BEQIR SINA, New
York
OTTAWA CANADA : Darren Miles, është një legjendë e atyre pilotëve të
sulemeve 78 ditore që gjunjëzuan Serbinë dhe ndalur dorën e krimit në Kosovë.
Në tokë Ushtria Çlirimtare e Kosovës(UÇK) dhe në ajër sulmet e pandërprera, 78
ditore të Natos, i dhanë fund një sundimi gjakatar, të kryekasapit të
Ballkanit, duke çliriuar Kosovën dhe lagruar njëherë e përgjithmonë Serbinë
nga Kosova.
Mes kontigjentit të "Skifterve" të ajrit i paharruar për Kosovën do të
jetë edhe kujtimi i këtij piloti kandazez që në një aksident ajror gjatë një
ushtrimi në hapsirën ajrore të Kanadasë mbeti fatkeqësisht i vdekur 8 vjetë më
parë. Kapiteni i ndjerë i forcave ajrore kanadeze, ska dyshim që sot është një
hero në mesin e kanadezëve, mirëpo ai një nder të tillë, ai do t'a ketë edhe
në mëndejn dhe zemërn e shqiptarve kudo qofshin ata, sa herë që të kojtohet 24
Marsi që ndryshoi botën, do të përmendet edhe misioni i tij për bombardimet e
caqeve serbe në 24 marsin e 1999 në ndihmë për shqiptarët e Kosovës, si piloti
i NATO-s.
Në rekordin e tij thuhet se piloti kanadaez me gradën kapiten , tashmë i ndjeri Darren Miles, :"Për 78 ditë, piloti më i ri, i atyre sulemeve ajrore dhe impresionues kanadeze, lëshonte bomba duke fluturuar me zhdërvjellejtësi nëpër qiell mbi Serbi dhe caqet e krimit mbi Kosovë, duke shkatërruar dhe tronditur nga themelet makinerinë e egër ushtarake serbe" e cila më në fund u dorzua duke pranuar kapitullimin e saj në Kosovë.
Piloti kanadez Darren Miles, i cili pati dy fate të ndryshme ndërroi jetë tragjikisht më 10 dhjetor 2004 në moshën 31 vjeçare. Përderisa, Heroi po kryente një manovër në kuadër të Forcave Ajrore Kanadeze, kur në një moment humb kontrollin dhe avioni ushtarak, rrëzohet mbi një bazë ushtarake në provincën Saskatchevan, në perëndim të Kanadasë, rreth 600 klimetra në lindje të kryeqytetit të saj Ottawa.
Shtyi vendas dhe ai ushtarak ka shkruar se Darren Miles njihet si një hero në Kanadë dhe se karriera e tij ishte përkushtuar vetëm për t'i shërbyer flamurit dhe uniformës së ushtrisë Kanadeze. Ai u lind më 24 korrik 1973 në New Westminster në British Columbia dhe që në moshë të re nisi të ndjekë shkollën dhe artin ushtarak, duke u bërë më pas mbasi mbaroi edhe shkollën e pilotëve pjesë e skuadrës Royal Canadian Air.
Në motivacionin etij lexojmë se i ndjeri për një periudhë të shkurtër tregoi shkathtësitë e tij profesionale si pilot dhe atij iu sigurua vendi në skuadrën e avionëve bombardues. Ai u bashkua me forcat e NATO-s, Tactical Fighter Squadrons, ku shërbeu me avionët kanadez në bazën e NATO-s, komanduar nga SHBA-të, në Aviano, Itali në vitin 1999. Ai pareshtur ishte piloti i dalluar në mesin e aviacionit kanadez, qëndroi dhe goditi fuqishëm caqet e Serbisë dhe makinerinë ushtarake në Kosovë, gjatë sulemeve 78 ditore.
Por ja që i ndjeri nuk u rrëzua dhe nuk vdiq as në çlirimin e Kosovës, ku
mori pjesë aktive në bombardimet 78 ditore kundra bazave ushtarake serbe dhe
caqeve të tyre në Kosovë, fati i keq e solli që piloti kanadez me gradën
Kapiten Darren Miles "Milhouse" Selby, të vdes tragjikisht më 10 dhjetor 2004.
Pra, tetë vjetë më parë, ndërsa ishte duke ushtruar në ajër, për pozitën e tij
të re, me aeroplanët me një pilot Snowbirds, i Forcave Ajrore Kanadeze.
Miles u tha se vdiq teksa manovronte në ajër me një avion luftarak
kanadez, i cili u rrëzua më pasë në afërsi të një baze ushtarake ajrore në
provincen Saskatchevan në perëndim të Kanadasë. Së bashku me Sellbyn vdiqën
edhe dy viktima. Shkaqet eventuale ishin sipas eksperteve të rrëzimit të
avionit të tyre shkaqe teknike. Fluturaku i rrëzuar ishte i tipit Tutor
CT-114.
Nga rrëzimi i këtij areoplani ushtarak , vidqën piloti Miles dhe një një
foto-operator ushtarak, të cilët u ngritën për ushtrim prej bazës 15 Wing, në
afërsi të qytetit Moose Jaw. Aeroplani i përkiste forcave ajrore luftarake
Kanadaze nga skuadroni "Canadian Forces Snowbirds". Aeroplani kur u rrëzua
ishte duke demostruar me katër avionë të tjerë. Kohë, kjo, kur u shkëput
aeroplani dhe pasi u rrutullua disa herë në ajër, ra fuqishëm në tokë, teksa
shpërtheu flaka e madhe , thanë deshimtarët që e filmuan ngjarjen, duke marrë
jetën e të dyve.
Kapiten Darren Miles "Milhouse" Selby vdiq tragjikisht më 10 dhjetor 2004, u lind më 24 korrik 1973 në New Westminster në British Columbia. Miles pati banuar në qytezën Tsawwassen të rajonit British Columbia, ku ai ka marrë edukimin e tij fillestar dhe më vonë u bë anëtar i forcave ajorore Kanadeze, në Royal Canadian Air, skuadroni kadetëve 828 - Uragani.
Pasioni i tij për t'u bashkuar me Forcat e Armatosura Ajrore Kanadeze,
pas diplomimit të shkollës së mesme, thonë se e bëri atë të ndjekë rrugët e
shkollës ushtarake, në kolegjin Royal College, ku ai ka arritur të marrë një
diplomë Bachelor i Shkencës.
Më pasë ai erdhi duke u ngritur në profesionin e tij . Ai është trajnuar
më pas në krahë, të pilotëve kanadez të standardeve ndërkombëtare, nga shkolla
e aviacionit ushtarak Moose Jaw, Saskatchewan. Menjëherë pas trajnimit, ai u
dërgua si një pilot i taktikës luftarake, piloti parë me aeroplanët bombardues
Hornet CF-18.
Ndërsa në një shkallë, e cila quhet 416 (Lynx) dhe më pas 441 (Silver
Fox), Miles, iu bashkua skuadrave të aeroplanëve që merrnin pjesë direkt në
bombadime. Ai u bashkua me forcat e NATO-s, Tactical Fighter Squadrons, ku
shërbeu me avionët kanadez në bazën e NATO-s, komanduar nga SHBA-ës, në
Aviano, Itali, për luftuar me aeroplanët bombardues, gjatë misioneve të
NATO-s, të sulmeve ajrore në mbi Serbi dhe caqet e saj në Kosovë, të cilat
nisën më 24 mars 1999 dhe përfunduan më 9 Qershor 1999- Ditën kur u gjunjëzua
Serbia dhe Kosova u çlirua, nga një sundim qindra vejçar i Sërbisë mbi
Kosovën.
Përkatësishtë, kjo është ajo që njihet ndryshe edhe periudha e
bombadimeve 78 ditore të NATO-s, kundra Serbisë, bazave të saj ushtarake dhe
caqeve në Kosovë, e për rreth saj.
Kur filtet për jetën e tij thuhet se gjatë kësaj kohe ai u takua me një
vajzë që nisi dhe dashurinë e jetës së tij, e cila quhej Julie Anderson, ishte
vajza me të cilën ai u martua në prill, 2002.
Piloti me gradën Kapiten Darren Miles "Milhouse" Selby, vdiq në moshën 31 vjeç. Por ai do të kujtohet gjatë nga shqiptarët si një ndër ata pilotë bombardues nga më të sukseseshmit, mbi strofkullat, e policisë, dhe ato ushtarake e paraushtarke serbë në territorin e Serbisë, dhe ato që kishin mbetur në Kosovë në atë kohë.
Mbasi sulmit 78 ditë ajror kundra Serbisë ose ish "Jugosllavisë" së
mbetur në atë kohë e cila nuk egsiton më mbas shkërrmoqjes së saj ; kjo luftë
është konsideruar, si një ndër sulmet më të përpikta edhe në historinë e
luftës ajrore të Natos. Pilotët e NATO-s, nën komandën e SHBA ishin nga më të
suksesëshëmit dhe më të përpikëtët, të kualicionit të NATO-s, në fushatën e
sulmeve ajrore mars - qershor të vitit 1999 - në luftën për çlirimin e
Kosovës, të ndihmuara nga toka nga ufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare e
Kosovës UÇK-ja.
Darren Miles "Milhouse" Selby, është i njohur se gjatë këtyre sulmeve ajrore, si pilot bombardues, kreu më shumë fluturime bombarduese gjatë asaj fushate, të drejtuar ndaj bazave ushtarake, e paraushtarake serbe ne territorin e Serbisë dhe caqeve të tyre në Kosovë. Lufta me sulmet ajrore zgjati 78 ditë, dhe solli çlirimin e Kosovë nga sundimi barbar serbë me në krye kryekasapin e Ballkanit, diktatorit të fundit sllavo - komunist Sllobodan Millosheviqit. I cili, vdiq më pasë në qelitë e burgut ndërkombëtarë të Hagës.
Piloti kanadaes, Darren Miles "Milhouse" Selby, në 24 Marsin e Lirisë së
Kosovës, kujtohet si një ndër pilotët e suksesshëm, i cili deri ne ditën e
vdekjes së parakoheshme, kreu me disa lloje aeroplanësh ushtarak, mbi 2,650
orë fluturime. Përfshirë, këtu edhe të gjitha ato orë flutirime të luftës 78
ditore, të NATO-s, gjatë bombardimeve ndaj Serbisë.
Me bombarduesit CF-18 Hornet, në 2001 për suksesin që pati në fushatën e
sulemeve ajrore kundra Serbisë, në mars 1999, në Kosovë, në vendin e tij
Kanada, u ngritë në detyre me gradën si komnadat i bazës, në skuadriljen "441
Tactical Fighter Squadron" në Cold Lake, Alberta.
Më pasë Darren Miles "Milhouse" Selby, i cili vdiq në moshën 31 vjeç, ka
marrë pjesë në disa manovra ushtarake të përbashkëta të avionëve të NATO-s, në
programin e ashtuquajtur; "Tactical Leadership Program" në Firence - Itali dhe
në Bruksel - Belgjkë, dhe në më të fundit program "Mass Attack Lead Upgrade"
në 2002, deri sa vdiq në dhjetor 2004.
Ai kujtohet sot, si një ndër pilotë e suksesshëm, i cili deri ne ditën e vdekjes kreu me disa lloje aeroplanësh ushtarak mbi 2,650 orë fluturime. Përfshirë, këtu edhe të gjitha ato orë fluturimesh të luftës 78 ditore të NATO-s gjatë bombardimeve ndaj Serbisë.
Photo 6 of Darren Miles Selby
Photo of Darren Miles Selby
Sat Mar 26, 2011 9:48 pm
BeqirS@...
BeqirS@... Send Email |
Sat Mar 26, 2011 9:48 pm
BeqirS@...
BeqirS@... Send Email |
No comments:
Post a Comment