Një debat i ashpër u zhvillua në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë në parlamentin e Shqipërisë.
Nënkryetari i Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, Plarent Ndreca tha se Ina Zhupa dhe Albana Vokshi po bëjnë propagandën e PD në Komision.
Ndërsa, Zhupa tha se koha e maxhorancës ka përfunduar. Vokshi paralajmëroi Ndrecën se do e përjashtojë nga salla.
Plarent Ndreca: Keni ardhur për mbledhje apo konferencë për shtyp. Nëse keni ardhur për mbledhje, lëvizni. A nuk iu mjaftuan 4 orë mbrëmë?
Ina Zhupa: Iu ka mbaruar durimi, siç iu ka mbaruar koha. Harrojeni se mund të krijoni neo-diktaturë. Mbylle mikrofonin, se nuk ta ka dhënë lejen kryetarja.
Albana Vokshi: Unë jam kryetarja këtu.
Plarent Ndreca: Mos e ktheni në mbledhje të PD-së këtu.
Albana Vokshi: Ty të duket normale që të përjashtohen 24 deputetë dhe të hyjnë në Kuvend me dhunë. Do të përjashtoj z Ndreca.
Koçiu: 61 bashkitë e vendit ofrojnë shërbimin social, 73 shërbime të reja që ofrojmë
Plarent Ndreca: Puna e Gardës nuk është puna ime.
Vokshi: E urdhëruan të të heqin dhe mikrofonin
Ndreca: Çfarë ke ardhur të bësh?
Vokshi: Ore kush je ti, si i flet kështu deputetes
Ndreca: Nuk ju marr leje ju
Vokshi: Unë kam marrë masë, ti nuk flet dot, s’të jap fjalën
Ndreca: Fjalën e kam marrë unë
Vokshi:-Ti nuk flet dot, se nuk vjen dot këtu t’i thuash deputetes gënjen
Ndreca: Ja çfarë bën deputetja… (tregon deputetët e opozitës që bëjnë zhurmë në tavolina)
Vokshi: Mëso të flasësh mirë
Ndreca: S’ke ardhur ti të më bësh moral
Vokshi: Jam kryetare
Ndreca: Je uzurpatore… Mbledhjen do e bëjmë në një moment të dytë
Vokshi: Kush je ti që e mbyll?
Zhupa: O frikacak
No comments:
Post a Comment