Zëdhënësi për çështjet evropiane i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Gunther Krichbaum, ka dënuar ashpër protestën e djeshme në Tiranë.
Sali Berisha duket se është rrethuar nga të katër anët. SHBA me Britaninë e Madhe e kanë shpallur “non grata”, por duket se të njëjtën gjë kanë bërë edhe gjermanët, për të mos shkuar më pas te PPE, ku ata kanë rol kryesor.
E kemi fjalën për CDU/CSU, të cilët nuk pajtohen aspak me lëvizjet dhe sjelljet e Saliut. Që kur ai u shpall i padëshiruar nga anglo-saksonët, CDU/CSU u distancua prej tij dhe e bëri të qartë se PD nuk ka të ardhme me Berishën. Mirëpo edhe tani që ai ka marrë vulën dhe është legjitim në krye të PD, sërish ata nuk e duan, duke e mbajtur në fuqi "non gratën".
Zëdhënësi për çështjet evropiane i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Gunther Krichbaum, ka dënuar ashpër protestën e djeshme në Tiranë.
“Demonstratat paqësore kundër veprimeve të një qeverie janë normalitet në një demokraci. Megjithatë, aktet e dhunshme janë plotësisht të papranueshme dhe tërësisht të padenja për një kandidat për anëtarësim në BE. Nëse Berisha ende ka një fije besueshmërie, ai duhet të distancohet menjëherë nga kjoy lloj proteste dhe të përjashtojë dhunuesit nga partia. Fatkeqësisht, ekziston dyshimi se Berisha po i nxit këto protesta. Në të kaluarën, PD ka qenë një parti që mbështetej në vlerat evropiane. Për fat të keq, është larguar gjithnjë e më shumë nga këto vlera”, tha ai.
Sipas tij, me të drejtë, Partia Popullore Evropiane (PPE) dhe grupi parlamentar i CDU/CSU në Bundestag mbajnë distancë nga kjo parti opozitare dhe veçanërisht nga kryetari i saj, Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpiak.
“Kjo është arsyeja pse ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë nëse partia ka fuqinë për t’u rinovuar”, tha Krichbaum.
Sipas tij, PD ka nevojë për një figurë të ndershme në krye. “Ashtu siç një demokraci ka nevojë për një qeveri të fortë, ajo ka nevojë edhe për një opozitë të fortë. Përpjekja për të paraqitur konceptet dhe argumentet më të mira duhet gjithmonë të ndodhë pa dhunë. Fakti që kjo nuk ka qenë e mundur deri më tani, është në masë të madhe përgjegjësi e zotit Berisha", shtoi Krichbaum.
"Ai nuk duhet të paraqitet si një viktimë e një procesi të supozuar dhe të motivuar politikisht. SPAK-u, që e ka vendosur atë në arrest shtëpiak, është përtej çdo dyshimi. Në fund të fundit, SPAK-u u krijua nën presionin e Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave, Berisha do të ishte vendosur në paraburgim në çdo shtet të BE-së dhe jo në një arrest shtëpiak të rehatshëm”, përfundoi Krichbaum.
No comments:
Post a Comment