Thursday, July 28, 2011

Shija e keqe e një shkrimi kërcënues

Pjeter Jaku

Lexova shkrimin “ Ringjallet UDB-ja jugosllave”, publikuar në një website, me 19 Korrik 2011, të ish gazetarit ushtarak, Lo-rrenc Aleksi, ne qëndër të të cilit sulmohej Pater Pashko Gojçaj me disa epitete dhe nënkuptime, qëllimshëm diskredituese, edhe pse fuqia e një shkrimi si ky nuk i bën asgjë Pater Pashkut dhe askuj tjeter.

Ajo çka të bie në sy është dashakeqësia dhe fryma me të cilën është ndërtuar fund e krye ky shkrim i pabazuar veç ne hamendjet e autorit, ose të atyre që e kanë shtyrë t’i drejtohet kësaj teme, krejt të panjohur. Ish gazetari ushtarak nuk ka asnjë lidhje me Malësinë, aq më tepër të pretendoj se e njeh Pater Pashkun, aq sa t’i artikuloj drejt tij fyerje të qellimshme, për të kënaqur padronet e përkohshëm, që kurrësesi nuk mund të rrinë pa gjeneruar vatra të reja konfliktesh, duke menduar se vetëm kështu mund të bëhën të njohur.

Lo-rrenci ( më falni për këtë sajim. por dua ta afroj sa më shumë me veriun, për ta bërë më të afërt me lexuesit), nuk mund te flasë në emër të shqiptarve, pa e pasë këtë të drejtë. Se merr disa të dhëna për t’u sajuar ndonjë libër, mbi kopertinat e të cilëve vihet tjetër emër, nuk do të thotë se ish gazetari e njeh Malësinë e Madhe, sidomos atë përtej kufinit me Shqipërinë, e lënë jo nga Pater Pashku, por as malësorët për të cilët dhe në emër të të cilëve shkruan.

Do të isha shumë dakort sikur ky ish gazetar të kishte shkruar për Janullatosin, për Kishën ortodokse, që nuk drejtohet nga prift shqiptar, për parullat greke dhe shkrimet e Himarës, se sa të mundohej e të nënshkruante një shkrim të tillë me emrin e tij.

Diktuesit ose nënshkruesi i këtij shkrimi, duhet të dinë se përmasat e Dedë Gjon Lulit, tashmë janë kombëtare e nuk mund të mbrohen nga një as disa fise. Monumenti i Dedë Gjon Lulit është në mes të Tiranës. Rrugë dhe shkolla mbajnë emrin e tij. Në Han të Hotit, para afro 40 vitesh është ndërtuar kompkesi monumental i Kryengritjes së Malësisë, ku në qendër të këtij kompleksi historik është figura e Dedë Gjon Lulit. Sa dhe si janë interesuar për ta mirëmbajtur këtë kompleks ata që përmenden në këtë shkrim?! Apo nuk duhet se është në teritorin shqiptar? Heronjtë nuk janë pronë e fiseve. Portretin e tyre mund ta verë kushdo në shtëpinë e tij, në vendin e punës, në shkolla dhe Kisha, në qendra të populluara.

Nuk ma do mendja, që kurrësesi Pater Pashku të ketë fuqi, (as të doj ta bëjë një gjë të tillë0, për të penguar ndërtimin e një busti të heroit në qendër të Tuzit. Por, kjo nuk është kopetencë e Pater Pashkut. Kjo është kopetencë e komunes dhe drejtuesve të saj, për të cilët kanë votuar vet malësorët. Biles as kopetencë e shtetit malazez. Ajo që është kopetencë e Pater Pashkut, në Kishën ku ai drejton, mund të verë një bust të një përsonaliteti frymëzues për brezat që do vijnë dhe, kjo nuk është keq. Por, nëse malësorët e asaj treve nuk duan, jam i sigurtë që as Pater Pashku nuk do këmbëngul, aq sa jam i sigurtë se nuk është vetëm ide e tij, çka përflitet në shkrimin që po citojmë.

Kompetenca e përcaktimeve

Autori na flet me një autoritet të tillë, sikur të punonte drejtues në organet e sigurimit malazez, gati-gati me saktësi, se si veprojnë ata në rekrutimin e bashkëpunëtorëve ( nënkupto sipas tij dhe të Pater Pashkut )! Turp! Kur lexon këtë shkrim thua se autori, ose nxitësit e tij, kanë qënë të pranishëm në udhëzimet që sigurimi malazez u jep bashkëpunëtorëve shqiptar. Ja si thuhet në shkrim “… sherbimi sekret malazez ka shtuar kohët e fundit aktivitetitn e tij për rekrutimin e agjentëve të rinj nga radhët e shqiptarëve, duke afruar shuma të majme dhe përfitime të tjera.”

“… atyre u është treguar shkurtimisht se kur e ku duhet të veprojnë…” etj… broçkulla të ndonjë mendjeziu, që më shumë se Pater Pashkut i bëjnë dëm autorit.

Pse shërbimi sekret nuk ua paska spjeguar hollësisht e me detaje, por shkrutimisht?! A mund të ketë spjegim të shkurtuar në kësi veprimesh? Pastaj, kush i ka ndaluar shqiptarët e Ameriëks të bëjnë shoqata? Plot shoqata jemi këtu, biles shoqata edhe me tre anëtarë, por me vulë ama! A mund t’i ndalojë këto sigurimi malazez? Në shkrim thuhet se po. Autori ( nënkupto dhe frymësuesit) thotë se udhëzimi i UDB-së së re është “ … të shkatërrohet që në embrion çdo tentaivë e shqiptarëve për t’u organizuar në lidhje apo shoqata pa dallime fetare.”

E pamundur të bëjnë asgjë në këtë drejtim. Shkatërrimi i atyre shoqatave që nuk janë nisur kurrë, është krejt i kollajtë! Për këtë nuk ka nevojë të lodhet askush!

Analiza mjerane dhe militante

Analizat mjerane vuajn nga një militnatizëm i mbetur në vitet 70-të, edhe pse autori i përket një brezi më të ri. Siç shihet, inspiruesit e tij nuk ndahen dot prej asaj kohe.

Të flasësh në emër të shqiptarëve, kur kontaktet e autorit nuk e kalojnë numrin e gishtave të dy duarve, është e palejueshme. Bashkimi i shqiptarëve edhe pa librin e Koço Danëve do të arrihet. Atë e shpejtojnë qeveritë demokratike dhe forcat parlamentare e jo shoqatat e bashkimit. Shqiptarët e Kosovës dhe të Malësisë kanë blerë e mund të bljenë toka e troje në Shqipëri, ata mund të marrin pasaporta shqiptare. Ata janë shqiptarë edhe pa Shoqatën e Bashkimit! Shqipëria demokratike dhe qeveria demokratike e Kosovës po e realizojnë bashkimin pa librat e Koços, që në 97-ën kërkonte shkatërrimin e asaj pak Shqipërie. Njëri prej elementeve të këtij bashkimi u realizua me rrugën e kombit. Të tjerat po vjnë natyrshëm!

Në Kosovë kemi një parti parlamentare, që po kërkon për shqiptarët të kenë një pasaportë kudo që të jenë. Bashkimi Evropian i shuan njëherë e mirë UDB-të e sajuara në kokat si e Lo -rrencave, që qahen për mungesë shoqatash!

Përcaktimet e pabazuara dhe kërcënimet

Përcaktimet e pasakta dhe kërcënimet janë një objekt lehtësisht i dënueshëm edhe me ligj! Ku e di autori se Pater Pashku është emisar i parë i Podgorices? Ku e di autori se Pader Pashku është një misionar i shërbimit sekret malazez dhe si e di se shqiptarët e Amerikës nuk kanë asnjë dyshim për këtë?

Kush e lejon këtë njeri të flas në emër të shqiptarëve të Ameriëks? Kë përfqason ky, ose këta? Ku i mori vesh ky, se ka pasë reagime të ashpra nga shqiptarët e Amerikës? Ku, kur dhe nga cilët shqiptarë të Amerikes janë bërë këto reagime? Sa anketa u bënë për këtë problem? Shqiptarët e Amerikës nuk jan 10 as 20 përsona, por mund të jenë gjysëm milioni. Atëherë?! Ç’meritojnë një ose disa shpifës? Kush është ky, ose këta që përcaktojnë llogaridhenjen para “shqiptarve të kudondodhur?”

Në bazë të ç’të dhënash arrin në përcaktimin se Pader Pashku “ .. s’është gjë tjetër veçse një sabotator i çeshtjes sonë kombëtare?”

A e di autori ose mbështetësit e tij, se çdo të thotë shpifje publike dhe kërcënim i hapur?!

Ja si i drejtohet autori Pater Pashkut: “ A e di Pater Pashku se ngritja e një permendorje të tillë, pikërisht tani që shqiptarët po kërkojnë të bashkohen me tokën amë, do t’i kushtonte atij ndoshta edhe jetën?!”

A nuk është kërcënim i pastër dhe i dënueshëm ky? Kush e bënë dhe pse? Shqiptarët e Amerikës? Jo! Malësorët e Amerikës? Jo! Kush mund të flasë me terma përgjithësuese, siç flitet në këtë shkrim? Jo një ishgazetar, por asnjë amator nuk mund ta bëjë një deklaratë të tillë!

Pse vetëm tani shqiptarët kanë kërkuar bashkimin me token amë?!

Edhe të publikosh shkrime të tilla është faj!

Autori disa herë flet në emër të shqiptarëve të Ameriëks, ku sipas tij Pater Pashku është treguar i zellshëm me malazezët! Ku i ka marrë këto të dhëna ky njeri dhe si mund të flitet në këtë mënyrë të papërgjegjëshme?!

Për pasaktësitë historike, as që ia vlenë të flitet, se nuk është faj i autorit, por i burimit prej nga i ka marrë të dhënat për vrasjen e heroit, ose i të mos mbajturit mend. Me Dedë Gjon Lulin nuk janë vrarë 5 mirditas, por më shumë.

Sa për përcaktimin e shquarsisë së aktivistëve shqiptar në Amerikë, nuk ka gjë në dorë i gjori Lo-rrenc. Janë ose jo të shquar, ka organizma të tjerë që i përcaktojnë!

Hedhja e gurit dhe fshehja e dorës

Nëse dikush tjetër, ai që gjithëmonë ka hedhur gurin e fshehur dorën, ka mbetur të gjëje gurë në jug dhe në shtabin e oficerave të Enver Hoxhes, për t’ua gjuajtur malësorëve, nga që nuk e mbështesin, të zërë mend të paktën gjysmën e dytë të shekullit të jetës së tij.

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

19 Comments to “Shija e keqe e një shkrimi kërcënues”

  1. antiagjenti

    Nuk po e gjejme shkrimin e ketij oficeri qe ka bere rolin e gazetarit duke depertuar deri ne gazeten Iliria. Autori i ka dhene pergjigje po eshte mire nese Albdreams ka mundesi ta botoje edhe shkrimin e Lorencit qe me duket si hija e sames te ashuqujturit gazetar Pllum Mehmetit qe u zhduk nga skenna e mbrapaskenes se letrave si yndyra e kazanave qe lante ne kuzhinat amerikane

    ADMINISTRATORI !
    Shkrimin e Lorenc Aleksit ju mund ta gjeni në linkun qe është me ngjyre blu në ketë shkrim,në fillim.
    Ne si “AlbDreams.net” e kemi refuzuar publikimin e shkrimit të Z.Aleksi, mbasi e mënduam se kishte kaluar kufijet e etikes gazetareske.
    Faleminderit

  2. Luvigj Sterbycl

    KERCENIMI VJEN NGA ISHE SIGURIMSAT E KOHES KALUAR
    NE BASHK PUNIM ME UTBASHAT,BEJNE LUFTEN E FTOFTE

    Une i lexova te dy shkrimet,dhe une jame per ti mbrojte fuguren e Prifterinjeve, por kur gabojne duhet thene gjerat ashtu sic jane,Per mu Pader Pashku ka gabue rende ne dy raste e para kure nuke lejoka Flamurin shqiptare as ne brensit e Kishes,dhe ase ne territorin e jashtem te Kishes ne Tuz,per Pader Pashkun me linde pyetja ci duhet te merret me fugurat e herojve shqiptar,pas kete gje duhet ta bejne historjanet,ky eshte predikues i fjales se Zotit e jo kshidhues se ku do valvitet flamuri yne,,Ky propozoka qe ne oborrin e kishes te vendoset busti i Ded GJolulit,po si i ka hije ketije busti ti valvitet Flamuri per te cilin luftoj apo jo,pra busti i ketije herojt legjendar i duhet valvitur flamuri pa yll per pri bustit te tije,E ne qoft se eshte e vertet se ka pas raste qe krushqit e dasmave sja u ka lejuar flamurin ne territore te Kishes ka fyer rende Flamurin me te cilin ne si kombe indifikohemi,ka fye rende dhe dasmoret sic tregon autori i shkrimit ,sice ishte rasti Kol dedvukajt kisha deshir keta te prenensohen vete per kete gje,gabimet e Pader Pashkut vazhdojne ne perkrahjen dhe strehimin e anti krishtave,ne Kishen e Tuzit keta jane te betuar qe zotin nuke e njofin se keshtu i ka brymosur nena parti ku sherbyen per vite te tera,e si na nifkan Zotin sote ne shekullin 21 kur per fjalen e Zotit qe kemi permendur dukur ne rradhet e ushtris ku keta ishe sikurimsa ishin te pranishem po thuajse cdo te hene ku prapangandonin zotin e tyre fjalen e partis qe i rriti dhe i brymosi kunder besimit fetare ,dhe temave te tjera si keto, SI PER HAPJE TE SHFAQJEVE TE HUAJA DHE PER HAPJE TE IDEVE FETARE NE KOLEKTIV,ku kur keta te fusnin ne siten e tyre te etiketonin keto akuza,dhe nga ma te ndryshmet dhe pastaj te kalbin ne burge,dhe ni nga keta jame une i cili u denova kur keta jetonin ne kulmin e tyre luften kunder fes dhe kunder besimit ndaj zotit,DHe si kujtoj Pader Pashku keta ndryshuan jo kurre,po keta ishe sigurimsa dhe ca uto bashe te vjeter zakonin mundohen te ndryshojn por qimen kurrse si se ndryshojne prej ketyre duhet te kemi kujdes se keta sjan forte te interresuar per per hapjen e fese por jane te interresuar per te ble ndojne sekret ne Kishat katolike dhe pastaj sa tju jepet rasti me informacjonet dhe matrijalet qe kane ne dispozicjon i hedhin ne treg per nje dollar se ne plan te pare kane dollarin e jo moralin e Kishes e te Pader Pashkut me shoke,L,Sterbyci mi.

  3. Poezia

    Ky pseudo gazetar Lo…renci…qe shkruan kete artikull turpshem a e di se po sulmon ne mes te tjerave Pashko Gojcaj si poet…ashtu.si dikur Enveri poetet .Nela e Blloshmi…me sa shifet ky komunist i pa cipe eshte pague mire me leh per hater te atyre qe duan me fut urrejtje mes shqyptarve…dhe me neveri kercnuese e urrejtje vajmedet…gazetar..po kushe e beson!???????
    Ja si munde shifet vetem pake vergje te Poetit Pashko Gojcaj…
    ….Meditim mbi vendlindje ku Pashku me mjeshtri artistike shtron pyetjen, gati si thirrje kushtrimi, për moslargimin e rinisë në mërgim, e cila përbën plagën më të rëndë, dhe Poeti Gojçaj këtu na flet me revoltë në këto pak vargje:

    Për kand lind dielli këtu?
    Hana kuj i ban dritë?
    Për kand gurrojnë gurrat?
    Kujt i këndojnë zogjët?
    Për ka mbledh mjaltën bleta?
    Kuj i takon era e luleve?
    Kuj ia këndoni “ Ave Maria”?
    Kumonat e Kishës, për kan bien?
    Apor, ndoshta ato do t’ia thonë.
    Lamtumiren e fundit Vendlindjes?
    Natyrisht, duke vazhduar me shume shkrime në krijimtarinë letrare të Patër Gojcajt në fushën e poezisë, ia vlen të ndalemi në poezi me shumë domethenie, sikurse janë: “ Gjurmave të vërtetës”, poezi ku flet metafora dhe emocioni i artit bashkëkohor, ndersa poezia “ Diten e purgatoreve” dhe poezia per Nanën Terezën “ Mos na harro”, realisht autori na gdhend ato mendime të çilterta fetare, për të jetuar pastërtinë e dashninë njerëzore, duke ruajt vyrtytet, që janë trashëgimi dhe bartëse të vërtetave të pasosura, që janë vlera të kombit tonë.
    Megjithëse poezia e Gojçajt është mjaft kuptimplote, me një thurje vargu në harmoni të plotë me ndjenjën që përcjell, si dhe me një sarkazëm të hollë me pjesët e jetës, duke na thënë se cili është roli i njeriut si besimtar, si duhen jetuar dhe trashëguar elemnetët më të domosdoshme të kulturës së brezave, autori pyet: çka vlen jeta? Si duhet ta njohim?!
    JETA
    Jeta është vetëm libër,
    I cili ma parë lexohet,
    Atëherë shkruhet.
    Faqja e parë fillon me lindje,
    E e mbramja përfundon me vdekje.
    Në rolin kryesor asht koha, e cila
    Lindje-jetën e përkund në djep,
    E vdekjen e flen në arkivol.
    Në humnerën e mëkateve
    Kultura e vdekjes hapet pa meshirë!
    O Zot,
    Ti që je krijuesi i gjithësisë,
    binde njeriun, që e shkruan librin,
    se nuk asht edhe autori i jetës.

    Nga Libri i Pashko Gojcaj me poezi”Takim i Koheve”

  4. Zef Kalaj

    ……………………………………………..
    ADMINISTRATORI.
    Komenti juaj nuk eshte publikuar per gjuhen e papershtatshme dhe idete percarse qe keni manifestuar ne fjalet tuaja.
    Faleminderit

  5. Arber Jugomira

    ……………………
    ADMINISTRATORI
    Po deshet te publikohet shkrimi juaj,duhet ta vetredaktoni dhe ti qendroni temes per te cilen behet fjale.
    Faleminderit

  6. Dionisi

    ……………………..
    ADMINISTRATORI
    Komenti juaj eshte per shkrimin e Z.Aleksi,mud ta postoni atje,ndersa temes se me siperme i jeni shmange dhe per kete nuk mund tua publikojme komentin tuaj.
    Faleminderit

  7. Nusja e Grudes

    Po nuk i ndale kush burrat me vu monumentin e Ded Gjo Lulit edhe ne Qender te Tuzit.
    Nuk eshte Pater Pashku ai qe i pengon,por ata pengojne vetin vete se duan te gjithe me kene ne krye te vendit.

    Ne Amerike qe te jete flamuri shqiptar duhet te jete edhe ai i SHBA-se e keshtu qe ne raste se Pater Pashku vendos flamurin shqiptar ne kishe duhet edhe ai Malazez,per kete pune kerkojne keta burrat pasi ne te vertete duan flamurin malazez e jo ate shqiptar,pra i bien rreth e rrotull me vu ate te M.Z

    Qe ti thuash atij tjetrit spiun,duhet te punosh ne zyrat e spiunazhit vete qe ta dishe ate pune e keshtu i bie edhe ketyre qe akuzojne per spiunazh

  8. Dionisi

    Administrator, nuk është e vërtetë ajo që shkruani ju duke arsyetuar mosbotimin e shkrimit tim. Sikur të kisha mbrojt patulin, përkrah vijën prosllave dhe përkrah mikun tan’, Jaku e kishit botu…

  9. Zef Kalaj

    …………………………..
    ADMINISTRATORI
    Deri sa të mos jeni korrekt me mënyren e të shprehurit dhe të ruajtjes së normave të miresjelljes ndaj atyre me të cilet bisedon dhe për të cilët flet,ne nuk do të publikojme komentet tuaja.
    Faleminderit

  10. Labi

    A s’me thoni mua ..?
    Sa shkolla ne Malesi ka emrin e Dede Gjon Lulit apo ndonje patrioti shqiptar ?pastaj merruni me kete Priftin Gojçaj.

    Une kam punuar ne malesi dhe nje nga gjerat me te keqija (pasi malsoret kane shume gjera te mira) eshte inati bajraktarik ne mes fiseve kjo njolle turkoshake ne fiset anadollake te malesise se veriut.

    Me sa kuptoj une nuk qendron puna ke “tradhetia” apo “spiunlliku” por ngaqe prifti Gojçaj eshte nga Hoti e Deda eshte po nga Hoti e Kisha eshte ne toke te fisit Grude,ja ku del dhe inati fisnor i anadollekut verior.

    A po mos ndoshta edhe pse komuna eshte votuar nga malsoret per N.Gegen e ka fajin prifti Gojçaj.

    Malsoret me sa kuptoj une e kane nje mangesi te madhe qe njeri tjetrin e duan pak ose aspak.

  11. agjenti

    Te nderuar intelektual
    nuk po mundem pa hi ne kyt tem ne lidhje me prifti Pater Pashkun kun nuk vije me u perzie ne punt e tina (ato cka ja nep detyra)por as aj nuk vije me u perzie ne punt cka sasht detyra e tina nuk ka faj prifti por keshidhi i kishes kisha nuk asht e priftit por e popudhit frati nuk mundet me ndertua kurr nje gja pa popudhin?
    mos te harrojm se edhe ketu martohen popudhi shqiptar me flamur komtar por nuk po guxon ta marr jarin pa tietrin por duhet te dy zbashkut.Zotri Prifti ni qoft se nuk e ka prenua Flamurin
    Komtar me ate te malit ZI zbashkut ateher nuk kem cka per te folur .Po ni qoft se Prifti pranoj flamurin e malit te zi e jo Flamurin Kombtar ateher kshidhi i kishes ka te drejt edhe priftin ta perjashtoj prej kishet si frat shqiptar dhe det shkoj e tu coj mesh malazezve .por kne keto pun vije me kenun korekt dhe jo me shkua pas themethash me vjen keq si malsor me fol per kso gjerash se ne malsort po kem probleme me friten ktu ne micigan e tash ne malsi intelektual te kapin kshidhin e kishes por malsort ci jetojn atje nuk poshohin as nuk kan me pa sa te votojn at regjim ci kan .nuk ka lidhje kun asht kisha ne gruds apo ne hotit se ne kishen e tuzit shkojn prej tegjitha maleve dhe krahine .Kurse ni dacin me godit gja ne oborrin e kishe apo ne tuz nje (PERMENORE) te DED GJON LULIT me i dvet Dedvukajt thon asht i yni apo
    Hotjat Ded Gjon Luli asht i mbar Kombit Shqiptar Malsort e mi lueni xhepin e mundeni me ndertua kun te doni edhe ne mes te Podgoricet por tfal nuk kini me mujt me ba gja por se i cili don me gre per veten e jo per malsi as shqiptari se tite Deda malazias nuk ishin kto fjal se kishi godit deri tash pa fakte nuk goditet kurr gja.

  12. Dionisi

    …………………….
    ADMINISTRATORI
    Për arsye të qendrimit tone si Reviste Online “AlbDreams” dhe fjalorit tuaj tej etikes gazetareske mendojme që edhe kesaj radhe të mos jua publikojme komentin.
    Shpresojme që bashkpunimi yne në të ardhmen do të jetë me frytdhënës.
    Faleminderit

  13. Karadyzeni

    ……………………….
    ADMINISTRATORI
    Vlersojme pjesmarrjen ,por ne mendojme për të mos e publikuar shkrimin tuaj për qendrim;racial dhe diskriminues ndaj personave që diskutohen. Jeni jashte teme.
    Shpresojme qe në të ardhmen bashkpunimi yne do te jete në të mire të çeshtjes.
    Faleminderit

  14. trieshjani

    Ja filloj gjuejtja e shtrigave
    Ky do te ishte titudhi qe i bije mire shkrimit te z Lorenc .
    Koheve te fundit ish enveristat perseri po zgjohen nga gjumi dhe kuptohet ne shenjester te tyre kan kend tjeter pervec kishes dhe fes katolike, mbasi komunizmi dhe sherbetoret e verber te ti gjithni jan frigue nga kisha dhe krerete saj.Duke ndjekur me besnikri uredhat e memes parti si dhe te shokut Enver keta burra te zgjellur te Malesis i shpifen ni bariu shpirtror ne ket rast Pader PASHKUT per agjent te UDBes Malazeze Cfar marrije cfar intrige mund te jet kjo, po ku ka nevoj Pater Pashku te jet agjen i kuj kur dihet se mas veti ka Vatikanin e mall qe mund ta mbroj nga cdo gje e leje nga Mali i Zi apo kush tjeter.
    Shifet mire se ky shkrim esht tipik shpifje komuniste por shyqyr zotit skan me fuqi dhe si pyet kush as per osh as balosh ,se per ndryshe jam i bindur se pater Pashku apo ndoni tjeter qe ata se duon dote kishte perfundue keq.Jam i bindur se sikur ndo njani prej tyre te kish lexu volumin e te mallit At Zef Pllumit Rrno vetem per me tregue. Kurr nuk dotja lejonin vehtes te sajojn shpifje te tlla, por cka tu bejsh kta nuk lexojn por paguejn te tjer me shkrue brockulla dhe marrina ne emer te tyre. Albdreams e pergzoj per refuzimin e publikimit te shkrimeve dezinformuese dhe shpifse ndaj kujdo qoft,

  15. Nusja e Grudes

    si nuk e kan kurajon burrat me than t’verteten se Pader Pashku ka shkue ne Detroid me ba ni aktivitet ne kujtim te Mirash Luca Gojca,qe per menimin tem e ka meritu dhe sa kam lexu ktu ne Albdreams se asht cfaq edhe ni film prej Gani Villes qe i lumte,dikujt i paska shku keq kjo pune e jan hjell ne cpifje qe u shkon vete anmiqve te komit tan shqyptar.

    rrnoft populli i malsise dhe kleri i tyne katolik e mysliman

    rrnoshin aktivistat e nershem te malsise ne vite

    posht inatet,intigat e cpifjet shtazarake anadollake e fisnore te kohes se osmanllinjeve

  16. Mark

    menoj se autorizuesit e Lorencit nuk e kane ba se jane komunista ose eneverista pasi ata ne thelb nuk e dine fort se ca asht ajo pune pasi vetem dy gram shkoll kan por e kane si inat prej katundari qe zonton ne vendet e pazhvillume e te pashkollume sic jena na

    sa me i pakt shkollimi aq ma i math inati e tham e me the e fjal mas shpine sa ike prej tavolinet njani fol keq ata qe meten aty,asht zakon i math yni

    kurse i shkreti Lorenc nuk kini pse i bini n’qaf se ai asht i paguem e i kallxuem me shkru njashtu e aq din e aq ban. Cfar mut komunisti asht ai,ai pri cap buk goje e ka shkru e mos i bzani ma lenie ne pun te vet t’shkretin sa te marrin njat qyqe rryshfet qi i kan than

    malsia asht e do te jete e mire e do ti heqin qafe gjanat e kqija e racizmin;fetar,krahinor e fisnor qe e ka shume te theksum

  17. shqiptari

    Eshte per t’u admirue shkrimi i Pjeter Jakut dhe qendrimi i Rush Dragu per mos publikimin e shkrimeve fyese, cpifse dhe kercnuse pa marre para syshe se kujt i drejtohen.
    Por keta te dy te njejten gje dhe te njejtin qendrim eshte dashte ta marrin edhe me rastin e Don Antonit.
    Per fat te keq tonin, po vertetohet se per te cilet shqiptar e ka pas fjalen Don Antoni, per shqiptar musliman apo per “shqiptar” qe ne Prishtine mbajne demonstrata me flamure te Hamasit dhe te Xhihadit, organizate terroriste e shpallur nga SH B A.
    Shprehsoj se jane pendue. Me mire dikur se askurre. Kush pendohet shumica e fajit i falet.

  18. Arber Jugomira

    I nderuar dhe i resepktuar z.Administartor Meqe komentuesi me Nickname Shqiptari e paska cekur te njejtin problem si edhe une (rastin Don Antoni ne analogji me …………..) tani nuk besoj se ka ma ndonje pengese qe te mos publikohen dy komentet e mija ! Me respekt per Juve duke besuar se gjejme mirkutimin e duhur ………………………………….

    ADMINISTRATORI
    Duke mos dâshtë për tju kthyer temave dhe ngjarjeve të kaluara,besoj se do të me kuptoni që kërkesa jone është për mos ta vazhduar me diskutimin në atë linjë.Ne u kerkojmë ndjesë për kohën që ke humbur,por besojmë dhe shpresojmë se të gjitha komentet do ta gjëjnë një herë dritën e botimit në një nga format më të mira të mundëshme.
    Faleminderit

  19. deri

    Te nderuar, ni her qedhimi ime nuk esht per te mbrojt pater Pashkun por te verteten.Ty kqyr se kush esht Patri dhe kush jane kta qe shkruon /paguon Lorenc Aleksi me shkrua ather mund te vijm deri te ni konkludim te kollajt .Se parit duket se ujku ndrron qimin por kurre traditat e veta , ktu esht fjala per disa Komunista te rende dhe simpatizuos te klyshit shqiptare Enver Hoxhes , kemi menduar se (**********red yne AlbDreams) per te miren e tyre i ka len kto inade / chpifje / rrena atje ne burgun e Malit te Zi por duket se ky burg vetem ja ringjadhi ket smundje komuniste por i paskan ndihmua dhe tregua mnyren se si vepron UDBA dhe aktivitetet e tyre ndaj Malsoreve ne mergim , tye pas kta parasysh dhe tye dite mnyrat e Sigurimit dhe veprintarin e tyre Enveriste( ***** , **** , **** red yne AlbDreams) dhe disa tjer te gjynafur mbas tyre po paraqiten me do idea te vjetra ku , debimi , chpifja,akuzat dhe vrasja e sa prifterve per akuza te njejta nga sistemi Enverist kan dhen qe shqipria te jet e liruar nga ky fenomen te quojtur Frat dhe Kish qe u pengoka kaq ktyre “patrioteve”. Esht marre dhe tyrp per ata qe kan ku ne kyt rast mengon te dalesh dhe te akuzosh jo e para her as i pari frat as kish ni njeri per spiunazhe vetem se personalisht nuk ta ben qefin ose nuk perpudhen ideat , esht mnyra ma e ulte e njerzimit qe edhe ket rast mungon te paraqitesh me rrena se derisa nuk ka fakte ather vetem jane rrena e kurrgje tjter.Kta perchares te mbrapambetur te smund kan pas ku ose edhe kan mnyra te shprehin ate trimerin e tyre “njerzore” ndaj atyre qe sipas fjaleve te tyre i tortuon ne burg por jo duket se aty lypet me shume se lapsi i that dhe chpifjet neper internet , ata zgjidhen mnyren tjeter si po te ishin ata vet te paguar nga UDBa dhe sipas urrnave te tyre po mundohen percharjen dhe ngatrresat i here ne mes te Hotjaneve e mbas edhe me implikime ma te gjera. Edhe ni sen te jemi te qart flamuri Shqiptare nuk lejohet mbrenda ne kish -gje qe esht gabim -por aj lejohet mbrenda ne oborrin e kishes , kjo gje mund te debatohet per pse dhe qysh por te akuzohet dikush vetem per ket rast esht ma se smundje , e dyta kta paraqiten rastin e (kengetarit**********red yne AlbDreams) dhe marrdhanjet e tij me Patrit(red Yne AlbDreams) por e mbshefen faktin ( se kengetari*****red yne AlbDreams) i ka marre 10.000 dollar bash (prej ******red yne AlbDreams) me ni tjeter per ket kenge kundra kishe ku kenga thote -Nuk lejojn flamurin e Fishtes ne oborrin e kishes…gje qe esht plotsisht e pa vertet se ne oborrin e kishes lejohet .E treta kjo keng asht kendua disa here se bashku (kengetaret****************red yne AlbDreams) , duket se (*****red yne AlbDreams) lypi falje per keta kurse ky bylbili yne per pare ben chmos…

Wednesday, July 27, 2011

Silva Turdiu: Si u fejova me djalin e Mehmet Shehut

Në morinë e dëshmitarëve të procesit të Kadri Hazbiut, rrëfimi i Silva Turdiut, të fejuarës së djalit të Mehmet Shehut, ish-volejbollistes së njohur të klubit “Dinamo”, përball hetuesve ka qenë diçka e veçantë dhe interesante njëherazi E thirrur në seancën e 27 dhjetorit 1982 për të penalizuar

ish-ministrin e Brendshëm, sportistja e divorcuar tashmë me të birin e
Kryeministrit të vetëvrarë, shpjegon me sinqeritet e vërtetësi historinë e njohjes dhe rrethanat që kushtëzuan prishjen e fejesës me Skënder
Shehun. Fillimisht ka qenë djali i Kryeministrit që ka kërkuar fejesën me vajzën e profesorit të Matematikës. Më 31 gusht 1981, familja Turdiu
ka rënë dakord dhe Qazimi, i ati i Silvës, ka pritur në shtëpi Skënder Shehun. Qazimi i ka përmendur kleçkat në biografinë e familjes dhe e ka porositur t’ua bëjë të qartë edhe prindërve. I biri i Kryeministrit, duke pohuar dijeninë e tyre për çka flitej, e ka ftuar profesor Turdiun për një vizitë në familjen e tij. Fill pas këtij takimi, Silva ka vizituar për herë të parë shtëpinë e të fejuarit dhe ka biseduar nga afër me Mehmetin dhe Fiqreten. Deri këtu, dëshmon
e fejuara e Skënder Shehut, gjërat kanë shkuar mirë, por kreshentoja e lidhjeve të ngushta do të ndërpritej befasisht shtatorin e vitit ‘81,
teksa kthehej nga një turne sportiv në Greqi. “Të nesërmen e mbërritjes në Tiranë, kujton Turdiu, Skënderi më thirri në shtëpinë e Ali Çenos
dhe më njoftoi për prishjen e fejesës.” Sipas asaj që i kishte thënë Skënderi, divorci ishte urdhëruar nga Enver Hoxha për shkak të biografisë së
keqe të familjes Turdiu. Përveç këtij episodi dramatik, në procesverbalet që “Panorama” boton sot nga libri më i ri i studiuesit Kastriot Dervishi,
zbulohen të tjera dëshmi të panjohura mbi jetën në vilën e Kryeministrit komunist dhe vakancat e Fiqrete Shehut në Francë, Austri e
Suedi për t’u “mjekuar” nga kallot në këmbë dhe virozat
gripale..

27 DHJETOR 1982

DËSHMIA E SILVA TURDIUT
E vit1indjes 1961, me arsim të 1artë të pambaruar, atë çast punëtore në Kombinatin e Tekstileve “Stalin”, anëtare e BRPSH-së dëshmonte më 27
dhjetor 1982 për njohjen me Skënder Shehun. Sipas dëshmitares, me 30 ose 31 dhjetor 1980, në drekë, ka qenë duke u kthyer në shtëpi nga stërvitja,
teksa e ka ndaluar Skënder Mehmet Shehu për të biseduar diçka. Silva i ka
thënë se nuk e njihte e kështu nuk kishte çfarë te bisedonte. Në fund të janarit ose fillim të shkurtit 1982, dëshmitarja kishte qenë në qytetin Shverin
të Republikës Demokratike Gjermane, ku kishin një ndeshje vo1ejbolli me ekipin “Traktori”. Atje kishte parë ardhjen e Skënderit nga Suedia
ku ishte me studime “për të parë ndeshjen”. Skënderi shoqërohej nga Gani Kodra. Edhe këtë rast nuk i kishte thënë gjë, por ishte sjellë me
të njëlloj si me shoqet e tjera. Në korrik 1981, Skënderi filloi të vinte shpesh në shtëpinë e pushimit të MPB-së në Durrës. Aty takonte trajnerin
Kreshnik Tartari. Ky i fundit i kishte thënë Silvës haptas që Skënderi donte të fejohej me të. Pas kësaj, Kreshniku ka shkuar në shtëpinë e Si1vës,
ku ka takuar babanë e saj, Qazimin. Ky i fundit është befasuar dhe menjëherë ka përmendur anët biografike. Qazimi ka pyetur nëse e dinte
familja e djalit biografinë e familjes së tij. Pas kësaj, ia ka dhënë me shkrim biografinë negative të familjes së vet (Turdiu). Edhe pas kësaj, Skënderi vazhdonte të interesohej për të. Pyetjes së Silvës nëse i dinte familja e tij
anët negative biografike, Skënderi i ishte përgjigjur me po. Atëherë Silva ka bërë pyetjen tjetër, nëse ishin dakord prindërit e tij, që ajo të fejohej
me të dhe përgjigja sërish ishte po. Më 31 gusht 1981, familja Turdiu i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës dhe Qazimi kishte pritur në shtëpi
Skënderin. Qazimi ia kishte përmendur edhe njëherë pyetjen në e dinte apo jo
fami1ja e tij biografinë e familjes Turdiu dhe Skënderi ishte përgjigjur sërish po. Po ashtu, Skënderi ka ftuar familjen Turdiu në shtëpinë e tyre. Të nesërmen, Silva ka shkuar në shtëpinë e Mehmetit, ku e kanë pritur shumë
mirë ai dhe Fiqreti. Më 5 shtator 1981 Silva është nisur në Greqi me ekipin e të rejave. Atje ka shkuar edhe Skënderi. Ky do vazhdonte më pas rrugën në Suedi për të vazhduar studimet. Para se të niseshin, Feçori Shehu i ka
uruar fejesën tek pallati i sportit, që mbante emrin “Partizani”. Kur ishin në Greqi, Skënderit i erdhi lajmi se duhej të kthehej në Shqipëri. Në këtë mënyrë kanë ardhur së bashku nga Greqia në Tiranë. Skënderi i kishte thënë
se donte të bisedonte disa gjëra vetëm për vetëm, të nesërmen. Ashtu ishte bërë. Ishin takuar përreth 45 minuta në shtëpinë e Ali Çenos. Skënderi i kishte thënë se do të ndaheshin, pasi kishin dalë disa gjëra nga familja e tyre.
Silva kishte reaguar duke i thënë se ju i dinit ato gjëra më parë. Ishte përmendur çështja e Arshi Pipës, djali i xhaxhit të nënës së Silvës që ishte
“agjent i amerikanëve”. Sipas asaj që i kishte thënë Skënderi, Enver Hoxha kishte dhënë urdhër që fejesa të prishej. Në përfundim, Skënderi i kishte thënë se kishte dashur të ndahej nga familja e tij, por kishte frikë se si komunist, mund të përjashtohej nga partia. “Skënderi u paraqit i mërzitur që nuk e linin të martohej me mua” – shprehej Silva. Sipas këshillës së
Skënderit, Silva dhe babai i saj kanë shkuar në shtëpinë e Mehmet Shehut, por atje nuk kanë gjetur njeri. Një makine i ka thënë rrugës se i priste Fiqretja te shkolla e partisë. Silva ishte kthyer në shtëpinë e vet dhe Qazim
Turdiu ka shkuar vetëm në takim. Kur ishte kthyer në shtëpi Qazimi, kishte thënë se Fiqretja i kishte përmendur çështjen e Arshi Pipës, të cilën ata “nuk e dinin më parë”. Në vitin 1979 dëshmitarja pohonte se i ka propozuar
djali i Kadri Hazbiut…

29 DHJETOR 1982
POHIMET E KRESHNIK TARTARIT
I vitlindjes 1943, atë çast mësues i edukimit fizik pranë shkollës Ekonomike në Tiranë, ish-trajneri i skuadrës së volejbollit të femrave “Dinamo”
në vitet 1972- -1982, dëshmonte më 29 dhjetor 1982 fillimisht për ardhjen
nga Suedia të Skënderit në RDGJ, në kohën kur zhvillohej ndeshja e volejbollit me skuadrën “Traktori” të atjeshme.

Më parë ai nuk kishte njohje me Skënderin. Atje kishin biseduar me
Skënderin rreth mundësisë së zhvillimit të ndonjë ndeshjeje miqësore me ndonjë ekip suedez me kërkesën e tyre. Rreth 2 muaj nga takimi në RDGJ (duhet të jetë marsi 1981) kishte takuar Qazim Turdiun, i cili i kishte
thënë se vajzës së tij i kishin sjellë fotot e ndeshjes në RDGJ, ku ajo kishte më
shumë nga të tjerat. Këto foto kishin ardhur nga Skënderi. Silva i kishte thënë se e kishte ndalur më parë Skënderi në rrugë, por ajo e kishte refuzuar. Në maj 1981, ditën që do të mbyllej kampionati, Skënderi kishte qenë i pranishëm në ndeshje volejbolli. Dëshmitari kishte biseduar
pak minuta me të për çështje të përgjithshme. Ai shprehej se nuk kishte vërejtur ndonjë interesim të veçante të Skënderit për Silvën. Në 15-
ditëshin e parë të korrikut 1981, dëshmitari kishte vërejtur se Skënderi vinte shpesh në shtëpinë e pushimit në Durrës, aty ku kalonte pushimet ekipi i “Dinamos”. Për këtë arsye e kishte pyetur pse vinte dhe Skënderi ia
kishte kthyer përgjigjen se vinte për Silvën. Skënderi kishte pyetur nëse kishte pasur apo jo më parë ndonjë djalë Silva. Pasi Kreshniku i
ka thënë jo, e ka pyetur Skënderin nëse kishte biseduar me prindërit e vet, pasi Turdijtë kishin diçka në biografi. Skënderi kishte reaguar duke thënë se secili duhet të shikonte punën e vet. Qëndrimi i Silvës në ekip ishte
miratuar më 1976 nga Feçor Shehu. Në fund të muajit korrik 1981, pasi dëshmitari ka vërejtur interesimin vijues të Skënderit, madje edhe ndonjë
takim me Silvën, ka shkuar në shtëpinë e Qazimit. Ky i fundit i ka përmendur 7 të arratisur nga familja e tij dhe nga ajo Pipa. Këto dëshmitari i ka marrë me shkrim. Te Turdijtë ka shkuar pasi ka biseduar më parë me Skënderin,
pasi ai nuk e dinte biografinë e tyre. Skënderit ia kishte bërë të njohur biografinë e Turdijve. Skënderi i kishte kthyer përgjigje se për biografinë ishte
informuar edhe Mehmet Shehu nga Feçor Shehu, i cili kishte folur fjalë të mira për Silvën. Feçori kishte shtuar se po të kishte djalë, do të pyeste
Mehmetin në duhej apo jo të fejohej djali i tij me një kandidaturë me biografinë e Silvës. Qazim Turdiu i ishte shprehur i tronditur për një fejesë
të tillë. Dëshmitarit i kishte bërë përshtypje fakti që Skënderi në muajt korrik-gusht 1981 ka bërë përpjekje të shumta për t’u fejuar me Silvën,
pa u njohur më parë me të. Feçor Shehu, që i dinte interesimet e Skënderit, nuk i kishte thënë dëshmitarit që ta pengonte këtë fejesë. Bile vetë
Feçori e kishte uruar Silvën. Pas prishjes së fejesës, Skënderi i kishte thënë se Silva duhej të trajtohej si më parë në klubin “Dinamo”
25 DHJETOR 1982
RRËFIMI I YMER BERBERIT
I vitlindjes 1937, nga Pogradeci, i zbritur kandidat partie, në atë çast punëtor në ndërmarrjen e ndërtimit “21 dhjetori” Tiranë, dëshmonte më 25 dhjetor 1982. Ai kishte punuar më parë oficer në Drejtorinë e Zbulimit Politik.
Në mars të vitit 1981 kishte shoqëruar Fiqrete Shehun në vizitën e saj jashtë vendit. Më 26 mars 1981 ishin nisur me veturë për në Athinë. Prej aty
kishin shkuar me avion në Paris. Ka qenë së bashku me mjekun Llesh Rroku, Jonuz Luton dhe Farije Koçirajin. Në Paris Fiqretja kishte bërë vizita mjekësore (njërën prej të cilave te profesor Miliezi), kishte hequr kallon e këmbëve. Prej andej kishte shkuar në Austri për të vizituar sytë.
Pas qëndrimit katër ditë në Vjenë, është kthyer në Suedi.
23 DHJETOR 1982
DEPONIMET E KUJTIM J. I vitlindjes 1944 nga Bolena e Vlorës, ish-sekretar i dytë në Ambasadën Shqiptare në Suedi në vitet 1976-1982, oficer në Drejtorinë e Zbulimit Politik, dëshmonte më 23 dhjetor 1982. Ai pohonte se që nga momenti i ardhjes së Skënder Shehut (djalit të Mehmet Shehut-shënim) në Suedi, u krijuan kushte të veçanta. Kudo që shkonte Skënderin
e shoqëronte Gani Kodra (funksionar i Drejtorisë së Dytë të Sigurimit). Në maj të vitit 1981, në Stokholm kishte ardhur edhe Fiqretja e shoqëruar nga Ymer Berberi, mjeku Lleshi, një person që quhej Jonuz dhe një grua e quajtur Farije. Fiqretja ka qëndruar dy javë duke banuar në apartamentin me qira të Skënderit. Punonjës të tjerë të ambasadës ishin ambasadori Dhimitër Lamani, Vaid Boriçi, Thanas Kosta, shoferi Vasillaq Vinjari. Dëshmitari nuk ishte
në gjendje të kujtonte nëse ishte shkëputur ndonjëherë Fiqretja për takime (në funksion të lidhjeve agjenturore që kërkonte Hetuesia). Gjatë qëndrimit
në Suedi, Skënderi nuk afrohej me personelin e ambasadës, rrinte vetëm me Ganiun (Kodra)dhe shoferin Thanas Kosta. Deri sa ishte i fejuar, qëndronte shumë rëndë e mezi përshëndeste. Pas prishjes së fejesës, në shtator
81, ata erdhën prapë në Suedi, por me sjellje tjetër. Madje, Ganiu filloi të ankohej për sjelljet e Skënderit.

Pyetje: Po të paraqesim shënimin e udhëheqësit të Partisë të dërguar me shkresën nr.7207 datë 4.12.1979 të K.Q të Partisë në përgjigje të relacionit që i është dërguar për kriminalitetin në radhët e të rinjve, me të cilin ju njohim më parë. Vërejtjet që bënë udheheqësi i Partisë për pikëpamjet që keni shprehur ti dhe Feçor Shehu në relacionin për rininë, si i kini vlerësuar?
Përgjigje: Mua tani duke lexuar këtë material më kujtohet që Feçor Shehu ma ka dhënë këtë shënim të udhëheqësit të Partisë. Tani unë e them se mendimet tona në këtë kohë për gjendjen e rinisë kanë qenë të zeza, pesimiste,
ashtu si thotë udhëheqësi i Partisë në vërejtjet që bën. Unë ashtu kam
gjykuar në atë kohë, ky është gjykimi i gabuar, jo i thellë. Ky gjykim e ka burimin te cektësia dhe niveli i dobët i trajtimit të problemit, te këndi
i ngushtë i shikimit të kësaj çështjeje në mënyrë sekrete. Për këtë material,
megjithëse unë u transferova, i kam thënë Feçor Shehut që të marrë masat për të vënë në vend vërejtjet e udhëheqësit, për të sqaruar sektorin përkatëse dhe kuadrot duke e bërë problem edhe poshtë në bazë, se si duheshin
parë më thellë e më gjerë këto probleme të rinisë, sipas porosisë së udhëheqësit të Partisë.

Pyetje: Përse ishte krijuar ky sektorë në Sigurimin e Shtetit (i Inteligjencës dhe Rinisë)?

Përgjigje: Për të mbajtur rininë dhe inteligjencën nga veprimtaria armiqësore.

Pyetje: Pse u shkri ky drejtim më vonë? Mos vallë rinia nuk ishte më objekt irrymave armiqësore?
Përgjigje: Ky drejtim u shkri sepse u gjykua se ishte forcuar në mënyrë të gjithanshme puna për edukimin e rinisë dhe inteligjencës.
Pyetje: Udhëheqësi i Partisë në shënimin që të bën të kritikon dhe për qëndrimin sektar ndaj Arif Gashit. A e ke vënë në dijeni udhëheqësin e Partisë se Arif Gashi, në kohën që është shkruar materiali, kishte dy vjet që ishte arrestuar e dënuar për “agjitacion e propagandë” kundër shtetit?
Përgjigje: Unë para shënimit nuk e kisha vënë në dijeni udhëheqësin e Partisë
për arrestimin e Arif Gashit. Pas shënimit që bën udhëheqësi, unë nuk kujtoj që t’i kem thënë Feçorit për të parë çështjen e Arif Gashit, por i kam thënë në mënyrë të përgjithshme të bënte kujdes për të dalluar ç’është armiqësore
dhe çfarë nuk është armiqësore. Nuk më kujtohet nëse i kam thënë pas shënimit udhëheqësit të Partisë se Arif Gashi ishte arrestuar e dënuar.

AFRIM IMAJ

“Të pathënat e dosjes “Kadri Hazbiu”

Studiuesi Kastriot Dervishi ndoshta mund të jetë i vetmi që ka mundur të futet edhe në skutën më të fundit të dosjes misterioze të Kadri Hazbiut. Libri më i fundit i tij, “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja”, zbulon pjesën më të madhe të mistereve të historisë së ministrit më jetgjatë të Punëve të Brëndëshme. Në
nje intervistë për “Panorama” Dervishi flet për pikat më të forta të dosjes “Hazbiu” që i shtohet historiografisë së epokës së komunizmit….

Zoti Dervishi! Ç’përfaqëson libri “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij” në kolanën e botimeve tuaja me karakter historik?
Libri “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij” është një plotësim i rëndësishëm për një kohë që sa më shumë kalon, aq më shumë rrezikohet nga harresa. Sjellja e sa më shumë të dhënave rreth gjysmëshekullit komunist përbën më shumë një detyrim. Figura e këtij personazhi historik është parë pikësëpari në rolin e një dëshmitari i cili ka dhënë në atë kohë informacion nëpërmjet Hetuesisë. Për mua e rëndësishme te ky libër është përcjellja e sa më shumë fakteve dhe shmangia e sa më shumë burimeve të informacionit të sajuara nga Hetuesia. Ky ka qenë edhe raporti më i vështirë, pasi, nëse mund të flisnim për një libër të thjeshtë, kjo temë mund të shkonte në 10 mijë faqe. D.m.th; ajo që quhet në historiografi “kritikë e burimit”, është një prej pikave më të forta të këtij libri. Në këtë mënyrë lexuesi nuk hyn në skemat keqëdrejtuese të Hetuesisë, por hyn drejt mësimit të së vërtetës. Kadri Hazbiu ishte ministri më jetëgjatë i diktaturës, një prej besnikëve më të afërt të Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës, njeriu që njihte fare mirë të gjitha vendimmarrjet në ushtrimin e diktaturës mbi popullin shqiptar. Absolutisht, të gjithë ata që hyjnë të radhët e të goditurve, ishin bashkëpunëtorë e besnikë të Hoxhës deri në fund.
Pra, kjo ka qënë arsyeja që jeni marrë me historinë e Hazbiut…
Ajo që ndodhi në vitet 1982 – 1983 nuk është gjë tjetër veçse luftë
brenda llojit për të siguruar më mirë pozitën e ardhshme të Ramiz Alisë,
i piketuar si pasardhësi i Hoxhës. Hazbiu i pëshpëritur në mjedise të
ngushta prej Alisë si “gjymi i zi”, përfaqësonte një epokë që duhej mbyllur.
Mbyllja e kësaj “epoke” vinte së pari nga një sfond i pasur sovjetik, duke përsëritur të njëjtën histori që kishte ndodhur me ministrat e Brendshëm apo shefat e KGB-së dhe së dyti, sipas një procedure që kalonte nga organet e larta të PPSH-së e mbaronte në Burgun 313 në Tiranë apo në kodrat e Linzës afër Dajtit. Hazbiu është akuzuar brenda një viti për “tradhti të lartë ndaj atdheut”. Pikësëpari, kjo akuzë u ngrit nga Ramiz Alia në mbledhjen e Sekretariatit për disa çështje që lidheshin me B.S, agjenturën shqiptare te studentët në këtë vend, hapësirën që kishin pasur këshilltarët sovjetikë tek ne etj.
Megjithatë, goditjen përfundimtare Hazbiut ia dha Enveri…
E gjithë veprimtaria e drejtuar nga Enver Hoxha iu faturua në vitin 1982 vetëm Kadri Hazbiut. Me këto që ndodhën, Hoxha luante edhe kartën
e përfitimit moral duke dalë se ai nuk kishte pasur dijeni për ato që u jepeshin sovjetikëve, pasi çdo gjë e kishte bërë Kadri Hazbiu. Në fakt, këshilltarët sovjetikë kishin ardhur para se të vinte Kadri Hazbiu ministër.
Ata kishin dorë të lirë në çdo gjë, madje mund të thuhej se Sigurimi
ishte kthyer në një shtojcë të KGB-së. Çështja tjetër, ajo e studentëve
shqiptarë në Bashkimin Sovjetik, ishte në kuadrin e bashkëpunimit midis
dy shërbimeve sekrete, Sigurimit dhe KGB-së, shto këtu naivitetin e
përhershëm që karakterizonte veprimtarinë e Sigurimit nga njëra anë
dhe të Partisë nga ana tjetër. Në procesin e Hazbiut janë dy ish-ministra
të Punëve të Brendshme dhe një zëvendësministër. Këta ishin ndër
më jetëgjatët në detyrat e tyre. Të tjerët u shtuan kot për të përfunduar
idenë e grupazhit. Në ato kohë Hoxha ishte në dëlirin se kishte
zbuluar një komplot që nuk e kishte gjetur Sigurimi. Ai herë e quante
Sigurimin “armë vigjilente e sypatrembur të partisë” dhe herë e kritikonte
si “gjumashe” se nuk kishte zbuluar komplotet e mëdha.

A mund të themi se me krerët e Sigurimit përsëritej historia e KGB-së?
As më pak e as më shumë, drejtuesit e Sigurimit kaluan në të
njëjtën rrugë që ishte shkelur më parë nga kolegët e tyre sovjetikë.
Pavarësisht se kjo rrugë ishte shumë më e shkurtër se ajo e sovjetikëve,
përshkrimi i saj ishte gati i njëllojtë: besnikëri nga vartësi dhe
ndëshkim nga eprori. Disa prej tyre ishin të ngjashëm edhe për imoralitete
tipike apo vrasje të dashurash për motive xhelozie. Një regjim
që mbahej e reklamohej në “vlerat e moralit komunist”, ishte në fakt i
kalbur në imoralitete që fillonin nga shtëpitë e hijshme të “Bllokut” e
mbaronin në zyrat e ministrisë apo të degëve. Njëri prej drejtuesve të
Shërbimit Sekret sovjetik, ishte Henrih Jagoda. Ai përveç të tjerave,
koleksiononte edhe sende që buronin nga krimet e tij. Jagoda shkoi në
plumb se i tillë ishte skenari. Ai shkoi para murit ku kishte çuar sa e
sa të tjerë për t’i ekzekutuar. Kështu i ndodhi edhe K.Hazbiut dhe
F.Shehut. Një tjetër drejtues, Jezhovi, me intensitet të lartë pune, i
zhytur i gjithi në krime, ishte ndër punëtorët më të dalluar të ushtrimit
të krimit. Stalini i vuri pranë, para shuarjes së yllit të tij, një
personazh që nuk do të shqitej kollaj në histori, Berian. Edhe Jezhovi,
si të tjerët, pranoi “tradhtinë” e tij se kishte qenë “agjent i Anglisë,
Japonisë dhe Polonisë”. Më pas, Jezhovi nuk i pranoi fajet e tij. Pas
pushkatimit në vendin ku ai vetë kishte çuar sa e sa të tjerë, Stalini
gjeti rastin t’ia hidhte gjithë fajet e krimeve Jezhovit. Stalini kësisoj
merrte flamurin e mbrojtjes së të drejtës. Pas zhdukjes së Jezhovit, e
zuri Beria. Edhe ai shkoi në plumb. Në këtë mënyrë periudha staliniste
e drejtimit të Shërbimit Sekret e tregonte qartë se raporti midis
drejtuesit të Shërbimit Sekret dhe drejtuesit të partisë zgjidhej
përgjithësisht me vdekjen e të parit. Me vdekjen e tij, drejtuesi i Shërbimit
jo vetëm mbyllte epokën përkatëse të krimeve, por edhe e tregonte
drejtuesin e partisë si njeri që vendoste të drejtën. Hoxha e ka
ditur gjithnjë këtë raport. Ai mbyllte epokat me eliminime bashkëpunëtorësh. Hoxha kopjonte besnikërisht Stalinin në hapat e tij.
Aktualisht, çfarë libri keni në dorë?
Së shpejti del libri “1935/Kryengritja e Fierit, një grusht i dështuar
shteti”, që është analiza më e plotë për një prej ngjarjeve më pak
të studiuara në historinë e shtetit shqiptar. Përveç këtij botimi, një
tjetër do të jetë në një kohë më të largët për diktaturën komuniste në
një shikim dhe ndërtim krejt tjetër nga ç’është parë në këto vite.

Tuesday, July 26, 2011

Platforma e unifikimit të ushtrisë shqiptare me atë jugosllave



Nga: Revista Mapo

Historia e rrallë vjen nga studjuesja e njohur e historisë e cila shpjegon se më 5 dhjetor 1947, përfaqësuesi i PKJ pranë KQ të PKSH, Savo Zllatiç, i paraqiti E. Hoxhës, tezat për Federatën Ballkanike, ku do të përfshiheshin Jugosllavia, Bullgaria dhe Shqipëria. Sipas emisarit Savo, në sektorin ushtarak, jugosllavët, bullgarët dhe shqiptarët “do të mbronin tok frontin e Jugut”. Savo madje premtoi një shumë prej 400 milion dollarësh për ushtrinë shqiptare. I gjithë zhvillimi historik paraqitet me shumë argumente nga historiania e njohur në këtë dossier…


Nga Prof Ana Lalaj

Në praktikë bëjmë Federatën
Marrëdhëniet shqiptare-jugosllave pas Luftës Dytë Botërore deri në vitin 1948, janë zhvilluar mbi platforma unifikuese politike, ekonomike dhe ushtarake. Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis dy vendeve (9 korrik 1946) do të ndiqej nga një varg marrëveshjesh ekonomike. Ndër to kryesonte “Konventa për Koordinimin e planeve ekonomike, për Bashkimin doganor dhe Barazimin e monedhave” (27 nëntor 1946). Në fushën ushtarake marrëdhëniet arritën kulmin sidomos në gjysmën e dytë të vitit 1947, kur përpjekjet për bashkim tashmë me hapjen e arkivave i gjejmë plotësisht të dokumentuara.
E gjithë kjo strategji jugosllave ndaj Shqipërisë bëhej me dijeni dhe leje të Stalinit. Në takimin që Tito kishte pasur me Stalinin në Moskë, në maj 1946, ky i fundit i kishte sugjeruar Titos të nënshkruante sa më shumë marrëveshje bilaterale me Shqipërinë, me qëllim që bashkimi midis dy vendeve të kërkohej nga poshtë, nga vetë shqiptarët. Ishte pikërisht një muaj pas këtij takimi, në qershor 1946, kur Enver Hoxha u ftua në Beograd, ku u përgatit traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke Shqipëri-Jugosllavi. Muajt e mëvonshëm ishin mbushur me nënshkrime marrëveshjesh dypalëshe ekonomike, financiare, ushtarake, kulturore etj. “Në praktikë bëjmë Federatën”, do të shprehej J.B.Tito në këtë kohë.
Në maj-qershor 1947, kur fronti i luftimeve të Ushtrisë Demokratike Greke me forcat e Ushtrisë Kombëtare Greke ishte zhvendosur në kufi me Shqipërinë, në malet e Vicit e Gramozit, roli i Shqipërisë për bllokun komunist që po formësohej fitoi peshë për Moskën. Enver Hoxha u thirr me urgjencë nga Stalini në Moskë (14-26 korrik 1947), kurse Tito forcoi presionin mbi udhëheqjen komuniste shqiptare për përfshirjen e Shqipërisë në një federatë të përbashkët. Politika gjeostrategjike e Titos ishte fokusuar sidomos në dy qendra: Shqipëria dhe Maqedonia. Përfshirja e Shqipërisë në Jugosllavi do të forconte pozitën gjeostrategjike të Jugosllavisë, duke i dhënë asaj një vijë bregdetare që shtrihej nga Adriatiku deri në Jon; ndërsa një Maqedoni e bashkuar (ku do të përfshihej Maqedonia e Vardarit, e Pirinit dhe e Egjeut) brenda federatës jugosllave do rriste kredibilitetin e kësaj të fundit te popujt sllavë të jugut.

Jugosllavët nxitojnë
Ende pa u nisur Enver Hoxha në Moskë, më 10 korrik 1947, në Shqipëri arriti një delegacion ushtarak jugosllav i nivelit të lartë, i kryesuar nga Koça Popoviç, shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave; gjeneral Vukmanoviç Tempo, drejtor politik i ushtrisë; gjeneral Rade Hamoviç, zëvendësi i Tempos etj. Delegacioni u prit nga Koçi Xoxe, zv/kryeminisër dhe njëherazi ministër i Brendshëm, pasi E Hoxha po përgatitej për një diskutim në Kuvend dhe për udhëtimin e Moskës. Më vonë ky fakt do të përdorej nga Hoxha si “argument” i lidhjeve të ngushta të Xoxes me jugosllavët. Subjekti kryesor i bisedimeve mes anëtarëve të dy Shtatmadhorive, shqiptare dhe jugosllave, ishte bashkimi i ushtrisë shqiptare me atë jugosllave. Nga të dy palët u shtrua nevoja e kontakteve më të shpeshta ndërmjet dy Shtatmadhorive, u diskutua mbi buxhetin e ushtrisë shqiptare që do të ishte pjesë e Ushtrisë jugosllave, për stërvitjet e përbashkëta, furnizimet, studentët dhe specializantët shqiptarë që do të studionin në Jugosllavi etj. Jugosllavët kërkuan dhe raporte periodikë për zhvillimet në ushtrinë shqiptare.

Nisja e Hoxhës në Moskë, më 14 korrik 1947, u bë pa ceremoni populiste, në dallim nga ajo në Beograd një vit më parë. Ndoshta statusi politik i Shqipërisë: mospjesëmarrja e saj në OKB, marrëdhëniet e ndërprera me ish Aleatët e mëdhenj të Luftës, që binin në kundërshtim me vendimet e Jaltës, ku ata ishin shprehur në unison për një politikë të njësuar ndaj shteteve të Evropës Lindore, si dhe situata në kufirin shqiptar të jugut, mund të kenë ndikuar te Stalini për t’i imponuar Hoxhës një sjellje jo të zhurmshme. Krahas bisedave për Luftën Civile në Greqi, nënshkrimit të disa marrëveshjeve ekonomike, Hoxha nënshkroi në Moskë edhe një marrëveshje ushtarake njëvjeçare, ku qeveria sovjetike do të mbulonte buxhetin e ushtrisë shqiptare deri në 50%. Po kështu ai kërkoi dhe instruktorë sovjetikë ushtarakë të vinin në Shqipëri.
Në mesin e vitit 1947, pranë ushtrisë shqiptare ndodheshin këshilltarë dhe instruktorë ushtarakë sovjetikë dhe jugosllavë. Ata ishin shpërndarë në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, pranë drejtorive, divizioneve, regjimenteve dhe shkollës së oficerëve etj. Të dy palët kishin ardhur për të ndihmuar Ushtrinë Kombëtare Shqiptare, por ndërkohë një garë e nëndheshme zhvillohej mes tyre për ndikim e kontrroll sa më të madh në sektorët ku vepronin. Kjo reflektohej sidomos në marrëdhëniet që u krijuan midis Shtatmadhorisë, pranë së cilës qëndronin këshilltarët sovjetikë, dhe Drejtorisë Politike, ku ishin vendosur këshilltarët jugosllavë. Kësisoj, Shtatmadhoria shqiptare mbështetej në përvojën sovjetike, ndërsa Drejtoria politike mbështetej në atë jugosllave. Këto ndryshime në përmbajtjen dhe në metodologjinë e punës sovjeto-jugosllave krijonin tendosje dhe ashpërsim në marrëdhëniet e strukturave të ushtrisë shqiptare. Shtatmadhoria hartonte organikat me sovjetikët, por jugosllavët kërkonin me insistim t’i rishikonin ato; kërkesat për materiale ushtarake i dërgoheshin drejtpërdrejt Shtatmadhorisë sovjetike, ndërsa Shtatmadhoria jugosllave nuk informohej; Drejtoria Politike e konsideronte veten organi i Partisë që duhej të dinte të gjitha çështjet e Shtatmadhorisë, kurse Shtatmadhoria informonte Drejtorinë Politike vetëm pasi i kishte përcjellë urdhëresat përkatëse organeve vartëse. Për më tepër në metodën e punës së saj Shtatmadhoria nuk pranonte diskutime. Në këto qëndrime, sigurisht, Kryetari i Shtatmadhorisë gjeneral-kolonel Mehmet Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë Politike kolonel Kristo Themelko kishin rolin e përgjegjësitë e tyre.
Vizita e Hoxhës në Moskë ngjalli xhelozi dhe frikë në Beograd. Një lidhje e drejtpërdrejtë e Tiranës me Moskën nuk ishte fort e pëlqyeshme për Beogradin. Në Moskë, gjatë bisedimeve shqiptare sovjetike, ambasadori jugosllav, Vladimir Popoviç, nuk u thirr në bisedime. Kjo donte të thoshte se Kremlini po konturonte një politikë të re me shqiptarët që duhej të mbetej e panjohur për jugosllavët. Po kështu Stalini u bënte me dije jugosllavëve se ishte ai në krye të hierarkisë ndërkombëtare komuniste dhe si i tillë ishte ai që vendoste. Ambasadori jugosllav në Moskë do t’i bënte presion ambasadorit shqiptar Mihal Prifti për të marrë vesh përmbajtjen e bisedimeve, aq sa nga pala shqiptare pati dhe një protestë që e detyroi Titon të reagonte ashpër ndaj ambasadorit të tij.
Në kohën kur udhëheqja komuniste shqiptare ishte zhytur në mbledhje pa fund, që zgjasnin deri në të gdhirë, për të dënuar Nako Spirun e vdekur dhe veprën e tij “armiqësore”, “antijugosllave” dhe në “frymën e indipendencës”, më 5 dhjetor 1947, përfaqësuesi i PKJ pranë KQ të PKSH, Savo Zllatiç, i paraqiti E. Hoxhës, tezat për Federatën Ballkanike, ku do të përfshiheshin Jugosllavia, Bullgaria dhe Shqipëria. Sipas emisarit Savo, në sektorin ushtarak, jugosllavët, bullgarët dhe shqiptarët “do të mbronin tok frontin e Jugut”. Savo madje premtoi një shumë prej 400 milion dollarësh për ushtrinë shqiptare, megjithse nuk shpjegoi se nga do të dilte kjo shumë, pasi në buxhetin jugosllav sipas tij nuk ishte parashikuar ndonjë fond i veçantë për Shqipërinë. Dy ditë më vonë, tezat e Savo Zllatiçit do të shtroheshin në Byronë politike të PKSH. Të gjithë anëtarët e Byrosë u shfaqën në unison me pikëpamjet e Savo Zllatiçit “për të punuar në baza federative, pasi kështu shkohet drejt bashkimit të vërtetë”. Në fund të mbledhjes u ngarkua E. Hoxha dhe K. Xoxe që të hartojnë materialin sipas pikëpamjes jugosllave dhe diskutimeve të anëtarëve të Byrosë Politike. Nën këtë trysni politike dhe psikologjike të gjithanëshme, udhëheqjes jugosllave iu hap rruga të shpejtonte për bashkim ekonomik, bashkim ushtarak dhe deri në përfshirjen politike të Shqipërisë në Jugosllavi. Në dokumentet e kohës me të cilat unë jam këshilluar nuk ndesh asnjë çast që shqiptarët të kenë kundërshtuar për gjithë sa u është kërkuar. Duket se udhëheqësit shqiptarë u shtynë në një kompleks fajësie të paqenë, a ndoshta kjo është vetëm pamja e jashtme. E vërteta është se alternativat e tyre ishin tepër të kufizuara për momentin.
Pikërisht në këto ditë, E. Hoxha mori ftesën nga Gj. Dimitrovi për një vizitë në Bullgari, ku edhe u nënshkrua traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis dy vendeve. Më 12 dhjetor 1947, delegacioni shqiptar partiak dhe qeveritar, i përbërë nga E. Hoxha, K. Xoxe, H. Kapo dhe K. Themelko u nis për në Sofje. Po atë natë, delegacioni kaloi nëpër Beograd dhe u prit nga Tito, Kardeli dhe anëtarë të tjerë të Byrosë Politike të PKJ. Në bisedimet që u zhvilluan, Hoxha pranoi se “vija jonë (shqiptare) ka qënë e shtrembër”, tregoi “rrënjët pse u shtrëmbërua” dhe pohoi se “kritikat dhe vërejtjet e PKJ janë të drejta”. Ndërsa Tito shprehu kënaqësinë që “KQ PKSH e ka parë mirë vijën që duhet ndjekur”. Për ushtrinë, ai tha se “Shqipëria nuk mund të mbajë gjithë shpenzimet, se rëndojnë ekonominë. Prandaj gjithëçka, pajisje dhe armatime, do të futen në buxhetin jugosllav”. Atëherë Hoxha ka deklaruar se “stërvitja dhe organizimi do të jenë të njëjtë”. Megjithëse informacioni që E. Hoxha jep në Byronë Politike për takimin me Titon në Beograd është i zbetë, janë dokumentet jugosllave që bëjnë me dije se aty “u morën vendime” për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve shqiptare-jugosllave.
Për të vënë në zbatim këto vendime në sektorin ushtarak, më 24 deri më 27 dhjetor 1947, erdhi në Shqipëri një delegacion i lartë jugosllav, i kryesuar nga gjeneral leitnant Rade Hamoviç, shefi i Drejtorisë Operative të Shtatmadhorisë. Në të merrnin pjesë dhe gjeneral leitnant Sava Dërleviç, komandant i prapavijës dhe gjeneral major Branko Petriçeviç, zëvendës shef i Drejtorisë Politike të ushtrisë jugosllave. Një ditë më pas, tre gjeneralët u takuan në Shtatmadhorinë shqiptare, me gjeneral-kolonel M. Shehun, kolonel Tahir Kadarenë, dhe kolonel Valeri Lebediev, këshilltarin sovjetik në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare. Pas diskutimeve, u konkludua për një platformë unifikuese të ushtrisë shqiptare me atë jugosllave. Platforma fillon me këto fjalë: Në interes të mbrojtjes së vendeve tona dhe të përforcimit të Ushtrisë Shqiptare, u diskutua për probleme të ndryshme ushtarake dhe u konstatuan pikëpamje të njëllojta për të gjitha çështjet, të cilat pikëpamje do t’u parashtrohen për propozim komandantëve Supremë të Ushtrisë Jugosllave dhe të Ushtrisë Shqiptare, për t’u sanksionuar me aprovimin e tyre. Pika e parë e kësaj Platforme ishte:
1. Të kalojmë sa më parë në unifikimin e ushtrisë Shqiptare me ushtrinë Jugosllave.
Më poshtë vazhdonin formatkonkrete të unifikimit.
Për disa ditë me rradhë vazhduan bisedimet e delegacionit jugosllav me ushtarakët e lartë shqiptarë. Madje, Hamoviçi inspektoi vetë në terren formacionet e ushtrisë shqiptare. Delegacioni jugosllav hartoi edhe një raport “Për problemet kryesore në Armatën shqiptare” të cilin Branko Petriçeviç ia dorëzoi Milovan Gjilasit, zëvendës president i federatës jugosllave. Në atë raport vihej në dukje organizimi i dobët i njësive ushtarako-territoriale shqiptare, mungesa e armatimeve, e mjeteve automobilistike, të artilerisë, të aviacionit, shkollimi i kuadrit ishte i improvizuar, të ardhurat buxhetore nuk i viheshin me kohë në dispozicion ushtrisë, mungesa e rezervave ushqimore, mosbesimi i ushtarakëve shqiptarë në forcat e tyre etj.
Gjithashtu delegacioni bëri një varg propozimesh, që duhej të plotësonte Shtatmadhoria e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Sipas tyre, ushtria shqiptare duhej të kishte një plan unik operacional në rast lufte me ushtrinë jugosllave; të gjitha urdhëresat e ushtrisë jugosllave do të ishin të vlefshme edhe për ushtrinë shqiptare; legjislacioni po ashtu; ushtria shqiptare të inkorporohej në buxhetin e ushtrisë jugosllave. Njëkohësisht propozimet theksonin se “pranë Ministrisë së Mbrojtjes Popullore të Shqipërisë do të vinte një delegat i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore Jugosllave; shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-kolonel M. Shehu të largohej dhe në vend të tij të vendosej kolonel Beqir Balluku; dhe në ushtrinë shqiptare nuk kishte më nevojë që të vinin instruktorët sovjetikë ushtarakë që ishin paralajmëruar;…” Me sa duket instruktorët ushtarakë sovjetikë shiheshin si pengesë për unifikimin e ushtrisë shqiptare me atë jugosllave. Po kështu dhe ata ushtarakë të lartë shqiptarë që bashkëpunonin ngushtë me ta.


Më pas delegacioni jugosllav takoi dhe Enver Hoxhën, i cili u pajtua me propozimet. Megjithatë duhet thënë se jugosllavët nuk e njohën Enver Hoxhën me të gjitha pikat e materialit, gjë që le të kuptohet se ata nuk i besonin atij plotësisht. Raporti iu referua edhe J.B.Titos, cili i mirëpriti propozimet.

Rasti Shehu
Në prag të largimit të delegacionit jugosllav për në Beograd, u bë një mbledhje tjetër në Shtamadhorinë shqiptare, ku merrnin pjesë nga pala jugosllave: gjenerali Rade Hamoviç, gjenerali Sava Dërleviç, dhe gjenerali Branko Petriçeviç. Ndërsa nga pala shqiptare: M.Shehu, V. Lebediev, Aleksander Pavlov, Teki Koloneci, B. Balluku, T. Kadareja dhe K. Themelko. Në atë mbledhje u bisedua mbi punën e Shtatmadhorisë dhe Shehu u kritikua nga jugosllavët, por edhe nga kolegët ushtarakë shqiptarë. Shehu u kritikua si një njeri me karakter problematik, egoist, mëndjemadh, nevrik, që nënvleftësonte shokët etj. Pakënaqësi të tilla për të kishte dhe nga kolektivi ku punonte. Megjithatë në këto vlerësime përfshiheshin dhe ambicjet karrieriste të kolegëve të tij. Por akuza që rëndonte më shumë mbi të ishte ajo e “ndikimit nga Nako Spiru, veprimtaria armiqësore e të cilit ishte përhapur edhe në ushtri”. Ajo mbledhje përgatiti përfundimisht terrenin që Shehu të largohej nga Shtatmadhoria.
Në fillim të janarit 1948, çështja Shehu u shtrua edhe në Byronë Politike të PKSH. Paraprakisht Hoxha, Xoxe, Themelko kishin biseduar dhe me ambasadorin jugosllav në Shqipëri, Josip Gjergjia dhe emisarin Savo Zllatiç. Sipas jugosllavëve “Shehu e kishte kuptuar që po ndërrmerrej diçka kundër tij dhe kishte rënë në një gjendje që lehtë mund të ndodhë që të bëjë ndonjë marri apo ndonjë ekses”. Kjo do të thoshte se Shehu mund te vriste veten, gjë qe do te ishte vetevrasja e dytë pas Nakos në Byronë Politike të PKSH. Kjo do të cënonte prestigjin e udhëheqjes shqiptare por dhe të asaj jugosllave. Prandaj ata sugjeronin që kritika ndaj Shehut të mos ishte asgjesuese. Zllatiç, i këshilluar dhe me Aleksandër Rankoviçin, ministrin e brendshëm jugosllav, i rekomandoi udhëheqjes shqiptare që ta thërrisnin M. Shehun në Byronë Politike dhe ta trajtonin çështjen e tij në plan partie. Sipas tyre, Shehut duhej “t’i jepej një lloj mundësie dhe perspektive”. Pra, jugosllavët kishin vendosur të mos e digjnin përfundimisht kartën Shehu.
Në vijim të qëndrimit jugosllav, Byroja Politike u mblodh dhe e shkarkoi Shehun si Shef i Shtatmadhorisë dhe në vend të tij emëroi kolonel Beqir Ballukun. Ndërkohë u krijua dhe një ministri e re, Ministria e Transportit dhe e Komunikacionit, ku posti i ministrit iu rezervua Shehut.
Në mbledhjen e ardhëshme të Byrosë, më 8 janar 1948, Shehu u akuzua për një varg dobësish e të metash në punë, si dhe për frymë antijugosllave, por që Mehmeti “nuk e kishte në atë shkallë aq sa Nako”. Megjithatë mbledhja konkludoi se “Shehu nuk i ka garancitë të qëndrojë në ushtri, në këtë situatë, kur bëhet unifikimi i ushtrisë për një front të vetëm në të gjithë Ballkanin”. Në atë mbledhje Shehu pranoi të gjitha akuzat e bëra ndaj tij, me përjashtim të qëndrimit “antijugosllav”. Ai u shpreh se “Unë garantoj se nuk jam kundër Jugosllavisë, nuk jam kundër bashkimit të ushtrisë sonë me atë jugosllave”. Është e qartë se ftohtësia e Shehut ndaj ushtarakëve jugosllavë, nuk ishte kundërshtim politik ndaj vijës jugosllave, por më tepër një rrjeshtim në krah të këshilltarëve dhe instruktorëve sovjetikë me të cilët Shtatmadhoria bashkëpunonte ngushtësisht.
Më 18 janar 1948, Savo Zllatiç i shkruante Rankoviçit: “Këto ditë Shehu i dorëzoi detyrën në Gjenerashtab Beqir Ballukut, i cili së bashku me K. Temelkon dhe një grup oficerësh shqiptarë do të arrijnë së shpejti në Beograd në mënyrë që atje konkretisht të vendosin për zbatimin e vendimeve, të cilat janë marrë gjatë qëndrimit të Enverit në Beograd (më 12 dhjetor 1947). Shehu e ka pranuar verdiktin partiak dhe sipas të gjitha gjasave ka ndier lehtësim”. Por edhe jugosllavët ndjeheshin të lehtësuar. Rruga për bashkimin e ushtrive ishte e hapur. Në bisedimet e Beogradit morën pjesë Themelko, Balluku, Kadareja dhe Koloneci. Në Beograd të gjithë anëtarët e delegacionit ranë dakord për çdo gjë që kërkonin jugosllavët në lidhje me unifikimin e Ushtrisë dhe madje edhe për ardhjen e Divizionit jugosllav në Korçë.

Monday, July 25, 2011

Adi Krasta

Pakënaqësitë e show-men-it të mirënjohur Adi Krasta në sezonin e fundit të spektaklit të të dielës, “E diell”, në televizionin Top Channel kanë qenë evidente prej kohësh. Madje i komentuar ka qenë edhe reagimi i tij në puntatën e fundit të emisionit “100 milionë”.

“Marrëdhënia ime me paranë?! Jam në kërkim në tyre. Mund të kisha punuar kuzhinier, pilot, apo të bëja një vjedhje për t’i pasur. Gjithashtu, jam i hapur të pranoj oferta nga çdo kanal tjetër televiziv, nëse më paguajnë më shumë para, në mënyrë që familja ime të jetojë më mirë”.

Nuk ka qenë as i rastësishëm dhe as i pamenduar prej tij ky koment. Përkundrazi. Ka qenë një paralajmërim për atë që do të vijojë në sezonin e ri në programin më të ndjekur të televizionit “Top Channel”, “E diell”.

Sipas miqve të afërt të prezantuesit, Krasta duket se nuk do të jetë më pjesë e programit argëtues të të dielave. Ende nuk është zyrtarizuar projekti i ri ku do të shfaqet prezantuesi sezonin e ardhshëm, ndërsa mësohet se gjithçka mund të ndodhë. Krasta sipas fjalëve në ambjetet mediatike mund të jetë sërish në “Top” për të drejtuar sërish “100 milionë”, edhe ky një progrma mjaft i ndjekur, ashtu siç edhe ofertat që s’ mungojnë në këtë rast mund ta çojnë në një ekran tjetër. Nga ana tjetër, shkëputja nga e “E Diell” thuhet se nuk ka të bëjë vetëm më anën finaciare, por edhe me marrëdhëniet e Krastës me autorët e fundit që pati ky program…

Në skenë del Albani

Emri i Alban Dudushit, gazetarit dhe prezantuesit i të një prej emisioneve më me traditë në këtë televizion, është më i përfoluri për zëvendësimin e Adi Krastës në “E diell”. Në fakt nuk është vendosur ende gjithçka, por emrat e kandidaturave janë hedhur në tavolinë, e më i mundshmi duket ai i Dudushit. Edhe pse deri në shtator, kur edhe do të nis puna për nisjen e sezonit të ri të programeve, ka kohë dhe mund të ketë edhe risi emrash. Përsa u përket autorëve të “E diell” ende nuk dihet nëse do të vazhdojnë të jenë çifti i artistëve nga Kosova, Armend Rexhepagiq dhe Aida Baraku, apo do te ketë të reja edhe në këtë front… por gjithsesi, ajo që dihet me siguri është se këtë herë “E diell” do të vijë me një fytyrë të re! /mapo/

Sunday, July 24, 2011

Behgjet Pacolli “spiunohet” te ambasadat

Tronditet koalicioni qeverisës në Kosovë. Një burim ndërkombëtar thotë se ka pasur edhe grushtim tavolinash kur janë kërkuar sqarime pse ka shkuar ministri Besim Beqaj nëpër ambasada me akuza personale për zëvendëskryeministrin , Behgjet Pacolli.

Pushtetarët kosovarë vazhdojnë që problemet apo dhe inatet personale me njëri-tjetrin t’i zgjidhin duke u ankuar nëpër ambasada. I fundit në këtë listë është ministri i Zhvillimit, Beqaj, i cili e ka akuzuar Pacollin se po punon vetëm për interesa personale.

Duke folur në kushte anonimiteti, burime ndërkombëtare i kanë thënë “Zërit” se ministri Beqaj ka qenë shumë i qartë në akuzat e tij, duke thënë se “çdo udhëtim që Behgjet Pacolli po e bën jashtë shtetit, çfarëdo aktiviteti që po ndërmerr ai, po e bën vetëm për përfitime personale”.

Gazeta ka provuar dy ditët e fundit të marrë një prononcim prej ministrit Beqaj, por kjo ka qenë e pamundur.

Jo zyrtarisht mësohet se akuzat e Beqajt, i cili është dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, e kanë nxitur Pacollin që t’ia nisë një letër shefit të qeverisë, ku është kërcënuar me largimin e AKR-së nga koalicioni qeverisës.

Të njëjtat burime thonë se edhe takimet e mëvonshme, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Thaçi, janë zhvilluar me tone të larta dhe jo pak të ashpra. “Ka pasur bile edhe grushtim tavolinash, jo rrallë herë dukej se situata do eskalojë në tërësi”, tha ky burim i “Zërit”.

Berisha: “Kanë mungesë të identitetit shqiptar”

Ideja e bashkimit të trojeve shqiptare, e hedhur në media nga organizata dhe personalitete të veçantë, është komentuar sot dhe nga kryeministri Sali Berisha në mbledhje e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Me tone të ashpra, Berisha ka deklaruar se përçuesit e kësaj ideje, duhet të kenë parasysh se shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet kombit është integrimi në Bashkimin Evropian.

“Ata që paraqesin pas 20 vitesh idenë e bashkimi, duhet të kenë parasysh se interesi më i mirë i shqiptarëve është Evropa e Bashkuar. Toka është e përjetshme, njerëzit janë udhëtar. Integrimi i tyre në BE është, përveç të tjerash, edhe mënyra e sigurt e ndërprerjes përfundimtare të vjedhjes, grabitjes së trojeve shqiptare”, tha Berisha.


Por në mënyrë direke, kreu i qeverisë Berisha, ka komentuar dhe personat që kanë hedhur këtë ide. Ai ka deklaruar se ata janë spekulantë dhe kanë mungesë identiteti shqiptarë. Sipas tij, koha kërkon që politikanët dhe njerëzit të mendojnë në një mënyrë më të gjerë.


“U ndala në këtë moment, sepse spekulant, njerëz të cilët janë absolutisht me mungesë totale identiteti shqiptar, duhet të mendojnë në një kontekst më të gjerë, interesi kombëtar evolon, interesi kombëtar ka dinamizmin e tij. Ne nuk imponohemi, ecim drejt standardeve. Evropa është transparente”, tha Berisha. Komentet e kreu të mazhorancës kanë ardhur pas deklaratave të lëvizjes “Aleanca Kuq e Zi

Norvegji, policia liron 6 të arrestuarit

Policia ka liruar 6 personat e arrestuarit, të cilët dyshoheshin për pjesëmarrje në sulmet e zhvilluar dje në Oslo. Lirimi i tyre pak orë pas marrjes në pyetje, është bërë pasi 6 të arrestuarit, nuk kishin lidhje me sulmin, nga i cili mbetën të vrarë 93 persona. Ndërkohë që sot Norvegjia ka mbajtur zi për viktimat.

Të afërm, familjarë por edhe njerëz të thjeshtë kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur kurora me lule për nder të viktimave. Kjo shënohet si ngjarja më e rëndë në Norvegji, që nga Lufta e Dytë Botërore. Mbreti Harald dhe kryeministri Jens Stoltenberg ishin pjesë e meshës së zisë, të mbajtur në katedralen e Osllos.

Kryeministri ishte i emocionuar ndërsa fliste për viktimat, disa nga të cilat i kishte njohur personalisht.

“Secili nga ata që humbëm, është tragjedi në vetvete. Bashkë, ata janë një tragjedi kombëtare”, ka thënë Stoltenberg.
Policia thotë se Breivik u është dorëzuar policëve, kur ata kanë arritur në ishullin e vogël të Utojas, 42 kilometra larg Oslos, pasi kishte qëlluar mbi të paktën 85 persona, kryesisht të rinj, që po merrnin pjesë në kampin veror të organizuar nga Partia Laburiste e Norvegjisë.

Rreth 650 persona ishin në ishull, kur Breivik i veshur me uniformë të policisë, hapi zjarr mbi ta. Policia tha se i është dashur një orë për të arritur në ishull që kur mori sinjalin, për të ndaluar masakrën më të keqe në kohërat moderne, të kryer nga një person i vetëm i armatosur.

'Ishte e vrazhdë, por e nevojshme'

vr

Anders Behring Breivik është i vetëdijshëm për aktin mizor që ka bërë por e arsyeton atë.


Avokati i caktuar me detyrë zyrtare ka dëgjuar rrëfimin e Breivik, që po mbahet në paraburgim, dhe i cili e ka pranuar fajin.


“Reagim i tij ishte se ai e di masën e dëmit që ka bërë, dhe sa e vrazhdë ishte kjo, por në mendjen e tij, kjo ishte një gjë e nevojshme”, ka thënë për TV2, avokati i caktuar, Geir Lippe.


Ndërkohë, policia ka konfirmuar se ai kishte postuar në internet materialet dhe planin e detajshëm për ditën e masakrës. Atij i janë dashur 80 ditë për përgatitjen e bombës, të cilën e vendosi tek ndërtesa qeveritare.


“Besoj se kjo do të jetë kyçja ime e fundit online. Është e premte, 22 korrik”, kishte shkruar ai të premten në orën 12:51.


Gjithashtu ekziston edhe një material akoma i gjerë për besimet e tij ekstreme, një pjesë e mirë e të cilit i kushtohet Kosovës, që monstrumi norvegjez e përshkruan si “zemrën e krishtërimit serb”.

Shqipëri: Pasaporta shqiptare, 5 mijë euro

Pesë mijë euro në dorë, plus një fotografi në format dixhital dhe për dy javë bëhesh shtetas shqiptar me pasaportë të rregullt biometrike. Kaq para duhej të paguajë një kosovar për marrjen e identitetit dhe gjeneralitetet e një personi me shtetësi shqiptare, tek rrjeti i sekserëve në të gjithë Shqipërinë.

Bëhet fjalë për pasaporta të rregullta me të gjitha të dhënat biometrike dhe tashmë kjo po kryhet edhe nga të huajt. Në këtë rrjet marrin pjesë edhe funksionarë të gjendjes civile në njësi të ndryshme vendore dhe punonjës së firmës franceze që prodhon kartat dhe pasaportat biometrike. Por kjo skemë është përdorur edhe nga persona në kërkim ndërkombëtar, të cilët tashmë disponojnë dokumente të rregullta shqiptare me fotografinë e tyre dhe gjurmët e gishtërinjve të ndonjë “fakiri” që nuk do të dalë kurrë jashtë Shqipërisë.


Gjashtë persona të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari, u arrestuan dje nga policia dhe Prokuroria e Tiranës.


Afërdita Sukniqi, 41 vjeçe, punonjëse e zyrës së Gjendjes Civile të Njësisë bashkiake nr.7, në Tiranë, akuzohet për shpërdorim detyre. Bashkë me të, policia ka ndaluar edhe pastruesen e kësaj njësie Diana Rexha, 41 vjeçe, e cila akuzohet për të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. Veç tyre, policia arrestoi edhe Ylvi Shkallën, 29 vjeç banues në Sauk, si dhe Saimir Trotën, 26 vjeç nga Kukësi me banim në Tiranë. Të dy këta të fundit janë punonjës të repartit forcave speciale të Zall- Herrit, një prej të cilëve shofer dhe tjetri ushtar me pagesë. Gjithashtu policia arrestoi edhe Luz Bisakun, 36 vjeç, mësues, Vilson Nikollën 41 vjeç, të dy nga fshatrat e Gjakovës në Kosovë.


Këta persona sipas burimeve të policisë akuzohen për “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, si dhe vënie të tyre në përdorim. Ndërkaq të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti, organet e ndjekjes penale, kanë nën hetim edhe 6 persona të tjerë duke e çuar në total numrin e të dyshuarve për këtë hetim në 12 persona. Në muajin mars të këtij viti, policia e Shkodrës në Hanin e Hotit, ndaloi disa persona të dyshuar se po trafikonin një femër nga Shqipëria në drejtim të vendeve perëndimore.


Personat u ndaluan nga policia kufitare dhe u dërguan për verifikim personat në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Shkodrës. Gjatë hetimit të kryer, policia zbuloi se femra me të cilën ata po udhëtonin dhe që dyshohej se po e trafikonin, doli se ishte shtetase e huaj, e cila kishte lidhje intime me një nga personat. Ajo ishte moldave dhe jo shqiptare, por kishte në përdorim një pasaportë shqiptare me emrin e një vajze nga fshati Rrashbull i Durrësit. Gjatë verifikimit, policia zbuloi se banorja e Durrësit, nuk kishte dijeni për këtë fakt.


Policia zbuloi identitetin e vërtetë të moldaves, gjatë intervistimit nuk mbante mend emrin e një prej personave të familjes së vajzës së cilës i kishte marrë pasaportën. Policia e arrestoi me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Filmimi fotografik i Marilyn Monroe vihet në ankand

Një filmim pornografik ku protagonistja është Marilyn Monroe do të vihet në ankand, në Buenos Aires, Argjentinë, më 7 gusht. Cmimi nga ku fillon ankandi është prej 350 mijë euro.

“Duke ditur që Marilyn Monroe ka shumë fansa të cmendur, mendoj se cmimi që mund të arrijë mund të jetë deri në 700 mijë euro”- ka thënë përgjegjësi i këtij ankandi.

Filmimi, i cili është bardh e zi është bërë në vitin 1946, kur Marilyn ishte vetëm 21 vjece. Një tjetër filmim i saj pornografik, rreth 15 minuta, pa zë, është shitur në vitin 2008 me një shumë prej 1.5 milon dollarë

Kim Kardashian: Kam stilin "seksi"

lli televiziv amerikan, Kim Kardashian, thotë se ajo gjithmonë e definon veten me anë të stilit të saj ‘seksi’.

30-vjeçarja e cila është e njohur për figurën e saj atraktive dhe sensin tepër tërheqës të veshjes, thotë se ajo duket mjaft mirë dhe gjithmonë sigurohet që të duket bukur.

“Stili im? Sigurisht, seksi. Më pëlqen të jem në formë dhe duke përcjell trendët. Unë gjithmonë kam definuar veten me anë të stilit tim. Kështu komunikoj me atë që jam”, theksoi Kim.

Modelja që dëshiron 19 herë seks në ditë

Modelja dhe ish- ylli i pornos, Bree Olson, e cila ka qenë e lidhur me aktorin problematik, Charlie Sheen, duket se është e pangopur për të bërë seks. Gjatë kohës së jetonte me aktorin dhe të dashurën tjetër të tij, Natalie, Olson thotë se bënte seks vetëm dy herë në ditë, ndërkohë që do të donte të bënte 19 herë në ditë, në mënyrë që të kënaqej.

“Jam e pangopur kur bëhet fjalë për oreksin tim seksual dhe nuk kam qenë e mësuar ta ndaj të dashurin me një tjetër. Charlie njëherë bënte me mua seks dhe njëherë me Natalie-n. Nganjëherë të dyja herët me mua dhe ajo xhindosej. Por, me vetëm një herë seks apo dy në ditë, nuk mund të pajtohem, sepse më pëlqen të bëj 19 herë në ditë”, ka thënë Bree Olson.