Ja që edhe botës tonë nuk i erdhi fundi... Megjithëse, ku më shumë e ku
më pak, kjo 2012 e brishtë qëlloi të ishte edhe e mbrapshtë. Ashtu siç
nuk u kursye të ishte edhe bujare, e mbarë dhe e begatë. Por rrufeja
edhe këtë herë, s’e kish bërë në jetë të binte në Tokë... Ekuilibrat
vazhdojnë të qëndrojnë ende në fuqi dhe, nga gjithë kakofonia e
skeptikëve, supersticiozëve, racionalëve, sanguinëve e flegmatikëve,
fatkeqëve dhe fatlumëve, mendjeve gjeniale dhe atyre në arrati, nuk
ishin të pakët ata për të cilët ky vit i shumëpërfolur u bë domethënës.
Jo domosdoshmërisht për mirë. Ndoshta shënoi edhe ditën e fundit të jetës së tyre. Megjithatë bëri që emrat dhe historitë e tyre, banale apo të jashtëzakonshme, të ktheheshin në emra dhe histori suksesi, duke bërë kështu xhiron e botës në këtë 2012 që lëmë pas. Nga presidenti i rizgjedhur i SHBA Barack Obama, tek shkëlqimi dhe rënia e Mubarak; nga hedhja spektakolare e Felix Baumgartner, tek performanca e Nik Wallenda mbi Ujëvarat e Niagarës; nga Psy dhe Gangnam Style me miliardin e kusur të klikimeve në You-Tube, tek kinezi Li Wei që bën sikur fluturon mbi patina me tymnajën e tij të kuqe në qiejt e Parisit; nga rebelet ruse Pussy Riot që sfiduan presidentin Putin, tek infermierja e vetëvrarë e princeshës Kate Midelton. Dhe jo vetëm... Edhe një ketër që kishte ngecur në një pusetë në Gjermani u bë brenda ditës një super-yll i botës së ueb-it. Këto dhe më tepër, në një mozaik që sjell bashkë 25 më të përfolurit e këtyre 366 ditëve
POLITIKË
Barack Obama, presidenti i rizgjedhur i amerikanëve. Lideri politik më i zëshëm për këtë vit që po lëmë pas. Ai mposhti bindshëm sfidantin Republikan, Mitt Romney, pavarësisht se parashikimet e para bënë të besohej se do të ishte një garë e ashpër deri në minutën e fundit.
Vladimir Putin – Pas një fushate që nuk hezitoi ta ngrinte gishtin mbi Uashingtonin, Putin zgjidhet për herë të tretë president i Rusisë, më 4 mars, me 63.9% të votave. Përpara një Moske në festë, ndoshta e vetmja e veçantë e atij fjalimi luftarak që bëri, ishte një lot mallëngjimi që ai lëshoi para përkrahësve të tij, pak çaste para shpalljes së fitores.
Hosni Mubarak – Në fillim të qershorit, ish-presidenti i Egjiptit u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata e Kairos. Ai duhet t’iu përgjigjej akuzave shumë të rënda për korrupsion, por sidomos sepse kishte urdhëruar të qëllohej kundër manifestuesve paqësorë të revolucionit të 25 janarit.
David Petraeus – Vetëm tre ditë pas rizgjedhjes së tij si president i SHBA, në skrivaninë e Barack Obamas qëndronte letra e dorëheqjes së gjeneral David Petraeus, kreut të CIA-s, me të cilin ai kishte zgjidhur luftën në Irak dhe kishte udhëhequr atë në Afganistan. Gjithçka doli nga binarët pas një skandali seksual të tij.
Chris Stevens, ambasadori amerikan në Libi që mbeti i vrarë gjatë një sulmi në rezidencë. Fillimisht mendohet se vdekja e diplomatit ishte një aksident. Por më pas zbulohet se, me rastin e përvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, grupe terroristësh kanë planifikuar me gjakftohtësi vrasjen e Stevens.
Rod Blagojevich – Pas skandalit, ish-guvernatori i Illinois u dënua me 14 vjet burg për korrupsion, pas tre vjetësh dhe dy procesesh të gjata gjyqësore. Ai u përpoq të “shiste” vendin e senatorit Demokrat Barack Obama, kur ky u zgjodh president i SHBA në 2008.
Julian Assange, themeluesi i Wikileaks, pas kërcënimesh të njëpasnjëshme vendosi të ngujohej në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Përditë turma të tëra mbështetësish kërkojnë çlirimin e tij nga akuzat, ndërsa Assange po përgatitet të godas sërish.
SPORT
Usain Bolt – Dhe nuk mbetet në fakt asgjë më shumë për tu thënë. Ai është bërë tashmë një legjendë e atletikës dhe konsiderohet njeriu më i shpejtë në Tokë. Ai ka fituar garën e 100 metërshit për meshkuj në olimpiadat e Londrës 2012, me 9.63, rekordin më të ri të të gjitha kohërave.
Oscar Pistorius, atleti afrikano-jugor që vrapon me dy proteza prej fibrash karboni në vend të këmbëve ishte i pari atlet paraolimpik që ngriti debat në Lojërat Olimpike 2012, sepse u fut në listën e 400 metërshit individual dhe në atë të stafetës 4X400. Pistorius e fitoi betejën e tij dhe mori pjesë në Olimpiadat “normale”.
Andrés Iniesta, i vlerësuar dhe i shpallur si lojtari më i mirë i Kompionatit Europian të Futbollit 2012, në krah të Spanjës kampione kundër Italisë në finalen e madhe. Ai u bë një nga të paktit lojtarë që ka fituar tre kompeticione ndërkombëtare radhazi (Europani 2008, Botërori 2010, Europiani 2012), duke realizuar të ashtuquajturin “Triplet”.
Dënimi i përjetshëm për Lance Armstrong - Tronditja më e madhe për botën e sportit ndodhi këtë vit, kur u konfirmua nga autoritetet amerikane se Lacne Armstrong, fituesi i shtatëhershëm i Tour de France, u verifikua se gjatë karrierës së tij kish përdorur substance të ndaluara. Legjendës së çiklizmit, që kishte një profil moral shumë të lartë, iu hoqën titujt, pasi ai edhe vetë nuk pranoi të apelonte për dënimin.
Sachin Tendulkar, sulmuesi indian hyri në historinë e lojës cricket, pasi realizoi “century”-n e tij të njëqindtë , duke u bërë kështu lojtari i parë i cricket që grumbullon në karrierën e tij 100 centuries ndërkombëtare. Një rekord që, sipas kapitenit të kombëtares angleze, Andrew Strauss, “shumë vështirë të mposhtet në të ardhmen”.
AVENTURË
Felix Baumgartner, parashutisti austriak kalon direkt nga stratosfera në histori dhe tejkalon shpejtësinë e zërit me 1137 kilometër/orë, duke u hedhur me rënie të lirë nga një lartësi stratosferike prej më shumë se 39 mijë metra. Felix preku tokën shëndoshë e mirë dhe, i ulur në gjunjë, me grushtet drejtuar nga qielli thirri “Ia dola!”. Fluturimi i tij dhjetëminutësh u ndoq nga miliona njerëz që mbanin frymën në mbarë botën.
Nik Wallenda, akrobati amerikan ka ecur mbi një litar 550 metra të gjatë, vendosur në një lartësi 50 metra mbi ujëvarat e Niagarës, i ndihmuar vetëm nga shkopi i ekuilibrit. Struktura dhe përgatitjet kushtuan 1 milion euro, dhe gjithçka u transmetua drejtpërdrejt në televizion. Ai vjen nga një familje prej shtatë brezash akrobatë të ekuilibrit.
Li Wei, artisti disident kinez fluturon në qiejt e Parisit, veshur me rrobën e një murgu budist, hipur mbi patina, i ndjekur nga mijëra admirues dhe një tymnajë e kuqe. Ai është një fotograf-iluzionist i specializuar në foto në limitet e të pamundurës. Fotot e tij në qiejt e Parisit bënë xhiron e botës.
ART & RELIGJION
Psy dhe e famshmja e tij Gangnam Style, zor se do të kenë një të dytë në mbarë historinë e këtij mijëvjeçari. Koreani u bë i famshëm me hitin e tij dhe brenda pak kohësh ajo bëri jehonë në mbarë botën. Nga Ban Ki Moon e deri tek Madonna, nga burgjet e Koresë, e deri në Hënë, si dhe mbi një miliard klikime në You Tube.
Pussy Riot – vajzat rebele që sfiduan Putin, kolektivi feminist që u bënë të njohura për mbarë opinionin ndërkombëtar për linjën e tyre anti-qeverisëse. Protestat e tyre tërhoqën vëmendjen dhe u mbështetën pas kësaj nga Madonna, Sting dhe Red Hot Chili Peppers. Por edhe të Amnesty International, që i quajti “të burgosura të ndërgjegjes”.
Mo Yan, nobelisti në Letërsi. Për herë të parë, akademia suedeze i dorëzon 1.2 milionin e eurove të çmimit Nobel një kinezi që jeton dhe punon në Kinë. “Mo Yan” është një emër i rremë që në kinezçe do të thotë “Mos Fol”. Emri i vërtetë i shkrimtarit është Guan Moye. Vepra e tij më e njohur është romani “Melekuqja e Kuqe”.
Shenouda III, patriarku që udhëhoqi për 40 vjet kishën kopte të Egjiptit, i quajtur ndryshe Papa i koptëve, komunitetit më të madh kristian në tokën e Islamit, vdes në Kairo në moshën 88 vjeçare nga një sëmundje e gjatë. I zgjedhur më 1971, pasardhësi i 117-të i evangjelistit San Marco që formoi Kishën kopte të Egjiptit, ishte bërë në fakt edhe përfaqësues politik i minorancës, prej dhjetëra vjetësh objekt i diskriminimit, dhunës dhe atentateve. Një rol i dyfishtë, spiritual dhe terren, që për Shanouda nuk qe kurrë i lehtë.
Clint Eastwood – Përveç famës së tij të padiskutueshme, ai u bë një nga personazhet më të përfolur me performancën e tij në “Monologun e karriges bosh” të Obamës, gjatë konventës Republikane të kandidatit Romney.
MOZAIK
Adam Lanza, 20-vjeçari i armatosur që vrau gjakftohtë 20 fëmijë (12 vajza e 6 djem) si dhe gjashtë gra (përfshi këtu edhe nënën e tij), në shkollën fillore “Sandy Hook” në Konektikat të Amerikës. Mbarë opinioni botëror do të tronditej nga kjo masakër e tmerrshme. Pas batërdisë, Lanza vrau edhe veten.
Anders Behring Breivik, snajperisti i masakrës së Oslos dhe Utoya në Norvegj merr më në fund dënimin dhe krekoset si një fitimtar. Nëse një person që vret 77 të tjerë me gjakftohtësi dhe nuk ndjen asnjë gërvishtje në ndërgjegje mund të fitojë, atëherë po, ai ka fituar. Habituni po të doni, Anders Behring Breivik u dënua me vetëm 21 vjet burg.
Francesco Schettino – “Ju falënderojmë që zgjodhët Costa Concordia për pushimet tuaja në det”. Me këto fjalë komandanti i kroçerës së tragjedisë do të mirëpriste pasagjerët gjatë një mbrëmjeje gala. Është nëntori i 2011, vetëm 8 javë përpara fundosjes së anijes vetëm 500 metra larg brigjeve të ishullit Giglio. Aksidenti tragjik shkaktoi vdekjen e 30 personave. Në bordin e saj ishin rreth 4300 persona. Sikurse doli shumë shpejt në dritë, ai kishte braktisur drejtimin e anijes ndërsa ishte duke flirtuar me një balerinë.
Jacintha Saldanha, infermierja që vrau veten menjëherë pas shakasë pres së cilës ra pre në vendin e saj të punës, klinikën londineze King Edward VII, në të cilën ishte shtruar dukesha e Cambridge, Kate Middleton me probleme shtatzënie. Gruaja ishte e para që kapin telefonatën e DJ të nj radioje australiane, të cilat, duke u shtirur si Mbretëresha dhe Princi Carlo kishin kërkuar lajme nga dukesha. E gjithë biseda u transmetua direkt në radio.
Përgatiti Gladiola Bendaj/Java/

No comments:
Post a Comment