Fornelli është tashmë një emër i njohur në Shqipëri. Ai figuron në aksioner i kompanisë “Bet Plus”, së bashku me Anxhelo Prudentinon, të birin e Albino Prudentinos, personi që u arrestua nga policia shqiptare dhe ajo italiane më 29 shtator në qytetin e Vlorës. Fornelli ka 45% të aksioneve. Po kaq aksione zotëron dhe i biri i Albino Prudentinos, Anxhelo. “F&C”, kjo kompani katër vite më parë merrej me ruajtjen e zonës “Rosa Marina” të fshatit turistik Vip, që ndodhet në zonën e bregdetit të Italisë, në Ostuni, vendi nga ku janë dhe Prudentinot. “Pas Fornellit, sipas asaj që po nxjerrin hetimet e prokurorisë së Leçes ndaj shoqërisë së Albino Prudentinos, mund të jetë dhe i biri Mateo, i dënuar kohë më parë, së bashku me nipin e tij Mario Koluçia(nga Bari), për të cilin nuk kanë njoftime prej vitesh për vendndodhjen e tij”, raporton “Senzacolonne.it”. Koluçia është i lidhur me ambientet kriminale në Bari. Familja Fornelli u përfshi në vitin 2000 në një hetim për biznesin e paligjshëm të makinave elektronike, “slot machine”, që solli më pas dhe arrestimin e 15 personave. Ortaku i Fornellit në kompaninë e truprojave, rojeve fizike, përfundoi në gazeta për një kërcënim dhe sulmin që i bëri të birit të një deputeti. Ai u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe për municione të fshehura në selinë e kompanisë. Emrat e mesiperm zbulohen dy muaj pasi ne Vlore u arrestua Albino Prudentino. Nderkohe të gjitha pasuritë e Prudentinos në Shqipëri janë sekuestruar, duke përfshirë punishten e akulloreve, kazinonë. Praktikat për ekstradimin e Prudentinos nuk janë përfunduar ende. Transferimi i tij drejt Italisë është parashikuar të realizohet në fillim të nëntorit, në mbarim të afatit 40-ditor nga arrestimi. (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb) |
Sunday, November 7, 2010
Miqtë e “errët” të Albino Prudentinos
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment