Nga Alfred Cako
Më në fund institucionet që prodhuan zgjedhjet e 23 qershorit duket se po marrin formë. Pas largimit të qeverisë “Nano” më 2005, largimi.i qeverisë “Berisha” dhe ndërrimi i ‘shoferit’ në timonin e qeverisë duket se po kryhet me normalitet dhe në mënyrë të qetë. Me këto dy raste, Shqipëria duket se po hyn në një stabilitet afatgjatë.
Duket se një ‘happy end’ po i realizon ëndrrën e tij z.Rama për të qenë kryeministër i vendit. Pas një eksperience të shkurtër si ministër dhe mbi një dekade në krye të kryebashkisë së vendit, atij po i paraqitet
një rast madhor, për të shkruar vazhdimin e historisë personale në një post tjetër ekzekutiv, atë më të rëndësishmin, në një republikë parlamentare. Gjithashtu, si kryeministër, ai ka shumë letra për të ushtruar politikën e jashtme. Bukur shumë! Por duhet thënë se ky mandatim i z.Rama ka me vete edhe shumë rreziqe kundrejt emrit dhe biografisë së tij të ardhshme.
I futur në politikë menjëherë pas shpërthimit të protestave në Qytetin Studenti në dhjetor të 1990-ës, kohë kur ai ishte profesor në Institutin e Arteve, pozicionimi i tij ishte sa rebel, aq edhe anarkik e inkoherent për sa i përket qëndrimit në një nga forcat e para politike të krijuara në një harmoni virtuale me liderin e PPSH, Ramiz Alinë. I dështuar dhe i pabesueshëm te klasa e re dhe e vjetër politike për shkak të sjelljeve të tij paksa ekstreme, pas thirrjeve publike te një tubim para Stadiumit “Qemal Stafa” për të sulmuar mbi Bllokun sipas shprehjes “Enver Hoxha na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë e na nxiu si shqiptarë”, rezistenca e tij e brishtë përballë aktorëve politikë dhe regjisorit R.Alia mori fund, sidomos pas dhunës verbale e fizike të policisë së rendit dhe detashmenteve të policisë sekrete të drejtuara më pas nga B.Gazidede (nënkupto z.Berisha). Kështu, në vitin 1994, ashtu si shumë shqiptarëve të tjerë, e vetmja rrugë i ngeli arratisja nga Tirana dhe Shqipëria dhe jeta si emigrant politiko-ekonomik. Në kërkim të suksesit të paarritshëm profesional, me një jetë prej gjysmë bohemi nëpër rrugët e periferive të Parisit, i pamësuar për të bërë punë fizike dhe duke mallkuar fatin, siç bën çdo refugjat politik, kontakton në një gjendje aspak optimiste z.Nano, një të njohurin e tij të vjetër, tashmë kryeministër pas ngjarjeve të vitit ’97, i cili e rikthen në Shqipëri dhe i jep të drejtojë për dy vjet Ministrinë e Kulturës. Duke luajtur rolin e një ekzibicionisti edhe në ekzekutiv, z.Rama ra në sy mbi shumë shuraqë që kishin mbetur te PS, jo vetëm për nga shtati, por edhe për nga guximi për të sjellë risi, anipse disa prej këtyre risive shiheshin me një çudi dhe droje nga publiku i gjerë konservator. Punën e tij dyvjeçare të nisur këtu në lidhje me një ëndërr të tij për të zbukuruar Tiranën, e vazhdoi pasi si kandidat i PS do të fitonte postin e kryebashkiakut për 11 vite rresht. Përballjet e tij të para të vështira me ndjenjën e detyrës kanë qenë gjatë periudhës kur Tirana do të hynte në një betejë për të prishur shumë ndërtime dhe kioska nëpër sheshet publike, të cilat e kishin kthyer kryeqytetin - e zaptuar nga makutëria, mitmarrja dhe injoranca urbane e një takëmi pushtetarësh - në një ‘shantytown on the outskirts’ të Afrikës së Veriut.
Gjatë vitit 2003, i thirrur për t’u pyetur nga një komision i posaçëm parlamentar i ngritur për ta investiguar buxhetin e kryebashkisë, z.Rama u shfaq aty me një altoparlant duke treguar një përçmim të hapur për institucionin e përfaqësuesve të popullit dhe për opozitën e asaj kohe. Me këtë sjellje ai i bëri edhe një sfidë sistemit parlamentarist, duke e paraqitur pushtetin kryesor kushtetues të vendit si një fole grerëzash e intrigantësh të papunë, dhe duke trysnuar e ulur opozitën e vendit me një sjellje të paparë e të padëgjuar kund më parë. Përkundër këtij qëndrimi, në fjalën e tij para komisionit të Kuvendit, z.Rama i thurte ditirambe punës së njerëzve të administratës qendrore dhe sidomos asaj lokale.
Pas humbjes së socialistëve në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005, me avantazhin e të qenit në detyrën e kryebashkiakut, përballë një çete të çorganizuar e me një ndjenjë inferioriteti përballë tij në strukturat e braktisura nga kryetari i tyre historik, në fund të vitit 2005 z.Rama merr frerët e PS në duart e tij. I gjendur në një luftë me dy fronte, si kundër I.Metës dhe LSI të sapokrijuar, si edhe përballë ish-kundërshtarit të tij të vjetër brenda PD, z.S.Berisha, me një eksperiencë të brishtë politike përballë tyre, zgjerimi i armiqve të tij të hidhur edhe me ish-liderin historik të PS, z.Nano, do e vendosnin z.Rama përballë një grope thithëse si Trekëndëshi i Bermudeve. Procesi i riorganizimit të PS ngjante me një entropi të pamundur. Përballë kësaj tabloje të zymtë të opozitës ligjore, qeverisi gjithë ironi e vetëbesim z.Berisha në periudhën 2005-’09, së bashku me ambientalistët e majtë të L.Xhuvelit. Me një marrëdhënie ngriva-shkriva me Metën, me një diplomaci të pabesë ndaj njëri-tjetrit në politikën e brendshme, 4 vitet pasardhëse i ndanë dukshëm dy kundërshtarët e rreptë të së majtës. Vitet 2009-’13 ishin vite të vështira për Ramën, i cili ‘humbi’ edhe postin e kryebashkiakut më 2011. Këto ishin vitet e një opozite shumë radikale për PS dhe z.Rama, por edhe vite të një ristrukturimi të PS nga garda e vjetër e dy dekadave. I gjendur në oshilacionet e rezultateve të disa zgjedhjeve lokale, i mbetur vetëm me postin e kryetarit të PS si rezultat i disa skemave afatgjata dhe largpamëse të ambasadorit influent amerikan në Shqipëri, z.Rama, i kapluar nga mosbesimi, u kthye për disa vjet në një lider jobashkëpunues me strukturat ndërkombëtare, duke rritur presionin e zhivës në termometrin e politikës së brendshme.
I marrë përdore së bashku me z.Meta nga ambasadori i SHBA në një koalicion të pabesueshëm në prill të këtij viti, pas një rokade të LSI në krahët politikë, zotit Rama më në fund po i duket vetja si Eliza në botën e çudirave nga rezultati që prodhuan zgjedhjet, megjithëse vetë PS, e favorizuar nga ligji, fitoi të njëjtin numër mandatesh si më 2009. Thuhet se truri i njeriut ka dy hemisfera, nga të cilat, njëra ka lidhje me artin e tjetra me shkencën. Qeverisja është më shumë art sesa shkencë. A do të jetë në gjendje z.Rama të shkëlqejë e të ruajë qetësinë aq të nevojshme për të realizuar detyrat e tij që kërkojnë shumë art? A do ta ndihmojë atë temperamenti sanguin, nënvleftësimi i të tjerëve dhe besimi i vet i ekzagjeruar për të qëndruar i kthjellët? Dihet se dy politikanët me origjinë e të rritur në rini në fshat, z.Berisha dhe z.Meta, kanë qenë shumë të suksesshëm në karrierën e tyre personale. Përballë këtyre kanë qenë dy qytetarë si Nano e Rama. I pari nga qytetarët duket se e mbylli karrierën më shpejt se dy fshatarët. Edhe z.Berisha duket se po del dora-dorës nga skena. Të shohim se cili prej këtyre të dyve që do mbeten në qeverisje do të mbijetojë më gjatë në politikë, krahas një qytetari tjetër si z.Basha, të rritur pa pretendime por që ylli i fatit e bashkoi me z.Berisha.
Kësisoj, z.Rama ka disa sfida të vështira përpara: Si do të veprojë ai në politikën e jashtme dhe për integrimin në BE? Sa do punojë ai për axhendën kombëtare dhe për integrimin e shqiptarëve në rajon? Sa do të jetë ai bashkëpunues me faktorin euro-atlantik? A do ta ulë ai borxhin e brendshëm publik? Do ta ulë vendi këta 4 vjet deficitin e madh të bilancit të pagesave dhe deficitin tregtar? Do ta forcojë ai stabilitetin financiar dhe stabilitetin e monedhës kombëtare? Do ta ulë ai perceptimin e publikut mbi korrupsionin e administratës qendrore e lokale të PS? Do t’i mbajë ai premtimet mbi shpenzimet publike në disa sektorë prioritarë në një kohë që kanë mbetur shumë rrugë të rëndësishme të papërfunduara? Do të jetë ai luajal me opozitën në Kuvend? Do të krijojë një klimë tolerance nisur nga madhështia e numrave të pozitës? Do të dijë z.Rama të ruajë deri në fund kohezionin politik me I.Metën? Do të dijë ai të sundojë grupin e të ‘vjetërve’ të PS, të cilët i ka larguar totalisht nga ekzekutivi?
Kjo do të duket shumë shpejt, ndoshta brenda 100 ditëve të para.

No comments:
Post a Comment