A mund të ndjehet i denjë Parlamenti i Shqipërisë nëse punimet e tij hapen nga një deputet, i cili është provuar edhe nga Gjykata e Lartë e këtij vendi e drejtuar nga një ish-ministër socialist se ai ka një dosje të hapur me Shërbimin Sekret të Milosheviçit?
Ndoshta
Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë filtrat e veta përpara se të
njollosë veten, duke pranuar që të drejtohen qoftë edhe një seancë të
vetme
nga një njeri që ka bashkëpunuar dhe është hetuar për
bashkëpunimin me Shërbimin Sekret të Milosheviçit. Bëhet fjalë për një
vendim të dhënë nga Gjykata e drejtuar nga ish-ministri socialist,
Thimio Kondi në vitin 1999, e cila gjykon dhe i jep të drejtë punonjësit
të Shërbimit Informativ në lidhje me hetimin që kishte bërë ndaj
lidhjeve të Dokles me Shërbimin Sekret të Milosheviçit.
Megjithëse
Gjykata e Lartë në atë kohë i kërkon Shërbimit Informativ dosjen e
plotë të hetimit ndaj lidhjeve të Dokles me Shërbimin Sekret serb, Fatos
Klosi, i cili në atë kohë drejtonte Shërbimin Informativ refuzoi që
t’ia vinte në dispozicion Gjykatës së Lartë, duke përbërë një nga rastet
unikale kur Gjykatës i refuzohen provat dhe për më tepër i fshihen ato
nga titullari i një institucioni tjetër, sikurse bëri Fatos Klosi.
Hetimi
ndaj Dokles ka nisur nga oficeri i Shërbimit Informativ, i cili arriti
të dokumentojë në rrugë operative se deputeti i PS së bashku me një
deputet tjetër kishin kryer veprime për llogari të Shërbimit Sekret të
Milosheviçit. Oficeri i kishte provat e hetimit disavjeçar të tij,
Shërbimit Informativ.
Dosja e Dokles u
zhduk nga Shërbimi Informativ prej Fatos Klosit dhe ndaj oficerit nisi
një persekutim i gjatë, i cili në të vërtetë kërkonte të zhdukte çdo
dëshmi ndaj deputetit të PS. Në atë kohë, ish-oficeri punonte si
ndihmës avokat në Tiranë dhe paditi menjëherë SHIK-un për largim të
padrejtë nga puna dhe ka kërkuar t'i vihen në dispozicion gjithë dosjet
që ai kishte mbushur.
Pikërisht këtu
Shërbimi Sekret i Fatos Klosit tërhiqet dhe nuk arrin të dorëzojë dhe të
paraqesë në Gjykatë asnjë nga dosjet e hetimit ku dokumentoheshin
lidhjet e Dokles me Shërbimin Sekret të Milosheviçit. Gjykata e Lartë e
drejtuar nga një ish-ministër socialist në atë kohë i qëndroi besnik
fakteve dhe ligjeve dhe i dha të drejtë oficerit që kishte provuar
lidhjet e Dokles me Shërbimin Sekret serb, duke mos aprovuar vendimin që
kishte marrë ndaj tij Fatos Klosi.
No comments:
Post a Comment