Nga Gjekё Gjonlekaj/ New York
Alfred Nobeli “mbreti i
dinamitit” siç e quanin nё atё kohё lindi nё Stockholm nё vitin 1833. Prejardhja e
familjes Nobel ishte nga fshati Nobbelov. Pavarёsisht se ishte familje e varfёr
ata u arsimuan nё Universitetin mё tё mirё tё vendit Uppsala .
Alfred Nobeli nё kohёn e tij ishte njё ndёr njerёzit mё tё pasur dhe mё tё
njohur nё botё,dhe kishte njё karakter tё veçantё. Victor Hugo e kishte cilёsuar
si “milioner vagabond”. Gjatё viteve tё fundit tё jetёs kishte menduar shumё pёr
tё ardhmen e pasurisё sё tij. Ai nuk ёshtё martuar kurrё dhe nuk kishte pasardhёs
tё drejtpёrdrejtё,qё mund ta trashёgonin atё pasuri, edhe pse kishte pasur
lidhje intime me disa gra qё mё vonё i sollёn kokёçarje.Para vdekjes nё vitin
1896 Alfred Nobeli kishte lёnё testamentin e tij pёr shpёrblimet qё do t’u
jepeshin shkencёtarёve tё ndryshёm. Por kishte lёnё edhe testamentin e çmimit Nobёl
pёr Letёrsi.Pjesёn mё tё madhe tё jetёs e kaloi nё Paris , kishte lidhje miqёsore me shumё poetё
e shkrimtarё. Pas vdekjes se tij çmimi Nobёl u rregullua me ligj nga Parlamenti
dhe Akademia e Suedisё nё bashkёpunim me shumё institute dhe organizata tё
tjera. Themelimi i çmimit Nobёl ishte njё proçedurё shumё e ndёrlikuar. Por pas
disa vjetёsh ky çmim u konsolidua.
Laureati i parё i çmimit pёr
letёrsi ishte poeti francez Sully Prudhomme nё vitin 1901. Qysh atёherё e deri
vitin e kaluar kёtё çmim e kanё fituar 111 shkrimtarё e poetё. Nobelet janё tё
ndryshme dhe secili çmim ka historinё e vet. Tё gjitha çmimet mund tё jenё
kolektive,por jo çmimi Nobёl pёr letёrsi sepse kёtё e fiton vetёm njё autor. Pёr
shqiptarёt çmimi Nobёl u bё shumё i njohur dhe i dashur nё vitin 1979, kur Nёna
Tereze u laurua pёr Paqe. Rrugёn e saj e vazhdoi shqiptaro-amerikani Ferid
Murat.
Pёr pothuajse tri dekada emri
i asnjё autori nuk ёshtё lakuar mё shumё pёr kёtё Çmim se emri i shkrimtarit
tonё Ismail Kadare. Java e parё e tetorit pёr shqiptarёt ёshtё shumё e nxehtё,
ashtu siç janё kampionatet e futbollit pёr brazilianёt. Gazetat e mёdha botёrore
disa herё e kanё vёnё emrin e tij nё rrethin mё tё ngushtё tё kandidatёve pёr kёtё
çmim. Pritja pёr çmimin Nobёl ёshtё e natyrshme,por kur zgjatet shumё atёherё i
del
lezeti. Mario Vargas Llosa kishte pritur
mё shumё se 30 vjet, bile kur e njoftuan me telefon, tha se e kishte harruar
krejtёsisht kёtё çmim.Jo tё gjithё qё kanё fituar kёtё çmim janё sot tё njohur nё
letёrsinё botёrore. Çmimin Nobёl nuk e fitoi kurrё Leon Tolstoi, Ibseni, Joyci , Virginia
Woolf ,Wallace Stevens dhe as Vlladimir Nabakov, por tё gjithё janё shkrimtarё
me famё botёrore. I tillё ёshtё edhe Ismail Kadare. Veprimtaria letrare e
Ismail Kadaresё ёshtё si njё “bibёl shekullore”. Ky autor shqiptar ka fituar
pothuajse tё gjitha çmimet dhe shpёrblimet e larta evropaine.
Veprimtaria e tij letrare prej
20 mijё faqesh ёshtё e nobelueshme. Tre kolosё pёr tre gadishujt e mёdhej
evropianё. Dante, Servantesi dhe Kadare. Pas Homerit pёr gadishullin Ballkanik vjen
menjёherё Ismail Kadare. Veprat e tij u krijuan nga trysnitё e mёdha politike, ashtu
siç krijohen edhe diamantёt nga trysnitё gjeologjike.
Nёna Tereze dhe Ferid Murati
kishin mbёshtetjen e dy demokracive mё tё mёdha tё botёs. Tani, Ismail Kadare
duhet tё ketё mbёshtetjen e demokracisё evropiane, franceze dhe tё kombit shqiptar.
Anёtarёt e Akademisё franceze janё tё
privilegjuar dhe Franca
ka disa detyrime pёr qytetarin e saj. Franca i nderon shumё anёtarёt
e Akademisё franceze. Pastaj Ismail Kadare ёshtё edhe anёtar i Legjionit
francez tё Nderit. India
dhe Shtetet e Bashkuara kanё merita pёr fitoren e Nёnёs Tereze dhe Ferid
Muratit. Para 16 vjetёsh me ftesёn e Ismail
Kadaresё mora pjesё nё ceremoninё solemne tё pranimit tё tij nё Akademinё
franceze. Ishte njё prej ngjarjeve mё tё bukura qё kisha parё ndonjёherё nё jetё.
Pranimi i tij nё Akademinё mё tё njohur tё botёs ishte njё vepёr madhёshtore
dhe ato ditё revista “Figaro” kishte botuar nё faqen e parё shkrimin me titull: “Prej
Thomas Jefferson-it e deri tek Ismail Kadare. Bile e gjithё kopertina e faqes sё
parё shkёlqente nga fotografia e Ismail
Kadaresё. Anёtari i parё i huaj i Akademisё franceze kishte qenё presidenti amerikan Thomas Jefferson,
qё sot e kёsaj dite konsiderohet si babai i
demokracisё amerikane dhe presidenti mё intelektual i Shteteve tё Bashkuara.
Krahasim i mrekullueshёm.
Para disa muajsh nё njё bisedё telefonike e pyeta Ismail
Kadarenё kur ke pёr ta fituar Çmimin Nobёl ? Ai u pёrgjegj: Çmimin Nobёl do ta
fitoj kur t’u mbushet mendja shqiptarёve.Nuk bёri asnjё koment tjetёr nё lidhje
me kёtё çёshtje. Kjo pёrgjigje mё ngacmoi shumё. Pse ne shqiptarёt nuk e bёjmё
punёn tonё? Tё gjitha shtetet dhe kombet bёjnё presione tё ndryshme pёr
kandidatёt e tyre, bile pёr kandidatёt e çmimit Nobёl bёjnё edhe mё shumё. Mbёshtetja e shqiptarёve ёshtё e rёndёsishme.
Kёtё tё vёrtetё e kam dёgjuar nga disa
shqiptaro-amerikanё tё Hollywood-it. Thirrjet telefonike letrat dhe mesazhet elektronike
pёrfillen jashtzakonisht shumё nga juritё e qendrave kulturore amerikane. Grupimet
e tilla politike nё anglisht quhen (lobbe) qё nё kohёn e duhur luajtёn rol me rёndёsi
pёr Kosovёn.
Çmimi Nobёl ёshtё mё i rёndёsishёm
pёr kombin shqiptar se pёr Ismail Kadarenё. Nobelistёt e moshёs sё tij nuk
ngallёzehen shumё pёr kёtё fitore. Pёr autorin do tё ishte mё shumё fitore morale.
Atleti nuk ёshtё i madh pse fiton trofeun. Atleti ёshtё i madh edhe pa trofe.
Shkrimtarin ose poetin nuk e bёn tё madh
çmimi Nobёl, por e bёn tё madh vepra letrare. Çmimi Nobёl ёshtё vetёm njё mirёnjohje.
Kjo kurorё e mbretёrisё letrare do tё nderonte kulturёn tonё kombёtare e
sidomos gjuhёn shqipe dhe do tё ishte shpresё e frymёzim pёr shkrimtarёt dhe poetёt
shqiptarё nё tё ardhmen.Nёna Tereze, Ferid Murati dhe Ismail Kadare do tё ishin
njё triumvirat i vёrtetё. Bile njё fjalё e urtё shqiptare thotё: “E treta e vёrteta”.
Sivjet populli shqiptar po pёrgatitet
pёr tё kremtuar nё mёnyrё solemne
100-vjetorin e pavarёsisё.
Pavarёsisht se ёshtё i ndarё politikisht populli shqiptar kurrё nuk ka qenё mё
i lumtur se sot.Brenda kёtij shekulli janё krijuar dy shtete shqiptare.
Demokracia dhe teknologjia po e bёjnё jetёn mё tё lehtё dhe mё tё lumtur. S’ka
dyshim se tё gjithё veprojmё nё frymёn e njё pёrvjetori tё madh. Por ёshtё
momenti historik pёr tё gjithё shqiptarёt kudo qё janё nё globin tonё t’i bёjnё
thirrje Komisionit Letrar tё Çmimit Nobёl qё sivjet dhe jo mё vonё t’i japё çmimin
Nobёl shumё tё merituar shkrimtarit tonё Ismail Kadaresё. Ështё detyrё e çdo
shqiptari brenda e jashtё atdheut t’i bёjё thirrje e lutje atij Komisioni tё
nderuar qё sivjet kjo kurorё e kulturёs t’i jepet kёti titani shqiptar. Do tё
ishte nё nderin e tё gjitha zyrave qeveritare dhe jo qeveritare, tё
instituteve, qendrave fetare, shkollave dhe universiteteve, klubeve, shoqatave,
shtёpive botuese, shkrimtarёve, poetёve, kritikёve letrare, historianёve dhe
akademikёve qё t’i bёjnё thirrje Komisionit tё Nobelit qё sivjet kjo kurorё
letrare t’i jepet shkrimtarit tonё. Edhe mjetet e informacionit elektronike dhe
tё shkruara duhet tё bёjnё punёn e tyre. Ballkani po troket nё dyert e Evropёs
si asnjёherё mё parё dhe ky çmim do tё ishte çelёsi kryesor i asaj porte pёr tё
ardhmen e kёtij gadishulli. Njё lutje kolektive gjithkombёtare do tё merrej
parasysh. Kёto janё vlera tё mёdha qё i nderon bota e qytetёruar. T’i nderojmё
edhe ne. Nё fund po citoj disa fjali tё letrёs sё Alain Bosquet drejtuar jurisё
sё Çmimit Nobёl: “Sado e ndryshme qё tё jetё Shqipёria nga Suedia apo nga
Franca ajo ka nxjerrё nё dritё njё gjeni. Kadareja njihet nё tё gjithё
planetin; tё kurorёzosh Kadarenё nuk do tё thotё ta emanciposh atё: do tё thotё
tё emancipoheni vetё ju”. Pra ne, kombi shqiptar kemi nevojё urgjente pёr
emancipimin tonё. Ky shkrimtar gjenial i fisit tonё meriton respektin tonё tё
sinqertё. Nё qoftё se Ismail Kadare fiton kёtё çmim e fitojmё edhe ne. Prej
asaj dite qёkur Nёna Tereze dhe Ferid Murati kanё fituar Çmimin Nobёl edhe Unё
e kam ndjerё veten se jam pjestar i atyre çmimeve. Pёr Ismail Kadarenё qё e
ngriti gjuhёn dhe kulturёn shqiptare nё nivelet mё tё larta botёrore do tё
ndjehemi edhe mё mirё. Urojmё qё sivjet pas 100-vjetorit tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё
tё shkojmё nё Oslo
pёr tё festuar ditёn mё tё madhe tё kulturёs shqiptare. Vepra e tij do tё shkёlqejё
si rreze drite mbi gadishullin ilirik. O Zot dёgjoje lutjen tonё!
No comments:
Post a Comment