Monday, November 7, 2011
Protestojnë topless në Vatikan, policia shpërndan vajza
Claudia Schiffer, një trup për tu patur zili
Fotot, Imogen Thomas tregon kofshët dhe të brendshmet
Trupi joshës i Olivia Wilde
Rama: Të larguarit për çdo arsye nga PS, të ftohen për të diskutuar mbi programin
Agjende e ngjeshur e ekipeve kombëtare
Kombëtarja shqiptare do të luajë më 11 nëntor një ndeshje miqësore
kundër Azerbajxhanit. Sfida do të luhet në “Qemal Stafa” në orën 18:00.
Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin në datën 6 nëntor dhe do të
akomodohen në hotel “Durrah” të Durrësit. Katër ditë më pas, më 15
nëntor do të luajmë ndaj Maqedonisë në Prilep. Lista e lojtarëve, në
mungesë të trajnerit është hartuar nga FSHF-ja.
* * *
Kombëtarja e Azerbajxhanit do të mbërrijë në Shqipëri, katër ditë përpara takimit të “Qemal Stafës”, pra në datën 7 nëntor dhe do të akomodohet në hotel “Adriatik”, në Durrës. Programi i tyre parashikon stërvitje në Durrës dhe Kavajë, si dhe një seancë njohëse në impiantin ndërkombëtar të kryeqytetit, më 10 nëntor, ku një ditë më pas do të luhet edhe miqësorja. Në tri ndeshje kundër Azerbajxhanit, Shqipëria ka fituar dy të tilla: 1-0 (Kupa “Rothmans”, 8 shkurt 2000, në Maltë) dhe 2-1 (miqësore, më 17 gusht 2005, në Teheran), si dhe ka barazuar 1-1 (miqësore, 19 nëntor 2008, në Baku).
* * *
Ekipi i Shpresave, tashmë nën drejtimin e Skënder Gegës do të luajë më 10 dhe 14 nëntor kundër Rusisë dhe Portugalisë, dy ndeshje këto të vlefshme për eliminatoret e Euro 2013. Ndeshja kundër Rusisë do të luhet në “Niko Dovana” (16:00). Ekipi rus do të mbërrijë me çarter në Shqipëri më 9 nëntor dhe do të largohet menjëherë pas ndeshjes. Edhe takimi me Portugalinë do të luhet në Durrës, por në orën 19:00.
Portugalia mbërrin në orën 23.55 të datës 12 nëntor dhe do të kryejë stërvitje njohëse në orën 19:00 një ditë më pas. Ekipi ynë do të akomodohet në hotel “White Dreams”, në dalje të kryeqytetit.
Më datë 8 nëntor është parashikuar dhe një ndeshje testuese me Kamzën (15:00) në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Në tri ndeshjet e para nën drejtimin e ish-trajnerit Artan Bushati, Shqipëria U-21 ka arritur një fitore me Moldavinë (4-3, në Korçë) dhe dy humbje me Poloninë (3-0 në Korçë dhe 4-3 në Grudziadz).
Shqipëria U-21 renditet në vendi e parafundit në grupin 6 me tri pikë pas tri ndeshjesh. Grupi ynë kryesohet nga Polonia (7 pikë, 4 ndeshje), Rusia (6 pikë, 2 ndeshje), Portugalia (4 pikë, 2 ndeshje).
* * *
Miqësore U-17, Shqipëri-Kosovë
Shqipëria U-17, e drejtuar nga boshnjaku Xhemal Mustedanagiç, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me homologen e saj nga Kosova. Ndeshja do të luhet, më 17 nëntor në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 14:00. Përfaqësuesja jonë do të grumbullohet në datë 14 nëntor dhe do të akomodohet në hotel “Tropikal”. Seancat stërvitore do t’i zhvillojë në kompleksin e Kamzës.

Vata e pranon: Vllaznia duhet “kolauduar”
Rudi Vata është trajneri i ri i Vllaznisë, duke zëvendësuar kështu Mirel Josën, te shkarkuar pas javës së 6-të, Flamurtari-Vllaznia (1-0) për rezultatet e dobëta; atmosferës jo të mirë të krijuar në rradhët e futbollistëve dhe mungesa e frymes se grupit; pamundësisë së menaxhimit teknik të ekipit si dhe qëndrimit publik në kundërshtim me objektivat që kishte shpallur shoqëria Vllaznia Sh.a, që administron 9 herë kampionët e Shqipërisë.
Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare (59 ndeshje/5 gola), dhe një nga kandidaturat e përfolura si pasuesi i Josip Kuzhesë, do të drejtojtë për herë të parë një skuadër nga pozitat e trajnerit, duke e nisur këtë aventurë të bukur, por dhe shumë të vështirë me skuadrën ku është formuar si futbollist.
Në fakt, telenovela e zëvëndësimit të Mirel Josës zgjati të paktën dhjetë ditë, ndërsa në vend të ish-kampionit të Tiranës (2003-2004), u komandua ndihmësi i tij, Elvis Plori, që arriti të fitojë 1-0 me Pogradecin në javën e 7-të.
Projekti i Rudi Vatës, tepër ambicioz dhe më kërkesa profesionale, bindi mesa duket drejtuesit e klubit shkodran, të cilën e përzgjodhën agjentin e licencuar të FIFA-s, edhe pse kontaktuan direkt apo indirekt me Sulejman Starovën, Shkëlqim Muçën, Ramadan Shehu, dhe madje një kontakt patën edhe me ish-trajnerin e Skëndërbeut, Shpëtim Duro.
Gjithsesi, me Rudi Vatën që nënshkroi një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, Vllaznia synoi rikthimin e aromës shkodrane në drejtimin e skuadrës.
Në sezonin e fundit, drejtuan malazezi Mojash Radunjoviç, i pasuar nga Mirel Josa, ndërkohë që dy sezone më parë kishin drejtuar Agim Canaj, Roland Luçi dhe Edi Martini.
“E njoh mirë Vllazninë. Është qyteti ku kam lindur dhe kam hedhur hapat e parë karrierën time të gjatë si futbollist. E konsideroj një sfidë speciale”, - tha ish-mbrojtësi i njohur, i cili vitin e kaluar pati dhe një ofertë nga skuadra qipriote, APOEL Limasol.
Vata, i cili në Shqipëri ka veshur edhe fanellat e Dinamos (kampion 1989-1990) dhe Tiranës (kampion 2002-2003), tha se është optimist për atë çka mund të japin kuqeblutë, 9 herë kampionë të Shqipërisë.
“Vllaznia është një skuadër që gjithmonë ka qenë pretendente dhe me objektiva të qarta në të dyja kompeticionet. Ka individë shumë të talentuar, dhe besoj se grupi do të funksionojë”, - theksoi Vata, i cili ka luajtur në Francë, Skoci, Gjermani, Qipro, e madje në Japoninë e largët.
Rudi Vata është edhe themeluesi i “Vata Vision Football Mangament”, si dhe është agjent i licencuar i FIFA-s.
Pas shtatë javëve të para, Vllaznia ndodhet në vendin e gjashtë më 10 pikë, duke pasur një bilanc të dobët për emrin e saj, 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.
Ndeshja e parë e Vllaznisë me Rudi Vatën trajner do të jetë ajo kundër Bylisit në “Loro Boriçi”, ndaj të cilit paraardhësi i tij, Elvis Plori, barazoi 0-0 në ditën e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë.
Në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia e Vatës do të përballet me Dinamon (23 nëntor). Në dy takimet e para, fitoi 4-2 me Elbasanin në “Ruzhdi Bizhuta” dhe barazoi 0-0 me Bylisin në “Loro Boriçi”.
Rudi Vata është trajneri i tretë zëvendëues në tetë javët e para, që do të drejtojë një klub të Superligës gjatë këtij sezoni.
Çeku Stanislav Levi zëvendësoi Shpëtim Duron në bankinën e Skënderbeut pas javës së 4-t, ndërkohë që Eqerem Memushi pasoi Përparim Daiun në stolin e Tomorit, po pas kësaj jave.
Gjithsesi, te Apolonia, në protokollin e ndeshjes, nga java e 4-t, trajner njihet Dhimitër Papaçiu, pasi Stavri Nica është pezulluar nga drejtimi i skuadrës për një periudhë tremujore.
SEZONI 2011-2012
NDESHJET E VLLAZNISË
Java 1 Vllaznia-Laçi 3-1
Java 2 Kamza-Vllaznia 1-0
Java 3 Vllaznia-Teuta 3-1
Java 4 Kastrioti-Vllaznia 2-1
Java 5 Vllaznia-Tirana 2-2
Java 6 Flamurtari-Vllaznia 1-0
Java 7 Vllaznia-Pogradeci 1-0
Bilanci: 7 ndeshje, 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, 10 pikë
Lëvizjet e sezonit 2011-2012
TOMORI
Përparim Daiu (java 1-4), Eqerem Memushi (nga java e 5-të)
SKËNDERBEU
Shpëtim Duro (java 1-4), Stanislav Levi (nga java e 5-të)
VLLAZNIA
Mirel Josa (java 1-6), Elvis Plori (java e 7-të), Rudi Vata (nga java e 8-të)
APOLONIA
Stavri Nica (në bankinë nga java 1-3), Dhimitër Papuçiu (në bankinë nga java e 4-t)
KONFIGURIMI AKTUAL I BANKINAVE
Tirana Hulian Rubio (spanjoll)
Teuta Hasan Lika
Kastrioti Ramadan Ndreu
Flamurtari Edmond Lutaj
Laçi Nevil Dede
Shkumbini Kristaq Mile
Bylis Naxhi Shensoj (kosovaro-turk)
Vllaznia Rudi Vata
Pogradeci Ylli Çekiçi
Skënderbeu Stanislav Levi (çek)
Apolonia Stavri Nica
Tomorri Eqerem Memushi
Kamza Ernest Gjoka
Dinamo Faruk Sejdini
KUPA E SHQIPERISE
GRUPI D
Vllaznia, Bylis, Dinamo, Elbasani
18 tetor
Bylis-Dinamo 2-1
Shënues: Dimo 31’ (p), Xhafa 54’/ Shehu 87’
Elbasani-Vllaznia 2-4
Shënues: Halilaj 77’, Olatunji 90’/ Vajushi 42’ (p), Sukaj 65’, 75’, Djepaxhia 81’
26 tetor
Vllaznia-Bylis 0-0
Dinamo-Elbasani 1-2
Shënues: Lala 78’/ Gava 38’ (P), Tafani 73’
23 nëntor
Dinamo-Vllaznia
Bylis-Elbasani
30 nëntor
Vllaznia-Dinamo
Elbasani-Bylis
14 dhjetor
Dinamo-Bylis
Vllaznia-Elbasani
21 dhjetor
Bylis-Vllaznia
Elbasani-Dinamo
RENDITJA
1. Vllaznia 2 4
2. Bylis 2 4
3. Elbasani 2 3
4. Dinamo 2 0
Tuesday, November 1, 2011
Sunday, October 30, 2011
Shkrihen akujt Rama-Blushi, takimi 2-orësh pranë selisë së PS-së
SHKRUAN: Fejzi Braushi
Një javë para Kongresit të 5 nëntorit, lideri i PS-së, Edi Rama, dhe deputeti Ben Blushi qëndrojnë rreth 2 orë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Takimi, mesazh bashkimi para kongresit, por edhe për qëndrestarët e LMN-së. Projekti për një rol më aktiv të Blushit në PS, ku nuk përjashtohet rikthimi si kreu i grupit parlamentar
Në kongresin e 5 nëntorit kreu socialist Edi Rama do të shkojë me një “kundërshtar” më pak. Pas më shumë se dy vite marrëdhëniesh politike të ngrira, kreu socialist ka mundur të “thyejë akujt” me Ben Blushin dhe dje për gati dy orë kanë biseduar bashkë në kafen pranë Partisë Socialiste. Takimi ka qenë “kokë më kokë” dhe duket se më shumë se, çështjet e diskutuara gjatë tij, rëndësi i është kushtuar mesazhit të “paqes”, përcjellë për socialistët, përfshi këtu edhe atyre zërave kritikë në kupolën rozë, në këtë prag-kongresi. Burime pranë protagonistëve pohojnë se nuk përjashtohet mundësia që në këtë takim informal dy figurat kryesore të PS-së të kenë biseduar edhe për një rol më aktiv të Ben Blushit në PS.
Takimi
Pas një sërë tentativash afrimi, të ndodhura larg syve të publikut me ndërmjetësimin edhe të figurave të tjera të PS-së, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe ish-kryetari i grupit parlamentar të kësaj force Ben Blushi kanë vendosur dje që të takohen publikisht. Takimi i tyre ka zgjatur rreth dy orë dhe ai është zhvilluar pa praninë e individëve të tretë. Për rrjedhojë dhe informacioni mbi tematikën e bisedës ka qenë i vështirë të merret. Megjithatë, njerëz të afërt pranë dy drejtuesve të lartë socialistë kanë mundur të zbulojnë disa detaje dhe qëllimin e këtij takimi. Mësohet se jo pa qëllim, për t’u takuar ata kanë zgjedhur një vend tepër të rrahur nga mediat dhe nga mbështetësit socialistë, siç është lokali “Austria”, ngjitur me selinë rozë. Arsyeja duket se qëndron te mesazhi i bashkimit, që u përcillet 1 javë para Kongresit socialistëve, si për të vënë në dukje se ai nuk mund të shërbejë për të përkeqësuar situatën brenda radhëve të PS-së. Por më shumë se për këdo tjetër, ky mesazh duket se ka qenë për tre “qëndrestarët” e Lëvizjes për Mendim Ndryshe, Arben Malaj, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, të cilët kohët e fundit kanë ndërmarrë dhe një tur në bazë për demokratizimin e partisë. “Mesazh për 3 mosketierët, që kanë ngelur pa D’Artagnianin”, - e kanë komentuar këtë takim njerëz në PS, duke lexuar në të mesazhin e bashkimit të dy prej figurave kryesore në PS. Megjithatë, burime të tjera kanë konfirmuar se nuk përjashtohet mundësia që në këtë takim të jetë biseduar edhe për një rikthim të Blushit në pozicionin e tij të mëparshëm, atë të kreut të grupit parlamentar, megjithëse zëra për një gjë të tillë kanë kohë që qarkullojnë në selinë rozë. Mësohet se situata aktuale politike, si dhe mesazhi që duhet të përcjellë Kongresi dhe rinovimi i strukturave drejtuese të PS-së që do të pasojë atë, kanë qenë gjithashtu objekt i bisedës së tyre.
Marrëdhëniet
Kjo është dalja e parë publike e Edi Ramës me Ben Blushin, që pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur dhe nisi një përplasje e gjatë e në distancë mes tyre. Fill pas zgjedhjeve parlamentare të atij viti, ende pa dalë rezultati përfundimtar, Blushi nxitoi të pranojë humbjen e PS-së, ndërsa nuk ngurroi të kërkojë dhe zbatimin e normës statutore për dorëheqjen e Ramës, çka ky i fundit e bëri, por duke rikandiduar sërish në një kongres të kritikuar ashpër në atë kohë nga Blushi dhe deputetët e tjerë të LMN-së, Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani dhe Marko Bello. Madje, në atë kohë Blushi shfaqi dhe ambicien për të konkurruar për kreun e partisë, por nga e cila hoqi dorë shumë shpejt, pas vendimit të Ramës për të rikandiduar. Më pas, marrëdhëniet vijuan të ishin të ngrira, ndërsa përplasja mes tyre vazhdoi në distancë nëpërmjet deklaratave dhe debatit publik. Blushi dhe mbështetësit e tij brenda grupit parlamentar nisën në atë kohë dhe një tur në bazë, ndërsa u vetëquajtën si “Lëvizja për Mendim Ndryshe”. Por pas disa takimesh, Blushi do të tërhiqej në heshtje, ashtu si dhe Marko Bello nga ana tjetër, ndërsa Malaj, Harasani dhe Islami do ta vijonin betejën e tyre deri në këtë moment.

Gegnishtja, gjuha e përdhunueme, standardi nuk e bashkon popullin e përçan
Marian Z. Shestani
Gegnishtja asht problem gjuhësor i unitetit të kombit, për aq sa i takon gjuhës të jetë. Si dukunia ma kryesore dhe evidente e identitetit të kombit. Dhunimi i randë i gegnishtes në Standardin e 1972-shit, deri në mohim e perjashtim të plotë të saj, ja, ky asht problem gjuhësor i unitetit të kombit. Dhe jo shmangjet dhe mosrespektimi fanatik i atij standardi që, ma në fund, duhet me u kuptue e me u pranue se nuk mundet me qenë Standard perbashkues, pa praninë e mjaftueshme e të domosdoshme të shumë elementeve të gegnishtes, të cilat atij, padrejtësisht e fatkeqësisht i janë mohue. Pa praninë e këtyne elementeve, në ato permasa që imponohen shkencërisht e sociolinguistikisht, konsensusi gjuhësor i kombit nuk ka me gjetë kurrë prehjen e nevojshme, të domosdoshme e jetike per një komb. Siç nuk po gjen prehje në vazhdimësi ende sot, kur problem i Standardit të pakonsoliduem, ky “organ” që nuk po pranohet të “transplantohet” në trupin gjuhësor të shumicës së shqiptarëve, bahet shkas me ngacmue ndjeshmënitë e tyne, edhe nga nivele të ndryshme të politikës, deri tek presidenti i Republikes, që aq shumë po komentohet, tue mbjellë kështu përçamje ndër shqiptarë. Në të tilla raste, kur nga keqdashës që i fryjnë ernave të përçamjes, spekullohet me ndryshimet dialektore, të Urtit e politikës e të shoqnisë, vendas e të huej, keshillojnë e kërkojnë të gjindet e të perdoret gjuha e bashkimit. Po cila asht kjo gjuhë? Në aspektin politik e social kjo do të thotë të gjinden urat e komunikimit që bashkojnë dhe të hiqet dorë prej asaj gjuhe që ngrejnë mure ndamjeje. Në rrafsh gjuhësor kjo kërkesë asht e lidhun, jo me diktatin e dhunshëm me respektue një standard të parespektueshem, por detyrimisht me konsensusin e vërtetë e gjithëpërfshirës për standardin gjuhësor. Ky asht kusht kryesor e vendimtar. Shqipja e dy dialekteve me aq pak ndryshime e ka plotësisht të mundshëm realizimin e një standardi konsensual e gjithëpërfshirës. Ai kërkon vetëm respektimin rigoroz të kritereve shkencore për me ba të mundun atë shkrimje, atë koine gjuhësore që thuhet e që duhet realisht të realizohet. Çdo rrugë tjetër e dhunshme ka me lanë gjithmonë problemet hapët e përmes tyne shkaset e spekullimeve e të përçamjes. Babagjyshët e baballarët e gjuhësisë shqiptare, që nga ata që punuen së hershmi në mugujt e Mesjetës për gjuhën shqipe, Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani, me synimin e shejtë për “nëse dashunit të botës sane” e deri tek pasuesit e tyne dinjitozë, Da Leçe, Kristoforidhi, Fishta, Gurakuqi, Mjeda, Kruja, Rrota, Xhuvani, Cipo, Dizdari, Xanoni, Cabej, Ashta, Pipa, Camaj, Riza, Domi, Demiraj, Kastrati, Podgorica, e në vazhdimësi të traditës së madhe gjuhësore shqiptare, gjeneratat ma të vona, Topalli, Beci, Luka, Ismaili, Osmani, Gokaj, Kotrri e të tjerë punuen shumë me e naltue gjuhën shqipe dhe gjithë elementet përbasë të saj në nivele që të konvergojnë në atë koine e standard ma përfaqësues e gjithëpërfshise, ma shkencor e të pranueshëm për shqiptarët. A nuk e provojnë ma së miri këtë përpjekjet dhe evenimentet e mëdha e të randësishme të këtyne dashamirësve të gjuhës shqipe si Kongresi i Manastirit, Shoqnia “Bashkimi”, ajo “Agimi”, Komisia Letrare e Shkodrës, përpjekjet për shkollën shqipe e botimet e shumta për to? Janë të shprehuna e të njoftuna qëndrimet dhe ekzigjencat shkencore të Xhuvanit e Çabejt e të shumë gjuhëtarëve të tjerë për problemin e standardit gjuhësor, deri në fillimin e viteve ’60. Por mbas këtyne viteve këto qëndrime u nëpërkambën, tue i imponue dhunshëm atyne kriteret politike të atij Kongresi politik të 1972-shit, që la mbas vetes problem ende të pazgjidhuna, por që detyrimisht diktojnë nevojën e ndryshimit. Asht e pafalshme që shekuj ma parë e deri në vitet ’60 të shekullit të 20-të këto gjuhëtarë e dashamirë të gjuhës, të kenë qenë ma të qartë për domosdoshmëninë e përcaktimit të drejtë dhe të zbatimit rigoroz të kritereve ma të qensishme për standardin e gjuhës shqipe, se sa ata të organizmave gjuhësore të katër dekadave të shtetit komunist që e politizuen problemin e standardit. Për një gjuhë dhe standard që i bashkon shqiptarët dhe jo për një që i ndan e i përçan ata. Nëse nuk ndiqen e nuk respektohen kriteret e vërteta shkencore dhe ligjet e evoluimit të gjuhës, për një rishikim e pasunim të standardit, ai ka me mbetë gjithmonë shkas problematikash të atilla që pengojnë probleme kapitale e jetike të bashkëjetesës së një kombi. Nuk mund të jetë standard i gjuhës shqipe ai Standard i 1972-it, standard që vetë ai nuk respektoi atë bazë shkencore që reklamoi që të jetë: një bashkëveprim ndërdialektor, një koine “sui generis” i shqipes, të cilin përkundrazi, dhunshëm e në diktat politik e devijoi dhe e mashtroi. Ai Kongres politik nuk qe eveniment i unitetit gjuhësor, siç u reklamue e siç rezultoi e po rezulton të jetë, por instrument përçamjeje. Asht fakt se edhe sot, mbas 40 vitesh të atij standardi, ka kaq shumë prova se ai nuk u ba dhe nuk mund të bahet trupi i vetëm e unik i gjuhës së të gjithë shqiptarëve. Ai kështu nuk mund të jetë kurrë faktor uniteti, kur 5/7-tat e shqiptarëve janë gegë, të privuem nga elementet pandashmërisht të ndashme nga gjuha e tyne e nanës. Ai standard ka shmangë ekzigjenca të pashmangshme shkencore e sidomos vlera e pasuni të pakontestueshme e të papërjashtueshme që dialekti gegë ka e ruen në fondin e tij tue lanë jasht standardit fenomene e elemente të tilla gjuhësore si paskajorja, kuantiteti i zanoreve, nazalizmi, konotacioni e muzikaliteti i zanoreve të zashme gege, dikur fenomene të përbashkëta të mbarë shqipes, këta e të tjerë fenomene gjuhësore si problem i rotacizmit, apo pasunia e vlertë e leksikut dhe frazeologjisë gege, në vend që, me prezencën e tyne në standard ta pasunonin gjuhën e shkrimit, me shmangjen e përjashtimin e tyne, e kanë vorfnue dhimbshëm atë. Thuhet rëndom nga establishmentet konservatore të standardit se ata, ndonëse gjuhëtarë të pregatitun, nuk pranojnë çuditnisht evoluimin e pasunimin e gjuhës, siç po ngjet sot me sociolektin, këtë dëshmi prezente në stadet e sotme të migrimit të shqiptarëve në qytetet e mëdha të vendit. Standardi ekzistues, ashtu siç ka marrë ata shumë pak elemente të gegnishtes, siç janë emnat e tipit mësues, rrenues, lavrues e jo mësonjës, rrënonjës, lavronjës. Nuk kërkohet e nuk bahet fjalë me ngritë shkodranishten në standard, por me pasunue standardin me vlera të mbarëgegnishtes së lavrueme aq bukur nga modelet ma të mira të Mjedës, Camajt e shumë të tjerëve. Thuhet se me prekë standardin preket uniteti i kombit. Asht e kundërta, standardi, tue përjashtue shumë elemente të vlerta të së folmes së shumicës së shqiptarëve, ka prekë unitetin në një komponente të randësishme, në të folmen ma të përgjithshme. Nuk mund të jetë standard përbashkues ai që asht ngritë mbi kritere politike, por vetëm ai që respekton kriteret shkencore e ma përfaqësuese të gjuhës së një kombi. Kujtojmë se Çabej e Xhuvani patën thanë se na bajmë gjuhë për të mirën e gjithë shqiptarëve, që donte me thanë se ky kriter duhet respektue. E këtu mund të shtojmë edhe faktin se, disa nga vlerat e ruejtuna të gegnishtes janë provat e mëdha të përkatësisë indoeuropiane të gjuhës shqipe, ashtu siç janë edhe vlera, mbi të cilat, tue rrëmue përtej mureve të shkrimit, po kontribuohet shkallë-shkallë e gradualisht edhe në zbardhje të mjaft dukunive të prehistorisë së popujve. Gegnishtja asht trashiguesja ma besnike e vazhdimësisë gjuhësore të shqipes, që ka ruejt elemente të vjetra e të vlerta, shumë prej të cilave e pasunojnë e do t’i jepnin edhe ma shije gjuhës së sotme shqipe. Për me i përfshi shumë prej tyne në një standard të rishikuem e të pasunuem që, së bashku me elemente të standardit ekzistues, me plotësue disa nga elementet e vlerta e të bukura që ajo ka humbë rrugë së shekujve. Me të tilla vlera gjuha shqipe studjueme në thellësi të kohës rezulton se afrohet ma shumë me gjuhët klasike ballkanike, tue u shndërrue kështu në objekt ma të vëmendshem studimi në historinë gjuhësore të popujve indoeuropianë.
Konferenca shkencore mbarëkombëtare e Durrësit,e organizueme në dhetor 2010 nga Qendra e Studimeve Albanologjike, ishte një përpjekje e parë e randësishme për trajtimin shkencor jasht politikës të problemeve të standardit gjuhësor, nga gjuhëtarë të paimplikuem e të paindoktrinuem politikisht. Ajo mori në shqyrtim probleme të evoluimit e të pasunimit të standardit të shqipes, mbi bazë të ligjësive të zhvillimit të saj. U evidentuen aty jo pak inkonsekuenca të vetë standardit, si dhe mjaft realitete gjuhësore që koha tashma i ka kapërcye e që kërkojnë pasqyrim në standard. Mendojmë se Konferenca e Durrësit ishte një fazë e parë e suksesshme që i paraprinë stadeve të tjera të veprimtarive shkencore në të mirë të pasunimit e perfeksionimit të standardit të shqipes. Për ta vendosë atë në baza ma shkencore e për të realizue një gjuhë vertetë të njësueme. Njësia e përdhunueme, pa bazë shkencore nuk bashkon, por vetëm ndanë. Ne duhet me synue e me punue për me e kapërcye natyrshëm ketë moment të zhvillimeve tona gjuhësore, në të mirë të unitetit të kombit, përmes një gjuhe realisht të njësueme.
Në zhvillimet socialpolitike e kulturore, e vërteta historike ka randësi parësore për themelet e një kombi. Vetë ajo asht bazament i vlerave të qëndrueshme të kombit. Në fushën e gjuhës, ligjësitë e zhvillimeve gjuhësore e respektimi i tyne, përbajnë të vërtetën e historisë saj. Ata detyrimisht duhen përfillë e respektue. Nëse e duem kombin tonë vërtetësisht të bashkuem, të riparojmë sa ma parë padretësitë historike që janë ba me standardin. Janë këto padrejtësi që mbajnë të tejzgjatuna perçamjet e çdo të keqe tjetër që rrjedh prej tyne. Kërkohet ma në fund drejtësi historike. Standard pa standard nuk ka. Një standard i pasaktë e përjashtues vlerash, nuk asht standard. Pa kritere shkencore e pa riparue padrejtësitë historike, që i janë ba padrejtësisht, nuk ka standard. Kambëngulja e establishmentit konservator për me ruejtë të paprekur standardin ekzistues, pa e pasunue atë me vlerat që padrejtësisht i janë mohue e pa perfillë vlerat që sjellin ligjësitë e evoluimit të gjuhës, një kambëngulje e tillë antishkencore pra, nuk ka me ba gja tjetër veçse ka me mbetë një mallkim përçasë e kurrë përbashkues. Nuk asht fatalitet ky, asht realitet katërcipërisht i provuem për ata që duen me pa. Dhuna impunuese e diktaturës, nuk mund të gëlltitet ma në demokraci. As sot e as mot. Nuk mund të vazhdohet ma me përjashtimin nga standardi të vlerave të qendrueshme e të pazevendësueshme të gegnishtes.

Pirja e alkoolit rrit shanset për të mbijetuar nga një sulm në zemër
Tiranë, 30 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Femrat, të cilat dëshirojnë të
shijojnë një pije të përditshme, qoftë një gotë verë, mund ta
gëzojnë atë duke ditur se është duke ndihmuar zemrën e tyre, pretendojnë
studiuesit.
Studimi është bërë i mundur nga Shkolla Harvard Medical, është përqendruar në më shumë se 1000 gra dhe është botuar në Gazetën Amerikane të Kardiologjisë, duke aprovuar në këtë mënyrë faktin se, alkooli mund të nxisë shëndetin e zemrës.
“Një e dhënë interesante është se, ne nuk shohim dallime në mes llojeve të ndryshme të pijeve.”- tha kreu i studimit, Joshua Rosenbloom.
Studiuesit anketuan më shumë se 1.200 femra në spital, të shtruara për shkak të një sulmi në zemër. Ata bënë pyetje rreth asaj se ç’sasi të alkoolit kishin konsumuar zakonisht, si edhe pyetje të tjera shëndetësore, në lidhje me ecurinë e jetesës së tyre.
Pas të paktën 10 vite studimi, ekipi zbuloi se 44 nga çdo 100 gra, të cilat nuk kishin përdorur alkoolin, ndërruan jetë.
Kjo krahasuar me 25 në 100 femra, të cilat kishin konsumuar pije të lehta alkoolike, si edhe 18 nga çdo 100 gra, të cilat kishin konsumuar pije të rënda alkoolike.
Kjo do të thotë se, personat të cilët konsumojnë alkool kanë një shans 35 për qind më të ulët për të ndërruar jetë, pas një sulmi në zemër, në krahasim me ata që nuk pinë kurrë alkool.
Pavarësisht studimit dhe të dhënave të pretenduara, NOA nuk promovon pirjen e alkoolit dhe as e stimulon atë.
a.k/NOA

Tuesday, October 25, 2011
Josa behet “kurban” per te dyten here ne Shkoder
Klubi i futbollit Vllaznia ka shkarkuar nga detyra trajnerin e skuadras, Mirel Josa. Vendimi është marrë gjatë një mbledhje të zhvilluar në orët e paradrekes të së martës në zyrat e bashkisë së Shkodrës. Burime zyrtare nga klubi Vllaznia bëjnë të ditur se KF Vllaznia sh.a. ka zgjidhur kontraten me trajnerin Mirel Josa, ndërkohë që ka penalizuar me 30% të rrogës mujore ekipin e Vllaznisë.
Në motivacionin që shoqëron vendimin për largimin e teknikut Josa citohet se disa nga arsyet që e çuan klubin kuqeblu të marrë këtë vendim, janë rezultatet e dobëta dhe renditja e skuadrës larg objektivave të fillimit të sezonit, atmosfera jo e mirë e krijuar në rradhët e futbollistëve dhe mungesa e frymës së grupit, e domosdoshme për arritjen e objektivave, pamundësia e menaxhimit teknik të ekipit në kushtet aktuale, mungesa e alternativave konkrete për ndryshimin e situates për rikthimin e shpejtë të Vllaznisë në nivelet që kërkon opinioni sportiv shkodran, si dhe qëndrimi publik në kundërshtim me objektivat që ka shpallur KF Vllaznia sh.a. për sezonin.
Ndërkohë, vendimi në lidhje me penalizimin financiar 30% të rrogës mujore për ekipin, argumentohet për mosimpenjimin e duhur në stervitje dhe në fushen e lojës, mosarritjen e objektivave në marrjen e pikëve në 6 ndeshjet e para. Në të njëjtën kohë, gjithnjë nga nga burimet zyrtare pranë klubit Vllaznia, bëhet e ditur se nga bordi drejtues i klubit Vllaznia kanë filluar menjëherë negociatat për emërimin brenda një kohe sa më të shkurtër të trajnerit të ri, ndërkohë që deri në emërimin e trajnerit të ri, ekipi do të drejtohet nga zv.trajneri aktual Elvis Plori. Pas këtyre vendimeve, nga ana e Bordit Mbikqyres dhe drejtuesve teknike të KF Vllaznia sh.a. përcillet falenderimi për trajnerin Mirel Josa për punen e kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit, ndërkohë që i urojnë atij karrierë të mbarë profesionale.
Nga ana tjetër, duke rikonfirmuar mbështetjen e plotë të ekipit për arritjen e objektivave të sezonit, Superligen, Kupën e Shqipërisë dhe Kupat e Europës, Bordi Mbikqyres dhe drejtuesit teknike të KF Vllaznia sh.a, ftojnë sportedashësit e zjarrtë e Vllaznisë ta mbështesin ekipin e zemres duke besuar se shumë shpejt kuqeblutë do të jenë në nivelin e objektivave të sezonit.
Monday, October 24, 2011
Adi Krasta, ja pse u largua nga “Top Channel”
Në gazetën “Panorama” janë botuar disa shkrime në të gjitha rastet kur “Top Channel” e ka vendosur Adi Krastën në pozitën e prezantuesit sfidant, për të konkurruar televizionin tjetër konkurrent, “Tv Klan”. Pra, shumë herë Krasta është përdorur si gur rezervë për suksesin e projekteve të mëdha, siç ka ndodhur e ndodh në gjithë botën me njerëzit mediatikë me influencë të lartë në publik. I referohemi emisionit të mëngjezit në “Top Albania Radio”, pas largimit të Aldon Lipes në “Tv Klan”. Më pas, vendosjen e Krastës përballë Ardit Gjebreas, i cili kishte filluar më parë të përgatitej për spektaklin “E Diela Shqiptare”. Dhe, “Top Channel” në kohë rekord përgatiti programin “E diell”, duke vendosur si prezantues primar Adi Krastën. Pastaj, me largimin e Agron Llakajt nga “Portokalli”, dhe përgatitjen e tij për një tjetër emision me titull “Kush do bëhet milioner” në “Tv Klan”, sërish Adi Krasta për sfidë me “100 milionë” në “Top Channel”. Tashmë i lë të gjitha, sepse siç diskutohet nga bisedat që shoqërojnë gjithmonë një largim të rëndësishëm brenda një televizioni të madh, ka gjithnjë një arsye më shumë nga ajo që perceptohet sipërfaqësisht. Krasta filloi punë në “Top Channel” me këmbënguljen elegante të presidentit të ndjerë të “Top Channel”, Dritan Hoxha dhe në raportet ndërpersonale mes tyre, kolegët kujtojnë hezitimin e Krastës për të kaluar në “Top Channel”. Hoxha mundi të afrojë Krastën dhe “Ethet”. Sidoqoftë, më pas ndoshta Krasta nuk është ndier plotësisht i vlerësuar apo i përkëdhelur. Gjithsesi, të vërtetën e pastër të largimit të tij, më mirë se kushdo tjetër mund ta jepte vetë Krasta, por ai, siç e ka zakon, pas të gjitha largimeve të tilla nga televizionet ku ka punuar më parë, gjithmonë ka preferuar të heshtë për mediat. Ndërkohë që pyetja kryesore që bëhet për Krastën në këto momente, është se në cilin televizion do të mund ta shohim tani e tutje. Gjatë karrierës së tij, Krasta shpesh ka zgjedhur të “pushojë” në periudhën ndërmjet projekteve televizive. Në rrethet e tij flitet për një doktoraturë në proces. Ndërkohë, po bëhet shumë zhurmë për një “Po” të Krastës në lidhje me drejtimin e edicionit të 50-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Por, edhe në qoftë se largimi është bërë thjesht për të dhënë një mesazh antikornformizmi të radhës, ndoshta prapë pranohet, pasi një prezantuesi me staturën e tij i shkon pse jo, edhe rebelimi.
Reagimi i “Top Channel”
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm dhe njëkohësisht drejtori i departamentit të burimeve njerëzore në “Top Channel”, Adrian Proko, tha se “Punonjësi Adi Krasta është larguar duke zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën e punës me ‘Top Channel’. Ky vendim është marrë me dëshirën dhe vullnetin e tij të plotë, prandaj dhe ‘Top Channel’, duke e falënderuar nga njëra anë zotin Krasta për vitet e bashkëpunimit, në anën tjetër do të mbetet i vendosur në zbatimin me rigorozitet të të gjitha pasojave juridike që rrjedhin më pas”.
Subscribe to:
Posts (Atom)