Mrekullia
e “Virgjer” Klimaterike e Alpeve
Shqiptare
(Studim
historiko-turistik)
Nga Ndue
BACAJ *
Vermoshi është një ndër mrekullit
natyrore e klimaterike ,që Hyji e krijoj në trojet Ilire (të Malesise Madhe) që në agimin
e jetes…Vermoshi i ngjan një amfiteateri të madh natyrore që i ka të gjitha
resurset per të qënë i tille : Ka fushen (rrafshnalten) e veshur me
barin e bimesin natyrale që të mrekullon syrin ,e shpesh quhet “ari i
gjelbert” (kjo është lugina e Vermoshit që ndahet permes nga lumi me të njejtin
emer). Ka dy “Tribunat “ e medha që jane
: Në Veri kurrizi malor i Marlules ,dhe në Jug
Kurrizi malor i Viles , edhe keto
të veshura me pyje e bimsi të shumllojeshme..Si dhe karakterizohet nga një
klime e fresket me ajer të paster ,që e shijon çdo njeri që kerkon të “largohet” veçanarisht nga
zagushia e stines sëVeres…
TË DHENA TË SHKURTERA GJEOGRAFIKE ,KLIMATERIKE E TJER..
Vermoshi gjindet në veri të
Shqiperise politike (1913) në një distancë
prej 84 km nga qyteti i Koplikut,dhe
eshte “koka” e Bajrakut ,Malit ,apo
sot Komunes Kelmend . Lartesia e lugines
(qendres se banuar) eshte rreth 1000 metra mbi nivelin e detit . Gjatsia e
lugines rreth 20 km ,dhe gjersia
afersisht kap vleren e 1 km. Gjërsia gjeografike e Vermoshit është
42 grad e 39 minuta .(Vjetari statistikor i vitit ,Shkoder 1986 ,fq.19).Pika
me e larte ne Vermosh eshte ajo e malit te Marlules me 2188 m mbi nivelin e
detit.( Vjetari statistikor...po aty fq.22).
KLIMA në Vermosh është disi me e veçante
se e Kelmendit në pergjithsi. Kelmendi
perfshihet në zonen mesdhetare
,malore-veriore ,ndersa Vermoshi merr
nuanca kontinentale malore ,me një dimer..shumë të ftohtë dhe
vere .. mjaftë të fresket,per shkak të ndikimit të ajrit kontinental nepermjet grykdaljes se pellgut
nga lindja ,të lartesise së madhe mbi dete dhe të mbuleses së dendur me pyje... Mesatarja e janarit si
muaji më i ftohte në Vermosh është rreth
– 3 grad celcius ,ndersa temperatura më e lartë në muajt e Veres sillet rreth 12 – 16 grad celcius...Rreshjet në Vermosh (në luginë) kapin mesataren vjetore
rreth 2021.7 mm ,ndersa në male rreshjet kanë një shifer shumë më të lartë që
sillet nga 2500 – 3500 mm në vite (Kol Progni ,”Kelmendi’ monografi ,fq.30-31).Siç shihet edhe vetë sasia e madhe e
rreshjeve në male (rreth lugines se
Vermoshit) në muajt e
Veres influencon që në ketë zonë të kemi një temperature të fresket gjatë muajve
të nxehtë , duke krijuar një mikroklim me vlera per ketë treve (klimaterike) ,ende të
“Virgjer”.
TE DHENA HISTORIKE ..
Vermoshi sipas shumë studiuesve ,ka qenë një vend jo i perhershem
banimi , por vetem bjeshkë verimi
per banoret e vendbanimeve të Kelmendit , e veçanarisht te atyre të
Selces...Madje një studiues shqiptare (në dekadat e para të shekullit XX)
shkruante se: Vermoshi ishte më e bukura
Bjeshke..e Selces ...shtrihet ne nje
lugine fushore me ara e livadhe ,një lum
e pershkon per së gjati... Per me i dale në fund e në krye behet një orë e gjysem..(At Gjon Karma ,NDER
MALET TONA ..fq.237.).Por ka edhe nga ata
që mendojne se Vermoshi ka qënë i banuar edhe para pushtimit turk ,por klima e ftohte i detyroi banoret te largohen per ne Kosove .
Ky mendim gjenë mbeshtetje vetem në disa
varreza të paidentifikuara në Velipoj (të Vermoshit) .Kurse banoret e sotem
kanë ardhur nga Selca. Në vitin 1890
njihet dimerimi i parë i një familje
, e cila doli në Vermosh per aresye shendetsore ,dhe nuk u kthye më ,pasi
gjendja e saj u permirsua. Në Kelmend qarkullon edhe një gojdhënë tjeter e cila
thotë se një shtepi e madhe që veronte në Vermosh , kur u kthye (per të dimëruar)
në vendbanimin e perhershem në Selcë ,
kishte “harruar” disa sheka me djathë e mazë , dhe një plake të sëmurë në
stanin ku veronin. Kur u kujtuan per ti
marrë atje kishte rënë borë dhe ishte e pamundur , ndaj seljanet duke ditur per
shekuj se në Vermosh nuk jetohet në dimer e menduan të vdekur plaken. Mirpo kur
doli pranvera dhe filloi të shkrihet bora ,ata shkuan te stanet e tyre dhe per
çudi gjeten plaken shendosh e mirë , gjë që i bindi se në Vermosh jetohet në
çdo stinë. Pas kesaj thuhet se në Vermosh filluan të “ngulen” familjet e para
me banim të perhershëm...Gjithësesi të jenë e verteta , në vitin 1895 fshati
kishte 12 shtepi , ndersa në vitin 1909
bëhet kryeqendra e bajrakut të
Selces . Gjatë qeverisjes së Ahmet Zogut
Vermoshi arrinë në 35 shtepi..(Kola
Progni , po aty ,fq.92). Per ketë Perle
klimaterike të alpeve shqiptare kanë
shkruar edhe shumë studiues të huaj ,ku në po shkepusim vetem një fragment nga studiuesi
italian Fulvio Kordinjano , i cili ndër të tjera do të shkruante :
“..Vermoshi ka qënë veçse një vend
kullotash ,pothuajse 1000 metra mbi nivelin e detit ...Lugina e Vermoshit është një nga më të bukurat dhe më të
shendetshmet e Shqiperise së Eperme , e
rrethuar nga dy faqe mali të medha Alpine ,të cilat mbulohen nga pyje ahu e bredhi shumë të bukura. Lugina të shpie në Lugun e Gucinjes
,prej së ciles ndahet nga qafa e
Vjedernikut. Mund të thuhet së Vermoshi
është kurora mbreterore e Shqiperisë.. Gjithmon ka qënë mollë sherri me sllavin që
e ka pasur në kufi dhe kerkonte
t’ia vidhte ,gjë që do të thoshte të lije Shqiperinë pa Xhevahirin e saj më të
bukur..” (F.Cordignano ,”SHQIPERIA” Permes vepres dhe shkrimeve te misionarit te madh At Domenico Pazi (1847 – 1914 ,pj.II ,fq.88.) Emri i Vermoshit
është disi i vonë ,pasi ai nuk gjindet në regjistrat e kadastres
së viteve 1416-1417 (të Venedikut) , e as në ato të viteve 1485 ,1582 (të Otomaneve) ,madje mendohet se emri i
Vermoshit ka lidhje me fjalen
VERIM , pasi keto troje kanë qënë vende
ku kalohej Vera e banoreve të Selces e
tjer . Gjithashtu duke par se kjo bjeshke
sjellte shendet per të gjitha
moshat që veronin ketu ,fjales VERIM ndër mote ju shtua fjala tjeter MOSHË...gjë që
ka sjelle deri në ditet tona toponimin
Vermosh, me prejardhje të paster shqiptare.. Vermoshi sot në fillimet e shekullit XXI eshte fshati me i banuar i Kelmendit . Sipas zyres se
gjendjes civile (janar 2009) Vermoshi ka 1460 banore ,( realisht banojnë rreth
gjysma ,pasi të tjeret janë në emigracion). Vlen të kujtohet se vet Treva , Mali apo Bajraku i Kelmendit është një mrekulli natyrore , e “kombinuar”
me mrekullit njerzore ,të banoreve autokton që popullojne keto troje. Në Kelmend gjinden gojdhëna e studime per lidhjen e emrit të treves me Shen Klementin I ,
zevendesi i III i Shen Pjetrit (90-101) , me
keshtjellen Klementiana e tjer që
duan një studim të veçant,e deri tek ajo çfarë shkruan një studiues
francez që prejardhjen e emrit të Kelmendit e mendon se vjen nga një burre i njohur në histori si KOLE
MENDI ,ose Kola i mençur...
(Hyacinthe Hecquard ,Historia dhe
Pershkrimi i Shqiperise Eperme ose i
Gegerise , fq.176.). Kelmendi ka qene nje
Cerdhe e pamposhtur lirie ,ku zogjtë e shqipes gjeten strehen e tyre të
perhershme në vitet e luftrave e kryengritjeve që nuk ju ndanë kesaj toke per
rreth dy-mije vite..Dhe ketë e pershkruan mrekullisht Ipeshkevi famemadh Pjeter Bogdani në një
relacion që i dergonte Selisë Shenjtë (Romë) në vitin 1685, ku ndër të tjera
shkruante: “..Kelmendi është një
keshtjelle natyrore ,me një popullsi monolite nga tre pikpamje : banoret
e tij janë të gjithë shqiptarë,të gjithë katolike dhe të gjithë luftetarë...” Si
simbol të kesaj qendrese heroike mund të
kujtojmë Noren e Kelmendit , që thuhet
se vrau në çadren e tij Pashain turk.
Pastaj vijojmë me trimin legjendar Mem Smajlin (1790 -1860), i cili ishte barrikada e e pa kalueshme e
fqinjeve shoven-sllav , që kerkonin të grabisnin bjeshket e Vermoshit. Ky
mbrojtes i trojeve shqiptare jo
vetem sa ishte gjallë ,por edhe pas vdekjes
ishte tmerri i sllavëve malazez..
Varri i ketij trimi legjendar gjindet e nderohet edhe sot në Bjeshket e Pojanices (Vermosh) ,pasi ketu ishte varrosur
sipas amanetit te tij ,që edhe i vdekur
do të “çohej” nga varri per tu dalur zot
ketyre trojeve...
Në Vermosh që nga viti 1993 gjindet e
rindertuar shtepia - muze e piramides
“gjalle” të kufijeve shqiptare Prek
Cali .Ky atdhetare i flaktë njihej ndër mote edhe nga Kralnit e Europes
,pasi ishte pikrisht ,urtesia ,trimeria dhe
guximi i Prek Calit që bënë të mundur mbrojtjen e Vermoshit, Kelmendit e më gjërë nga grabitja e fqinjeve Sllav, në vitet e trishta të 1913- 1926 ,kur mjerisht “hije” të Europes plake ishin në krah të sllaveve jabanxhi , e jo shqiptareve vendali
(autokton). Prek Cali ishte ndër të paret që dha edhe kushtrimin se komunizmi
në trojet tona dhe të Europes po vinte
si një pushtues e shkaterrues i vlerave mijera- vjeçare të besimit e qytetrimit
perendimore.. Komunizmi i pa Fe dhe Atdhe e pushkatoi Prek Calin (1945), si
mijera nacionalist e patriot të tjer shqiptar , që “rilinden” në perjetsi pas vitit 1991 , kur edhe u rrezua pertok në
perjetsi sistemi Komunist...Duke kaluar
per në Vermosh (pak pa arritur në qender
të komunes Tamare ) çdo vizitor mund të
shikojnë një Ure me njç histori
rreth 500 vjeçare (Ura e Tamares ). Në Tamare gjindet memoriali per të gjithë
emrat e heronjeve të demokracise ,që u
ndeshen me kulshedren komuniste ...Në
Selcë (bri rruge) në vendin e quajtur
Suka e Mkushit gjindet një memorial i veçant me emrat e trimave nacionalist që ranë per binomin Fe dhe
Atdhe në fushen e betejes kunder
pushtuesve shekullore Otoman me 25 perill 1911..Në Qender të Vermoshit ( në
Varret familjare) gjinden të
skalitur varre me emrat e nacionalisteve që dhane jeten në luftë e perpjekje me diktaturen komuniste...
Një
gojdhënë nën “shkëmbinjë e rrënoja”
Rreth gjysem kilometri larg nga
Kisha e Selces ,bri rruges që shkon per në Vermosh ,në vendin e quajtur
Jasonovë shihet një grumbull i madh gurësh dhe shkembinjesh (me një siperfaqe
rreth 7000 m2). Keta shkembinjë janë të permasave të ndryshme ,dhe mbulojnë krejt ketë siperfaqe në një trashesi
mesatare 4-6 metra. Shkëmbinjët kanë “zbritur”
nga faqja e malit ngjitur , duke rënë si orteqe të mëdha ,në një kohë
“Kjameti”. Sipas një gojdhene (që gjindet edhe sot te banoret e Kelmendit) ,
mesohet se qindra vite më perpara (mendohet para pushtimit turk të Kelmendit,pra
para vitit 1497) ketu banonin dhjetra familje , me lidhje të aferta gjaku ,të
cilet sipas tradites nuk martoheshin kurrë me njeri tjetrin. Mirpo një ditë dy
të rinjë e thyejnë ketë “tabu” ,dhe pasi dashurohen vendosin të martohen.
Opinioni i banoreve ketu dhe prifti mundohen ta ndalin ketë inçest ,apo flligështi
në gjakë siç i thonë malësoret ,por kjo ishte e pamunduar. Dy të rinjët e
dashuruar caktojnë diten e dasmes , dhe ftojnë të gjithë banoret e ketij katundi (nese mundë ta quajmë
keshtu). Në atë dasem nuk pranoi të shkojnë vetem prifti dhe kovaçi. Diku nga
mesi dasmes ( mendohet të ketë qenë natën) në menyrë të befasishme nga lartësitë
e malit perballë filluan të shkeputen gurë e shkembinjë të medhenjë që u
ngjanin orteqeve gjigande ,të cilet vershuan mbi shtepin ku bëhej dasma dhe
shtepiat e tjera ,ku në pak minuta gjithshka u rrafshua e mbulua nga ata
shembinjë që shohim sot. Thuhet se shpetuan gjallë vetem prifti dhe kovaçi që
nuk kishin shkuar në dasem ,ndersa të tjeret as nuk u panë as dëgjuan kurrë më. I vetmi zë jete nën keta
shkembinjë e rrenoja kishte mbetur per pakë ditë “kënga” e një gjeli që thuhet se
“kendoi” deri sa kishte ushqim , e
pastaj edhe ky zë ia ka lënë vendin
heshtjes së amshueme per shekuj , heshtje e cila vijon të qendrojë edhe sot nën
shkembinjë e rrenoja..Sipas gojdhënes edhe sot “besohet” se ky ka qenë një
ndeshkim i vetë Zotit ,per të gjithë ata që bënë apo mbështeten ketë flligështi
brenda një gjaku ,fisi apo të afermëve , gjë që nuk e lejonte as feja dhe as morali kristian...Gjithsesi
kjo është një gojëdhenë që ende deri sot
qendron e pa eksploruar ,“nën” keta shkembinjë e rrenoja...
MREKULLI NATYRORE...
Lumi i Vermoshit me gjatsi 20.7 km ,me një shtrirje interesant nga
Perendimi në Lindje , me një shtrat të
ceket dhe pjerresi 2.3 grad. Mendohet se ky
lum ka “mbirë” vonë në keto troje dhe perbehet nga shumë deg-burime. Në
peisazhin natyror të Vermoshit dallohen
edhe Lugu i “varur” i Skropatushes ,Lugu pa dalje i Dolit dhe Cirku i
Smutiroges ,shkembinjtë e “rrudhosur” gjatë rruges per në Lëpush ,Shpella Karstike e Jacices ,Lugu i Lerthit , i Viles
,lugu i Niles e tj...(K.Progni ,po aty fq.90.)
Vermoshi në pergjithsi është një vend ku ka shumë burime (gurra apo kroje) të
ujit- pijshem me vlera e cilesi të mrekullueshme që nuk shterrojnë kurrë. Shumë
nga keto burime uji kanë ardhur deri në ditet tona si homonime (me emra njerzish apo fisesh), e tjer. Të gjitha keto
burime uji janë të mrekullushme ,por ne
po dallojme vetem dy ,per veçorit e
paperseristeshme të “epiteteve” që trashigojnë : Gurra e Smutiroges qe ka ujë të shendetshem per Femrat dhe Gurra e
Seferces me ujin e shendetshem
per Burrat...Per keto dy burime uji sot thuhet se janë pije energjike natyrale
shumë më të vlefshme se ato industriale
,janë nje RED–BULL që lumë kush e shijon...
Të gjitha ata që do të kenë fatin të
verojne në Vermosh ,kanë mundesi të behen “protagonist” per të parë e
shijuar një eveniment artistik e
kulturore të trashiguar prej shekujsh
nga treva e Kelmendit , i njohur në
histori me emrin ”LOGU I BJESHKEVE”. Ky eveniment me karakter të theksuar festiv
zhvillohet në vendin e quajtur “Qafa e
Predelecit” (fshati Lepushë ,perla e alpeve shqiptare), jo shumë larg Vermoshit.
Sot në Qafë të Predelecit ka një farë infrastrukture. Dikur ky vend ka sherbyer edhe per kuvendet e mbarë kelmendasve e më gjërë , por
ketu historia ka shenuar edhe luftra e beteja antiosmane të kelmendasve . Qafa
e Predelecit ndër shekuj ka qënë edhe vendi i festimit të pervitshem të festes
fetare Shna Prendes, ku me ketë rast është kenduar , kercyer e janë zhvilluar
lojra popullore e tjer. Mbasi ky eveniment është zhvilluar gjithnjë në muajin gusht ,kur “ofrohej” edhe fundi
i verimit të pervitshem në bjeshkë është quajtur “Logu i Bjeshkeve”. Veshja e burrave
dhe grave ka qënë gjithnjë me kostume
kombetare. Gjatë manifestime ndër mote filloi edhe konkurimi per kostumet
dhe bukurin e femrave e meshkujve që merrnin pjesë në Logun e Bjeshkeve..Në
ditet e sotme ky manifestim ka fituar shumë
elemente të qytetrimit bashkohore perendimore ,ku me i spikaturi është momenti i perzgjedhjes të bukurise së Logut të Bjeshkeve që tashma
njihet me “emrin” MIS BJESHKA....Por pa humbur vlerat e veçanta të
antikes..
Per të gjitha ata që duan të gjejnë
edhe prehje shpirterore tek Besimi Kristian në Vermosh që nga viti 1996 është ndertuar një kishë mjaftë e bukur
e moderne që i kushtohet Shen Gjon
Pagezuesit...
Në Vermosh çdo vizitor gjenë mikpritjen e bujarin e pa cenuar nga koherat. Gjenë produkte orgjinale -
blgtorale si ; mishin e fresket , qumshtin me nenproduktet e tij , kosin
,djadhin ,gjalpin e tjer.Gjenë produkte bujqesore te njohura si Pataten e
Vermoshit e deri Rakin e Kumbulles.
Per turistet apo vizitoret gjuetarë
,Vermoshi është një park natyrore gjuetie i pasur me kafshë e shpendë të egra nga me të ndryshmet.
Gjithashtu edhe adhuruesit e
bimesis apo botonistet ,në Vermosh e më
gjërë mund të gjejnë bime të shumta per
nga llojet , bukuria e vlerat qofshin edhe ato kurative...
Vermoshi si vend klimaterike e turistik është i virgjer ,e ketë
virgjeri ja ka “ruajtur”disi edhe infrastruktura jo e
pershtateshme rrugore deri tani ..Por me një projekt të ri të qeverisë
shqiptare ,që ka filluar të
konkretizohet do të behet e mundur që “virgjeria” e kesaj magjie klimaterike të
marrë fund..
Aktualisht në Vermosh banoret vendas
kanë krijuar kushte që të presin pushues apo turist të ndryshem per periudhen e
veres,që me gjuhen e sotme quhet “Turizem Familjare”. Gjithashtu kujtojme se në
Vermosh e per-rreth ekziston edhe mundesia e
zhvillimit të aktiviteteve të tjera si alpinizem , Ski (në dimer) e tjer...
*.Publicit , Studiues
No comments:
Post a Comment