse, ku më shumë e ku më pak, kjo 2012 e brishtë qëlloi të ishte edhe e mbrapshtë. Ashtu siç nuk u kursye të ishte edhe bujare, e mbarë dhe e begatë. Por rrufeja edhe këtë herë, s’e kish bërë në jetë të binte në Tokë... Ekuilibrat vazhdojnë të qëndrojnë ende në fuqi dhe, nga gjithë kakofonia e skeptikëve, supersticiozëve, racionalëve, sanguinëve e flegmatikëve, fatkeqëve dhe fatlumëve, mendjeve gjeniale dhe atyre në arrati, nuk ishin të pakët ata për të cilët ky vit i shumëpërfolur u bë domethënës.