John Moody
Kurrë nuk iu dha shansi.
Që nga çasti që u shfaq në ballkonin e Shën Pjetrit më 19 prill 2005 për të përshëndetur besimtarët, Bendedikti XVI u përball me një problem të papërballueshëm: nuk ishte Gjon Pali II.
Vendimi i Benediktit për të dhënë dorëheqjen po i faturohet moshës së tij-pothuajse 86 vjeç-dhe shëndeti i tij-asnjëherë i fortë. Do të ishte sikur ai të ish diagnostikuar me zemër të thyer papnore.
Sepse, pothuajse tetë vitet e tij në Fronin e Peshkatarit nuk dhanë rezultatet që ai kish shpresuar.
Ai nuk i bashkoi dot krahun konservator dhe progresiv të Kishës Katolike. Ai nuk e rimori vendin e Kishës në Europë, veprën e Benediktit paraardhës dhe arsyen se pse zgjodhi këtë emër. Siç as nuk e shtriu Kishën në Azi, çimentoi zotërimin e saj në Amerikën Latine, apo hapi shtigje të thella në Afrikë. Nuk pa të arrihej as mirëkuptimi ekumenik me fetë e tjera të mëdha, për të cilin shpresonte se do të lulëzonte gjatë mbretërimit të tij.
Benedikti u përball me shanse pothuajse të pamundura edhe para se të zgjidhej.
Joseph Ratzinger -emri i tij i familjes- ishte ndërkohë flokëbardhë dhe i kërrusur kur u bë Papë. Ishte një gjerman i periudhës së Luftës së Dytë Botërore, dhe si djalosh shërbeu, pavullnetshëm, si një anëtar i Rinisë Hitleriane. Puna e fundit e tij në Romë si kardinali Ratzinger ishte drejtimi i Kongregacionit të Doktrinës së Besimit-ai krah i Vatikanit me detyrë forcimin e dogmës dhe çrrënjosjen e disidencës. Për këtë ai u mbiquajt Inkuizitori i Parë dhe Rotvajleri.
Ideja e tij për një natë të shfrenuar ishte një gotë e vetme Rieslingu dhe një orë loje në piano-ai ishte një interpretues i talentuar i Bethovenit dhe Moxartit.
Ky pra është ai. Por çka e pengonte atë është ajo që ai nuk ishte.
Paraardhësi i tij si Papë, Karol Vojtila nga Krakovi, shpërtheu për audiencën dhe popullaritetin mbarëbotëror në vitin 1978 si një portret i fortë dhe buzëqeshës për një Kishë që nuk kish zgjedhur një jo-italian për afro 500 vjet. Duke ndërthurur si emrin e tij papnor Gjon dhe Pal, Vojtila i sugjeronte Kishës se do të ndiqte stilin paqtor të Gjonit XXIII dhe Palit IV – asnjëri prej tyre skifter.
Më pas Gjon Pali zbuloi natyrën e vërtetë: një teolog brilant, konservator, një politikan mjeshtëror dhe historian, një filozof i pakrahasueshëm, një aktrues i shkëlqyer falë karrierës së tij si aktor në rini, një antikomunist i pandalur dhe një udhëtar i pakorrigjueshëm. Gjithashtu, ai nuk i trembej ekspozimit. Bënte ski. Alpinizëm. I jepte kanoes. Vishte atletike. Shihte gra afrikane gjipërjashta që kërcenin valle tradicionale. Dhe nuk pushoi kurrë së foluri, në çdonjërën prej shtatë apo tetë gjuhëve që fliste, rreth asaj sesi Zoti na do.
Për kontrast, daljet e para e të zbehta publike të Benediktit ishin shkatërrimtare sa i takon imazhit. Buzëqeshja e tij, megjithëse gjenuine, ngjante deri diku kërcënuese, sikur të ishte gati për ta kafshuar audiencën. I vendosur për të rikthyer shkëlqimin e Kishës në Europë, ku shpesh trajtohet si një teze e vjetër e rrjedhur, Benedikti mbajti një kumtesë në Regensburg të Gjermanisë në vitin 2006, që dukej sikur denigronte Islamin. Bota jokatolike ulëriti; Vatikani u mrrol dhe kërkoi falje.
Në vizitën e tij të parë si Papë në Shtetet e Bashkuara, Benedikti ofroi një ndjesë të përzemërt për trajtimin dorëbutë të skandaleve seksuale të Kishës amerikane dhe priftërinjve të saj. As sjellja e përshpirtshme e Papës nuk i kënaqi ca, të cilët e shpallën të ftohtë dhe të pandjeshëm ndaj vështirësive të viktimave të abuzimeve klerikale. Ai iu bashkua Twitterit, por përpjekja e tij e parë ishte sterile: Jam i lumtur të kontaktoj me ju përmes Twitterit. Ju bekoj të gjithëve nga zemra. Të paktën nuk përdori më shumë se 140 germa.
Në pothuajse tetë vjet, Benedikti shpalli tri enqiklika-mesazhe të drejtpërdrejta për besimtarët, që shpesh shpërfaqin entuziazmin dhe interesat e Papës. E para e llojit me titull Zoti është dashuri është një risigurim përkëdhelës, fjalëthjeshtë, logjik se Perëndia na do. Por edhe teksti i tij për dashurinë vuan, në krahasim me kanonin e epërm, intelektual e megjithatë intim të Gjon Palit.
Asnjë prej këtyre nuk e zbeh vendin e Benediktit në rreshtin e vikarëve të Krishtit. Vendimi i tij për të dhënë dorëheqjen ishte guximtar, i bazuar në përunjësi personale dhe në linjë me mesazhin e tij për besimtarët, se gjërat e kësaj bote janë kalimtare, por premtimi i parajsës i përhershëm dhe i pafund. Për këtë ai duhet mbajtur mend.
*John Moody është zv.president ekzekutiv dhe Editor Ekzekutiv i Fox News. Ka qenë ish-korrespondent në Vatikan dhe shef i byrosë së Romës i revistës amerikane Time. Gjithashtu autori i librit’ Papa Gjon Pali II: Biografi’.

No comments:
Post a Comment