Redaksionale Tv Klan
Te pakten tete here ne tre vitet e fundit, Komisioneri
per Zgjerimin, Stefan Fyle, eshte investuar personalisht qe te binde
liderin e opozites shqiptare, te heqe dore nga veprimet radikale dhe
qendrimet bllokuese. Disfata ne zgjedhjet e vitit 2009, si dhe humbja e
Edi Rames ne Bashkine e Tiranes ne 2011, e vendosen opoziten per afro dy
vjet ne nje pozicion radikal qe angazhoi komisionerin Fyle t’i
drejtohej disa here kryesocialistit Rama, qe politiken ta kthente ne
rruge institucionale. Ne shkurt te vitit 2010 Komisioneri per Zgjerimin,
i kerkoi nga Brukseli opozites qe te nderpriste bojkotin pas kesaj
deklarate te Edi Rames. “Pa hapjen e kutive, nuk ka zgjidhje te krizes
dhe as rifillim te jetes normale parlamentare”, - u shpreh Rama ne
shkurt te vitit 2010. “Une kam bere nje deklarate ku kam inkurajuar
partite politike, qeverine dhe opoziten qe te zgjidhin ceshtjen e
dialogut politik ne menyre qe procesi politik te behet ne Parlament dhe
jo ne rruge”, - reagoi Fyle. Nje muaj me vone, komisioneri Fyle
ashpersoi gjuhen drejtuar Partise Socialiste, teksa e quajti pa rezerva
bojkotin si instrument antidemokratik ne viziten qe ai zhvilloi me 19
mars ne Tirane. “Parlamenti eshte vendi per dialog dhe per zgjidhjen e
mosmarreveshjeve. Bojkotet parlamentare nuk kane vend ne politiken
demokratike, ne menyren se si zbatohet ne Bashkimin Evropian”, - u
shpreh ai. Por me ikjen e Komisionerit Fyle, opozita shqiptare
radikalizoi me tej aksionin e saj politik, permes greves se urise. Ndaj i
zhveshur nga gjuha diplomatike, zyrtari i larte i Brukselit e drejtoi
serish gishtin nga Rama. “Greva e urise po e perkeqeson situaten dhe une
ja bera te qarte zotit Rama, se ai do te kete nje pergjegjesi personale
per shendetin e personave qe ndodhen atje”- theksoi Fyle. Nderhyrja
direkte e komisionarit Fyle, do t’i jepte fund greves se urise dhe do
mbyllej me darken ne restorant “Krokodili” ne Bruksel mes tij,
kryeministrit Berisha dhe kryesocialistit Rama. “Ishte nje diskutim i
hapur dhe i sinqerte. Po ecim perpara, por mbetet shume per te bere”, - u
shpreh Fyle pas darkes. Pak muaj me vone, veprimet radikale te
opozites, do ta detyronin komisionerin Fyle, t’i terhiqte serish
vemendjen liderit te opozites. “Na vjen shume keq, qe ka ende zera qe i
bejne thirrje te tilla njerezve ne vend, qe te punojne per te gjetur nje
zgjidhje”, - u shpreh zedhenesja e Komisionerit per Zgjerimin, Angela
Filote. Humbja e Rames ne garen per Tiranen me 8 maj, e gjeti serish
opoziten ne skajin e saj ekstrem. “Kolegji Zgjedhor vulosi nje grabitje
te dhunshme diten per diell dhe sy per sy perpara nje populli te tere,
nxori humbesin fitues, duke bere qorrin dhe shurdhrin si ne cdo regjim
padrejtesie”, - u shpreh Rama. Komisioneri Fyle do t’i jepte kete
pergjigje kercenimit te Rames per Kolegjin Zgjedhor. “Zgjedhjet u
mbyllen. Nuk komentoj vendimet e Kolegjit. Opozita duhet te kthehet ne
Parlament dhe te marre pjese ne seancat plenare dhe komisionet
parlamentare”, - reagoi Fyle. Te pakten tre here te tjera, Komisioneri
Fyle ka kundershtuar pa rezerva qe prej tetorit qendrimin refuzues te
opozites ndaj tre ligjeve te statusit. “Kemi nje tjeter bllokim ne
Shqiperi. Sa keq te shohesh vendin qe feston 100 –vjetorin dhe te mos
jete ne gjendje te marre statusin, duke qene kaq prane tij”, - tha Fyle.
Atij ju desh ta qartesonte edhe nje here, ase nuk ka kusht tjeter vec
tre ligjeve, teksa ne Shqiperi, Partia Socialiste po hidhte ne treg
idene, se kusht per marrjen e statusit ishin edhe zgjedhjet e 23
qershorit. “Ju keni shume te drejte, sigurisht me nje rezerve nese
partite politike dhe aktoret e tjere ne kete proces ne Shqiperi, permes
mos veprimit per tre kushtet qe kane per te permbushur, do t’i bejne
zgjedhjet pjese te tyre. Ne kemi harxhuar shume kohe per konkluzionet ne
menyre qe te mos leme hapesira per interpretime te ndryshme. Eshte
interesante te shohesh qe ka interpretime te ndryshme”, - sqaroi Fyle.
Javen e shkuar, ai e quajti nje mekat mos votimin e tre ligjeve. “Keto
tre kushte perbejne kerkesen minimale per t’i rekomanduar Shteteve
Anetare statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Keto jane tre kushtet
qe mbeten, nderkohe qe Shqiperia ka plotesuar ne menyre te habitshme
nje numer kushtesh te tjera. Sa keq do te jete nese keto tre kushte
mbeten te pazgjidhura. Sa keq do te jete nese nuk do te tregohet edhe
hapesira me e vogel per te mbeshtetur ata te shumte qe duan shume ta
ndihmojne Shqiperine, qe te hedhe hapat e fundit”, - nenvizoi Fyle. Jane
shume ore te harxhuara te Komisionerit per te bindur Ramen, se rruga e
zgjedhur per te bere opozite, nuk eshte ajo e bojkotit. E ne keto
misione ai ia ka dale, vetem kur ka treguar me gisht, pa dorashka
pergjegjesin.
No comments:
Post a Comment