Sunday, February 10, 2013

Julian Deda: Im até, kritiku qe me ben verejtjet dhe sugjerimet

Izaura Ndoj
Julian Deda eshte nje nga aktoret dhe komedianet me te famshem ne Shqiperi. Pas nje mungese 3-vjecare, ai rikthehet ne teater me nje nga veprat me te arrira viteve e fundit “Dorezimi”, nen regjine e Gent Bejkos. Ne nje interviste per suplementin “Koha Tjeter”, Julian Deda rrefen bashkepunimin dhe rikthimin e tij ne teater me regjisorin Bejko, sfiden e tij perballe nje personazhi te panjohur me pare, uljet dhe ngritjet e karrieres se nje aktori, si dhe kritikun me te madh qe e ndjek vazhdimisht ne aktrim. “Pa diskutim, babai im! Ai eshte kritiku me i mire qe kam, ben verejtje, konstatime, sugjerime. Eshte kritik i madh, por dhe une vete jam kritik i vetes sime, sepse per fat te keq artistet shqiptare, vuajne per nje kritik te na vendose me shpatulla pas muri”, - thekson Deda. Me tej, gjate intervistes, ai tregon dhe per vazhdimesine e spektaklit “Apartamenti 2XL”, si dhe projektet te tjera artistike.

Regjisori Bejko ju ka besuar nje rol ne komedine e zeze “Dorezimi”. Eshte hera e pare qe prekni skenen e “Teatrit Metropol” dhe ne te njejten kohe, i riktheheni teatrit pas nje mungese?

Po! Eshte hera e pare qe ngjitem ne skenen e “Teatrit Metropol”, por ne te njejten kohe eshte nje rikthim i imi ne teater, pas tre vitesh. Teatri eshte gjithmone pasioni i nje aktori, nuk eshte se une e kam lene pas dore per hir te ndonje gjeje, thjesht kam pritur ftesa. Njerezit qe merren me teater dhe prodhojne teater, kujtojne se ne nuk kemi kohe per kete pune, por ne e gjejme kohen. Te merresh me teater, do te thote qe ke kohe ne cdo moment. Rikthimi im ne teater, eshte nje kenaqesi e vertete! Jo se nuk eshte “2XL”, pasi dhe ai eshte nje teater ne thelbin e vete, por ketu eshte me ndryshe, teatri ka nje mur te katert, te beson nje personazh, qe ti duhet ta misherosh brenda vetes. Cdo levizje ne skenen e teatrit eshte brenda kornizave artistike, kurse “2XL” eshte me ndryshe, ke lirshmeri, improvizohesh. Jam gjithmone i gatshem per te luajtur ne teater dhe nese dikush mendon se ne aktoret nuk kemi kohe, thjesht ai nuk do te na marre.

Roli i Mervin mund te cilesohet nje sfide per ju, duke ditur qe shpesh here ju kemi pare si aktor pozitiv dhe jo fatalist ne jete?

Personazhi im ka kete; ne jeten e vet nuk i ka ndodhur asgje. Sic e thote dhe vete personazhi: “Une gjithmone kam enderruar qe ne jeten time te ndodhe dicka emocionuese”. Cdo gje qe i ndodh atij pas kesaj, perpiqet ta shijoje sikur te jete dicka e madhe, pasi ai ka vuajtur te jete protagonist i nje situate. Mervin, eshte nje djale i mbyllur, i cili deshiren adoleshente te te provuarit te drogave, e ka paguar me burg dhe e vuan ende. Do te deshironte te ishte dikush ne jete dhe jo te masturbohej pas banakut te recepsionit, duke e pritur me padurim ate dite. Per shkak te punes duhet te sillet gjithmone ndryshe nga c’eshte ne te vertete. Por ne realitet, ai ndihet njesoj si ai majmuni per te cilin flet. Nje majmun ne kafaz, me endrren per te gjetur vendin qe i takon.

Mendoni se profesionalisht ja keni arritur qellimit?

Kjo qe i ka ndodhur personazhit, eshte nje drame shume e madhe per secilin nga ne. Ke nje mungese te madhe komunikimi, je i izoluar brenda vetes tende. Ne kete sens, eshte nje personazh qe eshte pak larg nga une, sigurisht qe kam degjuar se ka njerez qe kane perjetuar situata te tilla, duke ndikuar tek personaliteti im per te ndertuar kete figure artistike. Roli i Mervin, me pelqen shume per vete faktin se eshte ndryshe nga une, pavaresisht kesaj kam futur energji nga vetja ime per te ndertuar karakterin e tij. Ne kete sens jam i kenaqur profesionalisht, se po bej dicka qe eshte ndryshe nga une.

Tashme prej vitesh, skena per ju nuk perben ndonje piedestal. Si aktor me eksperienca te ndryshme, mendoni se ka ardhur koha qe ne teatrin shqiptar te ekzistoje komedia e zeze?

Mendoj se sot eshte koha e komedise, jo qe mungon humori, por ne sensin qe Shqiperia ka perjetuar shume tragjedi. Jam dakord me faktin qe cdo mbledhje politike apo lokale ne Shqiperi, prodhon humor dhe nuk na mungon humori ne kete ane, madje ka shume njerez qe e kuptojne dhe qeshin. Mendoj qe per ta goditur publikun, menyra e drejtperdrejte eshte te realizosh nje komedi apo skec, dicka qe ne perberje ka humor, sepse ai godet aty ku duhet. Kjo nuk do te thote se te lihet elementi dramatik pa u cekur, sepse pa patur elementin dramatik, nuk ke se si te nxjerresh humorin. Elementi dramatik eshte shqetesimi i perbashket.

Prej disa vitesh jeni identifikuar si nje aktor me talent te rralle. Mendoni se karriera juaj artistike ka arritur mjaftueshem?

Jo, asnjehere! Duhet te kalojne shume vite qe te afirmohet suksesi, qe cdo aktor e deshiron. Puna e aktorit eshte si puna e shkencetarit, ku cdo dite dalin gjera te reja dhe duhet t’i eksperimentosh. Me pak fjale, eshte nje shkence me vete dhe kjo! Duke ndjekur dhe pershtatur te gjitha rrymave qe vijne, fillon dhe formon karakterin tend dhe karrieren tende si aktor. Publiku eshte vendimtari i karrieres artistike. Duhet te punosh vazhdimisht qe te rrembesh vleresimet si nje aktor i mirefillte. Grafiku leviz vazhdimisht ne karrieren artistike, nuk mund te shkosh gjithmone ne ngritje. Madje, ndonjehere jam shume i kenaqur qe ka dhe renie, pushime apo bume te medha. Kjo eshte gje shume e bukur, pasi ke momente reflektimi, nje aktori i duhet se s’ben reflektimi. Me kalimin e kohes cdo kush merr vleresimin qe meriton, por s’do doja kurre qe te vleresoheshim pas 100 viteve!

Cili ka qene dhe vazhdon te jete kritiku juaj me i madh?


Pa diskutim, babai im! Ai eshte kritiku me i mire qe kam, ben verejtje, konstatime, sugjerime. Eshte kritik i madh, por dhe une vete jam kritik i vetes sime, sepse per fat te keq artistet shqiptare vuajne per nje kritik te na vendose me shpatulla pas muri. Eshte e dhimbshme, jo vetem per mua, por per cdo aktor ne Shqiperi qe nuk ka perballe nje kritik, shumica merren vetem me kritike politike. Nese ne tregun shqiptar do te ekzistonte nje kritik e mirefillte, do me ndihmonte mua perballe publikut, ne menyre qe te mos bie ne perseritje.

Pas komedise “Dorezimi”, cilat jane projektet qe do t’iu ndjekin?


Ky eshte vetem fillimi i vitit. Do te rifillojme me “Apartamentin 2 XL”, ku mezi presim te na vije Kryeministri. Kam dhe dy-tri gjera te tjera qe kane te bejne sigurisht me teater dhe spektakel, por duhet patur parasysh, se fundi i ketij viti, eshte situate zgjedhore dhe askush nuk do ta kete mendjen tek ne.

No comments: