Sunday, August 1, 2010

“Qiellit i flas” nga Gazmend Mullai

Para pak ditësh doli në treg albumi me këngë të zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorit të mirënjohur të muzikës së lehtë shqiptare Gazmend Mullai “Qiellit i flas”. Ky edicion përmban rreth 30 këngë, ku ndër më të njohurat, ato të cilat sot konsiderohen si hite të muzikës së lehtë shqiptare, mund të përmendin: “Dashuria”, në interpretimin e këngëtarit Robert Alia, “Mimoza e dashurisë”, e interpretuar nga këngëtarja Adriana Ceka, “Ora e qytetit tim”,” Ti mbetesh pranvera” e së mirënjohurës Lindita Theodhori, “Ç't’i them vëllait”, e kënduar nga Nertila Koka, “Ktheu për vete për mua”, nën interpretimin e suksesshëm të Eranda Libohovës. Befasia e këtij albumi ka të bëjë me faktin se për herë të parë, publikohen duke qenë pjesë e tij, dy materiale muzikore të interpretuara mrekullisht nga muzikanti i famshëm, Gasper Curcija, me trombë, i cili vlerësohet edhe pas vdekjes së Curcisë, si instrumenti magjik i tij. Albumi, para së gjithash është vlerësuar, një ndihmesë me vlerë, për publikun e çdo gjenerate dhe për kritikët e artit.

No comments: