Wednesday, April 4, 2012

Zbulohet godina/ Selia e partisë së Topit përballë PD, gati programi dhe spoti

Habjon Hasani
Tiranë Mbështetësit e presidentit Bamir Topi kanë nisur numërimin mbrapsht për shpalljen e partisë së re, pasi u kanë dhënë zgjidhje çështjeve organizative. Njëra prej tyre është selia e partisë, e cila tashmë mund të konsiderohet një kapitull i mbyllur. E pozicionuar në krah të Institutit të të Përndjekurve Politikë, përballë Parlamentit dhe në një distancë të shkurtër nga selia e Partisë Demokratike, godina 4-katëshe në krah të Komunitetit Musliman është parë si vendi më i mirë i mundshëm nga mbështetësit e presidentit Bamir Topi për startin e partisë së re . Burime të gazetës MAPO bëjnë me dije se tashmë është mbyllur kontrata me pronarët e godinës, ndërsa kanë filluar punimet për përshtatjen e dy kateve të sipërme të saj për zyrat e partisë së Topit. MAPO është interesuar dje pranë personave që ushtrojnë aktivitet tregtar në këtë godinë, të cilët shprehen se pritet që në këtë godinë të vendoset partia në krijim e sipër e presidentit Bamir Topi. “Ka nisur rikonstruksioni lart. Po bëhen zyrat e reja. Ne na është thënë se do bëhen zyra për partinë e Bamir Topit. Pritet të hyjnë pas rikonstruksionit, por si kohë të saktë nuk di të them”,-thotë një prej tregtarëve që ushtron aktivitetin e tij në katin e parë të godinës. Ai shton se partia e re do të shtrihet në katin e dytë dhe të tretë të godinës, në një hapësirë të konsiderueshme, ndërsa bizneset në katin e parë do të vazhdojnë aktivitetin sipas kontratës. Tregtarët tregojnë për MAPO-n se kanë parë shpesh në këtë godinë Aleksandër Biberajn, një ndër eksponentët kryesorë të partisë që pritet të shpallet, duke u interesuar për punimet. E ndërsa në selinë e re të partisë vazhdojnë me shpejtësi punimet, themeluesit e partisë më të diskutuar të momentit po kujdesen për detajet e fundit, para shpalljes së saj. Burime nga të njohurit si mbështetës të presidentit Topi në këtë iniciativë politike bëjnë me dije se aktualisht janë duke punuar në krijimin e logos së partisë, emri i së cilës mbahet ende sekret, posterave promocionalë dhe, ç’është më e rëndësishmja, programi dhe statuti i partisë. Të gjitha këto përgatitje kanë shtyrë edhe datën e shpalljes së partisë së re, së cilës presidenti Bamir Topi pritet t’i bashkohet pas mbarimit të mandatit të tij. Nisma politike e etiketuar deri më tani si partia e Topit u ravijëzua si projekt në kohën e përplasjeve të Presidentit me mazhorancën, të cilat e shtynë atë të deklaronte se nuk synonte një mandat të dytë dhe se do të rikthehej në politikën aktive. Një tjetër akt në favor të projektit politik të presidentit Topi ishte largimi nga Partia Demokratike e deputetit Gazmend Oketa, me deklaratën se do t’i bashkohej kësaj partie. Oketa paralajmëroi fundin e marsit si ditën e shpalljes së partisë së re, por përgatitjet morën kohë përtej parashikimeve. E ndërsa duket se pjesa më e madhe e përgatitjeve është mbyllur, themeluesit tashmë të njohur për publikun të partisë së re nuk kanë përcaktuar ende datën e zyrtarizimit. E megjithatë, shpallja e partisë së projektuar nga presidenti Bamir Topi është vetëm çështje ditësh.

Selia
Partia e re do të vendoset brenda “korpusit” të disa godinave kryesore, si Parlamenti i Shqipërisë, selia e Partisë Demokratike, dhe Instituti i ish-të Përndjekurve Politikë, shtresë që synon të tërheqë pas vetes kjo parti.
Data
Mbetet ende e papërcaktuar data e zyrtarizimit të partisë së re, por edhe elemente të tjera, si emri, logoja dhe mënyra e drejtimit, gjatë kohës që Topi është duke ushtruar mandatin e tij si President i Republikës.
Aleancat
Deputeti Gazmend Oketa ka pohuar se koalicionin më të madh synojnë ta krijojnë me qytetarët shqiptarë që ndihen të papërfaqësuar nga politika, me të rinjtë e të rejat e arsimuara, ish-pronarët, ish-të përndjekurit apo mësuesit e mjekët.

Sunday, April 1, 2012

Qelepirllëku dhe Ndërrimi i Fesë faktorët e një Shqipërie të dobët

Qelepirrllëku që në në turqisht do të thotë kelepir- shitblerje, marëveshje, por që në të folurën shqipe ashtu sikundër dhe fjalë të tjera turke kanë marrë kuptime të tjera si p.s.h, po për këtë fjalë merret kuptmi i njeriut pa principe e moral që shet e blen cdo gjë që kë pronë të tij por dhe të të tjerëve, duke mashtruar me marëveshjet e bëra. Kjo fjalë mund të karakterizonte në më nyrë të qartë sidomos klasat sunduese në Shqipëri që prej qindra vitesh por kryesisht klasat sunduese gjat kohës së sundimit turk duke u bërë një fjalë si e urryer ashtu dhe sarkastike.kjo karakteristikë ka vazhduar edhe pas pavarësisë së vendit e deri në ditët e sotme, duke u bërë një nga tiparet karakteristike në përgjithësi të të gjithë drejtuesve kryesisht në raport me fqinjët dhe brenda vendit, duke patur të njëjta atribute të fjalës.
Në fakt, është për të ardhur keq kur mendon se si klasat drejtuese të dhe të pasura të krahinave të Shqipërisë gjatë gjithë periudhave të pushtimeve kanë patur një karakteristikë të vecantë: atë të shitjes tek pushtuesi me qëllim që të ruajë pasurinë dhe pushtetin. Kjo karakeristikë e vecantë e konfirmuar nga historia e Shqipërisë nuk është gjendur në vendet fqinjë dhe as në Europë përvec rasteve të veçanta duke filluar që nga koha e pushtimit turk të Ballkanit kur Mbreti i Serbisë i dha motrën Sulltanit për të ruajtur vendin dhe fenë duke u bërë sigurisht dhe vasal i tij. Shqiptarët e asaj kohe të përfaqësuar pikërisht princërit e Arbërisë dhe të Epirit (duke i u referuar historisë) në luftë me turqit patën rast të binin në ujdi me këta pushtues sidomos pasi turqit përdornin pengjet për të bindur krerët e Arbrit dhe të Epirit duke i nënështruar, por duke qënë një rracë krenare këta krerë e deri në vdekjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu e luftuan deri në fund pushtimin duke mos u pajtuar me qelepirit që përdorte Turqia në formën e Agallarëve të cilët në fakt ishin drejtues të krishterë shqiptarë të konvertuar në fe qoftë se ishin rrëmbyer që të vegjël, qoftë duke sjellë në tokat shqiptare sidomos në fushat e trojeve shqiptare bujq nga Azia e vogël (Irani, Abkazia, Andollia, etj), pra një popullatë jo-shqiptare në trojet shqiptare të zbrazura nga emigracioni i jashtazakonshëm që ndodhi pas pushtimit përfundimtar të Shqipërisë më 1478 e më vonë si dhe nga largimi i popullatës që u vendos në Malësitë e Veriut e të Jugut.
Lindja e njerëzve Qelepirë që filluan të drejtojnë vendin me pëlqimin e Sunduesit turk nu ka qënë një tipar i shqiptarëve por jë tipar i klasës sunduese që manaxhonte trojet shqiptare të pushtuara. Lindja e njerëzve qelepirë pati një arsye më të thellë e cila gjithashtu ishte pasojë e pushtimit: konvertimi i detyruar në fe i popullatës vendase, konvertim i cili u theksua në fund të shek XVIII-XIX, qoftë për shkak të reformave të Tanzimatit qoftë për shkak se një pjesë e popullatës tashmë shqiptar-folëse ishte me besim tjetër fetar sepse ishte e ardhur. Një pjesë e kësaj popullate qëndroi në fushë kosovë (kryesisht krahina e Gashit dhe më pak e Krasniqes), kurse në trojet e tjera shqiptare sigurisht qëndruan në fusha që sidoqoftë ishin të pakta .Rëndësi patën dhe martesat e dyanshme të cilat zbutën gjakrat, shtuan tolerancën por shtuan dhe qelepirllëkun. Një pjesë e zëvëndësve që lanë ish-princërit e vjetër shqiptarë për të mbajtur tokat dhe gradat që ofruan pushtuesit, e ndërruan fenë por ata ruajtën mbiemrat e zotërërve të tyre ( Muzaka- në të gjitha llojet e ndryshimeve të këtij emri, Kastratët, Gropa, Toptani nga Topia, etj), ose muarën në variantët e tjera si mbiemra- profesionin përkatës kryesisht mbiemra fetarë (Shehu, Myftiu, Hoxha, Mulla), apo ushtarakë (Spahiu, Aga, Beu,Pasha),ose bazuar në vendbanim (Korca, Shkodra, Tirana), ose bazuar në karakteristika të ndryshme ( si Kodra, Fusha, Lakra, Molla), apo nofka të cilat sidomos i muarën të varfrit (Pleshti, Brumbulli, Koka, Daci, Keqi, etj). Ri-emërtimi i familjeve të reja që lindën pas largimit të ish-princërve të krishterë së bashku me popullatën qytetare, pas martesave me të ardhurit, pas konvertimit të malësorëve që zbrisnin në qytezat apo kasabatë për shkak të varfërsië e skamjes, mbizotërimi i rrymës shia dhe bektashinj në jug e qëndër të Shqipërisë, në krahasim me sektin e ashpër synii dhe armiqsor në Veri e Kosovë, krijoi kastën e re të drejtuesve Qelepirë e dallaveraxhinj të shitur por dhe oportunistë e snobë ndaj fuqive të tjera perëndimore të krishtere, të cilët ndihmuan Sundimin turk të jetojë kaq gjatë, dhe sigurisht lanë popullatën në varfëri dhe pasiguri ekstreme, e detyronin të largohej dhe të cpronësohej, dhe duke i lënë trojet shqiptare të pazhvilluara krejtësisht dhe njëlloj si vendet e Azisë së vogël e të mesme, duke e larguar vendin e shqiponjave nga Europa dhe duke e armiqësuar me fqinjët për shkak të besimit jo-të krishterë por dhe për shkak se duke qënë drejtues me përkrahjen e turqve, këta drejtues qelepirë sunduan mbi popullatat jo-shqiptare duke krijuar një urrejtjeje vetëm ndaj këtyre drejtuesve por dhe ndaj vetë popullatës shqiptare të cilën e konsideronin si popullatë turke-pra dhe armike.
Ndërrimi i fesë mbetet faktori kryesor dobësimit të nacionalizmit shqiptar, krahas elementit pozitiv të tolerancës fetare kryesisht sepse feja e ndërruar është brenda të njëjtës popullatë. Dihet gjithashtu që binomi Fe+Atdhe është binomi që krijon dhe mban një shtet të fortë, kurse në Shqipëri heqja e shtyllës së një feje shkatërroi formimin e një kombi monolit, por krijoj si në asnjë vend tjetër- një komb pa shtet.
Këto janë arsyet e mosbesimit të Europës perëndimore dhe hezitimit të BE për ta integruar sa më parë Shqipërinë në BE.
Këto dy tipare qenë vendimtare në copëtimin e Shqipërisë, qoftë sepse klasat sunduese që drejtuan vendin menjëherë pas pavarësisë vepruan si pro-turq duke favorizuar akuzat e shteteve fqinjë ndaj shqiptarëve si `turq`, qoftë duke frenuar shtetet europiane në përkrahjen e patriotëve të vërtetë shqiptarë për të krijuar një shtet shqiptar i cili do të përfshinte të gjitha trojet shqiptare. Ajo klasë drejtuese, ashtu sikundër dhe sikundër dhe përfaqësuesit e klasave të mëvonshme drejtuese në kohën e Zogut pavarësisht konsolidimit të shtetit shqiptar, mbajti Shqipërinë të varfër, e tradhtoi vendin në kohën e pushtimit, nuk arriti të bindë shtetet evropiane perëndimore që Shqipëria ishte e shkëputur përfundimisht nga lindja, pikërisht sepse këta drejtues vepruan si individë qelepirë, duke vënë interesat e tyre personale mbi ato të kombit. Mendoj se shmangia dhe gjetja e metodave të zbutjes së këtyre tipareve do të mund të afrojnë dhe integrojnë Shqipërinë me BE dhe do të krijojnë një të ardhme më të sigurtë në stabilizimin e vendit, sigurisht tashmë që janë gjetur aleatët e vërtettë dhe të sinqertë të shqiptarëve si SHBA dhe BE; Megjithatë këta janë faktorë të jashtëm shumë të rëndësishëm, faktorët e brëndëshëm të cilat do të konsolidonin shtetin shqiptar, do të ishte edhe pjesëmarrja e intelektualëve të komuniteteve fetare në drejtimin e vendit dhe duke ndarë postet kryesore drejtuese sipas besimeve fetare, sigurisht duke ruajtur laicitetin e shtetit shqiptar. Kjo për shkak se politika dhe në përgjithësi, politikanët shqiptarë vazhdojnë të kenë karakteristikat e individit qelepirxhi.
Analist
Pirro Prifti/

Friday, March 30, 2012

Lubonja, unë, ’97, apokalipsi

Luftë,  shkatërrime, katastrofa, gjakderdhje, vizione me përmasa profetike, antikrishtë e heronj që përpiqen për shëlbim…kjo është rrëfenja ‘biblike’ e gazetarit dhe analistit Fatos Lubonja. “Nëntëdhjeteshtata- Apokalipsi i rremë”, ngre perden e të pathënave e të paditurave të atyre tre muajve të kobshëm që përjetoi lloji shqiptar. Me një interpretim ‘profetik’ ai risjell pesëmbëdhjetë vite më pas fijet e padukshme që çuan në kaos të gjithë vendin.
Vetëm se Apokalipsi – sipas ligjësive universale ishte i rremë sepse mesia-t nuk e zbuan të keqen për të sjellë mbretërimin e një bote të re… Por, a nuk kishin qenë të gjitha kobet e njerëzimit si ky?! Apokalipse të rremë, ku engjëjt e Zotit mungojnë
Nëse viti Njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjeteshtatë do të ishte një libër, autorët do të ishim të gjithë ne për të hedhur të zezë mbi të bardhat faqe të pashkruara historinë.
Në një kapitull e zeza do kishte aromën therëse të parave të humbura sporteleve të atyre piramidave që mbinë në mes të Shqipërisë si të ishte shkretëtirë varresh faraonike. Një tjetër do të shkruhej me thellësinë e nuancës së një maceje të zezë që të fanepset natën, për të të lajmëruar se fati yt është gdhendur në gëzhojat e atyre plumbave që ia zbrazin krejt mërinë qiellit. E nëse një pikë bojë do të linte njollë mbi fletë, do t’i ngjante asaj mase amorfe turmash që këlthasin pa zë-si të ishin brenda një makthi pa zgjim. Një kapitull i rëndësishëm do kishte të zezën e maskave që grabitën e plaçkitën kë mundën.
E zeza mbi të bardhë mund të tingëllojë si zhurma e detit- varr për ata që shpresuan t’i arratisen çmendinës 28 mijë kilometra katrorë me gati 3 milionë pacientë që lëngonin brenda.
E pra, të gjithë mund ta kishim shkruar tragjedinë të zezë mbi të bardhë, ashtu si e kishim jetuar. Pa i hequr apo shtuar as edhe një gërmë realitetit.
Jo se nuk janë shkruar libra me këtë subjekt. Secili sipas së vërtetës së vet…
Me të vërtetën e tij vjen edhe Fatos Lubonja në librin “Nëntëdhjeteshtata-Apokalipsi i rremë”. Përjetimet personale, zhvillimet dhe prapaskenat politike, pasqyrimet mediatike e përshkrimet e gjalla të tragjedive masive, i ka rrëfyer përmes Fatos Qorrit, vetja në vetë të tretë. Ai e nis odisenë nga një buzëmbrëmje e ftohtë fundjanari te bar “Noel” në rrugicat e Tiranës – ku zënë të marrin formë të mbrame pakënaqësitë e një pjese intelektualësh e politikanësh ndaj klasës në pushtet, ku frika trupëzohet në xhelatë të paemër pushteti që godasin me doreza çeliku- në kuptimin e parë të fjalës- ata që zëri u doli jashtë çuçuritjeve të tavolinave.
Fatos Lubonja nuk ka kursyer askënd. Madje as veten. Ai flet përfshirjen në brendësi të lëvizjes opozitare, në ballë të Forumit për Demokraci, pak nga rastësia e pak nga ambicia personale, një tentativë e lënë përgjysmë për t’i hyrë politikës. Zbërthen karakteret e atij konglomerati njerëzish që ndanin një mendim: të shkulej ‘e keqja e madhe’ që kishte hipur në fron të Shqipërisë, presidenti i asokohe, Sali Berisha. Mëdyshjet, lufta e brendshme që ia lëkundnin shpesh vendimet, zhgënjimet e vogla dhe ato të mëdha me aleatët, deri te iluzionet e humbura për idealet e lirisë dhe demokracisë të përçudnuara – sipas tij- nga etja e pashuar për pushtet e një njeriu përfaqësues i mendësisë kolektive të viseve tona që e shpunë Shqipërinë kaotike, të rrëgjuar, të ligështuar e të varfër në qorrsokak .
Pas pesëmbëdhjetë vitesh libri ka fuqinë të të përpijë në atë realitetin që e harrojmë ose bëjmë kinse dhe të të përplasë në të gjitha anët e zhvillimeve politike e dramave njerëzore. Një zbulesë e gjatë prej gati 300 faqesh, ku Fatos Lubonja nuk e fsheh zhgënjimin dhe kriticizmin e fortë për të gjithë klasën politike. Apokalips?! –sepse ato ngjarje janë të denja për përshkrime fundbote. I rremë?! – sepse në betejën e fundme ata që kishin veshur petkun mesianik nuk e dëbuan dot të ligën.


Në librin tuaj “Nëntëdhjeteshtata – Apokalipsi i rremë”, ju i përshkruani ngjarjet aq të gjalla, sikur t’i kishit dëshmuar me sytë tuaj, veçanërisht ato në Vlorë. Si e keni arritur këtë?

Libri ka një teknikë të vetën, ku është përdorur një artificë. Autori flet në vetën e tretë. Flet për personazhin Fatos Qorri, i cili herë pas here futet në ditarët e tij, në vetë të parë. E kam përdorur këtë teknikë me vetëdije. E kam bërë, sepse përjetimet e personazhit nuk e përfshijnë dot të gjithë spektrin e ngjarjeve. Autori, kur flet në vetën e tretë, i krijon më shumë mundësi vetes në hapësira kur nuk gjendet personazhi. Unë nuk kam përjetuar gjithçka në Vlorë asokohe, por autori që flet në vetën e tretë e ka privilegjin t’i përshkruajë ngjarjet bazuar në rrëfime, lexime, kujtimet e të tjerëve. Jo se nuk e kam njohur Vlorën, madje edhe e kam prekur, por shpesh nuk kam qenë prezent në demonstratat që përshkruaj apo ngjarjet tragjike që ndodhnin atje herë pas here. Por kjo nuk më heq mundësinë t’i përshkruaj. Për të hyrë më thellë në përjetime personale kam përdorur vetën e parë të Fatos Qorrit, në ditarë, ku afrohet më shumë e futet më thellë, ndërkohë për të dhënë peizazhe më të gjera e gjithëpërfshirëse, ngjarje masash apo ato që nuk i kam jetuar vetë, kam përdorur personazhin në vetën e tretë.

Librin e botoi në fund të 2011-ës. Iu desh të priste gjatë apo e llogariti mirë të sillte versionin e tij të fakteve bash pasi të tjerë libra e kishin parë dritën e botimit dhe interesin publik?! Për Lubonjën detajet pak kanë rëndësi. Ama instinkti i shkrimtarit ishte ndezur që atëherë kur vendi i përngjante një parcele gjigante ku hapeshin çdo ditë varre të rinj. I dukej e pamundur të ikte. E mbante kurioziteti për ta jetuar ngjarjen.

Meqë përmendët përjetimet personale…Një aspekt shumë i rëndësishëm i librit janë ngjarjet në prapaskenë, bisedat në tavolina ku shprehej pakënaqësia për pushtetin deri tek krijimi i Forumit për Demokraci. A i keni thënë të gjitha në këtë libër?

Në kuptimin e esencës, besoj se i kam thënë të gjitha. Kur ndërton një libër jo të gjitha mund të futen dot në strukturë. Nëse e prezanton një personazh në libër- i cili ka qenë aty diku- nuk mund ta lësh të përmendet vetëm një herë e të mos ketë vazhdimësinë e tij në libër. Libri ka strukturat e veta, krijimtaria ka ligjësinë e saj. Në këtë kuptim, ka shumë gjëra që mungojnë, të cilat me dhimbje jam detyruar t’i heq. Ka shumë detaje interesante që mungojnë, por nuk i shkonin strukturës. Në thelb jam treguar i sinqertë. Kam përshkruar ashtu si i kam ndjerë ngjarjet. Detajet që përshkruaj, personazhet, takimet…në përgjithësi kanë ndodhur ashtu. Sigurisht, po të ishte vënë ndonjë regjistrues bisedat mund të mos jenë riprodhuar në mënyrë ekzakte. Nganjëherë njeriu bën edhe interpretimin nga koha. Memuaristika është selektive. Ndoshta edhe është harruar diçka apo është thënë ndryshe nga sa e kujton një tjetër, por në tërësi është e vërteta ime e asaj kohe.

A e menduat se pas botimit mund të ngjallnin debat përmendja e situatave apo aktorëve kryesorë të politikës së asaj kohe? A ka pasur reagime prej tyre?

Kur thua disa gjëra për të cilat nuk u vjen mirë një pjese, përgjithësisht, në Shqipëri, zgjidhen dy teknika; sulmi ose heshtja. Kam pasur shumë pak kontestime publike për gjërat që kam thënë mbi personazhe të caktuar. Po të kisha pasur kontestime do t’u isha përgjigjur, ose do të isha thelluar për të verifikuar nëse kishin të drejtë. Nuk kam pasur të tilla, është zgjedhur heshtja.

Aktorë apo protagonistët e politikës së asaj kohe ishin të ndarë kryesisht në dy kahe dhe kanë mbajtur fort qëndrimin e tyre, por ju ishit vazhdimisht i dyzuar për qëndrimet e krahut që përfaqësonit. Ky libër, a mos është edhe një formë autokritike e mëvonë?

Mendoj se kjo është një nga vlerat e librit. Nuk është se të vërtetat janë absolute. Njeriu jeton gjithmonë në kontradiktë, në përgjigjet që jep, në zgjedhjet që bën. Ta jetosh jetën si një dinamikë kontradiktash do të thotë vërtet ta jetosh, ndryshe nuk ka asnjë kuptim. Nëse bën një zgjedhje dhe nuk ke asnjë dyshim, kjo nuk të lë të zhvillosh mendimin. Por edhe lidhjet, miqësitë apo aleancat politike kanë dialogun, debatin, kontradiktën. Në këtë mënyrë edhe zhvillohen. Në këtë kuptim, kontradiktat e mia në libër, kanë vërtetësinë e asaj kohe. Të mos harrojmë se kontradikta kryesore ishte se, të burgosurit politikë konsideroheshin si ata që më pak se kushdo mund të bënin aleanca me Partinë Socialiste apo me komunistët që i kishin persekutuar, e dukej e pagjasë të bashkoheshin kundër Partisë Demokratike- e cila në njëfarë mënyrë përfaqësonte interesat e shtresave të persekutuara. Kjo ishte një kontradiktë e brendshme, por njëkohësisht edhe e jashtme, prej sulmeve që vinin në këtë drejtim. Unë e kam shpjeguar edhe në libër.

A po i shkelte ai parimet? A po hidhte poshtë vuajtjet e tij dhe të atij brezi viktimash të regjimit diktatorial? Jo! Ajo lëvizje, ajo aleancë nuk i shkelte parimet për aq kohë sa në krye të tyre ishte anti-komunizmi, anti-autoritarizmi, anti-diktatura. A nuk quheshin demokratët më të mirë Neritan Ceka e të tjerë, që kishin pasur guximin të shkëputeshin të parët nga Partia Demokratike duke e denoncuar autoritarizmin e tij?! A nuk ishin kundër atyre metodave të së kaluarës, kontrollit, mungesës së dialogut, mohimit të lirisë së njerëzve duke u bashkuar nën të njëjtën kauzë të djathtët konservatorë si Kalakulla me të majtët e reformuar të Partisë Socialiste?!
“Shumë gjëra që kishin të bënin me demokracinë si ëndërr, i pamë të zhgënjyera në atë kohë te Partia Demokratike”.

Kush ishin ata që u bënë kundërshtuesit e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës? Çfarë përfaqësonin ?

Ata ishin konglomerat. Kontradikta e dytë është pikërisht raporti im me ta. Ne vinim nga dy të kaluara të ndryshme. Shumica ishin njerëz që kishin bërë karrierë në kohën e komunizmit dhe ishin, si të thuash, shumë më pranë Sali Berishës. Ishin dyshimet sa të sinqertë ishin, sa na përdornin. Në libër del qartë ideja se në krye të përfaqësisë së Forumit u zgjodhën tre ish të burgosur politikë. Në Forum nuk kishte vetëm të majtë. Kishte nga Aleanca Demokratike që kishin ikur të parët nga PD dhe kishin denoncuar Berishën për metoda jodemokratike. Ishte edhe Petrit Kalakulla, i djathtë edhe më ekstrem. Emëruesi i përbashkët ishte anti-autoritarizmi dhe rifillimi i lojës së demokracisë.

Fatos Lubonja ishte një prej ish të burgosurve politikë në krye të të gjithë asaj përfaqësie partish politike dhe shoqatash kundër Berishës. Ende pa e përtypur me veten vendimin, e kishin caktuar në mbrojtjen e interesave të partive të majta. A i hyhej rrezikut me njerëz të panjohur?! E kaluara e tyre kishte hendek të madh; ndërsa vitet e tij kalonin në burg, aleatët e rinj kishin bërë karrierë si elita intelektuale e vendit. Mes të zezës së regjimit komunizmit dhe grisë së viktimave të regjimit ishin ata; gritë e bardhë që e kundërshtuan regjimin autoritar të Sali Berishës.
Përpjekja e lindur strikmërisht politike shumë shpejt do të bashkohej me turmat e revoltuara nga humbja e parave në firmat piramidale. Liderët karizmatikë ishin ata- Kurt Kola, Daut Gumeni dhe Fatos Lubonja, të cilët si pa e kuptuar u flisnin turmave që shpërfillnin rrethimet me forcat e policisë e që kërkonin të udhëhiqeshin-duke i bërë kauzat e tyre të shkriheshin në një. Por ushtria e padukshme, ajo që përbënte edhe fuqinë konkrete ishin pikërisht anëtarët e Partisë Socialiste.“Këta kishin pak individë karizmatikë- edhe Nano ishte në burg- dhe kishin nevojë për ne, sepse e kaluara e tyre ishte shumë e kompromentuar dhe nuk mund ta bënin dot vetë këtë”, tregon Lubonja i vetëdijshëm për legjitimitetin që i dhanë asaj lëvizjeje.
Ky legjitimitet nënkuptonte edhe atë luftë të brendshme që e kishte gjithëherë-ushtria kishte edhe fytyra të ish-sigurimsave dhe gardianëve të burgut. A mund të harroheshin e të fshiheshin torturat e kaluara vetëm e vetëm pse tani ishin në të njëjtën varkë?!“Këto e bënë shumë problematike zgjedhjen tonë. Të mos harrojmë se edhe në krahun tjetër kishte ish komunistë”, thotë ai, jo për të justifikuar qëndrimin, por për theksuar të vërtetën e pamohueshme.

Po qëndrimi juaj cili ka qenë?

Në fund fare, qëndrimi im në tërësi është zhgënjimi me gjithë këtë klasë politike, e cila në fund nuk ka shumë ndryshim. Janë ndarë më dysh, por me një mendësi dhe lojë interesash. Thelbësorja e këtij libri, mendoj unë, është thënia që në fillim të tij; “Në tragjedinë moderne nuk vdes heroi, por Kori”. Këta heronjtë- që ishim ne- e lanë korin të vdesë. Vdiq ajo dëshirë popullore për më shumë demokraci. Ishte një moment i rëndësishëm që dështoi, u abortua nga kjo klasë politike. Ky është thelbi i gjithë ndryshimit që kam unë nga shumë prej atyre që kanë trajtuar ’97-ën. Ata që morën pushtetin e kanë trajtuar- sidomos Pajtimin Kombëtar- si një veprim pozitiv. 9 marsin, Pajtimin dhe krijimin e qeverisë unë e kam konsideruar si një braktisje të njerëzve për të parë interesat e tyre. Jo vetëm, por për të justifikuar këtë konstruksion, këta bëjnë sikur harrojnë se tragjedia më e madhe, hapja e depove dhe e gjithë katastrofa ndodhi pas 9 marsit. Ndërkohë që ata uleshin dhe bënin pajtim, u hapën depot në të gjithë Shqipërinë. Kishin ndodhur disa gjëra në Vlorë, por e gjitha shpërtheu pas Pajtimit Kombëtar. Prandaj jam i idesë se 9 marsi ishte i gabuar. Ky është ndryshimi që kam unë me ata të idesë se, më 9 mars shpëtuan Shqipërinë.

Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit kombëtar, Bashkim Fino në rrëfimet e tij mbi ’97-ën është shprehur se 9 marsi ishte një akt që e shpëtoi vendin nga një luftë civile në prag. Ndërsa në librin tuaj, ju shpreheni se kjo ishte një ide e pjellë nga politika, më saktë nga vetë Berisha…

Ideja që kishte luftë civile Veri-Jug u përçua pas 9 marsit. Më parë kishte një popull- kryesisht në jug- të rebeluar ndaj një qeverie. Sigurisht që mund të shkonte edhe në luftë civile, por qeveria i provoi të gjitha. Provoi ta bënte luftën, të çonte edhe ushtrinë. Varet se ç’quhet luftë civile. Lufta Civile nënkupton dy krahë të ndarë. Mendoj se Berisha nuk kishte aq ushtarë, në mënyrë figurative, për të bërë luftë civile. Nuk qenë të gatshëm, as ushtria që çoi. Nuk kishte partizanë të gatshëm për të marrë armët. Kjo u ndërtua pas 9 marsit, për fat të keq. Sikur njerëzit në Tropojë filluan të tundnin armët duke thënë se do shkonin në jug, do vinin ca kosovarë etj…Normalisht, një situatë e tillë kërkonte një dorëheqje të qeverisë dhe të shkonim në zgjedhje. Ideja ime ka qenë që kjo lloj politike, ky lloj autoritarizmi do ndëshkuar në njëfarë mënyre. Berisha i provoi të gjitha, të çonte ushtrinë në jug, çoi avionë për të bombarduar, (dy aviatorë ikën në Brindizi) dhe dështoi me të gjitha. Nuk kishte pse të uleshin dhe të bënin Pajtim Kombëtar, kur Berishës i kishin ikur edhe ministrat. Kam qenë i idesë që Berisha duhet të ikë, sepse duhet të marrë një mësim për gjithçka ka bërë. Ikja e tij nënkuptonte që Pjetër Arbnori, Kryetar i Parlamentit, të merrte deri në zgjedhje drejtimin e vendit. Kjo ka qenë teza ime, mirëpo këta nuk e bënë këtë. Nuk isha vetëm unë i kësaj ideje, kishte një mendim të fortë që Berisha ishte shkaktari dhe ikja e tij qetësonte situatën. Por ai nuk e bëri, nuk iku, por krijoi një situatë sikur kishte gjysmën dhe opozita gjysmën dhe “hajde të ulemi në tryezë!”.
Kam qenë edhe për tezën tjetër: ne nuk përfaqësonim Vlorën, ne ishim një forcë politike dhe ajo duhej të përfaqësohej vetë. Ne e kishim kërkuar vazhdimisht dhe këta vetë e kishin nënshkruar deklaratën. Për arsye të ndryshme, nga dobësia, mungesa e kurajës për t’i shkuar deri në fund, humbëm një mundësi t’u tregonim njerëzve që abuzojnë me pushtetin se ka një kufi. Tani këtu mbizotëron pandëshkueshmëria. Mund të bësh çdo gjë dhe nuk të ndodh asgjë. E kam parë pak ndoshta edhe në mënyrë ideale, si atë që nuk bëmë dot në ’91-shin ta bënim në ’97-n; një diktator ta rrëzojmë vetë, jo Muri i Berlinit.

(As që kishte pasur një luftë civile. Askush nuk kishte ngritur armët kundër askujt. Të gjithë shtinin në qiell. Rreziku më i madh ishte marrëzia dhe paniku i njerëzve që nuk dinin ç’po ndodhte dhe se çfarë do të ndodhte me ta të nesërmen. Ishte një ngjarje që dukej apokaliptike, por ishte një apokalips i rremë. Ky nuk do të zbulonte asgjë në emër të asgjëje. Do ta linte gjendjen ashtu si kishte qenë).

Pse nuk hoqët dorë nga Forumi që pas thyerjes së parë – kur nënshkruan marrëveshjen e parë me Berishën më 6 mars 1997 dhe pastaj dolën të zhgënjyer? Apo menduat që kjo ishte një e keqe e nevojshme që do të ndihmonte në të mirën e përgjithshme, në largimin e Berishës?

Kam tentuar ta shpjegoj në libër. Nuk është se ishim aq të kompaktësuar. Unë aty nuk është se isha një lider absolut, që vendosja. Ishim një grup njerëzish të bashkuar vullnetarisht, që ndanim pak a shumë të njëjtin mendim; Duhet të japë dorëheqjen qeveria. Më pas erdhi edhe ideja se duhet të ikë edhe Berisha. Ajo çka ndodhi më 6 mars, tregoi se ndërkaq këta njerëz po punonin jashtë forumit në kanale të tjera. Ky ishte zhgënjimi i parë. Dilnin jashtë duke bërë hesapet e tyre, ndoshta kishin edhe frikë, nuk e di! Ka shumë gjëra që as sot e kësaj dite nuk i di. Kur firmosën marrëveshjen e parë që, nuk e përmend kush tani, pati një reagim të jashtëzakonshëm. Jo vetëm timin, por edhe të njerëzve. Sepse këta madje dolën e bënë thirrje të dorëzoheshin armët, në një kohë kur njerëzit ishin të rrethuar, ishte çuar ushtria. Ishte një kapitullim i paparë, të cilin e kuptuan edhe vetë menjëherë. U duk sikur këta njerëz po bashkoheshin sërish dhe në atë situatë nuk kishim aq fuqi t’i përjashtonim dhe të vendosim ca të tjerë. Situata ishte shumë e pasigurt. Ata nuk ishin të sinqertë as në kuptimin e marrëdhënieve personale brenda atij rrethi ku takoheshim përditë.

U ndje i pafuqishëm t’ u thoshte se dy ditë më parë, kishin deklaruar se tek Berisha do të shkonin vetëm si Forum. Nuk e ndau dot me mendje atë çast se nga i buronte kjo pafuqi; pse tek e fundit nuk kishte pasur kurrë ndonjë autoritet mbi ta, pse ai ishte thjesht një individ pa parti prapa, pse nuk qe i bindur se duhet t’i ndalonte, pasi presioni ndërkombëtar mbi nevojën e dialogut u jepte atyre të drejtën të vepronin edhe jashtë Forumit në emër të interesave të të gjithëve; apo nga droja se mos kundërshtimi i tij do të dukej sikur buronte nga inati që nuk ishte thirrur ai vetë…
Por nuk e mendoi se pasi përjetuan 6 dhe 7 marsin do të bënin atë marrëveshje të 9 marsit duke hedhur poshtë gjithçka kishin thënë. Ata njerëz që kishin menduar se e keqja që duhej dëbuar një orë e më parë që Shqipëria të normalizohej, ishte Berisha.
“Ndërkohë ata nuk i morën asnjë presje. Sigurisht që ai kishte fuqinë e vet, kishte ushtrinë, policinë, njerëz të armatosur, ngjallte dhe frikë. Ky është thelbi i momentit të prishjes me këta njerëz”. Për një kohë Forumi u rigjallërua. Të gjithë e panë që marrëveshja kishte qenë dështim. U hapën depot, njerëzit u armatosën, askush nuk e njihte qeverinë e Finos- në Vlorën që kishte qenë mbështetja kryesore, nuk e njohën fare. U krijua kaosi, dolën bandat. “Pas daljes së tyre njerëzit mendonin të shpëtonin nga bandat. Nuk mendohej më as për Berishë, as për të tjerët.”

A e keni menduar një skenar tjetër; si do të kishte qenë sikur të kishte ngulmuar më shumë ky Forum?

Ai dështoi në misionin e vet për të demokratizuar Shqipërinë. Ca gjëra më vonë i solli koha, por unë kështu e kam parë. Konotacionin e një ngjarjeje pozitive kjo lëvizje nuk e ka më. Prandaj e kam quajtur ‘Apokalipsi i rremë’, nëse do të ishte kurorëzuar me largimin e Berishës, atij që konsiderohej si e keqja kryesore në atë kohë, atëherë mund të shërbente si një moment frymëzimi dhe besimi të popullit te klasa politike dhe i popullit te vetja. Unë e quaj atë rrënim të ’97-s si gur themeltar te gjithçka që ka ndodhur më pas; që kemi një klasë politike që mendon vetëm për vete, që pasurohet, bën çfarë do, ku ndodhin vrasje, Gërdece, shkatërrime ndërtime e askush nuk ndëshkohet.

A mendoni se realiteti tani do të ishte krejt ndryshe ?

Historia ka mundësitë e veta të parealizuara; ka munguar diçka që nuk është bërë, ose është bërë më vonë apo ka shkuar në një kah tjetër. Do të kishte qenë ndryshe që në fillim të krizës së Piramidave, nëse Berisha do të qe më i përgjegjshëm dhe të kishte dhënë dorëheqjen qeveria. Shumë gjëra do të kishin qenë ndryshe, nëse do të ishte vepruar ndryshe. Ajo që kërkuam ne në fillim ishte dorëheqja e qeverisë, të vihej një qeveri teknike dhe të shkonim në zgjedhje. Shkoi atje, por me dramë, tragjedi dhe humbje shumë të madhe. Mund të jepte dorëheqjen dhe të mbante përgjegjësinë. Por, më keq e çon situatën atëherë kur je i paepur në egoizmin personal dhe mbrojtjen e interesave të tua. Kur bën lëshime dhe je më i hapur shkon gjithmonë më mirë. Në këtë kontekst, ndoshta edhe ne duhet të kishim bërë lëshime. Por jam i mendimit se Berisha i provoi të gjitha të këqijat e mundshme, prandaj ka edhe drejtësi. Pse e duam?! Që disa shembuj të mos përsëriten më. Në mënyrë të panevojshme çoi policinë, rrahu gjysmën e opozitës, çoi ushtrinë, avionë… e pse të mos e jepte dorëheqjen?! E njëjta gjë ndodh sot me të dyja klasat. Do të kishte qenë ndryshe, sepse do të kishin marrë mësim. Askush nuk do të guxonte të shkonte aq larg. Unë mendoj se një farë mësimi është dhënë, ë!

A mos ndoshta edhe përfshirja juaj në politikë do të kishte qenë më jetëgjatë dhe jo vetëm në këto ngjarje? Si erdhi ky angazhim i juaji duke u shndërruar në një prej protagonistëve të kohës?

Njeriu i përgjigjet ndërgjegjes së vet në disa rrethana. Unë isha i përfshirë në politikë si gazetar, si aktivist i të Drejtave të Njeriut, shkruaja vazhdimisht, isha i burgosur politik me sfond politik… U përfshiva bashkë me Daut Gumenin dhe Kurt Kolën, me gjithë mëdyshjet e mia- se njeriu nganjëherë nuk e njeh veten dhe kërkon ta gjejë- si sfidë me veten, por njëkohësisht edhe si ambicie. Ishte një moment lëvizjeje, jo strukturimi. Nuk u hyra në asnjë parti megjithëse kisha ftesa. Isha një intelektual i angazhuar që në atë moment ndërgjegjja më tha se duhej të bëja diçka. A mund të kisha qëndruar në politikë pas kësaj? Ndoshta, por pikërisht rrethanat dhe njerëzit me të cilët e pata eksperiencën më bënë të mendoj se nuk duhet ta bëja këtë punë se do të humbisja. Në përgjithësi, kur futesh në një grupim, njeriu sakrifikon diçka nga vetja. Por në Shqipëri për t’u futur në këto parti nuk të kërkojnë diçka, të kërkojnë të dalësh fare nga vetja. Kjo u provua më vonë edhe me ata që morën pushtetin, ku gënjyen paturp popullin që u sakrifikua e u vra, ua vodhën edhe ato pak para që kishin ngelur. Një maskaradë e pafund.

E gjitha ishte një ndeshje e përditshme me të panjohurën. Lubonja në librin e tij e pranon se nuk e dinte ku do e shpinte kjo aventurë. Ndoshta drejt majave të politikës dhe të pushtetit që do të pasonte? Apo do e nxirrte krejt jashtë loje? Protagonizmi i tij siç e tregon koha nuk u zbeh- veçse u kanalizua gjetkë, në brazdat e para si shkrimtar e gazetar e gjithnjë anti-autoritar e kritik i pushteteve të paepura.

Distancimin në mënyrë demonstrative me këtë krah politik e bëtë atëherë, kur refuzuat postin e drejtorit të RTSH-së pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet?

Jo, ndodhi që më parë. Ata më kërkuan të isha kandidat për deputet në zgjedhjet e ’97-s. Më mbështeste edhe Partia Socialdemokrate. Do të isha me siguri deputet, duke marrë parasysh fitoren e thellë të tyre. Por isha i zhgënjyer me këtë klasë politike. Nuk mund të bashkëpunoja me ta. Nga ana tjetër, ndoshta edhe prirja më e madhe ka qenë ajo e intelektualit, gazetarit. Shoqëria ka nevojë edhe për këta. Do të ishte mirë sikur politikanët t’i dëgjojnë pak më shumë gazetarët. Në atë rast unë bashkova dy pjesët e mia, pastaj dola aty ku isha dhe mbetesha i vërtetë, ku ndjehesha më mirë dhe ku isha më i zoti. Politika do zotësi të tjera që të jesh i suksesshëm.

Por historia kështu ecën! “Merr një pozicion dhe lufton për disa parime. Kur zbulon se këto parime nuk janë të respektuara më nga të tjerët, shkëputesh ose hidhesh diku tjetër, përtej personave”.

Pas 15 vitesh, a keni ndonjë ndjenjë pendese që u angazhuat në politikë asokohe? Do të kishit zgjedhur ndryshe tani ?

Jo, nuk kam ndjenjë pendese. Mendoj që, kur ke parasysh tragjedinë që ndodhi dhe çfarë e pasoi më pas- korrupsioni i atyre që morën pushtetin duke u premtuar njerëzve se nuk do sillen njësoj, etj, etj., njeriu ka një lloj ndjenje përgjegjësie. Thua: “Sikur të mos isha edhe unë që i dhashë një dorë kësaj pune, ndoshta nuk do të kishte ndodhur gjithë kjo tragjedi! Mos ndoshta duhet të kishim vepruar më me takt edhe ne, dhe jo me ballafaqim aq të fortë që në fillim ndaj Berishës?! Të kishim gjetur ura ca më të buta…” Përgjithësisht unë nuk ia vë fajin krahut tim në atë kohë. Forca, dhuna, agresiviteti vinin nga ana tjetër. E kam shumë të vështirë të them se çfarë do të kishte ndodhur në Shqipëri sikur ne të mos reagonim as atëherë. Pastaj ishin njerëzit që u ngritën vetë, nuk i ngritëm ne. Ishin paratë e humbura, jo demokracia, që i ngacmoi kaq shumë. Në këtë kuptim kam mëdyshjet e mia. Kam edhe ndjenja përgjegjësie, por në thelb nuk pendohem për atë çast.

Ndjenjat e pendesës i ka po aq kontradiktore sa edhe vetë libri. Por e di që historia kështu bëhet edhe me gabime- të cilat nëse nisen prej një qëllimi të mirë, justifikohen më lehtë. Por historia shërben për të nxjerrë edhe mësimet e veta. Nëse do i kërkonin tani të bëhej pjesë e një revolucioni, “me përvojën që kam, me njerëzit që njoh, nuk do të hyja”, thotë me bindje.

Lëvizja juaj nuk u përkrah nga diplomacia e huaj. Por kur situata rezultoi ashtu si kishit parashikuar, njëfarë revolte të atij që ka të vërtetën me vete?

Ky është një problem gjithmonë me diplomacinë. Kemi aq përvojë tani të kuptojmë se diplomatët raportin e kanë me shtetin, me pushtetin, me qeverinë kryesisht. Ata janë interlokutorët kryesorë dhe prandaj kërkojnë stabilitet, aq më tepër në Shqipëri ku kërkonin zhvillime graduale dhe jo revolucione. E kam përshkruar që pati një moment kulminant ku u trondit thellë edhe diplomacia e huaj kur doli artikulli i ‘The Guardian’ “Kjo qeveri gangsterësh që ne perëndimorët mbështesim”. Kryesisht shohin interesat e shtetit të vet, pastaj ana tjetër është sekondare. Këtë e bëri më shumë shoqëria civile sesa diplomacia. Shpesh nuk e njohin mirë vendin dhe bëjnë zgjedhje jo të mira. Kanë një vend të rëndësishëm në libër dhe më vjen mirë, sepse kanë qenë aktorët kryesorë. Të mos harrojmë se nuk ndodhën vetëm 3 muaj, por edhe ‘98 ishte katastrofë tjetër- kur u vra Azem Hajdari- një destabilizim i vazhdueshëm. Ishin po këta njerëz që e quanin si revansh, si luftë. Nuk ndjenin përgjegjësi se duhej të iknin, se kishin bërë gabime e faje të mëdha. Ishin vrarë tre mijë njerëz, askush nuk mban përgjegjësi për ta.

“Perëndimi ishte bërë Kisha e re për politikanët shqiptarë. Ata ndiheshin të fuqishëm kur kishin bekimin e saj dhe i trembeshin shumë mungesës së komunikimit. Politika shqiptare e dinte mirë se Perëndimin e shqetësonte mbi të gjitha stabiliteti dhe paqja në rajon. Ndaj të dyja palët, krahas forcës përdornin edhe demagogjinë e dialogut dhe të zgjidhjeve paqësore. Ishte brenda dinakërisë bizantine që kishte funksionuar mirë edhe gjatë komunizmit”, shkruan Lubonja në librin e tij.

Pasi situata mori përmasa tragjike, rrethi i njerëzve që njihnit, miqtë, kolegët, por edhe klasa politike u larguan. Nuk u druajtët për jetën që vendosët të qëndronit këtu?

Patjetër që kisha frikë. Jam i bindur se frika e jetës ka qenë një faktor i rëndësishëm për ato që ndodhën. Vetë politikanët- edhe pse nuk e thonë dhe sot bëjnë si heronj- patën frikë. Por ishte edhe frika e turpërimit pas atij angazhimi. Duhej t’i matje këto të dyja: njeriu sigurisht zgjedh jetën, por ndonjëherë mendon se nuk do ta vrasin dhe e ruan nderin. Nuk është aq e thjeshtë, frika ishte shumë e madhe. Vendi jo vetëm u braktis, por ishte hija që kishte krijuar Berisha, ishte e frikshme me njerëz që të vrisnin, të egër, por nuk rezultoi aq e fortë. Kishte rrahur njerëz dhe kjo ndikonte shumë, por kur u hapën depot u krijua frika reale e plumbave. Por derisa të haje plumbin nuk duhet ta mendoje dhe ecje përpara.

(Qorri e vuri re se ndërsa njërën dorë e mbante në timonin e biçikletës, tjetrën instinktivisht e mbante mbi kokë, me shpresë se ndonjë plumb nga ata që binin vazhdimisht nga qielli do të fluturonte mbi kokën e tij të pengohej nga dora. Mirëpo i erdhi për të qeshur sepse sipas ligjeve të fizikës, plumbi binte poshtë me po atë forcë që dilte nga gryka e pushkës, kështu që nëse trajektorja e tij përkonte me atë të biçikletës, dora do të shpohej si një fije letër dhe vdekjen e kishte të sigurt…)

Libri është si përjetimi i një dejavu-je; historia përsërit veten me të njëjtët aktorë, me të njëjtin model të të bërit politikë dhe- ashtu si thoni ju- pandëshkueshmëria mbizotëron. A mos ndoshta pas 15 vitesh doni t’i kujtoni popullit atë që ka harruar, etjen për pushtet të Berishës?

Nuk e di sesi del në libër Berisha. Në fund fare jam përpjekur të them realitetin si e kam jetuar. E di që ai është përgjegjësi kryesor për atë kohë, por tentoj ta shpjegoj edhe si përfaqësues i një mendësie që kemi ne. Jo thjesht si individ. Ideja ime është se ky është një aktor që luan në skenë atë që kërkon regjisori, qe jemi ne të gjithë si kulturë, si mendësi konflikt, i si popull ende i pamësuar me demokracinë. Ai është sot përsëri, sepse nuk kanë ndodhur të gjitha ato gjëra që duhet të kishin ndodhur, janë djegur etapat.

Dikush që e kishte njohur Berishën nga afër kishte thënë se po të vinte puna që ky njeri të shtrëngohej të linte pushtetin, ai do të kapej te kangjellat e hekurta të rrethimit të Presidencës dhe nuk do të shkulej prej andej pa e tërhequr zvarrë me gjithë kangjella. Kjo profeci po vërtetohej jo me kangjellat e Presidencës, por me Shqipërinë. Berisha nuk mund të ishte atje në krye sikur të mos që përfaqësues i njeriut mbizotërues në shoqërinë shqiptare; njeriut të mbajtur në izolim e padituri, tek i cili mpleksej në formën më primitive kulti i të fortit me nënshtrimin e mercenarit, njeriut që shkelte pa mëshirë ata që kishte poshtë dhe u nënshtrohej pa ngurrim atyre që kishte më lart…Ky është Berisha që Lubonja ka përshkruar në librin e tij, kur ky i fundit bëri betimin e dytë si President i Republikës së Shqipërisë.

A jeni i mendimit se populli e meriton qeverinë që ka?

Haveli thotë që nuk është vetëm qeveria pasqyrë e popullit, por mund të bëhet edhe populli pasqyrë e qeverisë në kuptimin e mirë të fjalës. Kur njerëz në qeveri sillen mirë, edhe populli fillon e i imiton si shembuj. Kur ai jo vetëm nuk jep dorëheqjen, por edhe dhunon drejtësinë, jep shembuj që populli të sillet si ai. Tashmë shqiptarët e kanë një vetëdije, që kjo nuk shkon. Është populli tragjikisht shumë i vetëdijshëm për të keqen që ka brenda dhe nuk ka fuqi ta ndryshojë. Të gjitha i dimë, por nuk kemi forca. Pse nuk i kemi forcat? Kjo është pyetje e madhe. Secili tenton ta bëjë atë që kemi në mendje; ca me fjalë, ca me vepra, dalëngadalë.

Ndoshta për herë të parë në historinë e tyre, shqiptarët po u tregonin pushtetarëve të tyre se qenë në gjendje t’i ndëshkonin për zullumet e bëra. Dhe kjo mund të hapte një epokë të re, duke krijuar edhe një tip të ri politikani…  
Marre nga Revista Mapo numri i Shkurtit

Thursday, March 29, 2012

Selby, piloti Kanadez i 24 marsit 1999 - në Ditën e Lirisë së Kosovës





BEQIR SINA, New York
 
Darren Miles "Milhouse" Selby, ishte pjesë sulmeve 78 ditore ajrore të Natos, mbi Serbinë dhe caqet ushtarke si pilot bombardues, ai kreu më shumë fluturime bombarduese gjatë asaj fushate, të drejtuar ndaj bazave ushtarake, e paraushtarake serbe ne territorin e Serbisë dhe caqeve të tyre në Kosovë
OTTAWA CANADA : Darren Miles, është një legjendë e atyre pilotëve të sulemeve 78 ditore që gjunjëzuan Serbinë dhe ndalur dorën e krimit në Kosovë. Në tokë Ushtria Çlirimtare e Kosovës(UÇK) dhe në ajër sulmet e pandërprera, 78 ditore të Natos, i dhanë fund një sundimi gjakatar, të kryekasapit të Ballkanit, duke çliriuar Kosovën dhe lagruar njëherë e përgjithmonë Serbinë nga Kosova.
Mes kontigjentit të "Skifterve" të ajrit i paharruar për Kosovën do të jetë edhe kujtimi i këtij piloti kandazez që në një aksident ajror gjatë një ushtrimi në hapsirën ajrore të Kanadasë mbeti fatkeqësisht i vdekur 8 vjetë më parë. Kapiteni i ndjerë i forcave ajrore kanadeze, ska dyshim që sot është një hero në mesin e kanadezëve, mirëpo ai një nder të tillë, ai do t'a ketë edhe në mëndejn dhe zemërn e shqiptarve kudo qofshin ata, sa herë që të kojtohet 24 Marsi që ndryshoi botën, do të përmendet edhe misioni i tij për bombardimet e caqeve serbe në 24 marsin e 1999 në ndihmë për shqiptarët e Kosovës, si piloti i NATO-s.

Në rekordin e tij thuhet se piloti kanadaez me gradën kapiten , tashmë i ndjeri Darren Miles, :"Për 78 ditë, piloti më i ri, i atyre sulemeve ajrore dhe impresionues kanadeze, lëshonte bomba duke fluturuar me zhdërvjellejtësi nëpër qiell mbi Serbi dhe caqet e krimit mbi Kosovë, duke shkatërruar dhe tronditur nga themelet makinerinë e egër ushtarake serbe" e cila më në fund u dorzua duke pranuar kapitullimin e saj në Kosovë.

Piloti kanadez Darren Miles, i cili pati dy fate të ndryshme ndërroi jetë tragjikisht më 10 dhjetor 2004 në moshën 31 vjeçare. Përderisa, Heroi po kryente një manovër në kuadër të Forcave Ajrore Kanadeze, kur në një moment humb kontrollin dhe avioni ushtarak, rrëzohet mbi një bazë ushtarake në provincën Saskatchevan, në perëndim të Kanadasë, rreth 600 klimetra në lindje të kryeqytetit të saj Ottawa.

Shtyi vendas dhe ai ushtarak ka shkruar se Darren Miles njihet si një hero në Kanadë dhe se karriera e tij ishte përkushtuar vetëm për t'i shërbyer flamurit dhe uniformës së ushtrisë Kanadeze. Ai u lind më 24 korrik 1973 në New Westminster në British Columbia dhe që në moshë të re nisi të ndjekë shkollën dhe artin ushtarak, duke u bërë më pas mbasi mbaroi edhe shkollën e pilotëve pjesë e skuadrës Royal Canadian Air.

Në motivacionin etij lexojmë se i ndjeri për një periudhë të shkurtër tregoi shkathtësitë e tij profesionale si pilot dhe atij iu sigurua vendi në skuadrën e avionëve bombardues. Ai u bashkua me forcat e NATO-s, Tactical Fighter Squadrons, ku shërbeu me avionët kanadez në bazën e NATO-s, komanduar nga SHBA-të, në Aviano, Itali në vitin 1999. Ai pareshtur ishte piloti i dalluar në mesin e aviacionit kanadez, qëndroi dhe goditi fuqishëm caqet e Serbisë dhe makinerinë ushtarake në Kosovë, gjatë sulemeve 78 ditore.
Por ja që i ndjeri nuk u rrëzua dhe nuk vdiq as në çlirimin e Kosovës, ku mori pjesë aktive në bombardimet 78 ditore kundra bazave ushtarake serbe dhe caqeve të tyre në Kosovë, fati i keq e solli që piloti kanadez me gradën Kapiten Darren Miles "Milhouse" Selby, të vdes tragjikisht më 10 dhjetor 2004. Pra, tetë vjetë më parë, ndërsa ishte duke ushtruar në ajër, për pozitën e tij të re, me aeroplanët me një pilot Snowbirds, i Forcave Ajrore Kanadeze.
Miles u tha se vdiq teksa manovronte në ajër me një avion luftarak kanadez, i cili u rrëzua më pasë në afërsi të një baze ushtarake ajrore në provincen Saskatchevan në perëndim të Kanadasë. Së bashku me Sellbyn vdiqën edhe dy viktima. Shkaqet eventuale ishin sipas eksperteve të rrëzimit të avionit të tyre shkaqe teknike. Fluturaku i rrëzuar ishte i tipit Tutor CT-114.
Nga rrëzimi i këtij areoplani ushtarak , vidqën piloti Miles dhe një një foto-operator ushtarak, të cilët u ngritën për ushtrim prej bazës 15 Wing, në afërsi të qytetit Moose Jaw. Aeroplani i përkiste forcave ajrore luftarake Kanadaze nga skuadroni "Canadian Forces Snowbirds". Aeroplani kur u rrëzua ishte duke demostruar me katër avionë të tjerë. Kohë, kjo, kur u shkëput aeroplani dhe pasi u rrutullua disa herë në ajër, ra fuqishëm në tokë, teksa shpërtheu flaka e madhe , thanë deshimtarët që e filmuan ngjarjen, duke marrë jetën e të dyve.

Kapiten Darren Miles "Milhouse" Selby vdiq tragjikisht më 10 dhjetor 2004, u lind më 24 korrik 1973 në New Westminster në British Columbia. Miles pati banuar në qytezën Tsawwassen të rajonit British Columbia, ku ai ka marrë edukimin e tij fillestar dhe më vonë u bë anëtar i forcave ajorore Kanadeze, në Royal Canadian Air, skuadroni kadetëve 828 - Uragani.
Pasioni i tij për t'u bashkuar me Forcat e Armatosura Ajrore Kanadeze, pas diplomimit të shkollës së mesme, thonë se e bëri atë të ndjekë rrugët e shkollës ushtarake, në kolegjin Royal College, ku ai ka arritur të marrë një diplomë Bachelor i Shkencës.
Më pasë ai erdhi duke u ngritur në profesionin e tij . Ai është trajnuar më pas në krahë, të pilotëve kanadez të standardeve ndërkombëtare, nga shkolla e aviacionit ushtarak Moose Jaw, Saskatchewan. Menjëherë pas trajnimit, ai u dërgua si një pilot i taktikës luftarake, piloti parë me aeroplanët bombardues Hornet CF-18.
Ndërsa në një shkallë, e cila quhet 416 (Lynx) dhe më pas 441 (Silver Fox), Miles, iu bashkua skuadrave të aeroplanëve që merrnin pjesë direkt në bombadime. Ai u bashkua me forcat e NATO-s, Tactical Fighter Squadrons, ku shërbeu me avionët kanadez në bazën e NATO-s, komanduar nga SHBA-ës, në Aviano, Itali, për luftuar me aeroplanët bombardues, gjatë misioneve të NATO-s, të sulmeve ajrore në mbi Serbi dhe caqet e saj në Kosovë, të cilat nisën më 24 mars 1999 dhe përfunduan më 9 Qershor 1999- Ditën kur u gjunjëzua Serbia dhe Kosova u çlirua, nga një sundim qindra vejçar i Sërbisë mbi Kosovën.
Përkatësishtë, kjo është ajo që njihet ndryshe edhe periudha e bombadimeve 78 ditore të NATO-s, kundra Serbisë, bazave të saj ushtarake dhe caqeve në Kosovë, e për rreth saj.
Kur filtet për jetën e tij thuhet se gjatë kësaj kohe ai u takua me një vajzë që nisi dhe dashurinë e jetës së tij, e cila quhej Julie Anderson, ishte vajza me të cilën ai u martua në prill, 2002.

Piloti me gradën Kapiten Darren Miles "Milhouse" Selby, vdiq në moshën 31 vjeç. Por ai do të kujtohet gjatë nga shqiptarët si një ndër ata pilotë bombardues nga më të sukseseshmit, mbi strofkullat, e policisë, dhe ato ushtarake e paraushtarke serbë në territorin e Serbisë, dhe ato që kishin mbetur në Kosovë në atë kohë.
Mbasi sulmit 78 ditë ajror kundra Serbisë ose ish "Jugosllavisë" së mbetur në atë kohë e cila nuk egsiton më mbas shkërrmoqjes së saj ; kjo luftë është konsideruar, si një ndër sulmet më të përpikta edhe në historinë e luftës ajrore të Natos. Pilotët e NATO-s, nën komandën e SHBA ishin nga më të suksesëshëmit dhe më të përpikëtët, të kualicionit të NATO-s, në fushatën e sulmeve ajrore mars - qershor të vitit 1999 - në luftën për çlirimin e Kosovës, të ndihmuara nga toka nga ufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës UÇK-ja.

Darren Miles "Milhouse" Selby, është i njohur se gjatë këtyre sulmeve ajrore, si pilot bombardues, kreu më shumë fluturime bombarduese gjatë asaj fushate, të drejtuar ndaj bazave ushtarake, e paraushtarake serbe ne territorin e Serbisë dhe caqeve të tyre në Kosovë. Lufta me sulmet ajrore zgjati 78 ditë, dhe solli çlirimin e Kosovë nga sundimi barbar serbë me në krye kryekasapin e Ballkanit, diktatorit të fundit sllavo - komunist Sllobodan Millosheviqit. I cili, vdiq më pasë në qelitë e burgut ndërkombëtarë të Hagës.
Piloti kanadaes, Darren Miles "Milhouse" Selby, në 24 Marsin e Lirisë së Kosovës, kujtohet si një ndër pilotët e suksesshëm, i cili deri ne ditën e vdekjes së parakoheshme, kreu me disa lloje aeroplanësh ushtarak, mbi 2,650 orë fluturime. Përfshirë, këtu edhe të gjitha ato orë flutirime të luftës 78 ditore, të NATO-s, gjatë bombardimeve ndaj Serbisë.
Me bombarduesit CF-18 Hornet, në 2001 për suksesin që pati në fushatën e sulemeve ajrore kundra Serbisë, në mars 1999, në Kosovë, në vendin e tij Kanada, u ngritë në detyre me gradën si komnadat i bazës, në skuadriljen "441 Tactical Fighter Squadron" në Cold Lake, Alberta.
Më pasë Darren Miles "Milhouse" Selby, i cili vdiq në moshën 31 vjeç, ka marrë pjesë në disa manovra ushtarake të përbashkëta të avionëve të NATO-s, në programin e ashtuquajtur; "Tactical Leadership Program" në Firence - Itali dhe në Bruksel - Belgjkë, dhe në më të fundit program "Mass Attack Lead Upgrade" në 2002, deri sa vdiq në dhjetor 2004.

Ai kujtohet sot, si një ndër pilotë e suksesshëm, i cili deri ne ditën e vdekjes kreu me disa lloje aeroplanësh ushtarak mbi 2,650 orë fluturime. Përfshirë, këtu edhe të gjitha ato orë fluturimesh të luftës 78 ditore të NATO-s gjatë bombardimeve ndaj Serbisë.

http://www.visualintel.net/USAF/Weapon-Systems/F-16-Falcon/9631421_rkBxG/42/652882076_xiTVo#652810907_iby8L-A-LB

Photo 6 of Darren Miles Selby

Photo 6 of Darren Miles Selby
Photo of Darren Miles Selby

Photo of Darren Miles Selby

Photo of Darren Miles Selby

 

Photo 4 of Darren Miles Selby

http://www.af.mil/shared/media/photodb/photos/990422-F-7910D-518.jpg


http://www.visualintel.net/USAF/Weapon-Systems/F-16-Falcon/9631421_rkBxG/42/652882076_xiTVo#652882076_xiTVo-A-LB
http://www.visualintel.net/USAF/Weapon-Systems/F-16-Falcon/9631421_rkBxG/42/652882076_xiTVo#652810907_iby8L-A-LB
Sat Mar 26, 2011 9:48 pm

BeqirS@...
BeqirS@...
http://groups.yahoo.com/group/lidhjashqiptare/post?postID=D0qs8F2iw8hzbiT5FJuhMhwbBp-zDmSuRfThbv5sAuQE-zGe0UdJWXEvX7vWELFtcOuWTXNAEXl5 Send Email


http://www.af.mil/shared/media/photodb/photos/990422-F-7910D-518.jpg


http://www.visualintel.net/USAF/Weapon-Systems/F-16-Falcon/9631421_rkBxG/42/652882076_xiTVo#652882076_xiTVo-A-LB
http://www.visualintel.net/USAF/Weapon-Systems/F-16-Falcon/9631421_rkBxG/42/652882076_xiTVo#652810907_iby8L-A-LB
Sat Mar 26, 2011 9:48 pm

BeqirS@...
BeqirS@...
http://groups.yahoo.com/group/lidhjashqiptare/post?postID=D0qs8F2iw8hzbiT5FJuhMhwbBp-zDmSuRfThbv5sAuQE-zGe0UdJWXEvX7vWELFtcOuWTXNAEXl5 Send Email

http://www.af.mil/shared/media/photodb/photos/990422-F-7910D-518.jpg
http://www.visualintel.net/USAF/Weapon-Systems/F-16-Falcon/9631421_rkBxG/42/652882076_xiTVo#652882076_xiTVo-A-LB

Wednesday, March 28, 2012

Drafti i ri për lustracionin: Ja kush duhet të lërë detyrën

Projektligji “Për pastërtinë e figurave të funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të zgjedhurve”, i përgatitur nga ekspertë të shoqërisë civile, ka për qëllim të kontrollojë pastërtinë e figurës së çdo funksionari publik të zgjedhur apo të emëruar për periudhën 24.10.1944 deri më 31.03.1991. Ky draft, por me një përmbajtje pak më të ndryshme u paraqit fillimisht në vitin 2008, (por që nuk u shqyrtua asnjëherë) nga Aleksandër Biberaj, asokohe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Sipas projektligjit të ripunuar, hapja e dosjeve duhet të përfshijë të gjithë zyrtarët, që nga Presidenti i Republikës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, deputetët, gjyqtarët, e deri te drejtuesit e medias. Propozimet janë hartuar me ekspertë të fushës, duke marrë edhe eksperiencën gjermane. Sipas projektligjit, ata zyrtarë të cilët kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe do të pranojnë dorëheqjen nga posti që mbajnë, dosja e tyre do të qëndrojë konfidenciale. Ndërkohë, Autoriteti i Kontrollit të Figurave brenda 120 ditëve nga marrja e vendimit është i detyruar të publikojë listat e plota të drejtuesve dhe punonjësve (legal dhe ilegal) të Sigurimit të Shtetit dhe të Hetuesisë së tij në vite. Në draft thuhet gjithashtu se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të regjistrojë kandidatët për deputetë të partive politike në rast se ata rezultojnë me dosje. Përjashtim në këtë rast do të kenë vetëm kandidatët e pavarur, të cilëve paralelisht do t’u publikohet edhe e kaluara e tyre.

Projektligj

“Për pastërtinë e figurave të funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të zgjedhurve”
Neni 1

Qëllimi i ligjit
1. Ky ligj ka për qëllim të kontrollojë pastërtinë e figurës së çdo funksionari publik të zgjedhur apo të emëruar për periudhën 24.10.1944 deri në 31.03.1991 lidhur me pjesëmarrjen e tij në strukturat politikëbërëse dhe zbatuese të diktaturës së proletariatit, si dhe drejtues apo punonjës operativ (legal apo ilegal), apo bashkëpunëtor sekret i ish-Sigurimit të Shtetit, deri më 02.07.1991, kur u krijua Shërbimi Informativ Kombëtar.
2. Ligji ka për qëllim të rregullojë ruajtjen, përpunimin, administrimin dhe përdorimin e të dhënave të arkivave të ish-Sigurimit të Shtetit në mënyrë që:
a. të garantojë aksesin individual në të dhënat personale të cilat Shërbimi i Sigurimi i Shtetit mblidhte e arkivonte për personin, për të njohur qëndrimin e gjykimin për personin dhe pasojat.
b. të sigurojë mbrojtjen e individit nga dëmtimi i të drejtës për privatësi të shkaktuar nga përdorimi i të dhënave personale të ruajtura;
c. të sigurohet njohja e plotë e veprimtarisë së organeve të diktaturës së proletariatit dhe Partisë së Punës në këto drejtime;
d. t’i jepet mundësi institucioneve publike si dhe privatëve për të marrë informacionin e kërkuar për të arritur qëllimet e përcaktuara në këtë ligj.
3. Ky akt do të jetë i zbatueshëm për të dhënat e arkivave, të cilat mund të gjenden në posedim të institucioneve publike të shtetit shqiptar, të individëve privatë, apo të organeve të tjera private.

Neni 2
Objekti i ligjit

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i funksioneve shtetërore, mbajtja e të cilave është e papajtueshme, për arsye të veprimtarisë së funksionarit në të kaluarën e tij, për shkak të qenies anëtar, drejtues apo bashkëpunëtor në strukturat politikëbërëse dhe zbatuese të dhunës së diktaturës së proletariatit apo të ish-Sigurimit të Shtetit.
Papajtueshmëria e funksioneve përcaktohet sipas kritereve dhe procedurave të këtij ligji.
Brenda tre muajve nga krijimi, Autoriteti duhet të informojë publikun për gjendjen e materialeve arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit, ruajtjen e dokumenteve, dëmtimet eventuale, shkaqet dhe përgjegjësitë.
Brenda një viti nga krijimi i Autoritetit, krijohet Arkivi Qendror i ish-Ministrisë së Punëve të Brendshme në varësi të Këshillit të Ministrave, ku grumbullohet gjithë dokumentacioni që sot është i shpërndarë. Ky arkiv me mbarimin e afateve të veprimit të këtij ligji dorëzohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Neni 3
Subjektet e verifikimit

Subjekte të verifikimit, sipas këtij ligji, janë të gjithë funksionarët publikë, të zgjedhur apo të emëruar, të cilët aktualisht ushtrojnë apo do të ushtrojnë një nga funksionet e mëposhtme:
a) Presidenti i Republikës së Shqipërisë
b) Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë;
c) Anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministrat, sekretarët e përgjithshëm, funksionarët politikë, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në strukturat e tjera shtetërore;
d) Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve të gjykatave dhe prokurorive;
e) Funksionarë të lartë të Presidencës, administratës së Kuvendit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese, të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas rangjeve të caktuara në pikën c;
f) Guvernatorë, zëvendësguvernatorë, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë;
g) Funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, si dhe oficerët me gradë “Gjeneral” dhe “Kolonel”;
h) Prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave;
i) Drejtuesit e drejtorive të administratës publike në nivel qarku dhe prefekture;
j) Anëtarët e këshillave të qarkut si dhe të këshillave bashkiake;
k) Funksionarë në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH), në Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU) dhe në Shërbimin i Kontrollit te Brendshëm (SHKB);
l) Funksionarë në Gardën e Republikës;
m) Drejtues të Policisë së Shtetit, drejtorë dhe shefa policie në nivel qarku si dhe në nivel komisariati;
n) Ambasadorë, këshilltarë e sekretarë në përfaqësitë tona diplomatike;
o) Drejtuesit dhe anëtarët e forumeve drejtuese në nivel qendror apo lokal të partive politike parlamentare si dhe të atyre që financohen nga buxheti i shtetit;
p) Drejtues, kryeredaktorë të mediave audio-vizive, si dhe të mediave të shkruara, me një tirazh ditor më të madh se 1000 kopje në ditë;
q) Drejtori i Përgjithshëm, zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtori dhe zëvendësdrejtori i Radios, drejtori dhe zëvendësdrejtori i Televizionit dhe drejtorët e departamenteve në Radiotelevizionin Publik Shqiptar; drejtori, zëvendësdrejtori dhe drejtorët e departamenteve në ATSH, si dhe anëtarët e KKRT dhe këshillave drejtues të mediave publike;
r) Rektorë, zv/rektorë, dekanë të universiteteve shtetërore publike dhe private si dhe drejtorët e shkollave të mesme publike dhe private.
s) Përfaqësuesit e lartë të komuniteteve fetare me nënshtetësi shqiptare.
t) Çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë apo i zgjedhur nga Kuvendi.

Neni 4
Papajtueshmëria e funksioneve


Pastërtia e figurës morale të funksionarit, të përcaktuar në Nenin 3 të këtij ligji, është e papajtueshme, me mbajtjen prej tij, gjatë periudhës 24.10.1944 deri 31.3.1991 të një prej detyrave të mëposhtme:
a) Anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar ose kandidat i Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretar i parë ose i dytë i komitetit të partisë së rrethit, kryetar ose zv.kryetar i komitetit ekzekutiv të rrethit;
b) Anëtar qeverie, anëtar i Këshillit Presidencial, kryetar dhe anëtar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm dhe zëvendës të tij, para zgjedhjeve të 31 Marsit 1991.
c) Zv. ministër i Punëve të Brendshme, oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve të Sigurimit të Shtetit si dhe kryetar dege; punonjës operativ (legal apo ilegal), bashkëpunëtor sekret i organeve të Sigurimit të Shtetit ose që ka bashkëpunuar në çdo mënyrë tjetër me Sigurimin e Shtetit, deri më 2.07.1991 kur krijohet ShIK.
d) Ambasador, sekretar ambasade dhe këshilltar në përfaqësitë diplomatike shqiptare.
e) Bashkëpunëtor si dhe agjent në shërbim të shërbimeve të huaja;
f) Anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve;
g) Hetues në organet e Sigurimit të Shtetit si dhe prokuror, gjyqtar apo ndihmës gjyqtar në procese politike speciale;
h) Denoncues apo dëshmitar rëndues në proceset politike.

Neni 5

Statusi dhe Përbërja e Autoritetit

Për zbatimin e këtij ligji, krijohet Autoriteti i Kontrollit të Figurës (AKF), i cili organizohet dhe funksionon si autoritet i pavarur.
Autoriteti është organ i përhershëm mbikëqyrje dhe kontrolli i pastërtisë së figurave të funksionarëve.
Autoriteti përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët propozohen si vijon:
a) Presidenti i Republikës;
b) Këshilli i Ministrave;
c) Avokati i Popullit;
d) Grupi parlamentar më i madh i mazhorancës;
e) Grupi parlamentar më i madh i opozitës.

Neni 6
Kushtet për t’u zgjedhur anëtar i Autoritetit
Anëtari i Autoritetit të Kontrollit të Figurës së funksionarit duhet të plotësojë këto kushte:
a) të jetë shtetas shqiptar
b) të ketë arsimin e lartë
c) të ketë vjetërsi punë jo më pak se 10 vjet në administratën publike dhe moshë mbi 35 vjeç
d) të mos jetë i dënuar për vepra penale
e) të mos jetë larguar nga puna ose nga shërbimi civil me masë disiplinore
f) të ketë figurë të pastër sipas kritereve të këtij ligji.

Neni 7
Fillimi i detyrës nga anëtarët e Autoritetit
Anëtarët e Autoritetit fillojnë ushtrimin e detyrës brenda 30 ditëve nga miratimi i Autoritetit.

Neni 8
Përfundimi i detyrës nga anëtarët e Autoritetit

Mandati i anëtarëve të Autoritetit është 5-vjeçar:
Çdo anëtar i Autoritetit zëvendësohet apo lirohet nga detyra në një nga rastet e mëposhtme:
a)       jep dorëheqjen
b)      vdes
c)       dënohet penalisht me formë të prerë
d)      deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë
e)       ushtron detyrën në kundërshtim me rregullat e konfidencialitetit të procedurave të verifikimit
f)       ushtron detyrën me shkelje të përsëritura dhe të pajustifikuara të rregullave proceduriale që rregullojnë funksionarin e Autoritetit
g)       kryen veprime që cenojnë rëndë integritetin e tij
h)      përfshihet në aktivitet politik si kandidat në zgjedhjet parlamentare apo në zgjedhjet e pushtetit lokal.

Neni 9
Veprimtaria e Autoritetit

a) Autoriteti organizohet dhe funksionon si Autoritet i pavarur, si organ i përhershëm mbikëqyrjeje dhe kontrolli i pastërtisë së figurave të funksionarëve sipas kritereve të përcaktuara në këtë ligj.
b) Autoriteti, gjatë veprimtarisë së tij, mbështetet nga sekretariati, rekrutimi i të cilit bëhet nga Autoriteti, mbi baza të aftësisë profesionale dhe plotëson kërkesat e nenit 6. Numri i personelit ndihmës dhe buxheti i Autoritetit përcaktohet me vendim nga Këshilli i Ministrave.
c) Autoriteti gjatë veprimtarisë së vet, gjithashtu asistohet nga personeli ndihmës i SHISH, Ministrisë së Brendshme si dhe i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, për të cilët është bërë më parë verifikimi i pastërtisë së figurës.
d) Kryetari dhe anëtarët e Autoritetit përfitojnë pagën sipas tabelës përkatëse të pagave të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar.
e) Autoriteti për veprimtarinë e tij informon çdo tre muaj Kuvendin e Shqipërisë, Presidentin e Republikës dhe Qeverinë.

Neni 10

Verifikimi i pastërtisë morale të kandidatit për anëtar të Autoritetit

Ky verifikim kryhet nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar brenda 10 ditëve nga marrja e njoftimit të propozimit nga institucioni përkatës.
Anëtari i Autoritetit është i detyruar që të heqë dorë nga vendimi i figurës së funksionarit në hetim, për shkak të papajtueshmërisë apo konfliktit të interesave si pasojë e lidhjes së tij me një nga rrethanat e nenit 72 pika 2,3,4 dhe 6 e ligjit “Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Për sa i përket verifikimit të figurës së çdo funksionari, anëtarët e Autoritetit nënshkruajnë një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit.

Neni 11
Të drejtat e Autoritetit

AKF-së, në funksion të përmbushjes së detyrave të ngarkuara me këtë ligj, ka të drejtë të kërkojë t’i vihen në dispozicion në arkivat përkatëse të gjitha materialet arkivore, duke përfshirë edhe dokumentet e Partisë së Punës të Shqipërisë, nga të cilat mund të merren të dhëna për veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit dhe të personave të veçantë, që kanë të bëjnë me zbatimin e këtij ligji dhe të kërkojë dublikate për dokumentet që do të përfshihen në dosjen e verifikimit të subjektit.
Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Mbrojtjes, gjykatat dhe prokuroritë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave apo çdo institucion tjetër shtetëror detyrohen të mundësojnë këtë pranë Autoritetit, brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës.
Autoriteti, paralelisht me verifikimin e figurave të zyrtarëve dhe të kërkesave që mund të marrë nga subjekte të ndryshme, do të menaxhojë dhe hapjen e të gjitha dosjeve të ish- bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.

Neni 12
Nisja e procedurës së verifikimit

Autoriteti vihet në lëvizje dhe nis procedurën e verifikimit të funksionarëve:
a) kryesisht, për të gjitha subjektet e përcaktuara në nenin 3, të këtij ligji
b) me kërkesë me shkrim, të titullarit të institucionit apo organit të emërtesës së tij, për funksionarin publik;
c) me kërkesë të vetë subjektit ose të personit, kur ai kandidon në mënyrë të pavarur në një proces zgjedhor.

Neni 13
Detyrimi për njoftime për emërimet apo zgjedhjet e reja

1. Drejtuesi i çdo institucioni depoziton tek Autoriteti, brenda 10 ditëve, njoftimin për kandidatët për emërime në një nga funksionet e përcaktuara në nenin 3 të këtij ligji. Akti i emërimit bëhet vetëm pas marrjes së dëshmisë së verifikimit të figurës së zyrtarit nga Autoriteti.
2. Në rastin e kandidatëve për t’u zgjedhur në Kuvend, në organet e qeverisjes vendore apo në organe të tjera përfaqësuese, ata i nënshtrohen verifikimit të figurës së zyrtarit përpara regjistrimit si kandidat në procesin përkatës zgjedhor. Ky njoftim bëhet nga kandidati ose propozuesit e tij dhe është i detyrueshëm.
3. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e regjistron kandidatin në rast se ky nuk paraqet dëshminë e verifikimit.
4. Regjistrohen ata kandidatë që kanë marrë nga Autoriteti përgjigje negative, në se kandidojnë si të pa varur ose vota është shprehur për ta (në mazhoritar apo me votë preferenciale). Në këto raste autoriteti publikon aktivitetin e tyre.

Neni 14
Thirrja e mbledhjes për procedurën e verifikimit

Kryetari i Autoritetit ose, në mungesë të tij, zëvendëskryetari, me autorizim të kryetarit thërret mbledhjen për procedurën e verifikimit brenda 3 ditëve nga data e marrjes së kërkesës për verifikim nga subjektet e përcaktuara në nenin 13 të këtij ligji.

Neni 15
Rregulla për Mbledhjen e Autoritetit
1. Autoriteti kryen procedurat e verifikimit të pastërtisë moralë të figurave nën drejtimin e kryetarit të tij dhe, në mungesë të tij, nga zv/kryetari:
2. Për çdo kërkesë për fillimin e procedurës së verifikimit ose për çdo rast të marrë ne proces verifikimi kryesisht, Autoriteti hap një dosje të posaçme, në të cilën depozitohen:
a) kërkesa
b) çdo akt dokumentacioni i veprimtarisë verifikuese
c) çdo akt i llojit dokument i marrë në këtë proces
3. Mbledhja e Autoritetit është e vlefshme kur në të marrin pjesë të gjithë anëtarët. Në vendin e atyre që mungojnë paraqiten zëvendësuesit …

Neni 17
Vendimmarrja
Çdo anëtar ka detyrën e votimit pro ose kundër, si dhe detyrimin për të motivuar votën e dhënë. Nuk lejohet abstenimi …


Neni 18
Rezultatet përfundimtare të procedurës së verifikimit
1. Në përfundim të procedurës së verifikimit, Autoriteti:
a) Kur rezulton se subjekti i verifikuar është i papërfshirë në veprimtaritë e përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji, vendos për lëshimin e dëshmisë së pastër të figurës morale. Kjo dëshmi plotësohet sipas formularëve të aneksit “A” dhe “A/1” bashkëlidhur këtij ligji dhe nënshkruhet nga kryetari apo, në mungesë të tij, nga zëvendëskryetari. Dëshmia i komunikohet kërkuesit të procedurës së verifikimit, si dhe subjektit të verifikuar.
b) Kur rezulton se subjekti i verifikuar është i përfshirë në veprimtaritë e përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji, vendos të lëshojë dëshminë e verifikimit të figurës morale, sipas formularit të aneksit “B/1” bashkëlidhur këtij ligji. Kjo dëshmi, e nënshkruar nga kryetari ose, në mungesë të tij, nga zëvendëskryetari, i njoftohet subjektit të verifikuar si material konfidencial. Pas marrjes së dëshmisë, sipas kësaj shkronje, subjekti i verifikuar ka të drejtë të njihet me aktet e përfshira në dosjen e tij pranë Autoritetit nëpërmjet nënshkrimit të formularit për mbrojtje të informacionit të klasifikuar.
2. Kur zyrtari nuk është dakord me vendimin e shkronjës “b’’, të paragrafit të parë të këtij neni apo ka pretendime të tjera ndaj komisionit, ai gëzon të drejtën të paraqesë shpjegime me shkrim dhe dokumentacion provues për çështjen brenda 30 ditëve. Komisioni ka detyrim të shqyrtojë shpjegimet e zyrtarit dhe brenda 10 ditësh nga paraqitja e tyre të vendosë:
a) lënien ne fuqi të vendimit, ose:
b) ndryshimin e tij.
Një kopje e këtij vendimi i njoftohet brenda 10 ditësh zyrtarit dhe institucionit të tij të punës apo organit që e ka zgjedhur. Komisioni lëshon dëshminë e verifikimit, sipas formularit “përkatës”; ose lëshon dëshminë, sipas shkronjës “a” të pikës 1 të këtij neni.
Njoftimi i institucionit kryhet sipas formularit “B”. Ky vendim mund të ankohet vetëm sipas procedurës së përcaktuar në nenin 21 të këtij ligji.

Neni 19
Vlera e dëshmisë së verifikimit

Dëshmia e verifikimit ka fuqi të plotë provuese mbi faktin e pastërtisë së figurës së çdo funksionari publik të zgjedhur apo të emëruar.

Neni 20
Ankimi gjyqësor

1. Subjekti i verifikuar mund të ankimojë dëshminë e verifikimit, sipas shkronjës “b” pika 1 të nenit 18 të këtij ligji, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor.
2. Me kërkesë të subjektit që verifikohet, gjykata vendos zhvillimin e gjykimit me dyer të mbyllura.
3. Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, subjekti i verifikuar mund të ankohet në Gjykatën e Apelit brenda afateve të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile. Subjekti i verifikuar mund të ushtrojë rekurs në Gjykatën e Lartë brenda afateve të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile.

Neni 21
Vendimi i Autoritetit
Vendimi i komisionit sipas shkronjës “a”, pika 1 e nenit 10 të këtij ligji merr formë të prerë menjëherë me nënshkrimin e procesverbalit nga të gjithë anëtarët e mbledhjes. Kryetari i komisionit, sipas formularit “A” dhe “A/1” nënshkruan vendimin e komisionit…

Neni 22
Pasojat e dëshmisë në rastin
e personave që do të kryejnë një funksion publik

1. Kërkuesi i procedurës ose vetë subjekti i verifikuar, menjëherë pas marrjes së dëshmisë së verifikimit, të lëshuar sipas shkronjës “a “ të pikës 1 të nenit 19 të këtij ligji, e paraqet për depozitim atë në institucionin, pranë të cilit do të fillojë të kryejë funksionin publik ose pranë organit që bën regjistrimin e kandidatëve për proces zgjedhor.
2. Kërkuesi i procedurës, menjëherë pas marrjes së dëshmisë së verifikimit, të lëshuar sipas shkronjës “b” të pikës 1 të nenit 19 të këtij ligji, thërret subjektin e verifikuar dhe i njofton atij skualifikimin nga vazhdimi i mëtejshëm i procedurës së emërimit ose zgjedhjes, për shkak të padenjësisë së figurës së tij.
3. Kur subjekti i verifikuar deklaron se ka bërë ankim gjyqësor dhe paraqet kopje të aktit të ankimit, procedura e pikës 2 të këtij neni nuk pezullohet derisa vendimi i gjykatës të marrë formë të prerë.

Neni 23
Pasojat e dëshmisë në rastin e personave në detyrë

1. Kërkuesi i procedurës së verifikimit, menjëherë pas marrjes së dëshmisë së verifikimit, të lëshuar sipas shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 19 të këtij ligji, e depoziton atë në dosjen individuale të personelit.
2. Kërkuesi i procedurës së verifikimit, brenda 3 ditëve nga lëshimi i dëshmisë së verifikimit, sipas shkronjës “b” të pikës 1 të nenit 19 të këtij ligji, depoziton dëshminë në dosjen individuale të personelit dhe njofton subjektin e verifikuar për zhvillimin e një seance të mbyllur informuese brenda 10 ditëve.
Në këtë seancë marrin pjesë edhe dy persona të caktuar nga titullari i institucionit ose organi i emërtesës. Gjatë zhvillimit të kësaj seance informuese mbahet procesverbal, i cili nënshkruhet nga të gjithë të pranishmit. Subjekti i verifikuar, nëse e kërkon, pajiset me një kopje të procesverbalit.
3. Kur subjekti i verifikuar deklaron se ka ankimuar procedurën e verifikimit të zhvilluar nga Autoriteti dhe paraqet kopje të ankimit të tij, seanca informuese shtyhet për t’u zhvilluar menjëherë pas marrjes formë të prerë të vendimit gjyqësor.
4. Në rastet e tjera, kur subjekti i verifikuar në përfundim të seancës deklaron ose depoziton dorëheqjen e menjëhershme nga detyra, akti i dorëheqjes arkivohet në dosjen personale të subjektit dhe materiali verifikues (dëshmia e verifikimit dhe procesverbali i seancës informuese) mbetet konfidencial.
5. Kur subjekti i verifikuar deklaron se nuk dëshiron të japë dorëheqjen nga funksioni, atëherë, brenda 10 ditëve nga seanca informuese, mbi bazën e dëshmisë së verifikimit përfundojnë marrëdhëniet e tij të punës me motivacionin “papajtueshmëri e figurës së funksionarit sipas këtij ligjit”.

Neni 24
Transparenca me publikun

1. Autoritetit i Kontrollit të Figurave do të publikojë në faqen e vet zyrtare informacion për numrin dhe emrat e personave zyrtarë të verifikuar sipas këtij ligji.
Ky informacion përditësohet çdo javë
2. Autoriteti duhet që brenda 90 ditëve të publikojë edhe listat e përpunimit aktiv A-2 dhe B-2, si dhe emrat e personave për të cilët ka denoncime.
3. Autoriteti brenda 120 ditëve të publikojë listat e plota të drejtuesve dhe punonjësve (legalë dhe ilegalë) të Sigurimit të Shtetit dhe të Hetuesisë së tij në vite.

Neni 25
E drejta për t’u njohur me dosjen personale

1. Çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të njihet me të dhëna personale në lidhje me atë që përmbajnë dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, ose arkivat e tjerë sipas përcaktimeve të këtij ligji. Kërkesat për këtë mund të paraqiten 6 muaj pas fillimit të punës nga Autoriteti.
2. Për njohjen e këtyre të dhënave shtetasi paraqet kërkesë me shkrim në Autoritetin Shtetëror. Autoriteti, brenda 90 ditëve nga paraqitja e kërkesës, është i detyruar të kthejë përgjigje negative nëse nuk ka të dhëna ose, nëse ka të dhëna, të sigurojë mundësinë që shtetasi të njihet me to. Në çdo rast shtetasi njihet vetëm me të dhënat personale të tij dhe i ndalohet të njihet me të dhënat e personave të tretë të tjerë që mund të përmbajë dosja e tij…..
3. Rregulla të hollësishme për zbatimin e këtij neni përcaktohen në Rregulloren e Funksionimit të Autoritetit.

Neni 26
Përdorimi i të dhënave të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit nga organet publike dhe private.

1) Nëse Autoriteti vendos ose vihet në dijeni se të dhënat në dosjen personale të subjektit janë të pasakta, apo janë kontestuar nga ana e subjektit, atëherë mbahet një procesverbal me vërejtje në lidhje me verifikimet e bëra sipas rastit.
2) Interesat e ligjshme të personave të tjerë nuk mund të dëmtohen nga përdorimi i të dhënave.

Neni 27
Fondi arkivor

Komisionit, brenda 3 muajve i vihen në dispozicion dublikatat e dokumenteve dhe fondit arkivor të komisioneve të ngritura me ligjin nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”.

Neni 28
Verifikimi i figurës së zyrtarëve në detyrë

Autoriteti, sipas radhës së përparësisë së përcaktuar në Nenin 3 të këtij ligji, brenda 6 muajsh përfundon verifikimin e figurës së çdo funksionari.

Nuk kam lindë i majtë,jam bërë në jetë…



AlbDreams
Rrëfën nenkoloneli në pension Mark Gjonaj.
Dy videointervista,pergjigjet nenkoloneli i policise sot në pension,jeton dhe punon në SHBA-se.
Ke lindë apo je berë majtist? Kurë flet me respekt për Enver Hoxhen a e quan fyerje për ish të persekutuarit politik të Shqiperise?
A duhet te ekzistoj ligji i denimit me vdekje. Kure kanë jetuar shqiptaret me mirë në kohen e rregjimit te Enver Hoxhes apo sot?
Pse pikrisht u bërë oficer policie e jo diçka tjeter? A duhet rishkruar historia ? Pse flet për Enver Hoxhen se është burrë shteti kurë historinë e Ahmet Zogut nuk e njeh ?
Keto dhe shumë të tjera në videointervisten  me Nenkolonelin e Policisë Mark Gjonaj,një nga komentuesit më aktiv në website  AlbDreams për më shumë se tre vjet.




 

Monday, March 26, 2012

Videointerviste:20 vjet më vonë,larg atdheut-22 Mars 2012

ALBTVUSA
Në një bisedë televizive nga gazetari Rafael Floqi me Rush Dragu,një nga protogandistet e fitores se PD-se ne Malesi te Madhe