Wednesday, March 14, 2012

Biografia e ‘46: Si u vranë Qemal Stafa dhe Vojo Kushi

Dritëhijet e ngjarjeve të bujshme në Tiranën e vitit ‘42
Vrasjet e mistershme të Qemal Stafës, Vojo Kushit, Sadik Stravelecit e Xhorxhi Martinit pak çaste pas ndarjes me Enverin.
“Enveri urdhëroi për të vrarë Niko Xoxin e Sadik Premten”
“Koçi Xoxe ishte miku më i afërt i Enverit”
…vijon nga numri i kaluar
Tre heronjtë e Kodrës së Kuqe, Vojo Kushi, Xhorxhi Martini e Sadik Stravreleci, janë vrarë në një shtëpi në Tiranë pak çaste pasi janë ndarë me Enverin. Në pamje të parë, mënyra si e përshkruan këtë ngjarje të bujshme dokumenti i vitit ‘46, përjashton çdo dilemë për rrethanat e tragjedisë, por leximi i vëmendshëm i variantit të servirur aty nga Enveri, të cilin nuk e ka përmendur më kurrë, të krijon një shije dyshimi, që vë në diskutim jo thjesht kronologjinë e ngjarjes. “Enveri mbriti në bazën ilegale të tre martirëve 12 orë para vrasjes së tyre, pohon dokumenti. Aty takoi shokët, u hoqi vërejtje për lëshimet që kanë bërë, i porosi të marrin masa mbrojtjeje, këshilloi Xhorxhi Martinin të mbërthejë mekanizmin e kobures njëzetëshe me të cilën loste. Sadik Stravrelecit i dha udhëzime të niset të nesërmen në Kosovë. Korrierin që do të nisej për te çeta e Baba Fajës e këshilloi të ikë që pa gdhirë. Të zonjën e shtëpisë, një militante të vjetër, e urdhëroi që mos të qasë aty Anastas Lulon. Por, plani dështoi. Të nesërmen që me natë forcat armike rrethuan shtëpinë. Lufta vazhdoi 6 orë me radhë. Gjashtë orë të tjera Enveri nuk luajti nga dritarja e shtëpisë ku ndodhej 600 metro larg vendit të ngjarjes. Ay dëgjonte poteren e armëve dhe merrte me mend se ç’ndodhte. I prekur thellë nga vdekja e shokëve, atë ditë shkroi me dorën e vet traktatin “Tre heronj”, i cili u shpërnda përnjëherësh”. Ky është varianti i autorëve të biografisë së vitit ‘46 për ngjarjen e Kodrës së Kuqe. (Aty, veç të tjerave, nuk përmendet prania e të mbijetuarit të tragjedisë). Enveri, sipas tyre, nuk ka qenë vetëm vizitori i fundit i bazës ilegale, por edhe dëshmitari i ngjarjes të cilën e ka ndjekur nga afër(!)Çuditërisht e njëjta gjë ka ndodhur edhe në rastin e Qemal Stafës, i cili, siç konfirmohet te “Biografia…” është sulmuar në bazën e tij “pak momente pasi merr udhëzimet nga Enveri për të shkuar në Vlorë”. Sidoqoftë, jo çdo rastësi mund të bëhet shkak për hamendësime të ndryshme, megjithatë, mënyra si është zbardhur më vonë kronika e këtyre ngjarjeve nga protagonisti i “Biografisë…” dhe disa pohime të kundërta me variantin zyrtar të publikuar vitet e fundit nga dëshmitarë të tjerë, nuk e kanë fashitur përfundimisht misterin rreth tyre. Ndërkaq, pjesa në vijim e dokumentit zbulon të tjera ndodhi nga jeta e diktatorit në fillimin e viteve ‘40. Ndër to duken interesante konsideratat për Koçi Xoxen, që përcaktohet si kreu i hierarkisë së miqve më të afërt të Enverit, paçka se     pak më vonë do të zinte kreun e agjenturës antishqiptare dhe urdhrat për ekzekutimin e Niko Xoxes e Sadik Premtes…
* * *
Enveri vazhdonte të qëndronte në Tiranë për të drejtuar punën dhe aksionet. Shtëpitë e popullit fukara të lagjes së Tiranës “Vorri i Bomit” u bënë qendrat kryesore, nga ku dilnin parullat dhe direktivat që mobilizonin masat për luftë. Enveri është në kontakt të përditshëm me shokët që kanë përgjegjësi të ndryshme. Ai i udhëzon këta në luftën e tyre dhe nëpërmjet tyre merr eksperiencën e masave. Shoku i tij më i afërt, Koçi Xoxe, arrestohet. Qemal Stafa pasi merr udhëzimet nga Enveri për të shkuar në Vlorë, rrethohet dhe vritet në lagjen e Tiranës, të tjerë shokë bien dëshmorë. Pas dhjetë muajsh përpjekje të Partisë, ishin krijuar konditat e themelimit të Frontit, Italia dhe Gjermania fashiste ishin n’apogjenën e fitoreve të tyre. Me trakte, me organin e rregullt “Zëri i Popullit”, Partia kishte arrirë të ngjallë dashurinë më të madhe për Bashkimin Sovjetik, për Stalinin, për ushtrinë e kuqe heroike. Kundër manovrave dhe demagogjisë fashiste që përpiqej të mbillte urrejtjen mes popujve, Partia kishte ngjallur   dashurinë kundrejt popujve të tjerë të shtypur, sidomos kundrejt popujve të Jugosllavisë. Në Shqipëri rezistenca kishte marrë proporcione të mëdha në zonat e çliruara, si Peza, Opari, Tomorica, Mesapliku, Mallakastra etj. Çetat e armatosura vepronin në luftë të hapët me okupatorin. Postat e karabinjerisë ishin spastruar, armiku ishte strukur në qytete, autokolonat e tij qarkullonin të shoqëruara me autoblinda. Çetat vrisnin dhe zinin rob me qindra ushtarë italianë, shkatërronin ura, rrugë, prisnin vijat telefonike, sulmonin depot e ushqimit dhe ua ndanin këto popullit. Njësitë në qytete ishin zmadhuar pa masë. Në këto kondita dhe me këtë aktiv  lufte, Komiteti Central i Partisë mori vendimin për organizmin e Frontit Nacionalçlirimtar.
Vojo Kushi
Në Konferencën e Pezës, që u mblodh për këtë qëllim më 16 shtator 1942, u thirrën dhe kishin ardhur të përfaqësonin nga të gjitha shtresat e popullit dhe patriotë si Myslym Peza, Baba Faja, Haxhi Lleshi etj. Komiteti Central i Partisë kishte deleguar Enver Hoxhën, Nako Spirun dhe shokë të tjerë. Enveri shtroi në konferencë eksperiencën që kishte mbledhur deri atëherë nga përpjekjet e masave popullore, të cilat kishin fituar besimin në triumfin e kauzës së tyre. Ai dha kuptimin e drejtë të bashkimit që duhej, bashkimi i cili do të realizohej vetëm në zjarrin e luftës antifashiste dhe do të krijonte atë bllok të vetëm të të gjitha forcave popullore, pa dallim feje, krahine ose ideje, dhe që kishte predikuar me kohë Partia Komuniste Shqiptare. Ay theksoi nevojën e goditjes dhe të shkatërrimit total t’aparatit të vjetër të shtetit që kishte kapitulluar më 7 prill 1939 dhe të ngritjes së një pushteti të ri. Shoku i tij, Naku Spiru, ngriti çështjen e organizmit të shëndoshë t’organizatës së rinisë. Mbi këto vija të përgjithshme doli rezolucioni i Konferencës së Pezës, që u hartua prej Enver Hoxhës dhe Naku Spirus. Rreth mbledhjes së Pezës armikut i kishte rënë era, por nuk dinte ekzakt vendin dhe qëllimet e mbledhjes. Me gjith’atë ay grumbulloi forcat dhe i lëshoi në sulm për t’i rrethuar dhe për të djegur gjithë zonën. Po ishte vonë, konferenca kishte mbaruar punën 2 ditë më parë dhe delegatët ishin shpërndarë. Vetëm Enveri me disa shokë, duke u kthyer për në Tiranë, takon forcat armike që shkonin të rrethonin Pezën. Ata kishin me vete thasët me material të konferencës të botuar në shtypshkronjën ilegale që kishin të fshehur në mal. Qenë në rrezik të kapeshin, por shpejtësia dhe manovrimi i tyre depistoi vërejtjen e armikut, ata fshehën materialin në një han mbanë rrugës dhe me një farë taktike i shpëtuan nga duart e armikut, i cili u kujtua vonë dhe kontrolloj të nesërmen n’anën ku gjeti dhe zuri materialin, i cili u ribotua përsëri dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë. Në Pezë delegatët kishin mbetur dakord të bëheshin aksione me karakter të përgjithshëm. Aksioni u krye me sukses, u prenë gjitha rrjetat telefonike dhe u sulmuan autokolonat e armikut. Vetëm një nga delegatët e konferencës nuk e zbatoi detyrimin që kishte marrë përsipër, ky ishte Abaz Kupi, i cili vazhdoi në këtë rrugë gjersa u hodh jashtë nga Këshilli i Përgjithshëm. Partia mobilizoi gjithë forcat e saja për realizimin e kësaj vepre të madhe. Pa marrë parasysh rreziqet, nën ndjekjen më të egër të Mustafa Krujës, komunistët edhe patriotët mblidhnin popullin e fshatrave dhe qyteteve dhe organizonin këshillat n.çl. Si reaksion kundër vendimeve të Pezës, okupatori nxiti dhe krijoi forma të reja organizimi të reaksionit të brendshëm, si Ballin Kombëtar dhe të tjera organizata, duke filluar gjithashtu dhe operacione në shkallë të gjerë.  Balli, në të cilën merrnin pjesë të gjithë bejlerët dhe borgjezia reaksionare, “Grupi i Zjarrit”, i vetquajtur komunist, organizoi luftën tok me okupatorin kundër Frontit N.Çl. Në qytete dhe sidomos në Tiranë, ku aksionet ishin bërë të rrezikshme për okupatorin, ay vuri në urdhër të ditës terrorin më të zi. Çdo natë bllokoheshin mëhallë të tëra, arrestoheshin, burgoseshin dhe vriteshin patriotë pa gjyq, masakroheshin njerëz të dyshimtë. Për shumë kohë pas Konferencës së Pezës, Enveri vazhdon të qëndrojë në Tiranë në krye të punës, që kishte ngarkuar partia e tij. Okupatori e kishte dënuar me vdekje ne mungesë dhe ndjekjet kundër tij ishin bërë më të dendura. Fotografia e tij ishte shpërndarë në të katër anët, por agjentëve dhe
Qemal Stafa
informatorëve fashistë nuk mund t’u shkonte kurrë në mendje se muratori me emër usta Hasani, me një kapellë të vjetërt, me robe të shqyera dhe me fytyrë tërë këlqere, ose elektricisti Thanas me petkë të thjeshtë, punëtori me veglat e zanatit nën sjetull, që u kalonte kushedi sa herë përpara, ishte vetë Enveri, njeriu që kërkohej dhe duhej kapur i gjallë ose i vdekur. Armiku kishte informata që një njeri me karakteristikat e tij, i pashëm, me sy të zezë dhe vetulla të gjera ishte kapur pa dokumenta dhe s’tregonte emrin, por Enveri ishte në Tiranë, në rrugën e Gazhinës, karshi postës së karabinjerisë, që ruante lëvizjet e njerëzve të dyshimtë. Ishte aty dy net dhe dy ditë me radhë delegati i Komitetit Central të Partisë në mbledhjen e aktivit të Tiranës, i ruajtur nga shokët e tij me bomba, automatikë dhe mitraloza në duar, gati kundër çdo rreziku. Një lajm tjetër i vjen okupatorit se policia e Prizrenit ka rënë në gjurmë të një njeriu të dyshimtë që i përngjan Enverit. Por, është tamam atëherë kur Enveri ka shkuar të organizojë Konferencën I të vendit të Partisë, që u mblodh në Labinot t’Elbasanit në vitin 1943. Në këtë konferencë të madhe dhe të parë të partisë së Enveri paraqit raportin. Ay vuri në dukje luftën që kishte bërë partia e jonë e re kundra elementave deviatorë të mëngjër, kundra opurtunistëve, ay vuri në dukje rreziqet që e kërcënojnë Partinë nga këta njerëz, vuri në dukje mbeturinat e sëmundjeve të grupeve, të cilat duheshin luftuar me ashpërisë më të madhe, ay vuri përpara Konferencës së Partisë detyrën e organizmit sa më të fortë të luftës kundra okupatorit. Ay kërkoi zgjedhjen e Komitetit Central definitiv të Partisë. Nga Konferenca historike e Partisë doli Komiteti Central i Partisë dhe Enveri u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i saj. Partia Komuniste po bëhej një forcë e madhe, ajo ecte me hapa të sigurta drejt rrugës që e mësonin mësuesit e mëdhenj Marksi-Engelsi-Lenini-Stalini. Pas Konferencës së Partisë, Enveri thirri disa krerë të “Grupit të Zjarrit” dhe duke iu vënë në dukje atyre punën anti-marksiste dhe tradhtare që po bënin, i urdhëroi t’i dorëzonin partisë kuadrot e grupit dhe gjithë punën e tyre, të hidheshin pa rezerva në luftë kundër okupatorit, anëtarët më të mirë të grupit të shkriheshin në radhët e partisë dhe të leftohej   udhëheqësi i këtij grupi, arkeo-marksist dhe sipuni i Mustafa Krujës, Zisi Andrea, me pseudonimin Zjarri. Kjo ishte fjala e fundit e partisë kundër “Grupit të Zjarrit”. Këtu s’kishte lëshime, o me Partinë, ose në luftë me të. “Grupi i Zjarrit” vazhdoi dhe për një kohë veprimtarinë e tij nën drejtimin e Zisi Andreas. Atëherë Enver Hoxha shkroi artikullin në Zërin e Popullit, ku demaskoi hapët si agjentë të okupatorit Zisi Andrenë dhe veprimtarinë e grupit të zjarrit. Një demaskim i tillë bëri që elementëve të gënjyer të kërkojnë likuidimin e grupit dhe inkuadrimin e tyre në radhët e partisë. “Grupi i Zjarrit” mori fund. Zisi Andrea mbaroi agjent i Ovres dhe i gestapos. Enver Hoxha u dha urdhër shokëve të Korçës të pushkatonin Niko Xoxin, trockist dhe agjent i fashizmit. Ay u ekzekutua. Anastas Luloja dhe Sadik Premtja vazhdonin luftën kundër Partisë. Enver Hoxha nga Labinoti dha urdhër t’arrestoheshin dhe të gjykoheshin Anastas Lulo dhe Sadik Premtja. Anastas Lulo u gjykua dhe u pushkatua si tradhtar i popullit e i partisë, dhe sabotator. Gjatë qëndrimit në Tiranë, janë të panumërta episodet që i kanë ndodhur Enverit, por ka disa për të cilat ay mban kujtimin më të shtrenjtë. Në kodrën e Kuqe në Tiranë, në një shtëpi të vjetër prej qerpiçi, banonte ilegalisht Vojo Kushi, Xhorxhi Martini që ishte plagosur në një aksion dhe Sadik Stravreleci, luftëtar i vendosur, por me trup të thyer prej tuberkulozi. Enveri kujdeset për jetën dhe shëndetin e shokëve të tij. Ay ka mësuar se në shtëpinë ku banon Xhorxhi Martini i plagosur, shokët po bëjnë shumë lëvizje dhe kjo bie në sy të okupatorit. Ay niset vet t’i jap fund kësaj gjëje. Ishte 12 orë para se të vriteshin. Aty takohet me shokët, u heq vërejtjet për lëshimet që kanë bërë, i porosit kategorikisht të marrin masa mbrojtje, këshillon Xhoxhi Martinin të mbërthejë mekanizmin e kobures së tij njëzetshe me të cilën po lonte në duar. Sadik Stravreleci i jep udhëzime të nesërmen të niset për Kosovë, i jep letrat dhe të hollat e udhëtimit. Korrierin e Partisë, që do të shkojë në Martanesh, për të çuar udhëzimet dhe material për çetën e Baba Fajës, e këshillon që të mos bëjë lëvizje dhe të ikë që pa gdhirë. Të zonjës së shtëpisë, një militante e vjetër, i urdhëron që mos të qasë më në shtëpi Anastas Lulon, i cili n’atë kohë ndodhej në Tiranë. Por, plani nuk doli në krye, të nesërmen që me natë forcat armike me mitraloza dhe me tankse kishin rrethuar shtëpinë e Vojo Kushit. Lufta vazhdoi 6 orë me radhë dhe 6 orë të tjera Enveri nuk luajti nga dritarja e shtëpisë ku banonte 600 metro larg vendit të ngjarjes. Ay dëgjonte poteren e armëve dhe merrte me mend se ç’ndodhte, ay s’dinte kush luftonte, por sigurisht ishte luftë e shokëve që kish edukuar vetë. Atë ditë, i prekur thellë nga vdekja e shokëve të tij, ay shkroi me dorën e vet traktatin “Tre heronj”, i cili u shpërnda përnjëherësh në popull. Një herë tjetër ay ndodhej me shokun e tij të luftës, jugosllavin Miladin Popoviçin, në një shtëpi punëtori buzë Lanës. Shtëpia ishte izoluar. Dy ditë më parë atje Enveri kishte mbaruar së shkruari traktatin me rëndësi, që Komiteti Central u drejtonte katundarëve të Shqipërisë, i cili ishte shtypur në shtyp-shkronjat klandestinë të qytetit dhe shpërndarë në gjithë Shqipërinë. Ishte pra natë, dhe ishin vetëm të dy, Enveri me Miladinin. Pa pritur ndëgjohen armë dhe bomba, të shtirat u dëgjuan afër shtëpisë së Mustafa Krujës, e cila ndodhej atje afër. Të ipnin përshtypjen e një atentati. Pas armëve të para, gjithë milicët që banonin në kazermat pranë shtëpisë së Mustafa Krujës, duke shtirë nga të katër anët, lëshohen dhe rrethojnë mëhallën. Një burrë që banonte në katin e sipërm të shtëpisë, ku ishte Enveri me Miladinin, filloi të zbrazë armët nga dritarja. Puna u pa, ishte dhe ay një spiun. Të dy shokët u gjenin para vdekjes dhe me bomba në dorë prisnin momentin deciziv të sulmit. Në këtë moment suprem të jetës së tyre ata përqafuan shoqi-shoqin dhe Enveri kur flet për Miladinin, s’mungon të thotë fjalët e tij që ay i tha Enverit n’errësirën e asaj nate që i priste vdekja: “Shoku Enver, luftuam dhe do të vdesim duke luftuar për një çështje të madhe, për çlirimin e Shqipërisë. Unë jam i lumtur që jap jetën për popullin Shqiptar. Gjaku i jonë le të shërbejë për vëllazërimin e popujve t’anë”. Dhe Enveri shton: “Kurrë në jetën e tij nuk e ka ndjerë veten më të fortë se n’atë çast kur shihte se krahas me të një shok jugosllav kishte vendosur të vdiste me aq heroizëm për popullin shqiptar”. Fati e desh që këta të shpëtonin për qime.
Në mbledhjen e 8 nëntorit Enveri s’u zgjodh kryetar
Enver Hoxha e udheheqes te tjere komuniste ne shtepine ku u themeluar partia komuniste shqiptare
Mbledhja e 8 nëntorit 1941 nuk zgjodhi kryetar, por një Komitet të Përkohshëm. Aty Enveri mori pjesë si delegat i grupit të Korçës. Përpos pohimeve të kundërshtarëve politikë dhe dëshmitarëve të tjerë, një fakt i tillë konfirmohet zyrtarisht edhe në një dokument autentik të KQ botuar në vitin 1946. Libri “Enver Hoxha, biografia” sjell një histori disi ndryshe nga ajo që është artikuluar më vonë nga propagandistët e zellshëm dhe vet diktatori. “Konferenca e parë e grupeve komuniste, shkruhet tekstualisht në dokumentin e panjohur, u mblodh në Tiranë në terrorin e math t’armikut dhe zgjodhi Komitetin Central Profizor. Enveri ishte aty delegat i grupit të Korçës mes shokëve të tjerë, Qemal Stafa, Koçi Xoxe, Kristo Themelko, Tuk Jakova e Vasil Shanto”. Ndryshe nga çfarë është artikuluar më vonë për aktet e mbledhjes themeluese, biografia e parë e Enverit pohon faktin që “trakti i parë i Komitetit Central Provizor që lëshoi kushtrimin e luftës pa kompromis kundra okupatorit dhe shërbëtorëve të tij u redaktua nga Qemal Stafa”. Në pjesën tjetër ku shtjellohen rrethanat e krijimit të PKSH-së dhe veprimet e para të saj, dallon  përkujdesja e autorëve për të veçuar qëndrimin e rreptë të Enverit ndaj kundërshtarëve politikë, ku futen “devijatorë”, “arqiomarksistë”, “trockistë”, “antiparti” “puthadorë të të huajit” etj. Likuidimi fizik i tyre nënvizohet te “Biografia…” si merita më e lavdishme e aktivitetit të Enverit në periudhën e ilegalitetit. Në morinë e argumentave të kësaj qasjeje, biografishkruesit e Enverit përmendin kryqëzatën ndaj Aristidh Qëndros, Niko Xoxës, Anastas Lulës e Sadik Premtes, por edhe raste të tjera ku urdhri i Hoxhës ka qenë fatal për dhjetëra të tjerë të shpallur prej tij si elementë të rrezikshëm.

Berisha: I more pronat si kooperativist.Topi: E marr për dore t’i tregoj Tiranën



Presidenti i përgjigjet Kryeministrit për pronat.
Topi: Gati ta marr Berishën për dore t’i tregoj Tiranën.
“Diversionet ndaj familjes sime, sjellje e shëmtuar e një njeriu të lidhur me komunizmin”
Presidenti Bamir Topi u është përgjigjur dje akuzave të Kryeministrit Berisha për marrjen e pronave të tij. Në një intervistë në emisionin “A Show” të gazetarit Adi Krasta në TV “Vizion plus”, kreu i shtetit i ka cilësuar diversione të Kryeministrit deklaratat e botuara edhe në gazetën zyrtare të PD-së.
Ju keni qenë një President Republike i kujdesshëm. I vetmi që ka shprehur që heshtja mund të konsiderohet presidenciale, dhe është një heshtje që flet. Sa herë ka ndodhur kështu, unë për vete, përpara televizorit, kam thënë: Pse nuk flet tani? Mirëpo sikur të punonte Presidenca sipas dëshirave të çdo individi, ajo do të kishte qenë shumë problematike. Sidoqoftë, zoti President, ju në fund fare folët, folët hapur, folët fort. Mund të them, bile se thanë disa njerëz “më në fund!”. Pse tani?
Unë besoj që nuk është rasti i vetëm, por, me sa duket, publikut i bën përshtypje ndonjë deklaratë që konsiderohet e fortë, por edhe pak e ashpër. Ndoshta nuk ka qenë në natyrën time dhe nuk është në natyrën time që t’i trajtoj deklaratat me ashpërsi, sepse sikurse dihet, sikurse thatë dhe ju, institucioni i Presidentit është një institucion i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nëse janë të djathtë, të majtë, të qendrës, pavarësisht nëse dikush ka alergji për politikën, por unë i përfaqësoj të gjithë. Është ndërtuar në mënyrë të tillë Kushtetuta, që Presidenti i përfaqëson të gjithë. Kjo është arsyeja që kur largohet nga partia, jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet.
Më vjen mirë që kjo gjen një mbështetje. Më duket kaq e sofistikuar kjo, që të largohesh nga partia, të japësh dorëheqjen në një vend militantesk e problematik, siç është Shqipëria. Aq e vërtetë është kjo, zoti President i Republikës, sa pikërisht nga partia juaj janë gjashtë funksionarë publikë të shtetit shqiptar që marrin rrogën praktikisht, që kanë një axhendë të hapur, fare-fare pa u fshehur, që merren sistematikisht dhe ju sulmojnë fort, çka në vetvete, le të themi, e vendos atë që sapo thatë në një dritë tjetër. Disa prej tyre… po…
Unë mendoj që ndonjë hall të madh duhet të kenë, sepse unë, përveç të tjerave, kam një të kaluar nga bota akademike. Kështu që jam marrë edhe me teorinë e dominantit. Kur në psikikën e njeriut krijohet një dominant i caktuar, atëherë pa e kuptuar edhe ata vetë fillojnë të merren pikërisht me dominantin. U takon atyre ta thonë nëse përbën ndonjë dominant apo jo. Unë jam i bindur në këtë lloj përcaktimi.
Është kërkuar hapur kohët e fundit, në një mënyrë jo elegante, të gjithë e dinë që ju do ta mbaroni mandatin në kohën e duhur. Por tanimë kërkohet për t’ju vendosur në një pozicion të vështirë dhe për të shkaktuar dominant te ju, kërkojnë dorëheqjen tuaj. Ju e keni thënë në një nga intervistat e shkruara kohët e fundit hapur që do të mbaroni mandatin plotësisht, por në fakt, çfarë ndjesie ju jep kjo, të qenit nën një atak të vazhdueshëm në raport me këto elemente, ndërmjet të tjerash?
Absolutisht asnjë lloj efekti. Pra, kur shkon në atë pozicion, pikë së pari duhet të largohesh nga emocionet. Duhet të bësh një punë shumë profesionale, që konturohet nga Kushtetuta. Pastaj, natyrisht, unë jam një njeri që patjetër ndikohet nga publiku. Unë do t’ju bëja pikërisht këtë apel, që drejtojuni sondazheve publike për të parë se sa zëra të izoluar janë këta që kërkojnë pikërisht këtë gjë. Kjo shihet në të gjitha sondazhet. Unë dëshiroj të dal pak nga modestia, pikërisht për të vërtetuar të kundërtën e asaj që pretendojnë. Ju shikoni, unë nuk dëshiroj të flas sot për sondazhet që bëjnë të tjerët, s’i bëj unë.
Zoti President, festimet e Besëlidhjes dhe në fakt për hir të së vërtetës, festimet në vetvete, tregojnë dhe kulturën, dhe finesën, dhe elegancën e një kombi. Fjala vjen, Italia i zgjidhi në mënyrën më madhështore të mundshme festimet e 150-vjetorit. Kishte vetëpërmbajtje, elegancë, një organizim i shkëlqyer, skrupuloz. Njerëzit u gëzuan, pa anashkaluar ose pa e përdorur edhe atë, le të themi, për të thënë që “topi është i imi” dhe në këtë rast kam…
Kam qenë pjesë e atyre festimeve dhe jam dakord absolutisht me ju, por sikurse di edhe këtë, që Presidentit Napolitano protokollin s’ia kishte bërë kryetari i Bashkisë së Romës. Pra, 2 marsi i vitit 1444 është një datë shumë historike për shqiptarët, që lidhet me Skënderbeun, por lidhet dhe me një mision përbashkues, në një kohë kur princat shqiptarë ishin të ndarë dhe me shumë probleme. Dhe kjo datë meritonte pikërisht këtë simbolikë përbashkimi, ku aty duhet të ishin të gjithë, duhet të ishin jo thjesht për të qenë formalisht të pranishëm, por për të dhënë një mesazh publik, që jemi të gjithë së bashku, jemi së bashku për të vlerësuar që e ardhmja e Shqipërisë bëhet jo në mënyrë të izoluar, por bëhet së bashku, nga të gjithë faktorët.
Ju vetë, zoti Topi, nuk folët. Unë jam shumë kurioz; në një ballafaqim të fortë, kur dikush ju quan gënjeshtar, ju vetë nuk keni shtysën të dilni personalisht dhe të thoni: “Ngjarja ndodhi 1, 2, 3, 4, ky është versioni im i së vërtetës”…
Kurrë nuk do ta ulja pozicionin e kreut të shtetit për t’u marrë me zëra që s’dëshiroj tani t’i bëj asnjë lloj etiketimi, por që publiku i vlerëson vetë. Unë bëra detyrën time duke u çuar mesazhin shqiptarëve, e bërë nga salla “Skënderbej” e institucionit të Presidencës, ndërkohë që ai fjalim mund të mbahej, edhe duhej të mbahej, pikërisht atje ku ishte simbolika, në Lezhë. Ndërsa pjesën e protokollit, patjetër që e trajton dikush tjetër. Unë dëshiroj t’i shfajësoj ata që janë marrë me Protokollin e Shtetit, sepse janë djem jashtëzakonisht të mirë, janë profesionistë, por në një orkestër, sigurisht që orkestrimin e fillon dhe e përfundon dirigjenti, pavarësisht nëse ajo lojë e atyre veglave të orkestrës përfundoi e stonuar. Gjithsesi, unë dëshiroj të them që aty ku marrin pjesë autoritetet më të larta të shtetit, duke filluar me Presidentin, kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin e me radhë, pavarësisht që organizimi bëhet nga një bashki e caktuar, patjetër këtu futet në lojë Protokolli i Shtetit. Dhe loja me protokollin pastaj ishte loja për të fshehur qëllimin real të realizimit të asaj skene që kurrsesi nuk kishte elemente përbashkimi, por për fat të keq, ndarjeje.
Kam një pyetje të shkurtër, për një përgjigje hipotetike, të shkurtër, ndoshta edhe reale. Zoti Topi, nuk ju shkoi në mendje në metrat e fundit të udhëtimit me veturë ose në kthim, që ju, si kreu i shtetit, si President i Republikës, pavarësisht nga ajo që ndodhi me kryetarin e Bashkisë apo dhe me Protokollin e Shtetit, ju të shkonit atje dhe të flisnit fjalimin tuaj? Do të kishte ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme, por nuk mund besoj që t’ju ndiqnit që andej dhe t’ju thoshin: “Mos u futni këtu se ju nuk jeni për të tilla…”.
Jo, jo. Ju nuk jeni informuar mirë. Unë nuk kam dalë nga zyra. Natyrisht që janë kthyer pjesa mbështetëse e institucionit të Presidentit. Unë isha bërë gati për t’u nisur. Nuk mendoj që meriton më shumë të trajtohet kjo pjesë, sesa ajo që ka ndodhur. Dhe ajo që ka ndodhur sot është më se e qartë, me përjashtim të atyre që i bëjnë shërbim një politike të caktuar, që sigurisht, nuk është politika e bashkimit. Unë besoj që për pjesën tjetër, për shqiptarët, gjithçka është e qartë.
Zoti Topi, a e keni tradhtuar ju Partinë Demokratike, siç e thotë dhe e thotë dikush vazhdimisht?
Unë mendoj që një personalitet i medias dhe i botës së spektaklit, sikurse jeni ju, duhet patjetër të rikthejë në vëmendje gjithë retrospektivën, të gjithë historikun e marrëdhënieve. Në prillin e vitit 2008, kur ende nuk kisha mbushur gjashtë muaj në atë pozicion, menjëherë filluan të artikulohen zëra se cili do të jetë Presidenti i ardhshëm. Pikërisht në prillin e vitit 2008 ka pasur një marrëveshje, e cila sot konsiderohet nga analistët, edhe nga vetë politika, si një marrëveshje jo e ndershme e bërë nga kryetari i maxhorancës dhe nga kryetari i opozitës për ndryshime të forta kushtetuese, pa u konsultuar, pa e bërë debat me konstitucionalistë, por për hir të interesave personale të pushtetit të secilit. Secili mendonte se do të kishte të gjitha pushtetet e mundshme. Natyrisht, në një marrëveshje jo të ndershme, dikush doli me të gjitha pushtetet dhe dikush i humbi të gjitha pushtetet. Presidenti, si kryetar i shtetit, patjetër edhe si garant i interesave të publikut, e bëri në kohë të ditur atë fenomen që po ndodhte, dhe sot, pas kaq vitesh, patjetër që vërtetohet plotësisht ajo që unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them. Dhe nuk është aspak e vërtetë që erdhi ky moment për të folur. Unë kam folur në mënyrë konstante. Natyrisht, për t’u diferencuar nga të tjerët që kanë folur ashpër, por në substancë apeli im ka qenë i qartë.
Përpara disa kohësh ai tha se “Bamiri ka një hall dhe Flamuri, vëllai i vet, doktori i famshëm, do të votonte për mua”. Nuk mund ta thotë, duke e njohur zotin Kryeministër, këtë fare kot dhe rastësisht, jo aq emocionale. A ka një gjë që është diskutuar edhe mes vëllezërve Topi, që ka lidhje edhe me pronën, që zgjon një kuriozitet për ta qartësuar, por unë, po të isha në vendin tuaj, do të flisja me ton tani?
Jo. Unë nga kjo studio e nderuar, do t’i bëja prapë një apel, një apel që ai me siguri s’do ta dëgjojë: Që në gazetën “Rilindja Demokratike”, aty ku për pesë numra rresht janë hedhur shpifje pa kufi, jo thjesht për Presidentin, po për familjen, ku bën pjesë edhe im vëlla, shumë i nderuar, të ketë kurajën të hapë e t’i japë hapësirë në faqen e parë të gazetës “Rilindja Demokratike” pikërisht për sqarimin me autor Flamur Topin dhe familjarët e tij, ku i nderuari vëllai im, i cili është personazh publik, i ka bërë një analizë reale, shkencore të gjitha atyre shpifjeve që vinin pikërisht nga ajo gazetë dhe të vëna në gojën e një të moshuare, besoj të luajtur mendsh, do të thosha, më falni që unë e përdor këtë term sot, e cila, në moshën nëntëdhjetekatërvjeçare kishte falsifikuar një dokument, që po t’i referohemi atij dokumenti, ajo sot duhet të ishte njëqind e gjashtëdhjetepesëvjeçare. Dhe kur një gazetë e nderuar, do të thosha, që është gazetë e një partie historike, sikurse është Partia Demokratike, vendos e bëhet “Parti e Hankes”, sepse kështu e ka emrin e moshuara, dhe vendos në gojën e saj falsitete për të denigruar familjen Topi, atëherë nuk mendoj se mund të ketë argument tjetër për t’i thënë atij njeriu që: “Stop! Mos u fut më tej te familjet, sepse është bërë zakon që në të gjithë fjalorin e tij të futet nëpër familje, bën diversion midis burrit dhe gruas, midis motrave, midis vëllezërve! Pra, kjo është sjellja më e shëmtuar, që është patjetër një inerci e dukshme jo thjesht e një mentaliteti komunist, por edhe e një njeriu të lidhur shpirtërisht me komunizmin, i cili në mënyrë shumë të suksesshme ka filluar ta bëjë edhe pjesë të kësaj bote të lirë e demokratike ku jetojmë sot.
Përsa i përket asaj që ju thatë, dhe natyrisht unë jam i mirinformuar në çdo moment, do t’i thosha që nëse nuk e njeh Tiranën dhe nuk dëshiron ta njohësh Tiranën, në rast se nuk ke këshilltarë të aftë për të të orientuar në punë, atëherë do ta marr shumë miqësisht, për dore për t’i treguar se si është konfiguruar Tirana, sepse Tirana nuk është vetëm zyra e Kryeministrisë, por Tirana është shumë e madhe. Ka një popullsi, e cila sa vjen edhe rritet, ku popullsia autoktone i ka mirëpritur në vite dhe këtu është bukuria e këtij qyteti, që sot është gati një milion banorë, ku ka kultura të ndryshme përfaqësuese dhe falë këtij komunikimi qytetar, sot Tirana është një kryeqytet i jetueshëm mirë. Kjo për ta orientuar dhe për t’i thënë jo vetëm ku janë tokat e mia, të paraardhësve të mi. Dhe unë e di që ai është bërë shumë humorist kohët e fundit, dhe pa dyshim që gjëja më e dhimbshme është kur të gjithë në kor fillojnë të qeshin nga shakatë, që më kujtojnë personazhin e famshëm të Revolucionit Kulturor Kinez: Lej Fenin, por për t’i thënë që familjet e vjetra të Tiranës vërtet jetonin në qendër të Tiranës, por të gjitha me radhë kanë pasur toka bujqësore në periferi. Ka qenë një bollëk në Tiranë në atë kohë, të themi të drejtën, dhe pikërisht për ta orientuar ekzaktësisht, aty ku përfundonte qyteti dhe është fjala pikërisht për Institutin e Kërkimeve Veterinare, në zonën e “Freskut”, aty fillon komuna. Edhe sot e kësaj dite është territori administrativ i komunës. Pra, qyteti kishte truall, ndërsa komuna kishte tokën bujqësore. Ai e ka një shans për ta njohur terrenin, në rast se, për kaq vite me radhë ta eliminojë udhëtimin me teleferik, që e bën çdo ditë, duke harruar që kalon në një park kombëtar, sikurse është Parku i Dajtit, me shumë familje, me shumë biznese e që ka imazhin e një rruge që sapo është bombarduar. Pra në vend që të bëjë ironi e të japë një imazh mashtrimi për shqiptarët, duhet të kuptojë që familja Topi, të gjithë paraardhësit, janë në tokën e vet. Në qoftë se dëshiron, t’ia bëjmë me dije se ku i kemi tokat, madje mund t’i dhurojmë edhe një pjesë toke. Le të vijë e të jetojë aty në paqe dhe në harmoni dhe mund t’i japim edhe leksione qytetarie, se si jetohet në harmoni pa bërë sherre.
Kur e mendova se çfarë do t’ju pyes në këtë intervistë, isha me një kolegun tim, të cilin e respektoj shumë, ai bëri një pyetje që m’u duk jashtëzakonisht e mirë për t’ia marrë autorësinë. Ai tha: “Në qoftë se në një parti të tillë do të vinin të gjithë ata që aktualisht janë të pakënaqur nga partitë ekzistuese, si do t’i kënaqë Topi ata?”.
Me gjithë respektin që kam për ty Adi, unë dëshiroj t’i qëndroj asaj që kam thënë publikisht deri tani: Që deri në fund të mandatit tim, që do të thotë deri në fund të këtij mandati, unë do të jem President i Republikës. Në Tiranë thuhen shumë gjëra, komentohen shumë gjëra, le t’ia lëmë kohës, por e sigurt është që deri në momentin e fundit unë do të ushtroj të gjitha detyrimet e mia si President i Republikës. Pastaj, unë jam njeri i lirë, kam mundësinë për të bërë zgjedhjen time, por në këtë moment unë flas si President i Republikës.
Topi: Berisha tallet me pronarët
Kreu i shtetit, Bamir Topi, e ka krahasuar Kryeministrin Sali Berisha me iluzionistin David Koperfild, teksa tha se kreu i qeverisë ka 22 vjet që premton kthimin e pronave dhe ende nuk e ka realizuar atë. “Ky personazh ka marrë pak a shumë pamjen dhe fizionominë e David Koperfildit. Është bërë iluzionist. Ka njëzet e dy vjet që u thotë shqiptarëve se do t’u kthejë pronat dhe nuk ua kthen. U thotë të përndjekurve politikë që do të kompensoheni dhe për njëzet e dy vjet me radhë nuk e bën”, theksoi Topi.

“Topi, prona si kooperativist”

Kryeministri akuzoi dje Presidentin se ka përfituar prona me dokumente të falsifikuara
Berisha: S’ka pasur kooperativë bujqësore në zemër të Tiranës

Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje Presidentin e Republikës, Bamir Topi, se ka përvetësuar prona në kryeqytet, duke u hequr si kooperativist. Kreu i ekzekutivit gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave replikoi me kreun e shtetit lidhur me deklaratat e tij se qeveria po zvarrit pafundësisht çështjen e pronave në vend. Për Berishën, problemi i pronës ekziston në çdo vend të botës, ndaj dhe qeveria sipas tij ndërmerr nisma ligjore për t’i dhënë zgjidhje çdo pengese të hasur në terren. “Ndonjëri që mërzitet nga aktet që shohin për pronën, i them se janë lëshuar dhe do lëshohen dhe askush nuk duhet të mërzitet nëse e ka bërë veten kooperativist për të marrë prona. Ka bërë në këtë mënyrë një gabim fatal ai që ka mashtruar me dokumente ose pa dokumente për një gjë të tillë”, theksoi kryeministri. Kreu i maxhorancës deklaroi me tej se në qendër të Tiranës nuk ka pasur kurrë kooperativa bujqësore, ndaj akuzoi kreun e shtetit për mashtrim që të përfitojë prona në mënyrë të jashtëligjshme. “Unë mora rastin konkret, në rast se është përfituar pronë, duke qenë në zemër të kryeqytetit dhe e shpall veten kooperativist, ju them se në zemër të Tiranës kooperativë bujqësore nuk ka pasur kurrë dhe ky është një fakt i njohur. Ka pasur dhe burg në qendër të Tiranës, por kooperativë bujqësore nuk ka pasur, ndaj dhe nuk duhet të irritohet askush pse qeveria ndërmerr akte administrative, pse qeveria përmirëson ligjet për pronën, pse qeveria është kaq shumë e fokusuar në zgjidhjen e këtij problemi”, pohoi Berisha.
Alternativat
Para ministrave të kabinetit qeveritar, Berisha ka paraqitur dje tri nisma ligjore për rregullimin e çështjes së pronës. Shefi i maxhorancës ka lëshuar një mesazh për rivalët e tij që të mos sulmojnë nismat e qeverisë dhe, nëse dëshirojnë, mund të ofrojnë alternativa dhe jo urrejtje. “Dëshira e qytetarëve për të jetuar në kryeqytet është një nga dëshirat më legjitime të njeriut. Çdo njeri ka të drejtë në këtë vend dhe do të ketë të drejtë të zgjedhë vendin ku do të banojë. Natyrisht që krijohen probleme demografike apo sociale. Por prandaj janë dhe autoritetet, për të zgjidhur këto probleme. Çështjet e pronësisë nuk janë çështje të thjeshta, nuk zgjidhen me klishe dhe me urrejtje, zgjidhen me ligje, zgjidhen me platforma, alternativa të cilat normalizojnë, njohin, vlerësojnë, respektojnë, kështu që nuk them se nuk ka probleme me pronën, por është bërë më shumë se kurrë”, theksoi Kryeministri.
Fotografitë
Përplasjet publike mes Kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Bamir Topi është shndërruar në debat fotografik. Kreu i shtetit akuzoi liderin e maxhorancës si një komunist që nga viti 1968 dhe që është tallur me të përndjekurit e pronarët prej 22 vjetësh. PD-ja ka reaguar nga ana e saj, duke e cilësuar Bamir Topin si kamxhik të Edi Ramës, ka shpërndarë për mediat fotografinë ku Topi ka dekoruar me “Medaljen e Mirënjohjes” ish-prokurorin Skënder Breca, i cili kishte dhënë dënimin me vdekje për Xhelal Koprenckën.
PD, akuza Topit
Partia Demokratike me anë të deputetit Edi Paloka akuzoi Presidentin e Republikës, Bamir Topi, se votoi pro Edi Ramës në lokalet e 8 majit, për të marrë pronat në qendër të Tiranës.
“Bamir Topi më 8 maj 2011 votoi Edi Ramën për shkak të pronarëve të ligjshëm të Tiranës, në trojet e të cilëve po ngrenë sarajet Koçoja, Besoja dhe Fideli, e të tjerë “tironsa të vjetër”….? Apo e votove kryetarin e partisë së Enver Hoxhës për të përmbushur një amanet të të përndjekurve politikë?”, u shpreh Paloka.
Editorialet
Kryeministri ka ironizuar Presidentin Topi dhe votën e tij gjatë zgjedhjeve lokale pro ish-kryebashkiakut Rama. Duke komentuar editorialin e Ramës, Kryeministri Berisha tha se Bamir Topi është shndërruar në një hall për kreun e PS-së. “Përpjekja e zotit Rama për t’u bërë arkitekt i së djathtës, pasi e ndriçoi të majtën, e udhëhoqi nga disfata në disfatë, tani si t’ia bëjë me të djathtën? Këtu ka një bizantinizëm të vogël brenda, kujt do t’ia hedhë Bamirin në prehër. Ekzakt! Pasi e detyroi të votojë etj. etj., tani e ka kapur halli se në ç’ferrë do ta vendosë”, theksoi Berisha.

Sunday, March 11, 2012

“The Imperial House” qëndra e festës për 8 mars në Michigan.(FOTO,VIDEO…)

AlbDreams.net *** Gjatë gjithë kësaj jave në restorantin e biznesmenit shqiptarë Ndue Ftoni është festuar.Fillimisht për ditën e mesuesit e pastaj në ditë të veçanta më këngëtar të ftuar nga Shqiperia e Kosova, nënat,motrat e vajzat shqiptare që jetojnë në shtetin e Michiganit kanë festuar 8 marsin së bashku, me kënget e gezuar të këngetarve dhe gjithëmonë me perkujdesjen e stafit të restorantit “The Imperial House” i cili për këto raste ka gjithëmonë çmime speciale të volitshme për mergimtaret. Pikrisht të enjeten me 8 mars 2012 Hysen Elmazaj,organizator i mbrëmjes kishte ftuar nga Shqiperia dy këngetare shume të njohura për publikun,Valbona Mema,këngëtare e Shqiperisë së mesme dhe këngëtaren vlonjate Maja Aliçkaj dhe këngëtari Gëzim Kaso të cilat i shoqëruan në organo Genti Çekorja dhe në klarinetë Meti Mullai,prezantoj programin Agim Kurti. Salla e mbrëmjes ishte e mbushur plotë e perplotë me gra e vajza nga të gjitha trevat e Shqipërise të cilat vallezuan e kënduan së bashku deri rreth mesnates. Ajo që u vu re gjatë kesaj mbremje ishte thjeshtesia dhe çiltersia,larg shablloneve të merzitëshme që shpesh herë jemi mesuar ti shohim në koncerte kaq te medha organizuar në Michigan. Për kameren e AlbDreams,e cila filmoi dhe disa sekuenca nga atmosfera festive në salle,përshendeti edhe pronari i “The Imperial House” Ndue Ftoni i cili krahas fjaleve te mira per raste të tilla nuk la pa cekë edhe shumë nga problemet që hasen në komunitetin Shqiptarë në ketë vënd. Për më gjatë vazhdoni të qëndroni me ne duke ndjekur videon në vazhdim… ***Biseda e zotit Ndue Ftoni është transmetuar në rrjetin toksor TV KOPLIKU

Saturday, March 10, 2012

A me anarkista, a me hekun dorë prej çashtjes kombëtare?

Anton Harapi
Tash sa kohë publiku shqip kaq i pafat ka pritë me ndie nji fjalë prej meje. Megjithëse parashoh se do të kuptohen keq dhe do të komentohen ndoshta edhe më keq, due t’ia çoj në vend dishirin: due ta thom fjalën t’eme. Por, vall shka të thom, kurse me fjalë jemi ngi? A kemi kund ndodhi nji punë të mbar, pse sa për fjalë të bukura nuk jemi ngusht aspak!
1-      Ja, pra, se nji punë e parë u ba: mbas sa muejësh anarkije, sa të frikëshme aq edhe të rrëzikshme sot mirë a keq kemi nji Këshillë të Naltë, kemi nji Parlament, kemi nji Qeveri, kemi nji auktoritet shqiptar. Këtë vepër dikush e shikon me sy të mirë, a me sy të keq, aq sa edhe miqtë e dashamirë të minj mrritën me thanë: Shka iu desht Pater Antonit me ia hy kësaj pune? Këtyne due t’iu përgjegj, jo si zyrtar por si mik, jo për të përligjë veten por për të ndritun mendimin t’em të tyne. Më rren mendja se nuk ka zog shqiptari qi të mendojë se unë e mora këtë barrë për kulltuk, për interes a për ndonji intrigë. Mundet veç me drashtë ndokush mos qe ndonji manie imja qi më shtyni deri këtu. Edhe unë po u a vërtetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnis, po, qe ajo qi më vuni dilemën: a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombëtare. Dhe mbassi shpirti nuk m’a tha të baj as njenën, as tjetrën qeshë i shtrënguem të zgjedhi njenën dysh a të baj nji marri tue e pranue ketë zyrë, ose të tregoj nji dobsi tue u largue. Vendova ma mirë të baj nji marri: ase sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër, desha të komprometohen.
Shqipnin do t’a shpëtojë Zoti
2-      Ja, arsyeja për të cilën pranova të marr pjesë n’auktoritetin shqiptar; pse nuk ruajta t’a shoh Shqipnin n’anarki. Në këtë kohë dhe ndër këto rrethana, për ne shqiptarët anarkija asht nji turp edhe nji delikt: po, turp asht të ngatërrohemi sho me shoq dhe vetë të krijojmë Babylonin shqiptare, pa qenë të zotët t’i gjejmë fijen lamshit; delikt asht në ket moment kaq kritik për botën mbarë të vejmë për ideal vllavrasjen, përmbysjen e katundjevet, humbjen e gjas dhe shkatrrimin e familjevet. Kësaj i thonë rrokoll më rrokull! Pra, m’u dhimbt populli e m’u dhimbt Shqipnija.
3-      Mani. E po si kujton Pater Antoni Harapi se ai po e shpëton Shqipnin?!…Jo zotni. Asnjeni nesh, qi kemi marrë zyrën e Këshillit të Naltë, nuk e kemi pretenzjonin të mbahemi shpëtimtarët e popullit. Dhe atëherë, pra? Shqipnin do t’a shpëtojë Zoti e kurse na i kemi vu vehtes nji misjon; të përpiqemi me të gjitha fuqit për të pakësue mjerimin dhe shëmtimin shqiptar. Na e kemi ndërgjegjën të kjartë se jemi njerëz nevoje, d.m.th se vetëm nevoja e kohës na ngrehi në ket shkamb; as nuk kemi fjalë të mdhaja dhe premtime të bukura, por po muejtëm t’i a lehtësojmë popullit sado pak ata shka vuen nji gur sado të vogël për konsolidimin e çashtjes shqiptare, do të jemi të lumtun.
4-      Përveç këtij misjoni, nji tjetër arsye e fortë më shtyni ta baj ket hap: Qaje, Zot të keqen thashë me vehte, si mos me gjetun në Shqipni burra të zotët qi të marrin përgjegjësi publike dhe të flijojnë vehten për kolektivitetin?! Mospranimi i bashkëpunimit në këtë rast me shikue hollë, për mue do të kishte qenë nji spekulacion: unë, i grishun botnisht të hap kontributin t’em për çashtjen e kombit dhe për ndihmën e popullit, më parë do t’anojshem të ruej kryet dhe prestigjin t’em personal, se sa me rrezigue vehten për çashtjen e përbashkët. Anishka – thashë rroftë populli edhe pa mue, rroftë Shqipnija.
5-      Edhe komunistave due t’u a thom nji fjalë, por kjo kjartë e shkurt. Unë jam i bindun se pak jenë ata Shqiptarë të cilët vertet e kuptojnë doktrinën komuniste, por tashma të gjithë po e shohin dhe po e njohin organizatën dhe veprën komuniste në Shqipni. Kjo asht e vërtetë e kjo don me thanë se gadi gjithë komunistat shqiptarë veprojnë me krye në thes, pa dijtë shka bajnë dhe për shka veprojnë. Por, po, thonë se e kanë për Shqipni, e vetëm për Shqipni. Unë due t’u besoj, por ky dallim midis doktrinës komuniste dhe veprës komuniste me formën kombtare, sikurse i kam ndigjue unë dhe vetë dishmues organizatorët komunistë, ua më ban me dyshue për sinqeritetin e kësaj rryme shqiptare. Pse, vall, komunistat veshen e ngjeshen me zellin atdhetar, kurse atyne mbi të gjitha u intereson doktrina dhe jo atdheu? Masat terroristike, mandej, vallvrasja lidhnija e ngushtë deri në dependencë të plotë prej dorës së huej, dhe përdorimi i çdo mjeti për qëllim, nuk i lanë vend dyshimit. More me kubure në gjoks nuk bahet kush as vlla, as shoq, por ja skllave, ja mizuer apo hypokrit. Gjithmonë tue rrënue nuk ndërtohet.
Porse, mbas gjase, komunizmi sot ndër ne e ka lanë m’anesh doktrinën dhe don të justifikohet me veprën politike atdhetare. Kjo për mue asht nji kontrast. Nuk due të bjeri kohë tue polemizue me komunista, vetëm po thom se këtu në Shqipni palla më thes nuk hyn. Nuk kemi si t’a-nrrojmë me ngrehë republikën e Platonit, kurse jemi ende në gjendjen primitive; nuk kemi sot si të kapërcehejmë n’internacjonalizëm, kurse ende nuk e kemi formue si duhet ndërgjegjen kombëtare. E pse atyne u asht mbushun mendja se luftën e fillojnë udhëheqësit e së tretës internacjonale nuk asht kjo nji arsye qi na qysh tash t’i a nxjerrim syt shoqishoqit dhe të krijojmë hekatomba shqiptare.

Thursday, March 8, 2012

Dashamir Shehi: S'kemi pune me Bamirin

Ideja e krijimit te nje partie te re nga Bamir Tipi ka sjelle reagime te ndryshe ne dy kampet politike. Kreu i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi, deklaron se zakonisht kreret e shteteve, ne mbarim te mandatit hapin fondacione dhe jo parti politike. Ne nje prononcim dhene dje per televizionin "Klan", Shehi deklaron se LZHK-ja nuk do te kete asnje marreveshje me forcen e re politike qe pritet te krijohet se shpejti, sipas mbeshtetesve te Bamir Topit. "Jo, ne do te mbajme qendrimin tone si LZHK. Mire keq, ne kemi nje investim politik. Ne nuk jemi nje gje e re. Ne jemi force e konfirmuar. Ne kete linje kemi dhe kesaj linje do t'i mbahemi. Une i uroj pune te mbare kujtdo qe merret me politike. Nuk ka me logjike qe pas kaq kohe te nisin gjera nga e para", - thote Shehi. Kreu i LZHK-se thote se pas mbarimit te mandatit te kreut te shtetit duhet te ndiqet precedenti i presidenteve ne SHBA, te cilet nuk merren me me politike. "Do te ishte mire qe Presidenti te mos merret me debate. Fatkeqesisht ne Shqiperi ka nje eksperience te keqe, fillojne me pas me forca politike. Shpresoj qe ai president qe do te vije pas ketij, ta mbylle karrieren e tij si president. Ashtu sic ndodh ne SHBA. Nuk duhet te jete ky post si faze transitore", - deklaroi dje Shehi. Qendrime te ndryshme ndaj kesaj nisje mbajne dhe perfaqesues te tjere te politikes. Te pyetur nga gazeta "Koha Jone", kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, kreu i partise qe perfaqeson ish-te denuarit politike, "Rruga e Lirise", Kurt Kola, dhe kreu i Institutit te te Perndjekurve Politike, Simon Miraka, kane dhene mendimet e tyre, por dhe kunder nje nisme te tille. Nderkohe qe kunder nje levizje te tille dhe tezave te saj per ish te perndjekurit politike shprehet kreu i Institutit te ish te denuarve politike, Simon Miraka. Ai shprehet se nje force e tille politike eshte nje eksperimentet. I pyetur nese ish te denuarit politike mund te jene pjese e nje force te tille qe pretendon se i perket se djathtes, Miraka shprehet se ish te denuarit nuk kane nevoje per nje parti nga Bamir Topi per t'u perfaqesuar. "Absolutisht jo, nuk do te afroheshim ne nje parti te mundshme te krijuar nga Bamir Topi. Ne nuk kemi nevoje per te bere eksperimente. Ne kemi qene, jemi dhe do te jemi mbeshtetes te Partise Demokratike dhe mazhorances, qe nga viti 1992, sepse aty kemi gjetur idealet tona dhe mendojme se kjo force politike ka bere me te miren e mundshme per te gjithe ne", - shprehet Miraka. Ai shton se mazhoranca aktuale eshte gjetur me afer integrimit te kesaj shtrese te shoqerise, qe nga 1992 e deri me sot. "Sigurisht ka nevoje per permiresime te metejshme, por ne nuk kemi nevoje per te tilla eksperimente", - thote ai. Nderkohe qe mundesia e nje bashkepunimi mes partise se re te Topit dhe Partise Demokristiane duket se nuk eshte nje plan konkret. Ndoka thekson se ende nuk eshte pare programi i kesaj force politike dhe se vendimet do te merren vetem pas perfundimit te reformes zgjedhore. "Eshte shpejt per te folur per bashkepunime. Ajo qe shohim deri tani eshte vetem nje levizje politike dhe nuk kam pare programin apo nje strategji te qarte. PDK-ja deri ne momentin qe nuk ka perfunduar reforma zgjedhore, nuk mund te vendose per bashkepunimet apo strategjite", - u shpreh kreu i PDK-se. Nderkohe qe perfaqesuesi i partise qe perfaqeson interesa te ish te perndjekurve politike, Kurt Kola, deklaron se krijimi i nje partie te re brenda se djathtes eshte nje zhvillim pozitiv. Prej kohesh, ne koalicion me Partine Socialiste, Kola shprehet se PD-ja nuk eshte perfaqesuese e se djathtes. "Ne e perkrahim krijimin e nje partie te re nga z. Topi. Gjykojme se do te jete nje force e djathte qe do te perfaqesoje vlerat e verteta te se djathtes, sepse Partia Demokratike na ka rezultuar qe gjate 20 viteve me shume eshte sjelle si nje force e majte. Nuk ka kthyer pronat, nuk ka demshperblyer ish te perndjekurit dhe nuk ka arritur te integroje vendin ne Bashkimin Europian. Per me teper, ajo drejtohet nga njerez qe kane te kaluar ne poste zyrtare gjate komunizmit", - tha Kola. Nga ana tjeter, ai shton se per "bashkepunimin me Partine e Topit duhet te presim nje here momentin kur do te shpallet zyrtarisht, si dhe ne do te flasim ne kohen e duhur".

Dashamir Shehi

"Do te ishte mire qe Presidenti te mos merret me debate. Fatkeqesisht ne Shqiperi ka nje eksperience te keqe, fillojne me pas me forca politike. Shpresoj qe ai president qe do te vije pas ketij, ta mbylle karrieren e tij si president. Ashtu sic ndodh ne SHBA. Nuk duhet te jete ky post si faze transitore."

Simon Miraka

"Absolutisht jo, nuk do te afroheshim ne nje parti te mundshme te krijuar nga Bamir Topi. Nuk kemi nevoje per eksperimente. Ne kemi qene, jemi dhe do te jemi mbeshtetes te PD qe nga viti 1992. Kjo force politike ka bere me te miren per ne."

Nard Ndoka


"Eshte shpejt per te folur per bashkepunime. Ajo qe shohim deri tani eshte vetem nje levizje politike dhe nuk kam pare programin apo nje strategji te qarte. PDK-ja deri ne momentin qe nuk ka perfunduar reforma zgjedhore, nuk mund te vendose per bashkepunimet apo strategjite."

Kurt Kola

"Ne e perkrahim krijimin e nje partie te re nga z. Topi. Gjykojme se do te jete nje force e djathte qe do te perfaqesoje vlerat e verteta te se djathtes, sepse PD na ka rezultuar qe gjate 20 viteve me shume eshte sjelle si nje force e majte".

Pobrati: Berisha të largojë ish-agjentët e shërbimeve të huaja nga politika

Lindita Çela
Sa herë që politika përvshihet në debatët e spiunëve, nuk janë të paktë njerëzit që i drejtohen për të treguar me gisht “djallin” më fytyrë “ëngjëlli” që vazhdon të na rrëmbejë vota duke u  bërë i gjithëpushtetshëm. Kështu ka ndodhur që në fillimet  e viteve 90-të,  kur ish shefi i SHISH i trokiste në qeli për të treguar “bashkëpuntorët”, që aso kohe ishin armiqtë e Berishës e që tashmë bashkëqeveris me ta.  Kështu ndodh dhe sot. Shkojnë tek ai  sa herë sa herë që dosjet e bashkëpuntorëve përmënden si shpata e Demokleut për politikën shqiptare. Një syresh i njeh mirë ish-punonjësi i  një dekadë në Sigurimin e Shtetit. Të tjerë i  ka patur nën hyqëm por kurrë nuk ulërët për të rrëfyer të vërteta që di, edhe për shak të të cilave është shpallur “armik”.  Por Luan Pobrati është krejt i qetë në të vërtetat që di. Demaskimi i spiunëve  nuk është roli  i tij. Madje refuzon të flasë për bashkëpuntorë apo njerëz që sot kanë ngjitur majat e politikës shqiptare. Për të, shqetësim është procesi  që mban peng “fëlliqësitë” e njerëzve që kurrë nuk kanë patur kurajon të rrëfehen e që e shkura e tyre i ka kthyer në “unuk” të çdo qeverisje që ka ardhur në pushtet pas 90-tës. Për të shqetësim është fenomeni jo individi. Kështu nis rrëfimi me njeriun që do të shkonte deri kryeinspektor i kryeministrit për SHIK-un, apo dhe qytetarin e shkuara e të cilit u bën jo pak hije njerëzve me të cilët puna i ka bashkuar por në eksperienca janë kaq të ndryshëm. Në një intervistë për “Shekullin”, një nga  specialistët që njeh mirë shërbimet inteligjente, rrëfen të vërteta e dosjeve të sigurimit të shtetit dhe përse politika mbetet peng i së shkuarës së regjimit komunist.
Zoti Pobrati, herë pas herë politika shqiptare i rikthehet debatit të hapjes së dosjeve për ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Në gjykimin tuaj, përse ndodh kjo ? Vërtetë politika shqiptare është e interesuar për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit?
Problemi i rikthimit të politikës në temën e hapjes së dosjeve, tashmë të përfolur gjerazi në këto njëzet vite të pas 90’, pa hyrë në komente dhe interpretime, sipas gjykimit tim, ka të bëjë me ngërçin në të cilin gjendet vetë politika. Ashtu siç kam theksuar edhe herë të tjera, edhe kësaj radhe është kjo arsyeja e rikthimit në qendër të vëmendjes të hapjes së dosjeve, thjesht për të spostuar pikërisht këtu morinë e problemeve që kanë mbërthyer politikën.

Në gjykimin tuaj, a ka sot politikanë, që për shkak të së shkuarës së tyre i tremben Kryeministrit, kur ai përmend “gogolin” e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit?
Përqendrimi gjatë kësaj interviste në emra politikanësh, apo nëpunësish të lartë të administratës shtetërore, të cilët mund t’i kenë shërbyer Sigurimit të Shtetit, do të ulte nivelin e komunikimit, pasi në arsyetimin tim, të merresh me “zbulimin e emrit” të tyre, nuk do të përbënte kuriozitet as për politikën, por as edhe për opinionin e gjerë. Padyshim kjo s’do të thotë që ajo nuk duhet të pastrohet nga individët që janë të kompromentuar me Shërbimin Sekret të së shkuarës. Ashtu sikundër duhet të largojë prej vetes ish-agjentët e shërbimeve të huaja. Kuptimi kësaj çështje në mënyrë të njëanshme, pra që nga politika të largohen vetëm ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, duke mos përjashtuar prej saj agjentët e shërbimeve të huaja, mendoj se nuk do ti shërbente të mirës së përbashkët, për të mos thënë se bëhet me qëllime të mbrapshta.

Çështja e agjentëve të shërbimeve të huaja është diçka që tërheq vëmendjen. Si është e vërteta e kësaj çështjeje?
Problemi në fjalë,“konflikti” përse politika është e interesuar të largojë apo të denoncojë vetëm bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe të “fshehë” agjentët e shërbimeve të huaja, justifikohet me faktin se gjoja këta të fundit kanë kontribuar në favor të ndryshimit apo goditjes së regjimit dhe harrohet se ç’dëme të mëdha i kanë sjellë vendit, fjala vjen individë në shërbim të Serbisë apo UDB-së saj, duke dëmtuar rëndë sigurinë dhe çështjen tonë kombëtare.

Ndaj është domosdoshmëri hapja e dosjeve…
Nuk ka asnjë pengesë për të realizuar shtratin, i cili do të përbënte bazën ligjore për hapjen e dosjeve. Nëse në princip nuk ka arsye pse ato të mos hapen, në praktikë është vetë politika që e pengon këtë proces.

Pas vitit 90-të ka pasur një sërë deklaratash për zhdukjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve. Në dijeni tuaj, a mund të ketë ndodhur kjo?
Për sa pyesni, fillimisht desha të shpjegoj një ngatërresë, e cila, me sa shoh ka nevojë për sqarim, duke u ofruar këtë koment: Në dinamikën e punës me agjenturën, mbetet korrekte e normale edhe sot, asgjësimi i dosjeve të bashkëpunëtorëve sekretë, sa herë që situata e diktonte dhe i gjithë ky proces, realizohej përmes një komisioni të pranuar e të njohur nga aktet normative. Praktikë kjo, që diktohej nga zhvillimi i situatës operative, por edhe nga ndryshimet në jetën e secilit prej informatorëve të shërbimit sekret; ku padyshim, siç përfshihen rastet e sëmundjes dhe deri vdekjet e tyre, s’mund të mos merrej në konsideratë pa përshtatshmëria, deri mos dashja për të bashkëpunuar më tej me sigurimin e shtetit. Në rastet e përmendura dhe të tjera si këto, dosjet e tyre asgjësoheshin përmes proces verbaleve te rregullta e të firmosura nga të gjithë anëtarët e komisionit, kur ato nuk kishin më vlerë operative apo historike, por në të gjitha herët, ruheshin domosdoshmërish kartelat dhe regjistrat ku përshkruhej emri dhe pseudonimi, sikundër të tjera të dhëna të hollësishme e të domosdoshme. Në këtë kuptim, mund të flitet për asgjësime, ashtu siç nuk mund të pranohet që ka zhdukje dosjesh. Mbi të gjitha ekzistojnë kartelat dhe regjistrat, me të cilët në asnjë rast nuk manipulohet. Mekanizmi i ndërtimit të kodit të tyre, është parashikuar i tillë, që të mos tjetërsohen dhe në çdo rast ndërhyrje të mbeten gjurmët. Madje, ato funksionojnë ashtu, që edhe në raste lufte, realizohej ruajtja. Është një procedurë e tërë që shpjegon dekodifikimin dhe zbërthimin e funksionimit të kartelizimit të personave të regjistruar si bashkëpunëtorë të shërbimit sekret, apo agjent të shërbimeve të huaja. Në bindjen time, është e vështirë të zhbësh, apo të zhdukesh një dosje. Kjo ishte në thelb përgjigja ime, por më lejo të shpjegoj edhe diçka të vogël, por jo pa domethënie për sa flasim: Pas vitit 1992, një ish-ministër i Rendit dhe një ish-kryetar i Shërbimit Informativ, janë arrestuar nën akuzën e asgjësimit të dosjeve. I gjithë procesi gjyqësor kundër tyre, nuk e vërtetoi këtë gjë, ndaj ata rezultuan të pafajshëm dhe krimi për të cilin u akuzuan, nuk ishte kryer. Nga ‘92 deri në vitin 1997, veçanërisht në marsin e 97-ës, në Shërbimin Informativ përflitet se janë asgjësuar materiale me rëndësi operative. A mundet që këtu të kemi të bëjmë me një vënie dorë në kuptimin figurativ, mbi regjistra e mbi kartela, ku bëhej fjalë për agjendë të shërbimeve të huaja dhe atyre të shërbimeve sekrete; mbetet e vështirë të konfirmohet, ndaj jetojnë legjendat urbane…

Atëherë në do të vazhdojmë me legjenda dhe nuk do të marrim vesh kurrë se kush kanë qenë bashkëpunëtorët e sigurimit dhe agjent të shërbimeve të huaja?
Demokracia është proces. Në këtë proces demokratizimi, ka vend për të njohur dhe mësuar të tjera të vërteta të hidhura, sikundër duhet përshpejtuar e përmirësuar ritmet e ecjes përpara, pasi kështu s’do t’i lënë kohë zgjerohet të realizimit të trillit, duke prerë mundësin e spekulimit dhe penetrimeve të atyre njerëzve që se meritojnë të jenë në politikë, ndaj flasim e diskutojmë se është koha të hapur dosjet.

Z. Pobrati mos është pak naive kjo, duke pasur parasysh çka thuhet se, janë njerëzit e politikës që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit dhe janë këta që do të hapin dosjet! A mos ka këtu një konflikt interesi?
Teprohet kur thuhet se politika është mbërthyer nga njerëz të kompromentuar nga e shkuara, ndaj janë këta që pengojnë hapjen e dosjeve. S’mund të jetë kështu. Brenda politikës, ka pjesë të rëndësishme të saj që janë të interesuar dhe punojnë intensivisht për shkëputjen nga e kaluar e hidhur, sikundër janë të hapen dosjet. Individë të caktuar, sado të pushtetshëm, nuk mund ta pengojnë dot këtë proces.

Z.Pobrati! Edhe një pyetje, të cilën do të dëshiroja të ishit i drejtpërdrejtë: Para pak kohe jeni prononcuar mbi mënyrën si kontrolloheshin të huajt në të shkuarën, ku një vend parësor zinin informacionet e dhëna nga shoqërues përkthyesit. Vëmendja e lexuesve është tërhequr pas përdorjes si të tillë në atë kohë edhe e katër ministrave të jashtëm në këto vite të pas nëntëdhjetës. A mund të na thoni ju lutem, diçka me konkrete?
Shumëkush ka dëgjuar një komunikim timin bërë me një televizion lokal dhe pas kësaj, lexuesit njohën përmes shtypit intervistën e dhënë. Siç është theksuar në to, për sa juve pyesni, shpjegoja se brenda funksionit të zëvendës drejtorit të përgjithshëm të turizmit në ato vite, kryesisht, realizoja edhe detyra që i përgjigjeshin shërbimit sekret, të cilat përmblidheshin në kuadër të angazhimit tim në ato struktura. Ndërsa fola për çfarë ju cilësuat, synimi dhe qëllimi im, nuk kishte si objekt goditjeje personat në fjalë, aq më pak të ktheja në vëmendje veprimtarin e djeshme të tyre; unë veçse tentova të shpjegoja se në detyrën e shoqërues përkthyesit, ishte primare informimi me shkrim, gjë që ndërsa ishte domosdoshmëri, nuk prosupozonte pjesëmarrjen e patjetërsueshme në rrjetin agjenturor; ndërkohë kur ishte e qartë dhe e papranueshme për këdo që dëshironte të angazhohej në të tilla detyra, raportimi pranë punonjësve të shërbimeve sekrete, të veprimeve, ngjarjeve dhe gjithçkaje tjetër që këtyre u tërhiqte vëmendjen e u bënte përshtypje. Ndërkohë, që duhet të mos harrohet, se flasim për periudhën, kur ekzistonte “lufta e ftohtë” dhe për çështjet në fjalë, kështu veprohej edhe në vendet perëndimore. Për të joshur kuriozitetin tuaj, nuk nguroj të them se në një udhëtim drejt Italisë, para pak vitesh, ndodhesha në avion së bashku me një grup ministrash, me të cilët isha njohur nga pozicioni për të cilin fola. Pra e shkuara ka qenë e përbashkët, pavarësisht kush në karrige.

Z. Pobrati, nga biseda ndihet se e njihni mirë “fushën” tuaj, po kaq edhe njerëzit e politikës që puna u ka ofruar. A ndiheni i kërcënuar për çka ju dini? Apo ky është një informacion që nuk rrezikon jetës suaj?
Tashmë unë konsiderohem i mësuar nga kërcënimet e politikës dhe burgosjet prej saj. Imuniteti i përfituar më ka bërë të ndjeshëm dhe nuk gaboj po të deklaroj se goditjet e saj, kanë qenë dhe mbeten një arsye më shumë për të mos pasur frikë. Nga ana tjetër, është e vërtetë që njoh mirë një pjesë të politikanëve; pasi kur unë sapo kisha filluar punë, pra kur ende isha pa i mbushur 25 vjet, kryeministri ynë i sotshëm kishte pa kaq vite antar i Partisë së Punës. Njohja ime me të është e hershme, por në eksperienca jemi të ndryshëm.

Që do të thotë se, sot ju jeni një i papunë dhe ata që ju rrethonin, janë në majat e politikës ?
Po, është e ndodh edhe kështu…

Le te flasim pak për gjendjen në SHISH. Kjo strukturë ka qenë shpesh nën shigjetimin e Kryeministrit. Tani ndihet një lloj paqeje, e kjo për mendimin tuaj, mos ka ardhur se SHISH është vënë nën strehën, apo të themi, diktatin e Berishës?
Kur flasim për një “heshtje” të Kryeministrit ndaj veprimtarisë së SHISH, në arsyetimin tim, kjo është pozitive, pasi institucioni që merret me grumbullimin e informacionit, siç është shërbimi inteligjent, duhet të operojë përmes heshtjes dhe vetëm kur heshtet për detyrat që ai kryen, mund të themi se shërbimi sekret është në rrugë të mbarë. Por brenda kësaj heshtje, mos vallë fshihet diçka që s’duhet? Unë i përkas pjesës që dua të mendoj se Kryetar i Shërbimit Informativ, tashmë ka eksperiencën e nevojshme për të ditur si komunikohet me institucionet mbi të dhe nuk ma merr mendja që “kompromisi” të jetë i tillë që të dëmtojnë punën e shërbimit në tërësi. Shërbimi informativ, nuk mund të manipulojë për një periudhë të gjatë kohe; sepse shërbimi ynë kontrollohet në mënyrë të tillë, nga s’mund të devijohet, për shkakun e njohur se si një vend i angazhuar në NATO, e ka vendosur SHISH nën vëmendjen e partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtarë. Kështu që çdo shkujdesje e kryetarit të Shërbimit, do të linte gjurmë në agjencitë e huaja, të cilat do të merrnin dijeni për çfarë s’shkonte . Në qoftë se “është rritur komunikimi” i drejtuesit të Shërbimit Informativ me kryeministrin, unë nuk shoh ndonjë të keqe. Në të kundërt, e dëshiroj këtë. Çka më ka shqetësuar ngaherë, është moskomunikimi në mes tyre, por nëse kjo është kapërcyer, tashmë në një tjetër sens, pra duke sjellë pas vetes rrezikun e rikthimit në SHISH të një Berishe diktues, të një Berishe ku kërkon të fusë aty partinë e tij, kjo do të ishte shqetësuese. Gjithsesi, le t’ia lëmë radhën një tjetër here për të folur për to.

Sali Berisha: Pse u bëra komunist
Sali Berisha, ish-komunist dhe ish-sekretar partie, ishte anëtar i Partisë së Punës nga viti 1970 deri në 1990. Sot ai është i vetmi ish-komunist që vazhdon të jetë në pushtet dhe në politikë në ish-vendet komuniste të Europës.
Në një intervistë televizive Sali Berisha e ka justifikuar kështu anëtarësimin e tij në PPSH: “…Unë jam anëtarësuar në Partinë Komuniste në vitin 1970. Ka pasur dy arsye. Arsyeja e parë, është sepse u ndikova në mënyrë shumë thelbësore nga pushtimi i Çekisë. Një natë, një ushtri prej 300.000 trupash, tanke e të gjitha mjetet, pushtoi një vend që tentoi të dilte në liri ose të paktën kështu besonim. Ishte shumë e përhapur ideja se pas Çekisë do të ishte Shqipëria. Gjë për të cilën unë isha shumë i vendosur si qytetar të qëndroja në atë pozicion që duhet të qëndrojë çdo qytetar në rastin e një pushtimi kombëtar…”

Topi: Berisha, komunist i vitit 1968
Presidenti Bamir Topi e cilësoi dy ditë më parë kryeministrin një ish-sekretar të Partisë së Punës dhe një komunist që prej vitit 1968, i cili pavarësisht se ka pasur të gjitha mundësitë, nuk ka bërë asgjë për të përndjekurit. “Kur bëhet pastaj ballafaqimi i figurave që nuk kanë të bëjnë fare me diktaturën, por që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ndërkohë që ky personazh që nga vitit 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur në dorë mekanizmin, atëherë thoni ju se ku qëndron e vërteta. Pra, unë jam edhe njëherë, për hapjen e dosjeve, dhe të jeni të sigurt se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë. Berisha ka njëzet e dy vjet që u thotë shqiptarëve se do t’u kthejë pronat dhe nuk ua kthen. U thotë të përndjekurve politikë që do të kompensoheni dhe për njëzet e dy vjet me radhë nuk e bën”, tha Bamir Topi.

Wednesday, March 7, 2012

Mashtrimi me kreditë, pranga djalit të Muho Asllanit

DURRES - Ardian Asllani, djali I madh i ish-anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror, Muho Asllani, është arrestuar nga njësia hetimore Task-Forcë
në Durrës, pasi në 4 raste ka vjedhur lekët e kredisë që qyetarët depozitonin në shoqërinë NOA Sh.a. Anëtari I familjes së ish-zv/ministrit të Bujqësisë në periudhën e komunizmit, ka punuar si officer kredie në shoqërinë NOA Sh.a nga 1 shtatori 2007 deri në 22 korriku 2011. Gjatë kësaj periudhe ai ka arritur të vjedhë plot 17 milion lekë, para këto që depozitoheshin nga kredimarësit por që në fakt agjenti i kredisë Ardian Asllani nuk I arkëtonte por i mbante vetë. Kjo skemë grabitje është pikasur nga punonjësit e bankës, të cilët kanë vendosur shkarkimin nga detyra të Ardian Asllanit dhe në datën 27 korrik i janë drejtuar prokurorisë së rrethit Durrës me një kallëzim penal ndaj ish-agjentit të kredisë, duke e akuzuar Asllanin për akuzën e "Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën" si dhe "Falcifikimit të dokumentave". Në pranga ka rënë dheNelion Delliallisi, i cili ka abuzuar në tre raste si dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

KALLËZIMI I NOA.SH.A
Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqësore dhe verifikimet ebëra nga prokurori, rezulton se më datë 26 korrik 2011, është rregjistruar procedimin penal nr.1020, viti 2011, pasi me datë 22. 07. 2011, ka ardhur me postë kallzimi penal nga institucioni financiar, jo banke NOA Sh.a, ku pretendohet se pas auditimit të brendshem të ushtruar në Degën e NOA, sh.a Durrës janë konstatuar veprime të kundraligjshme të punonjësve të Degës Durrës. Më tej më datë 27 korrik 2011 ka ardhur me postë një tjetër kallzim penal i NOA Sh.a, ku jepen fakte dhe rrethana të reja lidhur me kallzimin e mëparshëm penal.

RASTET E EVIDENTUARA
Nga hetimet e zhvilluara rezulton se shtetasi Ardian Arrtunda (Asllani), ish-oficer i kredisë në shoqërinë Noa sha, ka përfituar nga pozita e tij si officer kredie duke marënga debitorët përkatës shuma të ndryshme parash dhe megjithëse duhet të bënte kalimin e këtyre shumave në llogari të shoqërisë Noa sh.a ai nuk i ka kryer këto derdhje por këto shuma ai i ka përfituar për vete. Kështu në datë 20 mars 2009 nga Noa sh.a, është disbursuar kredia në shumën 1.170.000 lekë në emer të shtetasit Artur (Dritan) Marku, me oficer kredie shtetasin Ardian Asllani. Në muajin Tetor 2009, shtetasi Dritan Marku, në ambjentet e Noa Durrës ka takuar oficerin e kredise Ardian Asllani, të cilit i ka dhënë shumën1.044.482 lekë për mbylljen e kredisë. Nga ana e tij AdrianAsllani, i ka dhënë shtetasit Artur Marku mandatin e arkëtimit, datë 21 tetor 2009, i cili është sekuestruar me cilësinë e proves materiale.Ndërkohë, nga ana e oficerit të kredisë Ardian Asllani është derdhur në bankë vetëm një këst në shumën 39.500 lekë, ndërsa pjesa tjetër prej 1.004.982 lekë është përvetesuar nga ky i fundit. Rasti I dytë bën fjalë në 21 dhjetor 2009 ku është lidhur kontrata e kredisë në shumën 1.200.000 lekë, ndërmjet shoqërisë Noa sha dhe shtetasit Eqerem Guza, me officer kredie shtetasin Ardian Asllani. Në Prill 2011 shtetasi Eqerem Guza i ka dhënë oficerittë kredisë Ardian Asllani shumën prej 100.000 lekë për pagesën e këstit të kredisë, kupër këtë oficeri i kredisë i ka dhënë mandat arkëtimin dt.01 qershor 2011, të sekuestruar nga ana prokurorisë në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, nga ana e tij oficeri i kredisë Ardian Asllani, nuk eka arkëtuar këtë shumë duke e përvetësuar për vete. Të njëjtën skemë manipulative kapërdorur edhe në dy raste të tjera, duke ia marë lekët shtetasve Kujtim Baca dhe Qemal Bushit, të cilët i kanë dhënë në total 6.5 milion lekë, prej të cilave ai ka arkëtuar vetëm 650 euro dhe pjesën tjetër e ka mbajtur për vehte. Nga të gjitha sa u parashtruan më lart rezulton e provuar se shtetasi Ardian Asllani officer kredie në shoqërinë Noa sha duke shpërdoruar detyrën e tijsi oficer kredie dhe duke vepruar në kundërshtim me rregulloret e procedurat e kësaj shoqerie, ka arritur të përfitoje nga kredimarrësit e mesipërmnë total shumën prej 1.354.982 lekë dhe 3.475 euro dhe nuk I ka arkëtuar ato në arkën e shoqërisë duke i shpenzuar ato për qëllime personale.

(aq/shqiptarja.com)

GJAHU I SHTRIGAVE

Fadil Hoxha dhe Shaban Polluzha. Dossier nga Riza GREIÇEVCI

Kur ra  pushka në male për liri, ti fërkoje duart të jetosh në atë yrtin e shpresës pesëcepëshe që të kishte përthekuar me shansin për skizmë: i dekoruar nga thika e robërisë, dhe soditje, si një skllav i lumtur, duke u prerë koka e popullit tënd në cungun e gijotinës serbe-çetnike

Nga Riza GREIÇEVCI

Zotëri Veton: Pse gjithë kjo urrejtje    për Drenicën?!

Zotëri Veton, gjithçka thanë e thonë për ju gojët hallkut por unë kurrë s’jam pajtuar. Me ka ardhur gur në zemër,sepse, me ka trimëruar besimi i forte se ju jeni aq i kthjellët nga mendja, aq i forte dhe i pasur nga morali njerëzor dhe dinjiteti kombëtar, sa, qysh mund të ndodhë një Veton Surroi të vjellë e të pështyjë aq mërishëm mbi një pjesë të popullit të atdheut të tij nga Drenica, të jetë mbushur me aq urrejtje e smirë ndaj gjuhës, gjakut, djepit, luftës dhe pushkës së Drenicës, dhe popullit trim të saj, që sa e sa here ndër mote e ka dëshmuar se është një popull trim bujar, mikpritës, bukëdhënës, popullit me tradita autoktone etnike shqiptare. S’e kam besuar dhe zor e kam të besoj edhe sot (ani pse disa here bëri vaki) që një Veton Surroi të vjellë urrejtje e mëri ndaj UÇK-së çlirimtare, për të cilat urrejtje tashmë kanë mësuar e dëgjuar gjithandej Kosovës, e lere më në Drenicë. Të kujtohet sa rendë i pate fyer zbritjen e çlirimtarëve të UÇK-së nëpër qytete të Kosovës ( Koha ditore) ata, që ishin të lodhur e të dërrmuar, të plagosur e shumë syresh  edhe pa ndonjë gjymtyrë të trupit, qysh gjete gjithë ato shkronja në fjalorin shqip për të formuar gjithë ato fyerje bastarde, të çoroditura, të pamerituara nga UÇK-ja, dhe, së paku, s’të erdhi gjynah nga plagët e tyre, nga gjaku i dëshmorëve, nga varret masive dhe rrënojat nga zjarri i armikut serbian. Si nuk të erdhi keq nga fëmijët tuaj,  si u bë që babai i tyre të pështyjë, të fyejë e të hedh gur e baltë e dru mbi UÇK-n çlirimtare, fitimtare, heroike, që solli dritën Kosovës: Lirinë! Ju, zoti Veton, duke fyer e urryer UÇK-n, shumëkush pati pohuar dhe pohon edhe sot: ju keni fyer e share e minimizuar e pështyrë lirinë, gjakun e dëshmorëve të rënë për këtë liri, ju keni pështyrë e fyer malet, bukën, Zotin, Kosovën, në të cilën, sot, thithë ajrin, diellin, thithë rrezet e lirisë, të pavarësisë, dhe aspak  s’të vjen keq (për t’u penduar ju jo se jo!) që sot Kosovën e keni dhe e quani atdhe…!
Ti vjell urrejtje ndaj të djeshmes dhe të sotmes
së Drenicës, mu sikur partizani komandant
Fadil Hoxha

Ish-kolegu e miku im i profesionit të gazetarit në “Rilindje”, qe besa atëherë shumë i respektuar, Veton Surroi, vetëm i e di pse, u shmang nga udha e Zotit, e historisë, nga e vërteta dhe  hodhi në qarkullim edhe një pamflet i tipit të Çubriloviqit, Andriqit, Qosiqit, Drashkoviqit, dhe atyre që s’ia duan të mirën as lirisë, pavarësisë, as shtetit, as popullit të Kosovës, duke shfaqur nervozizëm, primitivizëm dhe zanat të farefisit të tij: urrejtje, fyerje ndaj popullit të Drenicës, bëri përpjekje për t’u hakmarrë për perëndimin e perandorisë së UJDIZMIT, duke dezinformuar e deformuar realitetin e historisë e të rezistencës së popullit të Drenicës.S’është hera e pare që këso speciesh të rodi kosovar hidhen ashiqare kundër dinjitetit, luftës, trimërisë, traditave, gjakut të derdhur të popullit të Drenicës, në një anë, sa për të përmbushur obligimin e UJD-it ndaj aspiratave dhe luftërave, ndaj personaliteteve, atdhetarëve e trimave që derdhën, jo politikë të turpshme e të ndotur sllave-çetnike-ruse, por derdhen gjakun në rezistencë dhe luftë për çlirim nga rodi i Shën Savës. Kjo sakrifice shekullore e popullit të Drenicës u realizua nga UÇK-ja e lavdishme, e cila u formua mu në Drenicën heroike, shyqyr Zotit, jo në Gjakovën titiste komuniste të mbushur urrejtje ndaj qytetarëve të viseve të tjera, (Drenicës, sic!) duke urryer e fyer e shantazhuar dhe e anashkaluar ashiqare në faqe zezelinë dhe një krua që ditën e natën çuçëron urrejtje, fyerjeje, profeci dhe allishverishe të tjera jo vetëm për Drenicën , popullin e saj liridashës edhe heroik, por veçmas linçimi bizar është më i shpërpallur ndaj fytyrave më të shquara intelektuale, burrërore, luftarake që pati dhe ka sot Drenica, e këtë e bëni  sot, në Kosovën e lirë, por jo e çliruar nga Gjakova, as kësaj lufte çlirimtare s’i priu shoku Fadil Hoxha, partizanisti i  përbetuar i shokut Tito dhe i serbizimit ruso-stalinist, nga dora e të cilit u likuidua pas shpine dhe me moh babai juaj i nderuar, Rexhai Surroi.

Komandanti Shaban Palluzha,
burri nga Drenica në shërbim të okupatorit?!

Sikur zoti Surroi shpresoi se sot kur Kosova është e lirë dhe Qeveria Thaçi po arrin suksese të pamohueshme në të gjitha sferat e jetës, veçmas në fushën e diplomacisë ndërkombëtare ( të kemi dëgjuar mirë zoti Surroi çka keni thënë JU në një mision të KTV-së, alias RTS-së!  për marrëveshjen e fundit të Kosovës në Bruksel, nuk jemi habitur fare, këtë e kemi pritur nga Ju!) qenkësh rasti më i volitshëm që edhe njëherë të fusë hundët në Drenicë, duke shtrembëruar e dezinformuar realitetin  e kontributin e personaliteteve historike, burrave, bijve e bijave të popullit, duke fyer dinjitetin e sofrën e traditën e familjes drenicare të komandantit Shaban Palluzha (sic!), veçmas, këtë e bëri në hibridin e fundit shkrimor ”Fadil Hoxha…”, duke bërë edhe një përpjekje të kot për të  përdhosur tribunin e kryekomandantin e 12 batalioneve të ushtrisë çlirimtare të Luftës së Drenicës, Shaban Palluzha, duke e quajtur shoku Fadil: “Njeri në shërbim të  okupatorit!”Dhe i njëjti argat i partizanisë dhe në shërbim të politikës sllavo-çetniko-ruse, shoku Fadil Hoxha-Gjakova, vite më vonë, në ditën kur rinia atdhetare e Kosovës u hodh në demonstratë gjithëpopullore (1981), ai me gojë të vet “Bira e minit treqind qese!”. Ja, cili njeri e fyejti dhe e fyen sot nëpërmjet birit të Tahirit dhe formuesit të “ogrankës” së UJD-dit në Kosovë, rren e dezinformon pas mbi gjatëdhjetë vjetësh, fyen familjen e ndershme dhe gjithmonë patriotike e popullore të Shaban Palluzhës,( dhe e harron Stalinin e Jugosllavisë, drugar Titon, Rankoviqin, Qosiqin, kasapin Milosheviq deri sot të Tadiqi!). Një skllav nuk ka si të mos i tumir qëllimet fantazmë të “Francuska 7” për Kosovën dhe shqiptarinë, sot pas mbi gjashtëdhjetë vjetësh, dhe shpreson se do të zgjohen të vdekurit e do të hanë mish të pjekur të shqiptarëve të Kosovës (UJD-i, Serbia, komunizmi…!),siç janë qindra viktima të rinjsh e burrash atdhetarë që mizorisht u likuiduan në terrin e burgjeve të milicëve çetnikë, pastaj rasti me familjen heroike e historike Jasharaj nga Prekazi, dhe qindra masakra e varre masive nga Kosova deri në tokat e Car Dushanit.

Fadil Hoxha nga Gjakova thyen besën
që ia dha Shaban Palluzhës…

Për hir të së vërtetës, të historisë, për hir të gjakut dhe eshtrave të kryekomandantit heroik  Shaban Palluzha, për hire të eshtrave të qindra viktimave të pafajshme:gra, foshnje, fëmijë, gjyshe, vajza, pleq, që u masakruan mizorisht nga thika e çetnikëve partizanë të Fadil Hoxhës dhe shokut Tito, përgënjeshtrojmë fuqishëm fundekrye këtë hibrid shkrimor qesharak, plot urrejtje, primitivizëm, përpjekje për hakmarrje, dezinformim, inati,skizofreni, smirë ndaj personalitetit, lirisë fizike e familjare të komandantit Shaban Palluzha, jo me fjalë e rrena, e supozime të të tjerëve, por këtë po e bëjmë me fakte e dëshmi që flasin me të vërtetën. Është për t’u dyshuar se partizani i përbetuar i shokut  Tito, Fadil komandanti i forcave partizane-çetnike-gjakatare-shfarosëse të ushtrisë së Luftës së Drenicës, të ketë pohuar shumë vite më pas ( Shaban Palluzha ishte një burrë i pashkollë, në shërbim të okupatorit?! – sic!), kur me forcën e politikës dhe të shkaut partizan-çetnik ta denoncojë e ta vrasë komandantin Shaban Palluzha, pastaj militantin, patriotin dhe luftëtarin e tipit të Ded Gjo Lulit, Mehmet Gradica (të likuiduar bashkë me shumë bashkëluftëtarë, fëmijë, gra, pleq, foshnja në kullën e Dvoranëve të Drenicës),  se kinse ai (Shaban Palluzha), ruana Zot, ishte në shërbim të okupatorit! Nga këtu del se komandanti partizan-titist Fadil Hoxha nga Gjakova (siç do të lexoni e mësoni më poshtë, lexues të nderuar, me fakte e argumente të gjalla!) ai mashtroi, tradhtoi dhe thyeji besën shqiptare që ia kishte dhënë Shaban Palluzhës, se do të bënte çdo gjë të mundshme për të realizuar kërkesat e parashtruara publikisht nga Mixha në të mire të ndalimit të masakrave e dhunës e krimit të partizan-çetnikëve në territorin e Drenicës

 

PD: Bamir Topi përdhosi institucionin

Selia e Partisë Demokratike ka reaguar ndaj akuzave të Presidentit Bamir Topi bërë sot kundrejt kryeministrit Sali Berisha.

Deputeti Edi Paloka e emërtoi Topin si ‘kamzhik’ të Edi Ramës ndërsa i kërkoi të japë llogari para demokratëve që i dhanë votën si kryetar shteti.

“Cicërimën” e zakonshme të Edi Ramës, sot e kishte për detyrë t’a recitonte një “burë” tjetër, një votues i tij, i cili të paktën në 4 vitet e fundit, sa herë ka patur detyrimin, kushtetues, ligjor, politik e moral të fliste, ka heshtur. Ky quhet Bamir Topi; (për ata qe s’e dinë), do të duhej të ishte President i Republikës, President i te gjithë shqiptareve. Meqë me ne fund vendosi te flasë me fjale, e jo me heshtje, duhet t’u shpjegoje demokrateve qe e votuan për te përfaqësuar shqiptaret si Kryetar Shteti e jo si Spahi”.

Më tej, Paloka akuzoi Topin si përdhosës të institucionit të Presidencës.

“Ne 8 maj 2011, Edi Ramen e votove për shkak te pronareve te ligjshëm te Tiranës, ne trojet e se cilëve po ngrenë sarajet Koçoja, Besoja dhe Fideli, e te tjere “tironca te vjetër”....? Apo e votove kryetarin e partisë se Enver Hoxhës, (partisë se persekutoreve qe dekretove për katër vjet ne krye te prokurorisë e gjyqësorit), për te përmbushur një amanet te te përndjekurve politike.....? Ne fakt ky është Kamxhiku Edi Rames. Njeriu qe përdhos çdo dite institucionin e Presidentit. E përdhos institucionin e Presidentit kur betohet për shenjtërinë e pronës, dhe për vete e vjedh atë; E përdhos institucionin e Presidentit kur betohet per moral, familje e dinjitet dhe çdo dite i ndyn ato; E përdhos institucionin e Presidentit kur qan për te përndjekurit por voton persekutohet; E përdhos institucionin e Presidentit kur sillet si kaçaku pas ferrës. E përdhos institucionin e Presidentit çdo dite, duke keqpërdorur tinëzisht atë karrige për “pazare”dhe “sevape” personale e aspak shqiptare”.

Më tej Paloka nxori publikisht dy foto duke i bërë thirrje Presidentit të bëjë të ditur se kush është personi që ka dekoruar.

“Dhe meqë është folur sot për foto, këtu nuk ka polifoto, dhe kjo nuk është e vitit 1968 por është e vitit 2008, është zoti Topi duke dekoruar dikë. Letë të thotë zotëria se kush është ky person që ka dekoruar dhe pastaj të përbetohet për ish-të përndjekurit e ish-pronarët”.

PD thekson se burrave si Topi, historia u ruan vetëm turpin. “Atyre qe marrin gjithçka nga Partia Demokratike, e qe tinëzisht abuzojnë me pasionin, frymëzimin, respektin, mundin dhe djersen e demokrateve shqiptare, historia e këtij vendi u ka ruajtur ne memorien e saj vetëm turpin qe me se pari e morën ne “Betejën e Albulenës”.

Pëlcet Topi: Berisha, komunisti
Presidenti i Republikës Bamir Topi shpërtheu dje në deklarata dha akuza, duke iu përgjigjur publikisht sulmeve të kryeministrit Berisha, të bëra ditët e fundit dhe përplasjes mes dy institucioneve, të nisur në përvjetorin e 568 të Besëlidhjes së Lezhës dhe me pas në përvjetorin e 61 të pushkatimit të 22 intelektualëve në vitin 1951

Kryeministri Berisha, ditën e hënë në përvjetorin e 61 të pushkatimit të 22 intelektualëve në vitin 1951, deklaroi se kreu i shtetit nuk firmosi ligjin e Lustracionit, me qëllim që të mos dënonte hanxharët e diktaturës.

“Sërish, duke dalë mjaft njerëz e duke akuzuar, unë kam ruajtur një profil shumë institucional, nuk jam marrë me ta, por duke dalë Kryeministri, sigurisht një përgjigje për të e kam. Përsa i përket moralit të ligjit, unë kam firmën time në vitin 2006 së bashku me zotin Majko, në një projektligj që asnjëherë nuk u miratua nga Parlamenti. Pra edhe sot e kësaj dite, ai ligj meriton që të miratohet dhe jo të deformohet për t’u bërë antikushtetues",- u përgjigj presidenti Topi.

Presidenti Topi i kërkoi kryeministrit Berisha të japë llogari për foton e qarkulluar në media, ku krah tij shfaqen anëtarë të byrosë politike, ndërkohë shkoi më tej duke e akuzuar si mashtrues që u premton shqiptarëve se do u kthejë pronat dhe sipas Topit nuk e bën, ashtu sic vepron edhe me ish-të përndjekurit.

Topi duke e etiketuar komunist që prej vitit 1969 i kërkoi Berishës hapjen e dosjeve të sigurimit, pasi sipas tij shqiptarët do habiten me atë ç'ka do zbulohet.

Integrimi europian dhe roli i medias

Fiona Mcllwham
Ky lloj diskutimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Media luan një rol vendimtar jo vetëm në raportim, por edhe i jep formë politikave dhe zhvillimeve në Europë. Procesi i integrimit të Shqipërisë si edhe debati rreth tij, meriton, dhe do të kërkojë, angazhimin e plotë të mediave në mënyrë që të ketë sukses.
Në Shqipëri, të gjitha partitë janë – ose thonë se janë – të përkushtuara për progresin e Shqipërisë në BE. Dhe shqiptarët e thjeshtë – mbi tetëdhjetë për qind e tyre – janë pro hyrjes në Bashkimin Europian. Kjo dëshirë është shumë pozitive dhe përputhet me ambiciet strategjike të BE-së për të integruar Shqipërinë dhe rajonin. Pra, kemi një kombinim perfekt. E megjithatë, progresi i Shqipërisë, siç e dimë, nuk ka qenë aq i qetë dhe i shpejtë. Shqipëria ka marrë dy “Jo” për statusin kandidat dhe hapjen e negociatave. Për dallim, Serbia – ku sipas sondazheve entuziazmi është më i ulët – tridhjetë e gjashtë për qind – po vepron, po arrin rezultate dhe ka ecur përpara.
Media ka një rol vendimtar për të analizuar dhe ngushtuar këtë hendek – për të eksploruar se çfarë punon dhe çfarë jo, dhe pse. Është jetike që media të mos raportojë vetëm titujt e vendimeve, apo të përsërisë ose të amplifikojë reagimet politike, por të analizojë, shpjegojë dhe informojë. Media ka një rol të rëndësishëm në shpjegimin e anës teknike, interpretimin e kërkesave të BE-së, dhe investigimin e përgjigjes politike dhe progresit. Ç’është më e rëndësishmja, media duhet të shikojë përtej politikës, të japë pikëpamje të    ndryshme, dhe hapësirë për debat të pavarur dhe të udhëhequr nga ekspertët.
Zgjerimi i BE-se është një mundësi strategjike e jashtëzakonshme për Shqipërinë, për këtë rajon dhe për BE-në. Është një shans për të rritur sigurinë dhe begatinë tonë të përbashkët. Kjo realizohet vetëm nëse ne miratojmë sisteme dhe standarde të përbashkëta. Procesi i Anëtarësimit është projektuar për të arritur pikërisht këtë. Është një projekt kompleks, teknik dhe gjithëpërfshirës. Integrimi Europian është një projekt kombëtar – nuk mund të bëhet përgjysmë ose sa për të fituar vota. Funksionon më mirë vetëm nëse të gjitha institucionet dhe faktorët përkushtohen dhe bëjnë presion për përparim dhe reformë; kur axhenda është e brendshme dhe kur reforma nuk bëhet për t’i bërë qejfin BE-së, por për të përmirësuar jetën e shqiptarëve të zakonshëm. Media në Shqipëri ka një rol themelor që publiku ta kuptojë më mirë këtë proces dhe që të arrijë një angazhim sa më të gjerë.
Ky debat është pjesë e kësaj axhende. Po angazhon disa nga zërat më të rëndësishëm dhe jep disa këndvështrime të reja. Unë dua të përgëzoj Institutin e Medias dhe të gjithë kontribuesit që kanë dorëzuar esetë. Unë jam e kënaqur që Britania e Madhe pati mundësi të mbështesë projektin financiarisht. Shpresoj se ky është fillimi i diçkaje më të madhe dhe më të qëndrueshme.
*Fjala e ambasadores britanike Fiona McIlwham mbajtur dje në tryezën e rrumbullakët organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias.

Shoqata shqiptaro-izraelite: “Mein Kampf” në prokurori

Pamfleti politik i Adolf Hitlerit, “Mein Kampf” (Lufra ime), ka ngjallur debat dhe më pas edhe reagime nga Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael. Historiani Apostol Kotani, një nga themeluesit e kësaj shoqate, ka deklaruar se botimi i këtij libri prek së pari hebrejtë dhe reagimi duket legjitim ndaj ndalimit të botimit. “Ky libër prek në radhë të parë hebrejtë. Shqiptarët janë kombi i parë në botë që kanë ndihmuar hebrenjtë, pavarësisht përkatësive fetare, etnike etj. Të bëjmë një protestë që ky libër të hiqet nga qarkullimi. Për këtë do të vendosë kryesia”, ka deklaruar historianin Kotani. Dr. Apostol Kotani (historian) është ndër themeluesit e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Israel dhe i vetmi autor i studimit “Shqiptarët dhe Hebrejtë Gjatë Shekujve”. Ai në shtypin shqiptar ka bërë një sërë shkrimesh për problemin e hebrejve para dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Ndërkohë, në konflikt botuesi i librit  Beqir Haluli është dhe me zyrën shqiptare të të drejtave të autorit. Kjo e fundit, pavarësisht debatit të hapur nuk shkon dot përtej asaj që i jep ligji: gjobitjen e botuesit për nxjerrjen në treg të librit pa siguruar më parë copyright-in. Të drejtën e dorëshkrimit të Pamfletit politik të Hitlerit, forcat aleate ia kaluan pas luftës qeverisë së landit të Bavarisë, kjo e fundit deri tani ia ka arritur ta ndalojë publikimin e librit. Ajo ka deklaruar se deri më 2015, kur kësaj qeverie i humbet e drejta e copyright-it, do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për të penguar botimin. Në këtë linjë ka qenë edhe shefja e inspektimit e kësaj zyre, Albana Pulaj, e cila ka deklaruar se kjo zyrë ka të drejtë vetëm ta gjobisë botuesin sipas ligjit. “Inspektorët e Zyrës shqiptare të të drejtës së autorit e kanë të drejtën që të gjobisin botuesin, por legjitimimin për të ngritur një procedim gjyqësor penal nuk e ka. Në këtë rast është shteti gjerman i cili është mbartës i të drejtës së autorit për veprën në fjalë dhe kjo e fundit mund t’i drejtohet organeve gjyqësore shqiptare për ndalimin dhe ndëshkimin e subjektit që ka cenuar të drejtën e autorit.”- thotë Pulaj, e cila sqaron se kjo zyrë nuk ka të drejtën e konfiskimit të librit. Sipas dhe botuesit Beqir Haluli, në treg janë hedhur vetëm 500 kopje dhe ai nuk ka asnjë informacion deri tani nëse libri është shitur dhe kërkohet apo jo nga lexuesit. Siç dhe shpjegon ai, ka disa vite që përgatitet për këtë botim, por ka vendosur ta publikojë pavarësisht se e kishte paramenduar se do të ngjallte debat. Për këtë qëllim ai i ka vendosur librit një paralajmërim në kopertinë me germa të dukshme në ngjyrë të verdhë ku shkruan: Ky libër duhet lexuar për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre. Është një paralajmërim për brezat e rinj, që çmenduri të tilla të mos përsëriten më kurrë”. Ndërkohë që në krye të tij nuk ka hezituar të shkruajë se “Mein Kampf” është një nga librat më me ndikim i të gjitha kohëve. “Kemi bërë gjithashtu edhe një parathënie me kritika për librin. Ai që lexon një libër kritik nuk frymëzohet, përkundrazi ndien urrejtje dhe kupton marrëzinë e kësaj ideologjie”- shton botuesi, të cilit gjithsesi do t’i duhet që të përballet me një gjobë dhe me një kallëzim penal nga shoqata e miqësisë Shqipëri-Izrael.

Shpërthen Topi: Berisha komunist,të shpjegojë fotot me byronë,PD: Po përdhos Presidencën

TIRANË I zgjedhur për herë të parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitin 1996,
i emëruar më pas ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit deri në vitin 1997, 2 herë nënkryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit të saj parlamentar, aktualisht President i Republikës, Bamir Topi vetëm dje ka folur hapur ndaj ish-shefit të tij, Sali Berisha. Në muajt e fundit të mandatit të tij, Topi foli jashtë kornizave institucionale duke iu përgjigjur direkt akuzave intensive të kreut të ekzekutivit lidhur me qëndrimin e tij ndaj ligjit të lustracionit. Duke shfrytëzuar pjesëmarrjen në një aktivitet përkujtimor me rastin e 100-vjetorit të themelimit të shkollës “Lidhja e Prizrenit” në krahinën Lumë të Kukësit, Topi kishte një përgjigje vetëm për Kryeministrin. “Unë, natyrisht që jam në dijeni të deklaratave dhe të një inkursioni të organizuar. Sërish, duke dalë mjaft njerëz e duke akuzuar, unë kam ruajtur një profil shumë institucional, nuk jam marrë me ta, por duke dalë Kryeministri, sigurisht një përgjigje për të e kam. Për ta parë çështjen e ligjit në fjalë: Ky është një ligj që është kthyer si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Është një ligj që mori një kontestim të ashpër, do të thosha, edhe nga Komisioni i Venecias, edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Për sa i përket moralit të ligjit, unë kam firmën time në vitin 2006 së bashku me zotin Majko, në një projektligj që asnjëherë nuk u miratua nga Parlamenti. Pra edhe sot e kësaj dite, ai ligj meriton që të miratohet dhe jo të deformohet për t’u bërë antikushtetues”, – tha Topi, duke iu referuar një drafti që në atë vit nuk u votua nga PD. Diçka tjetër, sipas Topit lidhet me moralin. Presidenti i Republikës shtoi se është kryeministri Berisha ai që duhet të japë shpjegime për fotot që i publikohen në media me ish-anëtarë të Byrosë Politike dhe se është hipokrizi që në krye të komisionit të Ligjeve të jetë Ilir Rusmali: “Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegime për polifotot me anëtarët e Byrosë Politike të kohës së diktaturës dhe është gati-gati ironike dhe një hipokrizi e papranueshme që në krye të komisionit të Ligjeve, aty ku certifikohen ligjet edhe për të përndjekurit, është pasardhësi i një personazhi të nomenklaturës së lartë të kohës së diktaturës”. Ai iu referua sërish Berishës: “Ky personazh ka marrë pak a shumë pamjen dhe fizionominë e David Koperfildit. Është bërë iluzionist. Ka njëzet e dy vjet që u thotë shqiptarëve se do t’u kthejë pronat dhe nuk ua kthen. U thotë të përndjekurve politikë që do të kompensoheni dhe për njëzet e dy vjet me radhë nuk e bën. Ndërkohë që ka qenë detyrimi i parë për ta realizuar. Pikërisht ky ka qenë programi i Partisë Demokratike, për të cilin ne jemi rivotuar në vitin 2005, për të cilin ne kemi bërë një luftë që ka qenë shumë parimore dhe kjo punë nuk mund të shkojë më me deklarata. E ka pasur mundësinë. Ka shtatë vjet që është për së dyti në pushtet dhe nuk e bën”, – tha ai. Duke qëndruar tek teza e anti-komunizmit dhe prejardhjes së tij, Topi shtoi: “Kur bëhet pastaj ballafaqimi i figurave që nuk kanë të bëjnë fare me diktaturën, por që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ndërkohë që ky personazh që nga viti 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur në dorë mekanizmin, atëherë me thoni ju se ku qëndron e vërteta”. Presidenti tha se ai është për hapjen e dosjeve, duke premtuar surpriza: “… të jeni të sigurt se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë”. Dy ditë më parë, kryeministri Sali Berisha e akuzoi Bamir Topin si politikan që ka tradhtuar ish-të përndjekurit duke mos dekretuar ligjin e lustracionit.
N.Perndoj