Sunday, November 7, 2010
Komuniteti malazez në Vrakë, drejt largimit total
Nuk jemi ndjerë asnjëherë të veçuar dhe asnjëherë nuk jemi ndjerë si të huaj është ky opinion i 20 vjeçarit nga fshati Gril, Dejan Raiçeviq, pjesëtarë i komunitetit malazez në zonën e Shkodrës.
Komuniteti malazez që jeton në zonën e Grilit dhe të fshatit Boriç i vogël njihen si Vrakaçorët, ata kanë shumë vite që jetojnë në këtë zonë, janë kryesisht nga Mali i Zi nga zona e fushës së Zetes por ka edhe nga pjesët veriore të Malit të Zi.
“Ne kemi komshinjë në këtë zonë vetëm shqiptarët, deri më tani nuk kemi pasur asnjë konflikt me ta. Jemi shumë afër njëri tjetrit dhe kemi harmoni të mrekullueshme me njëri tjetrin. Ndodhë shumë herë që mi lënë edhe çelësat e shtëpive që të kujdesem unë”.
Komuniteti malazez këtu në zonën e Vrakës është pakësuar dukshëm nga ai që ka qenë para viteve 90, ku numri i banorëve ka qenë shumë herë më i madh se sa sot. Deri në fillimin e viteve 90 në këtë zonë kanë jetuar më shumë se 150 familje, ndërkohë që sot janë vetëm 8 sosh, shumica e tyre kanë emigruar në Mal të Zi. Këtë e pohon edhe Draga Matanoviq e cila shprehet se jetojmë me punë të fshatit por po shohim të shesim shtëpinë dhe të shkojmë tek familjet.
“Unë me burrin punojmë këto punë të fshatit, mbajmë bagëtinë, kemi pensionin dhe po shohim të shesim shtëpinë, sepse edhe ne tashmë çdo ditë e më shumë po plakemi dhe duam të jemi sa më afër fëmijëve tanë që jetojnë në Mal të Zi”.
Malazezët e Vrakës kanë emigruar në masë në fillimin e viteve 90 në Mal të Zi si shkak i kushteve të rënduara ekonomike në vendin tonë. Dikur një komunitet shumë i konsoliduar sot ai në këtë zonë thuajse nuk ekziston. Si shkak i emigrimit kanë shitur edhe pronat e tyre duke humbur thuajse çdo lidhje me Shqipërinë. Në Shkodër ky komunitet përfaqësohet nga dy organizata. /TV1 Channel/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment