Tre vite më parë kur vumë Rrugën
Decan-Plavë-Vermosh-Tamarë-Podgoricë si një ndër prioritetet e programit
tonë politik, shumë qytetarë janë tallur më këtë projekt. Disa kishin
të drejtë sepse partitë politike shqitpare nuk kanë pasur mundësi të
promovojnë e shtyjnë përpara projekte më të vogla e jo më të besonin se
ky projekt kaq i madh do të ecte me të vërtet e do të merrej seriozisht
nga institucionet shtetërore.
Parrulla e Forcës asokohe ishte Forca për integrim duke patur parasysh integrimin e pakicës shqiptare brenda Malit të Zi mes vetes, integrimin mbarë-kombëtar mes shqiptarësh kudo që jetojnë si dhe integrimi evropian në përgjithës.
Vizita e kryer nga ministri shqiptar i transportit , Z. Sokol Olldashi në 4 gusht dhe deklarata e tij për angazhimin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e segmentit Hot-Tamarë-Vermosh i vuri në një far mënyre gurin e themelit nisjes së realizimit të këtij projekti që tre vite më parë ishte fantazi. Përfaqësuesit e Forcës së Re Demokratike e kanë promovuar këtë projekt jo vetëm në takimet me zyrtarët e lartë sikurse ka qënë vizita e Z. Berisha në komunën e Ulqinit në fillim të vitit, por edhe nëpër mediat kryesore të të treja shteteve të përfshira. Kryeministri Berisha gjithnjë flet me pasion dhe entuziazëm për rëndësine e ndërtimit të rrugëve duke i quajtur "leva e Arkimedit për zhvillim". Kjo gjë na u konfirmuar prej tij edhe në një takim informal që patëm me të në Tiranë në 7 gusht . Ne jo vetëm që e kemi përqafuar këtë filozofi të tij por mendojmë se për ne këto rrugë janë dyfish të çmuara , jo vetëm levë për zhvillim por edhe për integrim.Kur ne e kemi promovuar këtë projekt dhe kemi nisur ta vendosim si një ndër pikat kryesore të diskutimeve tona me drejtuesit e shtetit të Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë kishim besim që do të ecte përpara e do të materializohej sepse analizat tona dëshmonin se jo vetëm komuniteti shqiptar në Malin e Zi por të gjitha shtetet e përfshira do të kishin interes të madh tek kjo rrugë. Pra jo vetëm shqiptarët e Plavës dhe Gucisë si dhe të Rozhajës do kenë mundësi të jenë më afër vëllezërve të tyre të Malësisë dhe Ulqinit por edhe Podgorica, Prishtina dhe Tirana do të përfitojnë nga kjo rrugë. Konkretisht Podgorica do të lidhet shumë më shpejt me Plavë-Gucinë, Andrijevicën, Beranën dhe Rozhajën nëse do të futeshin në territorin shqiptar në Tamarë, të ngjiteshin përgjatë luginës së Cemit deri në Vermosh dhe mandej të futeshin prapë në territorin malazez për të shkuar në Guci. Kuptohet që e gjithë zona e mbuluar do të ketë mundësi të marrë frymarrje lirshëm dhe të nis të zhvillohet ekonomia, të nxitet turizmi e bujqësia si dhe të luftohet papunësia dhe emigracioni.
Paralelisht ne besojmë se ekzistojnë dy rrugë të tjera ndër-shtetërore që kanë potencial të lartë për zhvillimin e trojeve shqiptare në Malin e Zi dhe që ne e kemi përfshirë tashmë në takimet që kemi pasur me zyrtarë të lartë jo vetëm të Malit të Zi por edhe të Shqipërisë. Konkretisht bëhët fjalë për urën mbi bunë që do mundësojë të lidh Shtojin me Velipojën si dhe rrugën Zogaj -Skje në Krajë dhe hapjen e pikave kufitare përkatëse. Në takimet zyrtare që kemi pasur me kryetarin e bashkisë së Tiranës Z. Basha si dhe me ministrat Aldo Bumci dhe Flamur Noka ne kemi vënë re se këto dy projekte kanë ngjallur interes të madh dhe janë gjykuar se janë shumë të realizueshme.
Rruga ekzistuese e asfaltuar nga Zogaj është vetëm dy tre kilometra larg rrugës së asfaltuar në Skje dhe pika kufitare është lehtësisht e ndërtueshme. Mjafton të shikohen se sa shumë restorante e hotele të vogla janë ndërtuar në bregun liqenor të Shirokës dhesa të shumtë j anë vizitorët që vejnë nga Shqipëria në to për të parashikuar se si do të jetë impakti i rrugës dhe pikës së re kufitare. Ky projekt do të mund të vërë në veprim potencialin turistik të zonës së Krajës e cila për hir të së vërtetës ka një breg më spektakular, me natyrë më të pasur e të paprekur sesa bregu i Shqipërisë dhe padyshim ka për të konkurruar menjëherë me pjesën tjetër të liqenit. Jo vetëm që krajanët do kenë mundësi të presin vizitorë dhe të përfitojnë nga shërbimet dhe mundësitë e shumta që ofron afërsia me qytetin e Shkodrës por do kenë mundësi të gjejnë treg të madh për produktet bujqësore dhe blegtorale të tyre.

Projekti tjetër i cili më të vërtetë ka
për të pasur një impakt të jashtëzakonshëm zhvillimi në mbarë Komunën e
Ulqinit ka për të qenë ndërtimi i një ure dhe pike kufitare në Bunë dhe
paralelisht ndërtimi nga Republika e Shqipërisë e rrugës
Shëngjin-Velipojë. Ky projekt do të mundësojë lidhjen më të shkurtër të
mundshme mes Tiranës dhe Ulqinit duke e bërë largësinë në aspektin kohor
të ngjashme me atë që sot ka Ulqini prej Podgoricës. Konkretisht sot
duhet të shkohet në Shkodër e pastaj prej Shkodrës në Tiranë në një
distancë prej rreth 140 kilometra. Rrruga deri në Sukobin është
kodrinore pra relativisht e vështirë dhe me shumë kthesa duke e bërë
edhe më të ngadalshëm udhëtimin. Një rrugë që vete prej Ulqinit në Shtoj
e mandej kalon Bunën për të shkuar në Velipojë e prej aty drejt
Shëngjinit e Tiranës do e bënte distancën rreth 95 km. Duke patur
parasysh që rruga do jetë fushore dhe një pjesë e mirë e rrugës
Shëngjin-Tiranë është autostradë, do të jetë e mundur të udhëtohet me
një shpejtësi të lartë dhe në mënyrë shumë më komode. Kështu që shumë
turistë por edhe bashkëatdhetarë tanë të diasporës do e kenë më të lehtë
për të udhëtuar drejt Ulqinit prej aeroportit të Rinasit i cili do jetë
vetëm rreth 80 km larg Ulqinit dhe mund të përshkrohet në një orë.
Ky projekt na afron më shumë me bashkë-atdhetarët tonë, rrit më shumë integrimin brenda kombit tonë, shton shkëmbimet kulturore, artistike, ekonomike, sociale dhe sportive duke e gjallëruar jetën tonë. Kjo rrugë do të ketë një impakt të madh ekonomik sepse do ta integrojë bregdetin e Ulqinit me atë të Shqipërisë duke e bërë pjesë të një tregu shumë më të madh e joshës. Po ashtu turistët që do të vijnë në Ulqin do të kenë mundësi që të bëjnë vizita të shkurtra nëpër monumentet e shumta kulturore dhe arkeologjike që gjenden në Shqipëri duke e bërë ofertën tonë turistike më joshese dhe të pasur për turistat e huaj. Rruga do të ketë impakt ekonomik edhe jashtë sezonit turistik sepse kjo rrugë mund të shndërrohet në një korridor të mirëfilltë të komunikacionit tregtar midis Shqipërisë dhe veriut të Evropës duke e bërë Ulqinin një pikë të rëndesishme tranziti të transportit rrugor evropian. Që tani ndërtimi i rrugës së kombit që lidh Durrësin me Kosovën nga qeveria e Tiranës si dhe përmirësimi i rrugës së Sukobinës dhe pikës së saj kufitare ka bërë që numri i udhëtarëve që shkojnë në Kosovë nëpërmjet komunës sonë të rritet ndjeshëm. Imagjinoni sa do të rritët qarkullimi kur projekti që po promovojmë ne të shndërrohet në rrugën më të shkurtër tokësore mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Pra këto dy projekte rrugore dhe pikat kufitare shoqëruese me to janë mirëfilli jo vetëm leva arkimedi për zhvillimin ekonomik por edhe për integrimin e shqiptarëve dhe integrimin rajonal- evropian.
Dërguar nga: Forca e Re DemokratikeKy projekt na afron më shumë me bashkë-atdhetarët tonë, rrit më shumë integrimin brenda kombit tonë, shton shkëmbimet kulturore, artistike, ekonomike, sociale dhe sportive duke e gjallëruar jetën tonë. Kjo rrugë do të ketë një impakt të madh ekonomik sepse do ta integrojë bregdetin e Ulqinit me atë të Shqipërisë duke e bërë pjesë të një tregu shumë më të madh e joshës. Po ashtu turistët që do të vijnë në Ulqin do të kenë mundësi që të bëjnë vizita të shkurtra nëpër monumentet e shumta kulturore dhe arkeologjike që gjenden në Shqipëri duke e bërë ofertën tonë turistike më joshese dhe të pasur për turistat e huaj. Rruga do të ketë impakt ekonomik edhe jashtë sezonit turistik sepse kjo rrugë mund të shndërrohet në një korridor të mirëfilltë të komunikacionit tregtar midis Shqipërisë dhe veriut të Evropës duke e bërë Ulqinin një pikë të rëndesishme tranziti të transportit rrugor evropian. Që tani ndërtimi i rrugës së kombit që lidh Durrësin me Kosovën nga qeveria e Tiranës si dhe përmirësimi i rrugës së Sukobinës dhe pikës së saj kufitare ka bërë që numri i udhëtarëve që shkojnë në Kosovë nëpërmjet komunës sonë të rritet ndjeshëm. Imagjinoni sa do të rritët qarkullimi kur projekti që po promovojmë ne të shndërrohet në rrugën më të shkurtër tokësore mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Pra këto dy projekte rrugore dhe pikat kufitare shoqëruese me to janë mirëfilli jo vetëm leva arkimedi për zhvillimin ekonomik por edhe për integrimin e shqiptarëve dhe integrimin rajonal- evropian.
No comments:
Post a Comment